Close
Faqja 21 prej 153 FillimFillim ... 1119202122233171121 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 1527
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Jam shum dakord dhe më bëhet qejfi që ke këtë mendim.
    Dashuria kuurrë nuk të humbet.

  2. #202
    BraiNNiac Maska e Bessar
    Anëtarësuar
    16-02-2008
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    55
    Dashuria eshte Egersina me e dashur...!
    ... sTranger in Paradise

  3. #203
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashurise...

    Ne mes te nje mali do te kerkoj,
    ne mes te nje mbemjeje do te kujtoj,
    ne lindjen e diellit do te vajtoj,
    dua nje çast prape te takoj....

    Syte i kam te enjtur nga te qaret,
    lotet akoma sme kane pushuar,
    vuajne kaq shume te ndaret,
    me shume nga çkane dashuruar??

    E dua dashurine se brenda saj je ti,
    i dua lulet,i kam zili,
    i dua zogjte kur fluturojne,
    sa fat kane njerezit qe dashurojne!
    "Carpe Diem"

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Dashurise...

    Syte i kam te enjtur nga te qaret,
    lotet akoma sme kane pushuar,
    vuajne kaq shume te ndaret,
    me shume nga çkane dashuruar??
    Vaje

    Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
    Lotët që kam derdhur, s'më janë dhe tharë
    Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
    Që kur më ke lënë dhe s'të shoh ne jete!


    Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
    S'të vjen keq për mua?S'të vjen mallë për djalë ?
    O ëngjëll I bukur mos meno në botë
    Kthehu të të shomë të na mbeten lotë


    S'rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
    Motëmot që rrojtëm bashkë s'më urreve
    Atje tek rri janë qipariz' e varre
    Kthehu të të shomë mos na lër përfare


    Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
    Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
    E ke lenë foshnje tani u bë burrë
    S'arrite ta rritje s'të ka parë kurrë


    Për ty shumë herë çoç do të më thotë
    Por s'mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
    Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
    Duke psherëtitur te zot' I vërtetë


    O zot I vërtetë s'të erdhi keq për djalë
    Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
    Të më keshe marrë do të qe më mirë
    Dhe të rronte mëma të rriste të birë
    Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
    Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
    Doje dritë o qiell more dritën time
    dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
    Tani rroj pa shpresë ndaj s'dua të rroj
    Se dhe perëndinë tani s'e besoj.

    Kështu i këndoi Çajupi Elegjinë gruas së tij në dhjet-vjetorin e vdekjes.

    Dashurija

    E ndiej dashurinë
    dhe dua të dashuroj.
    Atë vajz që më gëzonë
    dhe unë ta gëzoj.
    .......................
    Shiko përpara dhe vetëm përpara.Vetëm fatkeqësinë mos e bëj tabu se atëherë humbet.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Katie
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Postime
    15
    [QUOTE=DI_ANA;1564680]Pak...shume...me pasion...cmendurisht???!!!
    Cili nga ne nuk e mban mend heqjen e fleteve te nje luleje per te kerkuar dhe luftuar kunder dyshimit te tmerrshem per dashurine ose personin qe dashurojme...!


    Thjesht doja te thoshja se me pelqen menyra sesi shkruan!
    Ketrina

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Katie
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Postime
    15

    E bukur eshte edhe bora ne mal,por ç'e do qe eshte e ftohte.

    [QUOTE=DI_ANA;1852489]
    E bukur eshte edhe bora ne mal,por ç'e do qe eshte e ftohte.

    Une kete proverbin e bores e kam degjuar ne nje version tjeter: "Ebukur eshte edhe bora ne mal, por c'e do qe e dhjesin qente"! Man, that's good...!
    Ketrina

  7. #207
    Anëtar Maska e Bond007
    Anëtarësuar
    25-11-2006
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    102
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Po per ju cfare eshte dashuria?
    Me pak fjal:
    Dashurija eshte UR qe c'do njeri duhet te kaloj neper te.
    Injoranca e popullit të sotem kalon Ç'do kufi.

  8. #208
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ne dashuri dy pasione me intennsitet te barabarte prodhojne inerci,qetesi,mungese shqetesimi e turbullimi.
    Ndersa dashuria eshte shqetesim,furi,vuajtje.Ku nuk ka lufte,dashuria vdes e mbytur nga indiferenca reciproke.E ashtuquajtura "dashuria ideale" nuk ekziston,sepse nuk ka arsye te ekzistoje.Ndeshemi gjithmone me dy raste....
    Ne te paren mashkulli do te doje me shume e femra me pak.....Ne te dyten do te jete pasioni i femres do te jete me i madh se ai i mashkullit!
    Ne ato raste kur dy pasionet paraqesin nje diference te vogel,dashuria do te jete relativisht e qete ,e embel,e qendrushme.
    Ne rastet kur ndermjet dy pasioneve ekziston nje diference e theksuar persa i perket intensitetit te tyre,do te kemi nje dashuri te stuhishme,te rrembyer,plot xhelozira,kontraste,terbime........dashuri tragjike! Keshtu do ta quaja!
    "Carpe Diem"

  9. #209
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    DASHURIA

    Dashuria është ndjenjë e fuqishme dhe e thellë që e bën njeriun që ta duaj me gjithë zemër dikend apo diçka. Dashuria është miqësi e sinqertë dhe e çiltërt. Dashuria është adhurim, është art që nuk njeh kufinj. Dashuria është ndjenjë e zjarrtë, ndjenjë mbi ndjenja, është vetë mirësia, drita e brendshme që ndriçon njeriun dhe i dhuron atij ngrohtësi e forcë për të "tundur male". Pra, ajo është vetëmohim, sepse kur e do dhe e dashuron dike, ti je në gjendje të japësh jetën për atë dashuri.

    Eshtë sakrificë dhe flijim. Dashuria është vuajtje.
    Dashuria ka fuqinë për të krijuar, për të shpresuar, për të ndryshuar, për të ripërtrirë, për të duruar, për të besuar, për të qëndruar, për të luftuar, për të fituar,… Dashuria e vërtetë bën çudira, ajo kurrë nuk dështon.

    Dashuria është e kundërta e urrejtjes. Urrejtja e paralizon jetën, dashuria e liron atë. Urrejtja e bën lëmsh jetën, dashuria e bën atë harmonike. Urrejtja e nxin jetën, dashuria e ndriçon atë. Dashuria është ilaç, balsam për plagë. Qoftë ajo plagë personale trupore, qoftë plagë robërie. Dashuria e shëron dhe e gjallëron individin dhe popullin.

    Dashuria rrënon mure dhe ndërton ura. Dashuria është dhuratë hyjnore për njerëzimin.

    Ti njeh vetëm një anë të dashurisë.Dashuria që të përmbushet ka disa element të domozdoshëm ashtu siç ka edhe disa shkallë,stade nëpër të cilat kalon dhe rritet,shumohet, vlerësohet.Të dish dhe të njohësh ato që ti shkruan më lartë,do të thotë që; E do dashurinë,e ndien se është e nevojëshme,por nuk di se ku gjendet dhe si gjendet dhe si krijohet dhe si mbahet dhe si konsolidohet dhe ...mund të bëhet e pa vdekshme.
    Po ta shkruaj.(E ndiej detyrë,nuk kërkoj shpërblim.Në bazë të këtyre çdo individ ja nxierr vetë shpërblimin jetës)
    E para-shkallët nga kalon;Dashuria fillon me njohjen,pëlqimin e shoqërisë,pra shoqërinë,shtimin e shoqërisë diçka më lartë,më fisnike,miqësia ndërmjet dy personave,dhe pasi egziston vërtet miqësia e sinqertë lind nevoja e dashurisë e cila ka brënda saj të dy këta element të domosdoshëm.Asnjëra nuk mund të egzistoj pa tjetrën.
    E dyta.Që të egzistojnë këto stade dhe gjithkush të arrij të fitojë atë më të lartin,dashurinë,është e domozdoshme të kemi e të reflektojmë pa tjetër disa veti,elementë të DOMOZDOSHËM në një marrdhënie dypalëshe.
    Këto elementë janë;Sinqeriteti,besnikëria,korektësia.Shum e thjeshtë!Po nuk ishe korekt në shoqëri nuk mund të vazhdohet!Por që të jesh korekt,duhet të kesh besë dhe të realizosh në kohë ato që thua!Dhe që të kesh besë duhet të kesh sinqeritet!
    Pa patur këto,asnjë nuk ka rezultate pozitive sepse jan këto që formojnë karakterin e njeriut,nuk është paraqitja e jashtme,veshja apo bukuria në përgjithësi.
    Këtu gabojnë edhe meshkujt edhe femrat.
    Do ta trajtojmë një herë tjetër këtë temë,sepse ka edhe kjo spiegimin dhe mësimet e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 29-03-2008 më 06:45

  10. #210
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    C'fare eshte dashuria...


    Sa me trishton sot kjo vetmia,
    shpirti im me eshte plagosur,
    me ka çmendur dashuria
    dhe mbas teje jam marrosur...

    Kur hapat degjoj ne trotuare,
    koken kthej per te te pare ne sy,
    se kjo bote ekziston pa mua,
    per sa kohe une jam me ty!

    Dhe kjo bote po te shembet,
    ti ekziston per mua,
    ne qiell bashke te ngjitemi,
    se edhe atje prane te dua!

    Me yjet te jetojme,
    e shpirtra te tjere te jetojne me ne,
    dhe dashuria te lindi e te lindi,
    dhe nje dite te shfaqet nje bote e re!
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •