Nise - Katėr burra dhe njė grua, nga Evropa Lindore, tė akuzuar pėr krijimin e njė rrjeti ndėrkombėtar prostitucioni, u arrestuan javėn e kaluar, nė Nisė, nė juglindje, u bė e ditur dje nga burimet policore. Sipas tė pėrditshmes “Nice-Matin”, qendra e rrjetit ndodhej nė Vjenė ku tė rejat, ukrainase, serbe dhe bullgare, ishin dėrguar “pėr trajnim” nė bare pėrpara se tė dėrgoheshin nė Itali, nė Spanjė dhe nė Francė. Personi i dyshuar si kapoja i rrjetit, Sacha Gjorgjeviē, njė kroat 37 vjeē, u arrestua nė Nisė teksa dėrgonte njė mandatpagese nė Kroaci. Sipas policisė, kėto para vinin nga puna e grave tė reja qė shisnin trupin nė Shėtitoren e Anglezėve, njė bulevard i njohur nė bregdet nė Nisė. Tre bashkėpunėtorė, dy serbė dhe njė moldav, tė cilėt merreshin me anėn logjistike tė rrjetit, si dhe mikja e Sasha Gjorgjeviēit, u arrestuan gjithashtu. Tė pestė u akuzuan pėr nxitje prostitucioni. Hetimi i policėve francezė filloi falė informatave tė dhėna nga kolegėt serbė. Shumė gra dhe vajza nga Europa Lindore janė trafikuar dhe shfrytėzohen seksualisht nė Francė si dhe vendet e tjera tė Bashkimit Europian.

Gazeta Shqiptare.