Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Greqia, 39 vjet mban raketë nukleare drejt Shqipërisë

    Greqia, sipas gazetës greke "Ta Nea" ka disponuar për rreth 40-vjet bomba atomike, pavarësisht se ka deklaruar se në Greqi nuk armë bërthamore.

    Asnjë qeveri deri më sot nuk i është referuar një fakti të tillë. Sipas gazetës, baza nga e cila janë larguar bombat, është akoma e gatshme të presë çdo lloj arme bërthamore. Vetëm para disa ditësh specialistë amerikanë të ushtrisë, për herë të parë pas 2001, kanë vizituar bazën në fjalë.

    Bombat e para atomike në Greqi

    Sipas disa fakteve të dala në dritë dy ditët e fundit në shtypin grek, bombat e para atomike në Greqi u vendosën në bazën e Araksos, më 14 korrik 1962. Në fund të 1959, ishte nënshkruar një marrëveshje e fshehtë e Greqisë me amerikanët, me emrin e koduar "Dhentë". Marrëveshja në fjalë përfshinte montimin e armëve bërthamore nga ana e amerikanëve në Greqi, në kuadrin e Luftës së Ftohtë. Marrëveshja gjithashtu parashikonte vendosjen e transportuesve për armë bërthamore, të cilat do të kishin aftësi të përfshinin vende të ish-bllokut socialist, por edhe montimin e hedhësve bërthamorë kryesisht në Greqinë Veriore, me shënjestër Bullgarinë, Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Në bazën e Araksos, e cila ndodhet 25 km në Perëndim të Patras, si fillim u transportuan bomba, të cilat mund të transportoheshin nga avion A-7 Corsair. Më 1974 u transportuan në të njëjtën bazë, bomba atomike të tipit B-61, si një manifestim i dëshirës së mirë të qeverisë amerikane, e cila hoqi nga vendi i vet raketat të tipit Nike Herkules, në kuadrin e tensioneve turko-greke. Sipas tipit, çdo bombë B-61 mund të ishte edhe deri 15 herë më katastrofike se ato që goditën Hiroshimën.

    Si u larguan bombat nga Greqia

    Viti 1999 ishte edhe fundi i bombave atomike. "Ta Nea" citon ish-ministrin grek të Mbrojtjes, Alqis Xokaxopulos, i cili edhe drejtoi operacioni. "Na u kërkua më 1999 nga amerikanët,- në kuadrin e NATO-s,- që në kuadrin e blerjes së avionëve të rinj, të parashikonim edhe blerjen e avionëve të specializuar për transportin e bombave atomike. E gjitha kjo, sepse avionët A-7 me të cilët deri në atë kohë ishte bërë transporti i bombave nuk prodhohej më. Amerikanët na propozuan që të na jepnin 20 avionë F-1004, paralelisht me F-16 që ne donim të blinim",- thotë Xokaxopulos.Por, një propozim i tillë nuk u pranua nga pala greke. Kështu që, më 20 qershor 2001 zyrtarisht ndaloi funksionimi i bazës së Araksos. Bombat u transportuan në fshehtësi të plotë në bazën italiane Aviano dhe që aty në bazën gjermane Ramstain. Nga qeveria greke, por edhe nga NATO, u mbajt heshtje e plotë. Pse-në e kësaj e thotë ish-ministri Xokaxopulos: "Ishte e pamundur të vërtetohej zyrtarisht që ato bomba ikën, sepse askush nuk kishte fakte që ato bomba erdhën. Qëndrimi zyrtar i Greqisë ishte që nuk ka armë bërthamore në Greqi".

    "Raketat, të vendosura në Janinë, Kukush dhe Dhrama"

    Agjencia e lajmeve greke "MaksFaks" dhe agjencia bullgare e lajmeve "Focus News" kanë saktësuar në citimet e tyre mbi lajmin e sekretit 40-vjecar, ushtarakë grekë të bombave atomike, senjëzet kokat e fundit bërthamore janë nxjerrë nga Greqia nëfshehtësi më të madhe në pranverën e vitit 2001, nga baza Araksos në Gadishullin Peloponez. Por infrastruktura është ruajtur dhe se në këtë moment, në këto baza mund të vendoset armë e re bërthamore. Pas marrëveshjes greko-amerikane, aerobombat dhe raketat bërthamore janë vendosur në bazën Elevsina, e më pas edhe në bazat në afërsi të Kukushit, Janinës dhe Dramas. Raketat bërthamore janë orientuar drejt vendeve të atëhershme socialiste, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Jugosllavisë, shkruhet në citimet e "MaksFaks dhe "Focus News".

    Shekulli/ G.S.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Greqia, 39 vjet mban raketë nukleare drejt Shqipërisë
    Raketat bërthamore janë orientuar drejt vendeve të atëhershme socialiste, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Jugosllavisë, shkruhet në citimet e "MaksFaks dhe "Focus News".
    Dhe po te jete e vertete, nuk ka asgje per tu cuditur. Bomat jane drejtuar jo vetem Shqiperise por dhe Bullgarise e Jugosllavise (vellezerve serbe), mgjithese si cudi me duket mos jete drejtuar ndonje drejt Turqise?!
    Kur sovjetiket kishin bazen e Vlores, NATO-s i shpetonte sh...ra dhe harxhonte miliona dollare ne itali. Lufta e ftohte i kishte keto gjera.
    Harruat Enverin qe e mbushi Shqiperine me bunkere? (nuk do e mbushte ,po te kishte dhe ai arme berthamore)
    Ruset dhe amerikanet , akoma i kane raketat te drejtuara nga njera tjetra.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk e kam lexuar kete artikull sepse kete gazete e marr zakonisht.Besoj se cdo shtet ka armet e tij,por me e rendesishme eshte te dime se ku promontoheshin keto arme.Besoj se Greqia nuk ka ndonje shtet pervec Turqise qe duhet te jet ne gjendje lufte ose kercenim.Ne fakt ne Dhrama ka disa brigada te NATO-s nuk e di ne ka ndonje kuptim kjo por mendoj se pervec Turqise zakonisht qeveria Greke eshte gjithmone plus paqes por per arme te tilla tani e lexoj per here te pare.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nuk e kam lexuar kete artikull sepse kete gazete e marr zakonisht.Besoj se cdo shtet ka armet e tij,por me e rendesishme eshte te dime se ku promontoheshin keto arme.Besoj se Greqia nuk ka ndonje shtet pervec Turqise qe duhet te jet ne gjendje lufte ose kercenim.Ne fakt ne Dhrama ka disa brigada te NATO-s nuk e di ne ka ndonje kuptim kjo por mendoj se pervec Turqise zakonisht qeveria Greke eshte gjithmone plus paqes por per arme te tilla tani e lexoj per here te pare.
    o Jasemina lexoje me gjate ketu po deshe
    E ke raportin te qarte ne anglisht:

    http://www.nukestrat.com/us/afn/nato.htm

    Ja tek e ke edhe nje pjese

    The principle of nuclear burden-sharing began to unravel in 2001 when nuclear weapons were withdrawn from Greece. The inactivation of the Munitions Support Squadron at Araxos Air Base was ordered in April 2001 after the withdrawal of the weapons was authorized by Presidential Decision Directive/NSC-74 in November 2000. Greece's departure from NATO's nuclear club contradicts the Alliance's Strategic Concept from 1999 which emphasizes widespread deployment of nuclear weapons in European member countries. If Greece can withdraw with no severe consequences for NATO deterrence or unity, so can the other European host countries that currently perform the NATO nuclear strike mission.

    Skrimi ne gazetat shqiptare eshte tjeter, ky eshte raport qe eshte marre nga burim dytesor, me qellim vertetesine e faktit.As mos e ver ne dyshim qe kane edhe sot arme nukleare greket e turqit etj...vetem ne jemi rehat, me duart te vendi..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Jasmina e te tjere qe s besojne, ketu keni edhe foton e bazes se perfolur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Bollano: Vorio-Epiri të jetë i pavarur si Kosova
    Nga forum126 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •