Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Cilat janë shkaqet e falimentimit të një bisnezi..??

    Ne baze te studimeve te bera, me shume eshte theksuar se tipi i bisnezit qe falimenton me shpesh eshte bisnezi i vogel. Shumica e bisneze te vogla kudo ne bote falimentojne brenda 5 vjetesh. Te pakta jane ato bisneze te cilat kane vazhdimesi te bisnezit pas ktyre viteve..

    Shum analiste shtrojne pikat kryesore se ku nje bisnez falimenton dhe nder to do permendja:

    1) Ne shumicen e rasteve bisneset e reja nuk e rinovojne oferten e tyre. Me kete nenkuptojme qe ato vazhdojne te ofrojne drejt publikut te njejtin mall ndonese ndryshimi i teknologjise dhe evoluimi i kompjuterave ben te mundur rinovimin e shijeve dhe kerkesave konsumatore.

    2) Besueshmeri e madhe ne ate qe tregtojne duke injoruar opinionet e te tjereve. Shumica e bisnesmeneve jane shum optimiste dhe pak a shume nuk duan te mendojne nese opinioni i konkurenteve te tyre eshte i mire apo i keq. Ata besojne tek produkti qe ata shesin qe ka te gjitha cilesite e nevojshme. E rendesishme eshte qe te ndiqen dy linjat kryesore per mos ta lene bisnesin qe ti bieri klientela e vet. Se pari, ndiekja e instikteve dhe e dyta, ecja ne nje linje me te mire se konkurentet e tu.. (kto te dyja ndihmojne nje bisnes te eci me kohen dhe te tregtoje mallra te cilat jane te preferueshme nga konsumatoret aktuale.

    3) Injorimi i posizionit financiar qe mund ti shkaktohet nje kompanie ne nje moment te caktuar. Ne nje moment te dhene mund te ndodhe qe shitjet per kete kompani te ulen, dhe bisnesmenet akoma vazhdojne te mendojne se eshte thjesht nje krize e castit. Nese nuk i behet nje studim tregut, shijeve konsumatore e shum te tjera si kto, do te ndodhi qe klientela jote do merret nga nje tjeter konkurent i yti qe ofron kete produkt, me mire apo me lire. Ka shume faktore te cilat ndikojne ne uljen e klienteles dhe te fitimeve te kompanise. Duke qene se firma kerkon te kete te njejtin fitim ata rritin cmimet pasi dhe numri i konsumatoreve eshte ulur ne treg ne krahasim me fillimin e bisnesit te tyre. Kjo eshte nje arsye tjeter qe con firmen ne humbjen pothuajse te pjeses me te madhe te klienteve te saj, dhe sigurisht ne nje falimentim total te firmes..

    4) Venia ne pozitat drejtuese te kompanise te njerezve te paafte per te drejtuar. Vemendja me e madhe kur puneson dike qe do drejtoje komanine tende duhet te perqendrohet ne tre pika kryesore

    - Ky puntor kerkon ta beje punen e tij
    - Ai di si ta beje punen
    - I pelqen te punoje me ty..

    Ne pergjithesi kompanite qe punesojne njerez te afte dhe te gatshem per tu perballur me cdo situate sado e veshtire te jete per kompanine, nuk perballen shpesh me situata falimentimi. madje ne momente te veshtira i kalojne me sukses kto pika

    5) Analizimi i shijeve konsumatore. Ndodh ne nje moment qe klientela te largohet. Gjeja e par qe duhet bere eshte te analizohet pse malli jot nuk pelqehet. C'fare ka dale e re ne treg? Cilat jane pikat qe e bejne mallin e kokurrentit me te preferuar?? e te tjera si kto. Marrja ne pyetje e publikut (anketat) se cfare do u pelqente me shume te tregtohej, testimi i produktit te ri ne publik etj si kto.

    6) Punesimi i individeve qe jane te afte te bejne gjera qe ti nuk ke mundesi ti besh, nuk di ti besh apo nuk e ke idene se si behen. Shume firma arrijne te kene sukses kur ata jane te mirekompletuar.

    Qe te ndiekesh nje busines dhe ta besh ate te jete i sukseshem nuk eshte aspak e lehte. Duhet te nderrosh sic thuhet "pamjen tende perdit" Ashtu si ne dhe bisneset kane te metat dhe te mirat e tyre. Pikerisht organizimi efikas i nje bisnezi ben te mundur kalimin me sukses te momenteve kritike te nje firme
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Di qe ate biznes qe ke duhet ta punosh jo ta punojne te tjeret per ty.Kjo do te thot qe interesohesh per ate gje qe ke.Nuk ka rendesi eshte i vogel apo i madh.Por ka rendesi si do ta mbash ate biznes.Ketu para 4 vjetesh ishin 65 travel agencies te nje biznesmeni.Ne 2004 u falimentua sepse beri biznes te keq nga momenti qe skishte pune,nuk duhej te hapte pika te tjera.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Qe te funksionoj, apo te falimentoj nje biznes nuk mund te logaritet me rregulla te matematikes 2 + 2, kater.
    Funksionimi i tij mvaret nga rregulla shoqerore, e dihet se rregullat shoqerore jane gjithmon ne levizje.
    Nese nje dentist mendon te mbaje nje Retorant atehere konsiderojm se ka per te falimentuar. Mirepo ne realitet shumica e bizneseve , mbahen nga njerez jo adekuat. Bene edhe keshtu sepse dine ta luajn lojen mire. Jete ne kembe vetem aj qe ka shume deshire per kete.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------
    ATY KU SHIKON SHOFERI SHKON MAKINA.

  4. #4
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Nuk besoj se ka receta standarte per funksionimin ose jo te nje biznesi, klima qe i karakterizon keto te fundit eshte shume komplekse dhe ka shume faktore qe ndikojne. Megjithate duke u nisur nga nje eksperience personale pune, ajo qe do te doja t`u thoja njerezve qe i hyjne nje biznesi eshte "beso dhe kontrollo". Dhe do tu sugjeroja t`ua vinin veshin eksperteve te seciles fushe dhe ti analizonin mire te gjitha sugjerimet, me + dhe - e seicilit. Eshte i domosdoshem organizimi i mire i punes dhe njohja e pergjegjesive dhe detyrave prej secilit, bashkepunimi i ndersjellte dhe puna ne grup....
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  5. #5
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Ne baze te studimeve te bera, me shume eshte theksuar se tipi i bisnezit qe falimenton me shpesh eshte bisnezi i vogel. Shumica e bisneze te vogla kudo ne bote falimentojne brenda 5 vjetesh. Te pakta jane ato bisneze te cilat kane vazhdimesi te bisnezit pas ktyre viteve..

    Shum analiste shtrojne pikat kryesore se ku nje bisnez falimenton dhe nder to do permendja:

    1) Ne shumicen e rasteve bisneset e reja nuk e rinovojne oferten e tyre. Me kete nenkuptojme qe ato vazhdojne te ofrojne drejt publikut te njejtin mall ndonese ndryshimi i teknologjise dhe evoluimi i kompjuterave ben te mundur rinovimin e shijeve dhe kerkesave konsumatore.

    2) Besueshmeri e madhe ne ate qe tregtojne duke injoruar opinionet e te tjereve. Shumica e bisnesmeneve jane shum optimiste dhe pak a shume nuk duan te mendojne nese opinioni i konkurenteve te tyre eshte i mire apo i keq. Ata besojne tek produkti qe ata shesin qe ka te gjitha cilesite e nevojshme. E rendesishme eshte qe te ndiqen dy linjat kryesore per mos ta lene bisnesin qe ti bieri klientela e vet. Se pari, ndiekja e instikteve dhe e dyta, ecja ne nje linje me te mire se konkurentet e tu.. (kto te dyja ndihmojne nje bisnes te eci me kohen dhe te tregtoje mallra te cilat jane te preferueshme nga konsumatoret aktuale.

    3) Injorimi i posizionit financiar qe mund ti shkaktohet nje kompanie ne nje moment te caktuar. Ne nje moment te dhene mund te ndodhe qe shitjet per kete kompani te ulen, dhe bisnesmenet akoma vazhdojne te mendojne se eshte thjesht nje krize e castit. Nese nuk i behet nje studim tregut, shijeve konsumatore e shum te tjera si kto, do te ndodhi qe klientela jote do merret nga nje tjeter konkurent i yti qe ofron kete produkt, me mire apo me lire. Ka shume faktore te cilat ndikojne ne uljen e klienteles dhe te fitimeve te kompanise. Duke qene se firma kerkon te kete te njejtin fitim ata rritin cmimet pasi dhe numri i konsumatoreve eshte ulur ne treg ne krahasim me fillimin e bisnesit te tyre. Kjo eshte nje arsye tjeter qe con firmen ne humbjen pothuajse te pjeses me te madhe te klienteve te saj, dhe sigurisht ne nje falimentim total te firmes..

    4) Venia ne pozitat drejtuese te kompanise te njerezve te paafte per te drejtuar. Vemendja me e madhe kur puneson dike qe do drejtoje komanine tende duhet te perqendrohet ne tre pika kryesore

    - Ky puntor kerkon ta beje punen e tij
    - Ai di si ta beje punen
    - I pelqen te punoje me ty..

    Ne pergjithesi kompanite qe punesojne njerez te afte dhe te gatshem per tu perballur me cdo situate sado e veshtire te jete per kompanine, nuk perballen shpesh me situata falimentimi. madje ne momente te veshtira i kalojne me sukses kto pika

    5) Analizimi i shijeve konsumatore. Ndodh ne nje moment qe klientela te largohet. Gjeja e par qe duhet bere eshte te analizohet pse malli jot nuk pelqehet. C'fare ka dale e re ne treg? Cilat jane pikat qe e bejne mallin e kokurrentit me te preferuar?? e te tjera si kto. Marrja ne pyetje e publikut (anketat) se cfare do u pelqente me shume te tregtohej, testimi i produktit te ri ne publik etj si kto.

    6) Punesimi i individeve qe jane te afte te bejne gjera qe ti nuk ke mundesi ti besh, nuk di ti besh apo nuk e ke idene se si behen. Shume firma arrijne te kene sukses kur ata jane te mirekompletuar.

    Qe te ndiekesh nje busines dhe ta besh ate te jete i sukseshem nuk eshte aspak e lehte. Duhet te nderrosh sic thuhet "pamjen tende perdit" Ashtu si ne dhe bisneset kane te metat dhe te mirat e tyre. Pikerisht organizimi efikas i nje bisnezi ben te mundur kalimin me sukses te momenteve kritike te nje firme
    Keto qe thua ti jan shume te rregullta.Vetem se duhet te kerkojem shkakun mbrapa ketyre arsyejeve.Dhe shkaku eshte njeriu!
    Zakonisht bizneset e vogela ne shumicen e rastit hapen nga njerez qe se kan iden e menazhimit te nje bisnesi dhe e shikojen veten si nje lloj "diktatori" brenda ndermarrjes te tyre.Me pak fjale pa aftesia e njerezve qe krijojen bisnese te vogel eshte arsyeja perse biznese te tilla deshtojen ,kjo ka te bej dhe me bizneset e medhaja .
    Ne raste te tilla duket se sa e rendesishme eshte menanxhimi sot...nje fjale e pa njohur ne shqiperi...pasi te gjithe mendojen se jan te zot te menanxhojen!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tepelenas_nr_1 : 04-04-2007 më 06:43
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    une se kuptoj pse duhet te benin keto studime kaq te "rendesishme"???
    dihet qe nje kompani e madhe e shkaterron gjithmone konkurencen e vet "te vogel"
    pasi ne krye te kompanise jane " i figli di buona madre " e s'ke cu bene hic !

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Kurse un nuk e kuptoj se pse te mos behen kto studime.. Pse te mos analizohet e kaluara qe ka cuar ne dobesimin e ktyre bisnezeve?? Pse te mos "hapen syte" dhe te dihet se cfare na ben te "rrezohemi"???

    Nuk mendohet vetem per sot.. por edhe per nje te ardhme..!!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2007
    Postime
    9
    Shkaqet e falementimit te nje biznesi ketu ne shqiperi jane nga me te ndryshmet megjithate problemi me i madh eshte mungesa e zbatimit te ligjit nga ana e shtetit per te gjithe njesoj. Me pas vijne dhe probleme te tjera shume te njohura si pagesat e larta qe i nevojiten per te mbajtur gjalle biznesin por smund te anashkalojme dhe mungesen e ekperiences ne menaxhim gje e cila shumices se shqiptareve i mungon.

  9. #9
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Pikerisht sepse analiza e te kaluares ben te shpetohet prej "krizave" sic ndodhi ne '97 ne Shqiperi me firmat piramidale.. Edhe nese shteti do i lejoje perseri do te jene te pafrekuentushme nga vet Shqiptaret..

    Ps. me vone do shkruj me gjate per kete gje..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #10
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Pikerisht sepse analiza e te kaluares ben te shpetohet prej "krizave" sic ndodhi ne '97 ne Shqiperi me firmat piramidale.. Edhe nese shteti do i lejoje perseri do te jene te pafrekuentushme nga vet Shqiptaret..

    Ps. me vone do shkruj me gjate per kete gje..
    Zemrushja: Shqiperi pati dy periudha tranzicioni.

    1. Viti 90 Zhvleresimi i lekut
    2. Viti 97 Kriza e firmave piramidale.

    Ne Shqiperi eshte nje e mete qe nuk shfrytezohen mundesit e dhena po mundohemi te hapim nje bisnes qe nuk e njohim dhe mendojme se do gjejme veteveten "Jo" Nje person qe ka dhunti per dicka te mundohet ta shfrytezoj dhe te dij ta administroj. Ne te shumtat e rasteve qe shkojne drejte falimentimit jan per arsye sepse nuk e njohin ate fushe dhe bien viktime e konkurences. Qe konkurenca ne Shqiperi dihet ca e ndershme ca e pa ndershme.

    Jan disa faktore qe te cojne drejte falimentimit qe ne Shqipetaret nuk i vem absolutisht ne dukje. Nuk konsultohemi me nje ekspert ne fushen e biznesit, nuk shikojme ecurine e atij biznesi apo te studiojme tregun e atij biznesi. Mos menaxhimi i duhur neglizhenca dhe mos funksionimi i punes ne grup qe le per te deshiruar.

    Per falimentimin jan shum pika shumicat jan thene dhe dihen sh mire.

    Kalofshi Mire

    Trendafili
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gerrard : 07-04-2007 më 04:30
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkaqet dhe pasojat e cisteve në vezore
    Nga andrida në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 16:48
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:28
  3. Shkaqet e lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 15:01
  4. Shkaqet aktuale të divorcit në Kosovë
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 18:29
  5. Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë
    Nga Iceberg në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •