"Dashuria eshte si nje kerpudhe e rralle ne nje pyll te dendur- te bie bretku duke e kerkuar, kur e gjen te bren dyshimi se mos eshte e helmatisur" ZWEIG ( me duket)
La vida es un carnaval
C'fare eshte dashuria,ku prehet ajo valle,
pse rrojme me iluzione,pse endrra shohim rralle,
pse nje dite duam fort dhe tjetren ndjenjat shuhen,
perse shume njerez ndahen,perse me nuk po duhen?!
Perse here lumturohemi dhe here te tjera qajme,
perse zhgenjimi vjen,perse zemrat na ndajne,
perse lind dashuria dhe si papritur vdes,
perse ne jete gabojme,perse jetojme ne stres?!
Kur erdhem ne kete bote,na thane te dashuronim,
mesazhi i dhene ishte,qe endrrat ti jetonim,
kur erdhem ne kete bote,per vuajtjen sna folen,
sa shume u plagosen dhe lotet seç na rrodhen...
"Carpe Diem"
E ndiej dashurinë dhe dua të dashuroj,
Atë vajzë që më gëzonë,dhe unë t'a gëzoj.
S'ka gjë më të shtrënjtë se dashuria në jetë.
Çdo gjë mund të jetojë,por zemra pa të, mbetë.
Çdo gjë në jetë,ka brënda dashurinë.
Kur era e malit të fal ëmbëlsinë...!
Kur deti i gjerë të fal bukurinë..!
A nuk të falin të gjitha dashurinë?
LAVDI DASHURISË
Dashuria eshte e durueshme, plot miresi, nuk ka zili, nuk krekoset, nuk ve ne dukje, nuk eshte e pahijshme, nuk mendon vetem per veten, nuk zemerohet, nuk kujton gabimet, nuk kenaqet me te keqen, por gezohet ne te verteten. Ajo gjithmone, te mbron, beson, shpreson dhe duron. Dashuria perballon gjithçka, beson, shpreson dhe duron deri në pafundesi. Ka tre gjera te cilat janë të perjetshme:
Besimi, Shpresa dhe Dashuria
Por me e madhja prej tyre eshte : "Dashuria".
"Carpe Diem"
Dashuria eshte shpresa e vetme per njeriun ku ai mund te ndryshoj
S |< R /\ p /\ |_ |
Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash
Shprehje mbi dashurine...
Abraham Crowley
"Ne nuk martohemi për të jetuar me dike, por ne martohemi me personin pa të cilin nuk jetojmë dot"-Anonim
"Jeta na ka mësuar se dashuria nuk do të thotë vetëm të të ecim me njëri-njetrin por të mendojmë për të ardhmen së bashku në të njëjtin drejtim"-Shën Exupery
"Puthja është një rreng i dizenjuar nga natyra për të ndaluar fjalët kur ato nuk pushojnë"-Ingrid Bergman
"Dashuria e ndërtuar në themelet e bukurisë, vdes po aq shpejt sa bukuria"-John Donne
"Ai që bie në dashuri me vetveten nuk ka rivalë"-Benjamin Franklin
"Unë nuk kam ditur kurrë të adhuroja derisa mësova se ç'është dashuria"-Henry Ward Beecher
"Dashuria e vërtetë është si fantazma, për të cilën të gjithë flasin, por pak e kanë parë atë"-La Rochefoucauld
"Më mirë të kesh dashuruar dhe humbur se sa të mos kesh dashuruar kurrë"-Shën Augusti
"Të dashurosh dikë tjetër përveç vetes është njësoj sikur të kesh dashur Zotin"-Les Miserables
"Dashuria është zbulimi i vetes tontë tek të tjerët dhe gëzimi në njohjen"-Alexander Smith
"Kur ne dashurojmë ne shpesh dyshojmë mbi diçka për të cilën kemi besuar gjithmonë"-La Rochefoucauld
"Dashuria më e madhe është ajo që i reziston tundimeve dhe pengesave"-Lawrence Durrell
"Një sasi e vogël shprese është e mjaftueshme të shkaktojë lindjen e një dashurie"-Stendal
"Nuk ka shërim në dashuri përveçse të dashurosh më shumë"-Thoreau
"Skuqja është ngjyra e virtytit"-Diogjeni
"Dashuria kuron njerëzit-edhe ata që e falin ata edhe ata që e marrin"-Dr. Karl Menninger
"Të dashurosh dhe të fitosh është gjëja më e mirë. Të dashurosh dhe të humbësh është gjëja tjetër më e mirë "-William. M. Thackery
"Mos harroni të doni veten tuaj"-Soren Kierkegaard
"Dashuria nuk është dashuri kur ajo thyhet nga pengesat që gjen"-Shekspiri
"Nëse I paragjykoni njerëzit, ju nuk keni kohë për t'i dashur ata"-Nënë Tereza
"Ne dashurojmë jo kur mendojmë se kemi gjetur personin perfekt por dashurojmë kur shikojmë me perfektësi një person jo të tillë"-Anonym
"Të duash dikë të jep forcë, të të dojë dikush të jep kurajo"-Lao Tzu
"Duajeni njëri-tjetrin dhe do të jeni të lumtur. Kjo është një gjë sa e thjeshtë aq edhe e vështirë"Michael Leuing
"Ne nuk mund të dashurojmë dikë me të vërtetë me të cilin ne nuk qeshim kurrë"-Agnes Repplier
"Ka gjithmonë pak çmenduri në dashuri por ka gjithashtu edhe pak logjikë në këtë çmenduri"-Friedrich Nietzsche
"Dashuria është shpirti i të gjithë zjarreve të pashueshëm"-Shekspir
"Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje, për këtë arsye Kupidi është i pikturuar i verbër"
"Carpe Diem"
Diana!
Nuk besoj ti marrësh për të vërteta të gjitha këto që shkruan më lartë?Analizoi edhe një herë.Mos u dashuro me gjithçka.
"Jo çdo gjë që ndrinë është flori!";
"Dashuria është e verbër"
"Kur gabojnë të vegjlit ju falet,kur gabojnë të mëdhenjtë dënohet!"
Besoj do më kuptoshë?
Çfarë është dashuria? Unë mendoj se askush nuk e di të vërtetën përshkak se ajo është një ndjenje shumë subjektive. Po të më kishte pyetur mua dikush para katër viteve rreth përkufizimit të dashurisë, përgjigjja do të merrte një drejtim krejt tjetër. Dashuria është besim, është shpresë, është forcë. Fjala dashuri përfshin shumë fusha të jetës: dashuria ndaj nënës, ndaj shokut, ndaj jetës, ndaj vetvetes, ndaj bashkëshortit/es, etj. Gëzimi më i madh është kur të dashurojë dikush. Është njëra prej gjërave më hyjnore të njerzimit, është gjendja më e ëmbël që ekziston. Me mijëra kënga dhe libra mundohen ta kapin dashurinë me fjalë, por një njeri i cili nuk e ka përjetuar atë nuk mundet ta dijë se çfarë forcash e çfarë gjendje gëzimi ajo të servir. Jeta pa dashuri është një vdekje e ngadalshme dhe e tmerrshme. Unë do të preferoja një jetë pa bukë se kjo është një sigurim për një vdekje të shpejtë.
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt