Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Ehhh DI_ANA c'na hap plage te vjetra , Sa do doja te isha dhe njeher ne moshen 16 vjecare, te kthehesha dhe njeher ne shoqerin e Adoleshences. Sa e bukur eshte kjo mos po sa e veshtire per ta kaluar. Nje shoqeri te dashur dhe aspak cinike apo materialiste se vet mosha nuk i llogarit keto faktore. Nje shoqeri te paster dhe nje moshe qe kurr nuk harroet ne jet.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #12
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Pse moj e nderuar hudh zjarr ne ndjenja tona????
    Jo jo e thash kete sepse po te kisha mundesi do kthehesha ne moshen adoleshente meqenese me duket qe u rrita pa qen fare adoleshente me iku shum shpejt,u pjeka para kohe dhe i hyra jetes e papergaditur,po keshtu me priu fati ndoshta edhe te kthehesha prapa te njejten do e perjetosha pra nuk dua te kthehem kam frig mos po me perseriten gjerat!!!!
    Nuk dij mu kan perzi gjerat po te them te drejten me duket qe gabimet me te renda po i bejm pas kalimit te adoleshences ne pjekuri, po nisem nga vetevetja asnje gabim te vetmin nuk kam bere para moshes se pjekuris athua une isha adoleshente pas te 18-ve e e rritur me 16vj.nuk kam pergjigjeje por gjithmon i kthehem kesaj pyetje....
    e panjohura
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  3. #13
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Sa do te deshiroja te kisha jeten e pjekuris sikur at te adoleshences.Isha femiu me i lumtur me dukej,u rrita ne nje mes ku kisha dy baba dy nena pastaj me erdhen edhe dy vellezer e dy motra por une mbeta e perkdhelura e te gjitheve.
    Ne shkoll isha nxensja me e dalluar por edhe shum problematike por e mbuloja me dijeni dhe nuk denohesha.
    Thash dy baba dy nena sepse agja nuk kishte fmi.Pra feminij e mrekullueshme po pastaj............KATASTROF

    e panjohura
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Trendafili-Blu
    Ehhh DI_ANA c'na hap plage te vjetra , Sa do doja te isha dhe njeher ne moshen 16 vjecare, te kthehesha dhe njeher ne shoqerin e Adoleshences. Sa e bukur eshte kjo mos po sa e veshtire per ta kaluar. Nje shoqeri te dashur dhe aspak cinike apo materialiste se vet mosha nuk i llogarit keto faktore. Nje shoqeri te paster dhe nje moshe qe kurr nuk harroet ne jet.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Do te doja edhe une qe te isha dhe njeher ne ate moshe....pikerisht per te korrigjuar dhe ndryshuar shume gjera......

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ah kjo femijeria...
    E cuditshme te mendosh,por eshte pikerisht ajo qe end personalitetin tone qe do na derrmoje ne te ardhmen,do na detyroje ta ndjekim si mace dhe si qen pa asnje menyre armepushimi.
    "Carpe Diem"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Adoleshencen e kam kaluar e vetmuar dhe larg familjes...
    Ne te vertete mendoj se per mua ka qene nje periudhe ku ne te cilen nuk kisha te drejte gabimi dhe ku ne te cilen duhet te perballohesha me jeten dhe me "boten e madhe"!
    Do te kisha dashur shume qe kete faze jete ta kaloja "brenda ngrohtesise se familjes",po ja qe nuk ishte e mundur,per fatin tim te keq!
    Kam mesuar shume gjera per jeten para kohe dhe pikerisht mendoj se nuk eshte mire,pikerisht per faktin se edhe ne adoleshence vetja me dukej e" madhe"!
    E madhe sepse isha vetem perballe jetes dhe veshtiresive te saj,e madhe sepse nuk kisha si te veproja ndryshe....ja qe jeta na ben ndonjehere te rritemi para kohe!
    Do te desha shume te kisha patur vertete nje periudhe te tille ku edhe une te beja gabime,te qeshja,te qortohesha nga prinderit,te shpertheja kunder "padrejtesive",te beja ato qe ben cdo adoleshent,te beja ato qe kerkon mosha dhe jo ato qe na detyron jeta!
    Adoleshenca ime ishte e dhimbshme sikurse dhe femijeria vete ..........dhe keto te dyja me mungojne shume ne ditet e sotme....


    respekte
    DIA_NA, ma keput shpirtin keshtu, me duket se po bie ne dashuri me ty.... edhe pak me avatarin tend .. by the way ca e quajne ate te foto, duket si Kim Basinger.

    per sa i perket temes, shume e vertete, adoleshenca eshte delikate, kushedi sa here me ka vajtur ne mendje te vras veten, edhe per gjera koti. Adoleshenca eshte momenti kur del nga endrrat dhe nis e shikon realitetin per ate qe eshte, dhe rezultati eshte nje zhgenjim total. Mgjiithate kur vjen ne nje fare moshe thua ah sikur te jetoja dhe nje here ato vite....

  7. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    ...per sa i perket temes, shume e vertete, adoleshenca eshte delikate, kushedi sa here me ka vajtur ne mendje te vras veten, edhe per gjera koti. Adoleshenca eshte momenti kur del nga endrrat dhe nis e shikon realitetin per ate qe eshte, dhe rezultati eshte nje zhgenjim total. Mgjiithate kur vjen ne nje fare moshe thua ah sikur te jetoja dhe nje here ato vite....

    Nje faze teper e veshtire e cila na dobeson ose forcon sipas natyres dhe asaj qe kemi kaluar...
    Zhgenjimi eshte dicka e hidhur dhe vete jeta jone eshte vazhdimi i nje fillimi te mire ose jo te kendshem!
    Mendoj se me kupton...


    respekte
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kujdes me adoleshentėt!

    Nga Gėzim Tushi

    Adoleshenca ėshtė konsideruar nga psikologėt si “moshė e vėshtirė” e njeriut nė rritje. Shumė delikate dhe jashtėzakonisht e vėshtirė. Problematike pėr prindėrit, pėr shoqėrinė dhe pėr vetė adoleshentėt. Moshė e paqartėsive, konfuzionit, dilemave personale. Moshė interbrezore, me njė kėmbė nga fėmijėria dhe tjetrėn nga rinia. Nuk ėshtė i madh dhe kėrkon tė duket dhe tė trajtohet si i tillė. Nuk ėshtė as i vogėl, megjithėse nė jetėn e pėrditshme shfaq veprime tė cilat shpesh janė joekuivalente me moshėn fizike. Adoleshenca ėshtė moshė kritike, ėshtė moshė e “krizės sė identitetit” tė njeriut, kur shfaqen hapur kontradikta tė thella tė personalitetit nė krizė, nė zhvillim, nė formim apo edhe nė deformim. Ėshtė moshė e vėshtirė pėr tė komunikuar dhe pėr t’u “marrė vesh”. Ėshtė mosha e vėshtirė e negativizmit, e kundėrshtimit, e mendjemadhėsisė boshe, e dukjes, e ekzibicionit, e ndjenjave tė vrullshme e energjive tė tepėrta qė duhen konsumuar. Nė kėtė periudhė moshore tė rinjtė janė tė vrullshėm, tė papėrmbajtur, tė padisiplinuar, agresivė, kokėfortė, egoistė dhe egotikė, me konsume tė hallakatura energjish.
    Ėshtė periudha mė e vėshtirė e komunikimit me ta, e marrėveshjes, e konsensualitetit. Ėshtė “koha e artė” e moshės, kur atyre iu pėlqen vetja, duken tė bukur, dėshirojnė tė jenė atraktivė, nė qendėr tė vėmendjes. Janė tė zhurmshėm, llafazanė, emocionalė, duan tė duken, tė bien nė sy, tė jenė nė qendėr tė vėmendjes, tė vlerėsuar pėr gjykimet e tyre. Edhe pse tė paqėndrueshme dhe nė jo pak raste tė nxituara. Nuk pranojnė mendimet e tė tjerėve, veēanėrisht moralizimet e “mėrzitshme” tė prindėrve. “Dinė” gjithēka dhe diskutojnė me “kompetencė pėr ēdo gjė”. Kanė krizat e tyre moshore, dilemat, pavendosmėritė, qė lidhen me perspektivėn e tyre. Pėrjetojnė dashuritė e para, tė vrullshme, kanė marrėdhėnie seksuale, bėhen tė rritur, seriozė, konkurrentė, sfidues, tė ashpėr e konfliktualė. Duan tė jenė tė parėt nė ēdo gjė. Kanė nė thelb shpirtin e garės dhe tė konkurrencės, pėr gjithēka. Kjo ėshtė adoleshenca, kjo ėshtė mosha e vėshtirė e konfliktualitetit. Koha mė e vėshtirė e “krizės edukative” tė familjes. Mosha e suksesit dhe e dėshtimit. Kjo kohė fizike e tė rinjve, ėshtė shumė e kushtueshme pėr prindėrit, tė cilėt duhet tė investojnė shumė nga vetja, me abnegacion, pėr siguruar “patėn” (adoleshentin), qė tė jetė e shėndetshme dhe e sigurt, qė nesėr tė prodhojė “vezėt e arta”. Nga ēdo prind qė ka adoleshentė nė shtėpi do tė dėgjosh ankesa shqetėsime qė kanė tė bėjnė me komunikimet interpersonale me ta. Do tė dėgjosh se nuk janė tė bindur, se nuk tė dėgjojnė, se janė tė mbyllur, tė pakomunikueshėm, se u pėlqen vetja, se kanė filluar dashuritė, se qėndrojnė natėn vonė nė PUB-e, se kanė filluar tė pinė cigare, alkool, ndoshta disa edhe drogė. Tė gjithė ankohen pėr njė periudhė tė vėshtirė krize, nė marrėdhėniet e prindėrve me adoleshentėt. Prindėrit shpesh habiten dhe nuk janė nė gjendje tė kuptojnė ndryshimin qė po ndodh, i cili nuk ėshtė vetėm moshor dhe fizik, por dhe mental, konceptual e emocional. Prindėrit, shpesh janė shkaktarė tė konfliktualitetit me adoleshentėt, sepse habiten dhe nuk kuptojnė atė qė ndodh pikėrisht nė “kufirin kohor” tė kalimit, nga mosha e fėmijėrisė nė adoleshencė. Nuk kuptojnė se pikėrisht, nė kėtė periudhė ndodh njė “revolucion moshor”, qė ka tė bėjė me specifikėn e kalimit nga fėmijėria e brishtė, kur fėmija ėshtė i varur nga prindi, i dėgjueshėm dhe i cėnueshėm. Nė kėtė moshė, ėshtė i lehtė raporti me fėmijėn, sepse kjo ėshtė mosha, kur ai ėshtė i dėgjueshėm, i komunikueshėm, i “manipulueshėm” dhe i trajnueshėm prej tij. Nė kėtė moshė tė fundit tė bindjes, fėmija mendon se prindi “ėshtė perėndi”. Ai di ēdo gjė, ėshtė mė i madh, ka tė drejtė gjithmonė. Kjo ėshtė periudha e fundit e trajnimit dhe manipulimit tė lehtė prindėror. Ėshtė periudha e fundit kur “pi ujė” edhe frikėsimi, trembja, kėmbėngulja pėr tė zbatuar detyrat, porositė, urdhrat e prindėrve. Pas kėsaj periudhe moshore, ēdo gjė ėshtė ndryshe. Raportet prind fėmijė pėrmbysen, marrėdhėniet vėshtirėsohen, relacionet midis tyre bėhen tė tjetėrsuara. Kjo ėshtė periudha mė e vėshtirė, e komunikimeve prind fėmijė. Ėshtė koha qė kėrkon ndryshime nė mentalitet, nė strategjinė e marrėdhėnieve, nė taktikėn e komunikimit, nė respektimin e personalitetit nė formim tė adoleshentit duke respektuar me detyrim, tė vetėndjerin e tij si i madh, qė tashmė nuk pranon aq shumė kėshilla dhe moralizime nga prindėrit, por kėrkon tė respektohet si partner dhe i barabartė. Ėshtė koha e rėnies nė minimum i “autoritetit tė shenjtėruar prindėror”, i tė “drejtave tė tij tė pakufizuara” ndaj fėmijės. Kjo ėshtė periudha e krizės sė “idolatrisė” sė autoritetit tė prindėrit. Nė kėto rrethana tė vėshtira, komunikimi ėshtė e nevojshme tė kuptohen dhe tė respektohen ndryshimet reciproke qė kanė ndodhur, nė relacionet prind-fėmijė, pėr shkak tė “etapės sė re” tė marrėdhėnieve reciproke, nė tė cilėn ndodhen tė dy palėt.
    Kjo ėshtė moshė e pėrgjegjėsive tė mėdha edhe pėr adoleshentin edhe pėr prindin. Ky ėshtė momenti psikologjik, kur kemi nė dorė edhe patėn “adoleshentin” dhe “vezėt e arta” qė pėrgatitet tė “prodhojė” ajo. Shumica e prindėrve, me tė cilėt bisedojmė, qė kanė adoleshentė nė familje, janė tė turbulluar nga dukuritė e “reja” moshore, nuk janė tė aftė, tė gjejnė strategjinė, rrugėn e komunikimit tė suksesshėm me ta. Si tė sillemi, tė pyesin tė shqetėsuar dhe tė tronditur ata? Si tė jemi nė marrėdhėniet me adoleshentėt? Autoritarė apo Tolerantė? Kjo ėshtė ēėshtja! Tė heqim dorė prej tyre, duke menduar se janė tė rritur dhe mund tė bėjnė si tė duan, duke e reduktuar nė zero “pėrgjegjėsinė prindėrore”, duke i lėnė ata tė sillen sipas “mėnyrės sė tyre”, apo duhet tė gjejmė mėnyrat e pėrshtatshme, pėr tė qenė ndikues me ta? A ka standarde qė duhen kultivuar nė kėtė moshė, qė ata tė bėhen tė pėrgjegjshėm, planifikues, me objektiva moshore tė qarta, me standarde sjelljeje, duke kultivuar qė nė kėtė moshė, angazhimin personal pėr tė qenė tė disiplinuar dhe tė pėrgjegjshėm? Me fjalė tė tjera, problemi mė shumė sipas mendimit tim, ėshtė mungesa e kuptimit nga prindėrit tė veēorive moshore tė adoleshencės, si periudha mė e vėshtirė e “krizės sė identitetit”, si veēori moshore universale.
    I vetmi “ilaē” pėr tė pėrballuar kėto veēori specifike, nė marrėdhėniet e acaruara tė fėmijės adoleshent me prindėrit, ėshtė gjetja e “strategjisė dhe taktikės” nga prindi, pėr tė siguruar qėndrueshmėrinė e “urave” tė lidhjes dhe tė komunikimit, si e vetmja mėnyrė pėr ndikuar mbi ta dhe pėr t’u dėgjuar prej tyre. Sociologėt me tė drejtė, kėtė dilemė tė madhe prindėrore nė marrėdhėniet me adoleshentėt, e konsiderojnė si njė moment delikat, nė tė cilin prindėrit janė tė shqetėsuar qė tė kenė tė sigurt “patėn” dhe po kaq tė sigurt duan tė jenė se, ajo nesėr do tė jetė nė gjendje qė “tė bėjė vezė tė arta”. Ėshtė normale kjo dėshirė. Kjo ėshtė dilema qė shqetėson prindėrit, nė marrėdhėniet e tyre me adoleshentėt, qė shpesh sjell konflikte nė marrėdhėniet me ta. Ky ėshtė objektivi dhe angazhimi prindėror shumė pozitiv, por qė shpesh nga mungesa e interferimit elegant dhe konsensual me adoleshentėt, nė vend tė “vezėve tė arta” sjell konflikt. E gjithė kjo, e lidhur padyshim me mungesėn e njė raporti tė saktė, midis “autoritetit” dhe “tolerancės prindėrore”, midis respektimit tė identiteteve reciproke, nė komunikimin interpersonal. Me fjalė tė tjera, ajo qė mendoj, se po zhvlerėson komunikimet edukative tė prindėrve me adoleshentėt, ėshtė mungesa e kuptimit tė kohės, veēorive moshore dhe specifikės psikosociale tė adoleshentėve, nga prindėrit. Njohuritė e kufizuara tė tyre, pėr shkaqe tė ndryshme, ėshtė njė nga paradigmat sociale tė njė konflikti tashmė tė zgjeruar, masiv, tipik, midis prindėrve dhe adoleshentėve. Nuk mund tė komunikohet me ta, me tė njėjtėn mėnyrė autoritariste, tė vjetėr, imponuese, monotone. Nė teoritė psikologjike moderne, flitet pėr metodėn prindėrore tė “komunikimit tė manifestuar nė rrethana tė ndryshme”. Kjo do tė thotė, se ēelėsi i suksesit tė prindit me adoleshentin, ėshtė qė ai tė kuptojė rrethanat, tė komunikojė nė pėrputhje me to, pėr tė pasur sukses nė “strategjinė e komunikimit”, pa shumė konflikt. Kjo ėshtė ndoshta mėnyra moderne e “veprimit tė maskuar indirekt”, duke realizuar shkrirjen e autoritetit dhe tolerancėn, pėr tė pasur “njė patė tė shėndoshė sot, qė pėrgatitet tė bėjė vezė tė arta nesėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 22-12-2007 mė 12:10
    "Carpe Diem"

  9. #19
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Adoloshenenca eshte moshe qe ti kerkon me patjeter te dukesh i pjekur pra i madh ne moshe, te pish duhan edhe te bosh shrre me policine, kur rritesh me patjeter kerkon ato qe ke ndjere dikur ne adoloshence.

    Pra njeriu eshte nje qenie qe gjithnje kerkon ndryshimin, dhe pasi ta kete perjetuar ndryshimin kerkon ate qe e kishte dikur por se merr dot sot.

  10. #20
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Adoleshenteve do i thosha vetem qe bota do vazhdoje te rrotullohet, pavaresisht dramave apo menefregizmit apo cfaredolloj gjeje qe ata mund te bejne ose qe mund t'i ndodhe gjate kesaj periudhe.

    Shpesh adoleshentet mendojne se jane te vetmit qe po vuajne, ose se jane me te rendesishmit ne kete bote dhe mund te bejne dhe thone c'te duan.....duke i nenvleresuar pasojat e se ardhmes.

    Prandaj e vetmja keshille qe mund te jap eshte qe ta marrin shtruar dhe pa shume shperthime.

    Personalisht, duke krahasuar veten me adoleshentet e tjere...mendoj se ate periudhe qe ata e kaluan ne moshat 13-19 une e kam kaluar vite me pare, gjithmone kam qene me e rritur se mosha. Kur erdhi adoleshenca, asgje tipike per nje adoleshente nuk me joshte me.....me dukeshin gjera demode dhe te vjeteruara. Tani qe jam 21, me duket gjithcka aq distante saqe nuk e di me se nga i bie femijeria apo adoleshenca. Jam bere per pension.
    As qe du me dit!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  2. Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 25-01-2008, 06:53
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •