Dashuria eshte si nje lufte: E lehte per tu filluar.e veshtire per tu vazhduar,e pamundur per tu harruar…
Dashuria eshte si nje lufte: E lehte per tu filluar.e veshtire per tu vazhduar,e pamundur per tu harruar…
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
dielli1 (21-12-2013)
......dashuria e vertete eshte molle e ndaluar!
....dashuria nuk egziston per te qene e ndaluar, ajo eshte per tu jetuar!!
Sa më do? - e pyeti ajo.
- Vërtet dëshiron ta dish? - ia ktheu ai.
- Patjetër që dua! - tha ajo dhe një buzëqeshje e bukur përkëdheli fjalët.
Ai humbi i tëri në bukurinë e buzëqeshjes së saj.
U magjeps! Kushedi për të satën herë e ndjeu me tërë qenien.
Mund të takonte edhe një milion vajza tjera, por asnjëra nuk mund të krahasohej me të.
U përhumb në mendime. Dashuria e tij ishte një det i madh që përpinte çdo mendim.
- Ma thuaj, - këmbënguli përsëri ajo dhe e ktheu në realitet.
- Mbylli sytë, - i tha ai dhe pastaj e përqafoi derisa ajo i mbylli sytë në kraharorin e tij. - Përpiqu të përfytyrosh gjithë universin, - vijoi ai dhe pastaj e puthi lehtë në faqe.
Vajza deshi të thoshte diçka, por ai ia vuri gishtin tregues mbi buzë.
- Tani të gjithën shumëzoje me pafundësi, - i foli lehtë në vesh, - dhe përsëri do të arrish të përfytyrosh vetëm një pjesë të asaj që ndiej për ty. Ti je universi im, i shumëzuar me pafundësi... dhe shumë më tepër se kaq...
(A.R)
I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)
Pasi qe lexova shum nga kto shkrime,me erdhi ne mend, A thua ekziston dashurija?,Dhe nese ekziston a duhet te jesh patjeter i verber qe te perjetosh,Pasi nese e shiqon me nje kthjelltesi dy te dashur nuk e kultivoin dashurin me te njejten mas,qka dot thot qe nuk ekziston qe peshorja te rri ne barz-pesh ne mes te dashurve,andaj del qe dashurija esht ndjenj lumturije esht jet,por dhe ndenj senziteve qe pa tjeter dikush duhet te lendohet dhe te sakrifikoi pasi qe nuk ekziston dashurija apsolute.
Prej teorise se relativitetit, njifet se cdo gje ne jete eshte relative dhe deri me tani vetem vdekja e njeriut njifet si nje gjo absulute.
Nashi, nese nje person e do dike me shume se sa vet jeten dhe do vdiste per tjetrin, atehere kjo dashuri jo vetem se do te ishte absolute, ajo do ta tejkalonte gjojen me absolute qe ekziston ne jete, dmth. vdekjen.
Dashuria lind ne relativitet, por mund te ngadhnjeje mbi absoluten.![]()
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Ai qe eshte i dashuruar me se paku ka kohe te shkruaj per dashurine![]()
Fjala esht per dashuri,e jo per at mbi apsoluten siq thoni ju vdekjen,sepse ateher esht lendim ose kalon ne trgjedi,Por mbi gjitha dashurija esht nje mirkuptim rrespekt, dashuria esht e kunderta e urrejtjes.Dhe me ne fun na sqaro ket fjalen "Nashi"e ki shkrue gabim apo esht fjal qe buron nga trungu i yt.
Dashurite e medha, te gjitha tragjedi kan qene: Romeo & Zhuljeta, Tristani & Izolda, Ibrahim Tatlia & Eminja. Ske c'ti bojsh.
Nashi = Tashi, Tani. Nuk eshte nga trungu im, por e huazova, tani prej huazimeve po mubdohem ta krijoj nje fjalor t'ri, mos me me marr vesh askush.![]()
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Krijoni Kontakt