Close
Faqja 20 prej 153 FillimFillim ... 1018192021223070120 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 1527
  1. #191
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Ç'farë është dashuria?


    Dashuria Eshte Gjeja me e bukur ke Njeriu qe Lind vec nje here dhe nuk ka Vdekje kurre.



    pS:
    Dashuroni oj Njerez se nje JeTe keni.

  2. #192
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Çfarë është dashuria? Unë mendoj se askush nuk e di të vërtetën përshkak se ajo është një ndjenje shumë subjektive. Po të më kishte pyetur mua dikush para katër viteve rreth përkufizimit të dashurisë, përgjigjja do të merrte një drejtim krejt tjetër. Dashuria është besim, është shpresë, është forcë. Fjala dashuri përfshin shumë fusha të jetës: dashuria ndaj nënës, ndaj shokut, ndaj jetës, ndaj vetvetes, ndaj bashkëshortit/es, etj. Gëzimi më i madh është kur të dashurojë dikush. Është njëra prej gjërave më hyjnore të njerzimit, është gjendja më e ëmbël që ekziston. Me mijëra kënga dhe libra mundohen ta kapin dashurinë me fjalë, por një njeri i cili nuk e ka përjetuar atë nuk mundet ta dijë se çfarë forcash e çfarë gjendje gëzimi ajo të servir. Jeta pa dashuri është një vdekje e ngadalshme dhe e tmerrshme. Unë do të preferoja një jetë pa bukë se kjo është një sigurim për një vdekje të shpejtë.

    Shume e sakte si ngahera.


    PS:Me pelqejne shume theniet e tua..

    KisS & HuGe

  3. #193
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria eshte nje ndjenje qe lind e vdes pa rregulla . Ajo, thjesht jetohet ashtu sic vjen. Kush u perpoq te vere regulla,thjesht humbi kohe.
    Sa te çuditshme jane keto dukurite e dashurise,kur do ta harrosh dhe te ndahesh,me ndjenjen ndodh e kunderta,atehere rri sa me shume me te,te kuptosh te keqijat e kesaj lidhje.Po nuk i kostatove praktikisht,nuk shkeputesh dot.

    Per mendimin tim,nuk eshte aparenca ajo qe te terheq tek nje njeri,por bukuria shpirterore. E bukur eshte edhe bora ne mal,por ç'e do qe eshte e ftohte.Duhet te qendrosh me ate qe te do e te respekton vertete dhe qe te dije te vleresoje.Kjo eshte me e rendesishme se
    gjithca.Zgjidh e mblidh ....
    "Carpe Diem"

  4. #194
    Eriona Mullaj
    Anëtarësuar
    13-03-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    5
    L'amour est
    Respirer, sourire, pleurer (de), rire (de), savourer, bouger, aimer, sauter, tomber, se relever, chanter (faux), éclairer, regarder, déguster, écouter, écrire, caresser, jouer, souffler, danser, espérer, avancer,..

    Gje tjeter nuk di, di vetem se ne disa raste, (per te mos thene gjithmone) njerezit e dashuruar jane pak te cmendur. Bejne gjera qe nuk mendonin se do ti benin kurre. Ne disa raste Nuk mendojne per krenarine ose inteligjencen, por behen budallenj. Budallenj romantik, sado qe ndonjehere, njeri qe ata dashurojne nuk i dashuron.
    The best dreams happen when you're awake.
    I wish I was always awake dreaming...

  5. #195
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria? E çfare tjetër veçse një dëshirë/nevojë për ndërtimin e identitetit, filluar dhe deshtuar qe ne femijeri kur genjyem veten se gjiri i nenes është vashdimesia jonë, pjesë e egos sone. Sot bëjmë te njëjtën gjë por duke u njësuar me një te dashur, për te mposhur ankthin, friken, pasigurine dhe kotesine e ekzistencës, për te arritur persosjen, te metejshmen. Serish një vetemashtrim i paracaktuar për te deshtuar. Serish perfundojme te vetmuar ne gjithesi, me atë pikepyetjen e madhe te ekzistencës qe rendon me shumë se kurdohere, dhe atëherë kemi nevojë me tepër për dashuri. Nuk lodhemi dhe e riprovojme. Nëse Dashuria është një fe, ajo është një fe e destinuar për te deshtuar, por qe paradoksalisht i shton ndjekesit e saj fale këtij deshtimi. Lexojme ndonjë feministe si Simone de Beauvoir, dashuria, një perbindesh perpires i identiteti te femres, ajo jepet e gjitha pas një mashkulli, tretet ne te, qëllimet e tij bëhen te sajat, ajo bëhet rob, humbet veteveten, e si mund te dashuroje dikush qe nuk ka vetveten? E tepruar, por jo e pamundur.
    Lexojme Fromm, për te kaluar ne një atmosfere me optimiste. Ai pranon te gjithë roberine, zhgenjimin qe jep dashuria, por kjo është dashuria e papjekur, ajo faza e dashurisë kur e do dike sepse ke nevojë. Dashuria e vërtetë është kur ke nevojë për dike sepse e do. Pa e bërë dashurinë, një perendi, një fe te re, por duke mos i mohuar asaj rolin e rëndësishëm, qendror, ne jetën e njeriut. Duke e ditur qe si çdo gjë me vlerë, përmban ne vetvete te miren dhe te keqen. Nëse e njeh veten si duhet, kupton dashurinë si duhet, e njeh personin qe do si duhet, dashuria është mrekullia ne toke, parajsa ne toke, me te metat e saj tokësore, njerëzore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 14-03-2008 më 05:10
    "Carpe Diem"

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Ç'farë është dashuria?

    dashuria asht si puna linjes, iher te vjen linja njehere te iken ,
    kshu eshte dhe puna e dashurise
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  7. #197
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuri e burgosur....

    Nje ze kumbon diku larg,
    ne dhomat e erreta te burgut te zi,
    oh sa dua te marr fryme thelle,
    oh sa shume dua te ndjej liri....

    Pertje hekurave shoh dy sy,
    Dhe ndjekin hapat e kohes qe s'shkon,
    jeta eshte e ashper ketu ne qeli,
    dhimbja shpirtin pa meshire me copton...

    E ndjej rrezen e ngrohte te diellit,
    hekurave te ndryshkur ajo zbret ngadale,
    hena mbremjeve me vjen ne dritare,
    dhe me ndriçon zemren e vrare....
    "Carpe Diem"

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Dashuri e burgosur....

    Nje ze kumbon diku larg,
    ne dhomat e erreta te burgut te zi,
    oh sa dua te marr fryme thelle,
    oh sa shume dua te ndjej liri....

    Pertje hekurave shoh dy sy,
    Dhe ndjekin hapat e kohes qe s'shkon,
    jeta eshte e ashper ketu ne qeli,
    dhimbja shpirtin pa meshire me copton...

    E ndjej rrezen e ngrohte te diellit,
    hekurave te ndryshkur ajo zbret ngadale,
    hena mbremjeve me vjen ne dritare,
    dhe me ndriçon zemren e vrare....
    O kunja! O hekura!
    Sa shum i kushtoni kësaj bote!
    Ndrydhni zemrat e njerzve.

    Për lirinë ini gllabëronjëse.

  9. #199
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria nuk eshte te shikuarit me njeri tjetrin,por eshte te shikuarit se bashku ne nje drejtim.Cdo njeri qe dashuron, beson ne gjera te paarritshme.
    Dashuria eshte poezia e ndjenjave!
    "Carpe Diem"

  10. #200
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    DASHURIA

    Dashuria është ndjenjë e fuqishme dhe e thellë që e bën njeriun që ta duaj me gjithë zemër dikend apo diçka. Dashuria është miqësi e sinqertë dhe e çiltërt. Dashuria është adhurim, është art që nuk njeh kufinj. Dashuria është ndjenjë e zjarrtë, ndjenjë mbi ndjenja, është vetë mirësia, drita e brendshme që ndriçon njeriun dhe i dhuron atij ngrohtësi e forcë për të "tundur male". Pra, ajo është vetëmohim, sepse kur e do dhe e dashuron dike, ti je në gjendje të japësh jetën për atë dashuri.

    Eshtë sakrificë dhe flijim. Dashuria është vuajtje.
    Dashuria ka fuqinë për të krijuar, për të shpresuar, për të ndryshuar, për të ripërtrirë, për të duruar, për të besuar, për të qëndruar, për të luftuar, për të fituar,… Dashuria e vërtetë bën çudira, ajo kurrë nuk dështon.

    Dashuria është e kundërta e urrejtjes. Urrejtja e paralizon jetën, dashuria e liron atë. Urrejtja e bën lëmsh jetën, dashuria e bën atë harmonike. Urrejtja e nxin jetën, dashuria e ndriçon atë. Dashuria është ilaç, balsam për plagë. Qoftë ajo plagë personale trupore, qoftë plagë robërie. Dashuria e shëron dhe e gjallëron individin dhe popullin.

    Dashuria rrënon mure dhe ndërton ura. Dashuria është dhuratë hyjnore për njerëzimin.
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •