Çfarë është dashuria?
Unë mendoj se askush nuk e di të vërtetën përshkak se ajo është një ndjenje shumë subjektive. Po të më kishte pyetur mua dikush para katër viteve rreth përkufizimit të dashurisë, përgjigjja do të merrte një drejtim krejt tjetër.....
Dashuria është besim, është shpresë, është forcë. Fjala dashuri përfshin shumë fusha të jetës: dashuria ndaj nënës, ndaj shokut, ndaj jetës, ndaj vetvetes, ndaj bashkëshortit/es, etj. Gëzimi më i madh është kur të dashurojë dikush......
Është njëra prej gjërave më hyjnore të njerzimit, është gjendja më e ëmbël që ekziston. Me mijëra kënga dhe libra mundohen ta kapin dashurinë me fjalë, por një njeri i cili nuk e ka përjetuar atë nuk mundet ta dijë se çfarë forcash e çfarë gjendje gëzimi ajo të servir....
Jeta pa dashuri është një vdekje e ngadalshme dhe e tmerrshme. Unë do të preferoja një jetë pa bukë se kjo është një sigurim për një vdekje të shpejtë.
Krijoni Kontakt