Dashuria është diqka që qendron pertej perkufizimeve,pertej poetizimeve,pertej natyrës së jetës që njohim ne.Dashuria është si ajo ëndrra e mirë qe njeriu nuk mund ta planifikojë për ta parë në një orë apo natë te caktuar.
Njeriu është gjithmonë më i vogël se dashuria e vërtet ,sepse gjithmonë gjejmë tek ajo shumë më teper se sa ç'kemi imagjinuar apo ënderruar,vetvetiu krijojmë një besim tek dashuria,një fluske te tejdukshme brenda së cilës jetojmë të lumtur,pa dertet e zakonshme që përjetojme gjatë përpjekjes për ta gjetur atë.
Krijoni Kontakt