Ajo shkakton tėrbim tek demat, tregon rrezik me anė tė dritave tė trafikut dhe ka tė bėjė me humbjen e kontrollit, por nė aktivitetet sportive ngjyra e kuqe duket se u jep atletėve meshkuj epėrsinė konkurruese.

"Ne kemi treguar, veēanėrisht nė sportet konkuruese dhe sportet e rėnda luftuese brenda Lojėrave Olimpike, se ngjyra e kuqe duket se i jep njė avantazh personave qė e veshin atė", bėri tė ditur nė njė intervistė Russel Hill, i Universitetit Durham nė Angli. Hill dhe kolegu i tij Robert Barton zbuluan se nėse dy atletė janė njėlloj te aftė dhe tė zotė, veshja e ngjyrės sė kuqe mund tė prishė ekuilibrin. Nė shumė lloje kafshėsh, e kuqja ka tė bėjė shumė me nivelet e testosteronit. Ajo tregon vlerėn e mashkullit, zotėrimin dhe aftėsinė konkuruese por nga studimi, i publikuar nė revistėn shkencore "Nature", mendohet tė jetė e para qė ekzaminohet pėr ndikimin e saj tek njerėzit. Sesa saktėsisht e kuqja jep njė avantazh konkurues ėshtė e panjohur, por Hill shprehet se mund tė ndihmojė tė krijojė njė dallgė testosteroni nė konkurentin qė e vesh atė. "Nė tė njėjtėn mėnyrė ajo mund tė shkaktojė ndrydhje mes kundėrshtarėve. Tė dy kėto fenomene mund tė ecin paralel", shtoi ai.