Dashuria nuk ka vite! Ajo lind cdo here.(Paskali)
Dashuria nuk ka vite! Ajo lind cdo here.(Paskali)
Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)
JO, kurr mos mendo ashtu të lutem.
Dashuria është gëzim - jetë.
Vuajtja dhe arsyeja e vujatjes është krejt diçka tjeter. Është lakmia e cila vjen në njeri duke ia imponuar shumher ato gjëra dhe sende qe nuk janë të tija, kështu qe; në rast te mos realizimit, ajo lakmi i mbjellë dhe i shton vuajtjet tek njeriu. Kjo nuk është DASHURI por lakmi. Dashuria është gëzim dhe JETË.![]()
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Disa mendime të ndryshme lidhur me Dashurinë dhe çka është Dashuria:
Në qoftë se dashuron, askush nuk mund të të bëj gjë.
Kieopatra
Miqësia dhe dashuria janë dy lule në një rrënjë. Vetëm se dashuria ka disa petale më shumë.
Klopshtoku
Ku sundon dashuria nuk ka as të mëdhenj as të vegjël.
Japoneze
Në qoftë se miqësia nuk përmban dashuri, dashuria përmban miqësi.
De Kosteri
Dashuria është e amshuar deri sa zgjat.
Renie
Ikja është fitoria e vetme në dashuri.
Bonaparti
Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
Rikerti
Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde.
Gogoli
Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
Molieri
I frikohemi vetëm atij që e duam.
Tolstoi
Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson.
Dekobra
Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
Monteskie
Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
Manjani
Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
Adleri
Kur ndonjë dashurie i vjen fundi, të dobëtit kukasin dhe menjëherë gjejnë dashnore të reja, kurse të mençurit me kohë i kanë pasur të rezervuara.
Uajldi
Tragjedia e madhe e jetës nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari.
Momi
Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
Paskali
Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
Tagora
Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit.
A.Podrimja
Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
Bjelinski
Në fillim të dashurisë dashnorët flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi, flasin për të kaluarën.
Karlo
Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku.
Pregeli
Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
Pajeroni
Të lutem, më duaj pak, në qoftë se dëshiron të më duash gjatë.
Herriku
Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
Hoperi
Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
Sandi
Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
Balzaku
S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
Myse
Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
Peshi
Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
Shetmfori
Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Femau
Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
Platoni
Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
Kineze
Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
Japoneze
Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
Ikbali
Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
Gëte
Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
Myse
Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Shekspiri
Të frikësohesh nga dashuria do të thotë të frikësohesh nga jeta, e ata që frikësohen janë tri herë të vdekur.
Raseli
Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë.
Dostojevski
Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë.
Cezari
Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë.
Hygo
Më mirë të dashurosh dhe të humbësh, se sa asnjëherë të mos humbësh.
S.Bemardi
Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti.
Bodleri
Një dashuri është, por kopje të saja ka me mijëra.
La Rosh*****o
Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen.
Volteri
Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
Gëte
Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave.
Keseli
Ç'është risia? Një ëndërr. Ç'është dashuria: përmbajtja e ëndrrës.
Kierkegardi
Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër.
Prusti
Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes.
Zola
Më fatkeq nga të gjithë njerëzit është ai që nuk dashu-ron më, e që nuk mund të harrojë dashurinë e parë.
Mickijeviçi
Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit.
P.Vasa
Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi.
Dyma
Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër.
Koltoni
Në dashuri është e lejuar çdo gjë: himni, tradhtia, mashtrimi.
La Fonteni
Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë
Spamjolle
Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë.
Servantesi
Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikë.
Konfuçi
Edhe në kasollen më të vogël ka vend për dy të dashuruar.
Shileri
Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë.
Bekoni
Dashuria platonike është vullkan pa erupcion.
Pitigrili
Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet.
Remarku
Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë.
Ebner -Eshenbahu
Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
Ueselmani
Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit.
De Stali
Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
Seneka
Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë.
Kurtleni
Ai u martua me të sepse e dashuroi. Ajo e deshti atë,sepse u martua.
Gilli
Ç'është dashuria? Rast i volitshëm për dhembje të gjatë.
Eminesku
Koha zakonisht është e bukur, kur bën dashuri.
Stivensoni
Besnikët njohin vetëm anën triumfuese të dashurisë, kurse të pabesët edhe tragjiken.
Vilde
Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.
Longfellou
Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë.
Didroi
Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojë vetveten dhe përfundon duke mashtruar të tjerët.
Uajldi
Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja. Mund të jetë një dashuri e re.
Kotarbinski
Kur njeriu kupton pse dashuron, atëhere pushon së dashuruari.
Jesenski
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Dashuria eshte kur buzet levizin por asnje fjale nuk kuptohet
........................lulja me e bukur qe meriton emrin e asaj
........................si puna e korrentit qe te dredh
........................nje loje qe nuk ka garanci por jep gjithshka ngaqe loja me bukur eshte
........................nje dhurate pa konpesim
........................ e vetmja dhimbje qe me kenaqesi e duron
Dashuria është sekreti i një jete të qetë!
Mendo dhe Pasurohu
Edhe megjithese castet me te bukura ngelen thelle ne zemren tone ne prape vazhdojme rrugetimin tone per lumturine e perjetshme..Dashuria eshte dicka e mrekullueshme dhe kush e gjen ate ka marre gjene me te mire nga kjo bote..Love and peace 4ever
www.shkarko-al.com
Nje jete me dashuri do kete ca gjemba, por nje jete pa dashuri s'do kete trendafila.....
Non mollare mai !!!!
ndjenje qe nuk pershkruhet dot ::
Dashuria nuk vdes kurrë, e rëndësishmja është të dish ta mbash.
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Krijoni Kontakt