Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Veshtrimi i tij i pare (Finkelstein) ishte ne strategjine qe kto firma ndjekin per bisneset e tyre duke analizuar faktoret qe i kane influencuar ato. C'do dite ne flasim apo degjojme per strategji por c'fare eshte strategjia? Sic e shpjegon dhe vet Finkelstein thekson se: "Strategjia eshte ajo cfare nje kompani ben apo nuk ben per te permbushur visionin e saj ne nje treg konkurues. Theksi per keto strategji vihet tek tre pika kryesore: 1) Strategjia duhet te jete "e ngurte" 2) Disa here duhet te thuhet JO ndaj nje problemi specifik, 3) Jo te gjitha strategjite jane te njejta. te kesh nje strategji "te ngurte" nenkupton se ti e di eksaktesisht "cfare, si, kush" te kompanise tende. Ti e di se kush jane klientet e tu, c'fare historie kane, c'fare imazhi kane ata per produktin tend, nenkupton qe ti e njef ne detaje produktin qe shet si dhe cilesite qe ky produkt ka, dhe sigurisht qe duhet te dish se kujt po ia tregton. Nese per kto tre pika nuk ke informacion te sakte atehere Finkelstein rekomandoi qe t'i rikthehesh kto faktore per te parandaluar ne kohe ndonje problem te mundshem. Si psh. nese nje klient ka probleme me creditin dhe nuk arrin dot te te paguaje ne kohe kjo mund te sjelle nga ana e vet nje "rrezim" pasi nuk i dihet nese ai do te te paguaje apo jo.. me vone. Nga ana tjeter mund te keni disa alternativa per te zgjedhur per nje problem specifik. Normalisht qe ndonjehere do te thoni dhe Jo per nje problem specifik. Rasti i nje klienti qe ka kohe pa paguar ndaj kompanise tende. Nese ti vazhdon ti japesh dhe ti japesh mall dhe ai akoma ste paguan mos prit te mos i thuash me "po" por parapriji klientit tend me "jo" etj. Disa faktore qe ndikojne tek nje problem mundet te mos ndikojne nje problem tjeter, prandaj Finkelstein propozoi qe keto strategji mund te jene fleksibel, varet nga problemi qe ato mbulojne..

    Finkelstein zbuloi kater menyra deshtimi: 1) Deshtimi i mendjes se drejtuesit e cila nenkupton qe keto kompani kane ndjekur strategjine e gabuar per te drejtuar kompanite e tyre. Ata deshtuan per te ndjekur problemin ne kohe. Deshtuan per te perceptuar ku ishte pozicioni i kompanise ne ate kohe. Deshtuan te benin analizen e faktoreve qe ndikuan ne kete renie qe ne momentin e pare qe u pa kjo renie psh. nje renie ne shitje. Deshtuan sepse ndoqen nje strategji qe ka qene psh "shpetuese" per nje komapni, por faktoret ndryshojne. Situata nuk eshte e njejte gjithmone. Sic Finekelstein thote " Ndonjehere komapite fusin kaq shume thekse ne strategjine e tyre qe ne te njejten kohe nuk reflekton te verteten e saj, nivelin e suksesit, riskun e kompanise etj. kur nje kompani shkon me tej akoma duke perdorur referimet e gabuara ndaj perjashtimit te te gjith faktoreve te tjere, do te drejtohet drejt nje deshtimi". Kjo nenkupton qe shpesh here kompanite vene theksin ne faktoret qe nuk ndikojne deshtimin e kompanise dhe nuk perceptohen ne kohe ata faktore qe ne te vertet kane dhene ndikimin e tyre. Kjo eshte pikerisht klasifikimi i dyte qe Diamond ka bere ne librin e tij "Renia". "Disa probleme jane te pamundura te perceptohen" (Collapse, pg. 425)

    Se dyti, iluzioni per nje "kompani enderrash" (dream company) dhe kjo ndodh pasi ne kompanite e suksesshme drejtuesit e dine se ata jane te shkelqyer, ata e dine se do te japin zgjidhjen e duhur ndaj cdo problemi. Ndonjehere genjejne veten apo si i themi ne "mendjemadhesia" te ben te ulesh koken shpejt. Finkelstein shprehet " Kompania ka nje vizion perfekt se cfare eshte e mire dhe cfare kerkohet te arrihet. Ka punonjes shume te besueshem dhe te afte. Ata nuk kane nevoje te testojne konsumatoret e tyre per shijet qe ata kane. Ky eshte problemi kryesor ne kete deshtim sepse kjo krijon nje barriere per kalimin e informacionit te ri nga konsumatoret ne drejtuesit e kompanise. Kompania duhet te jete cdo dit ne kontakt me "informacionin e ri" qe vjen nga tregu dhe nga konsumatoret. Kompanite duhet te analizojne cfare nevoja kane konsumatoret dhe nese nuk i plotesojne nevojat e ktyre konsumatoreve atehere eshte e sigurte qe konkurenti i ksaj kompanie do te plotesoje kto kerkesa konsumatore. Nese ju bazoheni ne nje strategji " Nuk kemi nevoje te degjojme se cfare thone konsumatoret"atehere eshte e sigurt qe do te humbni." Rezultati i kesaj barriere eshte futja ne treg i nje produkti per te cilen konsumatori s'ka nevoje. C'do te ndodhi me shitjet? Do te bien. A nuk eshte kjo nje "levizje jashte normales" qe Diamond shpjegoi ne "Renia"? Sigurisht qe eshte nje levizje e tille..

    Se treti, prishja organizative qe mund te kete ardhur nga nje mungese ne komunikimin jo vetem klient - kompani por edhe ndermjet filialeve brenda kompanise. "Nese ndodh qe nje informacion te injorohet dhe ai nuk perben ndonje problem te metejshem per kompanine, nuk do te thote se duhet te injorohet cdo informacion qe vjen ne komapni."Injorimi i ktyre informacioneve ben e drjtuesit e kompanise te marrin vendimet e gabuara. Nga cdo filial kompania duhet te kete informacionin e vet cdo dite, pasi cdo informacion per drejtuesit do te jete i nevojshem per te marre parasysh ne hartimin e strategjive te tyre. Se cfare do te injorojne nga gjith ky informacion drejtuesit eshte tjeter gje. Kontraktimi i interesave qe kane filialet me njera tjetren nuk do te ndihmojne kompanine per te marre informacionin e sakte nga cdo filial. Kjo ben qe kompania te jete e keqinformuar ndonjehere.

    (vazhdon)
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Zemrushe,

    Po ta investoje tere kete kohen qe harxhon ketu duke shkruar ti dhe duke dhene teori per falimentimin e bizneseve, per te hapur biznesin tend dhe do ishe bere milionere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga conman : 03-05-2007 më 15:41

  3. #33
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    E ku i dihet..? Per momentin jam akoma duke grumbulluar materiale...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Arsyeja pse bizneset falimentojne, eshte sepse njerzit marrin persiper nje biznes te cilin ata skane haber fare, dhe nuk mundohen as te mesojne rreth tij. E dyta, biznesi falimenton sepse sic e theksoi edhe Bardhi kjo nuk eshte nje gabim matematic, por me teper menyra e lidhjes se biznesit, dhe e komunikimit me njerzit qe ben biznes si dhe clientat. Ne biznes, qe te veje dhe te behete mire, nuk ke pse te behesh cope, duhet te vesh njerezit e duhur, ne vende te duhura dhe ne kohen e duhur, dhe cdo gje vete ne rregull.

  5. #35
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Se katerti, udheheqja pathologjike, qe ne fjale te tjera nenkupton huqet e keqija te liderave. C'do huq eshte i veshtire te admirohet sot e ksaj dite ne bisnes, dhe shumicen e rasteve jane karakteristike te te njerezve qe nuk jane talenta apo inteligjenta. Nje nga kto vese te keqija eshte "neglizhenca per te kontrolluar cdo dege apo filial te bisnesit". Eshte detyra e drejtuesit te kontrolloje cdo filial. Por bazuar ne "mendjemadhesine" dhe "kryenecesine" i japin tjeter drejtim ketij problemi. Sic thote dhe Finkelstein ne librin e tij:"Liderat e suksesshem jane proaktive sepse nuk e zoterojne mjedisin . Ata e dine se s'ka rendesi se sa i suksesshem ke qene me pare, ata e dine se jane ne meshiren e rrethanave apo kushteve rrethuese te cilat jane te ndryshueshme. Atyre u duhet te "prodhojne nje avull konstant" per iniciativa te reja, sepse ata nuk mund ti bejne kto gjera te mos ndodhin ne te ardhmen kur e dine se do te ndodhin."Te perpiqesh te perputhesh situaten e bisnesit tend me me dijet e tua dhe te maresh informacione te sakta nga konsumatoret dhe cdo filial i joti do ju beje ju te jeni lidera te suksesshem. Vetem ne kete menyre do i largoni problemet firmes tuaj dhe sigurisht do te jeni te suksesshem. Ashtu si thote dhe Diamond "Shoqerite e suksesshme qe kane patur vertet sukses, do te jene ato shoqeri qe kane kurajon te marrin ato vendime te veshtira, dhe qe kane fatin te rezistojne".

    Sot e ksaj dite femrat po arrijne rezultate te jashtezakonshem ne firma. Nje rikthim pas ne histori na ben te shofim se perqindja e greve te sukseshme te punesouara nga kompanite eshte rritur. Nje nga arsyet kryesore se pse grate jane te sukseshme ne kete fushe eshte performanca qe ato japin. Eshte e ditur se te besh karriere ne jeten tende duhet te besh nje pune te mire. Por per shume gra vetem berja e nje pune te mire nuk eshte e mjaftueshme. Bazuar ne faktin se "shume burra nuk duan te degjojne se cfare nje grua thote" e ben nje grua te behet me e eger dhe me puntore. Sepse ndihen te fyera nga burrat, ato e tejkalojne punen mbi nje projekt dhe arrijne te dalin me rezultate me te mira se burrat. . Tjeter faktor eshte motivimi qe ato kane ne pune. Pikerisht nje bisnes kerkon motivim dhe njerez puntore.

    Nje tjeter faktor qe e ben bisnesin tend te falimentoje eshte efekti i inflacionit dhe deflacionit ne treg. Ne librin e tij "Deflacioni", Chris Farell, nje editor ekonomist per gazeten BusinessWeek, tregon arsyen kryesore pse bisneset fakimentojne "kur cmimet bien". Chris tregon se si deflascioni eshte nje nga termat me te frikshme ne ekonomi. Chris analizon te gjith faktoret qe ndikojne deflacionin, duke veshtruar ne historine ekonomike te botes ne shek XX dhe XXI. Ai shpjegon se si deflacioni kalon ne inflacion dhe anasjelltas, si dhe cfare pasoja ndodhin ne ekonomine e vendit gjate kalimit nga deflacin ne inflacion dhe anasjelltas. Si ndodh kjo? Perpara kesaj do sqarojme njehere se cfare jane Inflacioni dhe Deflacioni. Si koncepte Inflacioni eshte nje rritje ne cmimin e mallrave, ndersa Deflacioni eshte nje ulje ne cmimin e mallrave.

    A jemi ne si konsumatore te interesuar ne uljen e cmimit te mallrave? Sigurisht qe po. Nese do te kete nje ulje ne nivelin e cmimit ne si konsumatore do te blejme me shume te mira dhe sherbime, pasi gjithcka do te jete shume e lire. Atehere pse deflacioni eshte nje term kaq i frikshem per ekonomistet? Eshte i frikeshem per te vetmin fakt sepse nje inflacion dhe deflacion shume i madh demton ekonomine. Nje sqarim i vogel me nje shembull. Nese do te kete nje Inflacion te madh ne do te kemi problemet me te medha ne ekonomi. Cmimet do te jene shume te larta dhe ne nuk do te blejme dot cfare na nevojitet pra do te kursejme si konsumatore per te perballuar jeten tone. Shume kompani do te falimentojne sepse nuk do te shesin mbi piken kritike per pasoje shpenzimet e tyre do te jene me te medha se fitimet. Kosto e prodhimit do te rritet dhe normalisht nuk do arrijne dot te shesin lire dhe sikur te duan. Disa kompani do te perpiqen te ulin cmimet e tyre, per te mos humbur klientelen dhe per te mos patur nje falimentim te pritshem. Te njejten gje do te bejne shume kompani si rrjedhoje ulja e cmimit do te coje ne nje deflacion. Ne nje periudhe deflacioni njerezit blejne me shume te mira. Por me rritjen e kerkeses per nje produkt, kompanite do te rritin gradualisht edhe cmimet per ate produkt. Kshtu qe nga nje periudhe deflacioni kalohet perseri ne Inflacion. Pra deflacioni dhe inflacioni jane shume te lidhura me njera tjetren. Dhe lekundjet e tyre demtojne ekonomine.

    (Vazhdon...)
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #36
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Flm kush e ka fshire postimin tim. Nqs nuk kuptoni termat me mire i bie qe te kerkoni shpjegim se sa fap fup te koshi. U bene e dyta qe me fshihet ne kete teme.

    Gjithsesi edhe njehere po e shkruaj ate qe doja te thoja. Nje shkak per falimentimin e nje biznesi eshte se biznesmenet nuk llogarisin fare DIVIRGJENCEN e RISKUT.

    Imperator
    Albanian Perandory

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Shkaqet dhe pasojat e cisteve në vezore
    Nga andrida në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 16:48
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:28
  3. Shkaqet e lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 15:01
  4. Shkaqet aktuale të divorcit në Kosovë
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 18:29
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •