Miqesisht Shockut !
Edhe nje here tjeter po keqkuptohemi rreth asaj cka une kam deshire te them. Plus qe ka disa gabime ne postimin tend.
Se pari ai liber nuk eshte roman apo histori dashurie, por psikologji. Pra nuk tregon se si dashuroka ky artisti, por shpjegon pse, si, qysh dhe tek, lindka dashuria. Cfare formash ka ajo, pse ndodh keshtu, cfare fazash kalon deri ne lidhje dhe shume gjera te tjera. Edhe nje here shume miqesisht ta sugjeroj ta lexosh.
Se dyti, une nuk vazhdoj per psikologji. Ketu ne fakt po me ben qejfin sepse kjo tregon qe une jam nje person me kulture te pergjithshme, aq sa u jap te tjereve pershtypjen se vazhdoj per psikologji. Te lexosh nuk ka te beje me shkollen i dashur mik, por per te qene nje person i kompletuar duhet te kesh nga te gjitha.
Se treti jam dakort me faktin qe gjerat me te rendesishme ti tregon eksperienca e perditshme, por me sa kuptoj ti paragjykon qe une qenkam nga ata persona qe thjesht flas teorira te kota qe i kam lexuar dhe nuk paskam eksperienca. Pa dashur aspak te beje rezymera te vetvetes ketu, po te them qe e ke gabim. Kam aq shume eksperienca dashurore, saqe vetem tani kam kuptuar se sa te veshtire e kam te dashuroj ne te ardhmen. Kjo sepse sa me shume kupton njeriu, aq me shume pretendon dhe kerkon perfekten.
Gjithsesi te falenderoj per pergjigjen dhe shpresoj te jemi kuptuar ! Pratolini
Krijoni Kontakt