Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549

    Sulme mbi teqetë në Bulqizë

    Dëmtohen dy objekte kulti. Bijtë e klerikëve bektashinj pengojnë riparimin

    Sulme mbi teqetë në Bulqizë,bektashinjtë fajësojnë sunitë

    Akuza: Dhuna u ideua nga arabët e shoqatës "Taibah"

    Problemet mes besimtarëve myslimanë suni dhe atyre bektashinj janë tashmë edhe objekt i punës së organeve të rendit dhe të drejtësisë në Bulqizë. Në vazhdën e marrëdhënieve të acaruara mes dy komuniteteve fetare, në fund të muajit shkurt dy objekte kulti, Teqeja e Dervish Ziles, në Fushë-Bulqizë dhe ajo Kurte në Valikardhë, janë dhunuar në ambientet e brendshme të tyre dhe u është ndërprerë energjia elektrike. Për më tepër, baballarët e dy teqeve të dhunuara nuk mund të riparojnë dëmet, pasi djemtë e tyre, që i përkasin një rryme tjetër të besimit mysliman, nuk i lejojnë t‘u afrohen sërish teqeve. Sipas Sulejman Alisë, njërit prej klerikëve bektashinj të zonës, komuniteti bektashian ka njoftuar organet kompetente, policinë, prokurorinë dhe pushtetin vendor, por asgjë deri më tani nuk ka ndryshuar. Konflikte mes sekteve suni dhe bektashi të fesë myslimane kanë nisur qysh në fund të viteve ‘90 në rrethin e Bulqizës. Këto konflikte kanë shkuar shpesh deri në dhunimin e objekteve të kultit të bektashinjve.
    Sipas komunitetit bektashi, zanafilla e këtyre konflikteve, nis me ardhjen në qytetin e Bulqizës, të shoqatës bamirëse "Taibah", nga Arabia Saudite, në vitin 1994. Sipas tyre, kjo shoqatë ka predikuar mosnjohjen e objekteve të kultit bektashi, si dhe vetë këtë besim, kur në trevën e Bulqizës, rreth 90 për qind e banorëve janë të këtij besimi në origjinë. Sipas bektashinjve, dhunimi i objekteve të kultit nisi rreth vitit 1995, por u shpeshtuan pas vitit 1999. Sipas klerikëve bektashinj, një nxitje të madhe në këtë drejtim, ka dhënë edhe një prononcim në TV Bulqiza i Imamit Hatib, në xhaminë "Zhura" Tiranë, Murat Basha, i cili foli kundër objekteve të kultit dhe frekuentimit të tyre nga besimtarët. Rastet më të shpeshta të dhunimit të objekteve të kultit kanë qenë ato të vitit 2002, kur në Teqenë e Dede Zogut, në fshatin Dragu, u futën kafshë dhe u urinua në shishet e ujit, të vendosura nga besimtarët. U vodhën dhe u bastisën edhe Teqetë e Dervish Ziles, Dede Zogut, Dervish Caushit dhe Dervish Mertës, në Fushë-Bulqizë. Sulejman Alia, anëtarë i këshillit bektashian të zonës, dyshon se "grupet e të rinjve, që kryejnë akte dhune mbi këto objekte, frymëzohen nga ish instituti TAIBAH, sot myftinia Bulqizë". Përfaqësuesit e dy besimeve organizuan në vitin 2002 një takim, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre, por që përfundoi pa sukses. Aktet e dhunës nuk arritën të ndaleshin.
    Në vitin 2003 shënohet një tjetër vjedhje, ajo e Teqesë së Hankajve, në Zerqan, pas atyre të Nënë Zelisë, Sheh Myslimit dhe Dede Manit, në fshatin Vajkal etj. Incidenti më i rëndë ndodhi më 10 janar të vitit 2003, kur i riu Sokol Manjani, dogji Teqenë e Bllacës dhe goditi me thikë klerikun në shërbim në këtë teqe, Shefki Tasha. Por, edhe pse bektashinjtë akuzojnë klerikët suni për nxitjen e dhunës, këta të fundit nëpërmjet myftinisë në Bulqizë nuk kanë marrë përsipër asnjë përgjegjësi. Zv/myftiu i Xhamisë në Bulqizë, Andi Topi, tha për "Shqip", se akuzat ndaj tyre janë krejt të pabaza dhe nxiten nga ata që duan të prishin harmoninë fetare. "Ne i dënojmë aktet e dhunës në objektet e kultit bektashi, pasi, sipas besimit islam, varri është i shenjtë dhe nuk mund të dhunohet. Ne, thjesht lëshojmë kritika ndaj tyre, për mënyrën e besimit, që myslimanët, t‘i qëndrojnë strikt islamit, pasi jemi vëllezër të një besimi", thotë Topi.

    "Taibah", si u largua nga Shqipëria drejtori nga Arabia Saudite


    Shoqata bamirëse islamike, arabo-saudite, "Taibah", ka nisur aktivitetin e saj në Bulqizë, në vitin 1994. Ardhja e tyre si bamirës u prit mirë nga banorët e këtij rrethi. Ata hapën Institutin Fetar, ku u regjistruan të rinj nga rrethet Bulqizë, Dibër, Mat, Kukës, Has, Mirditë, Tropojë, Pukë etj. Krahas kësaj nisën kurset për marangozë, rrobaqepësi, hidraulikë, gjuhë të huaja etj. Fondacioni nisi të ndihmojë me ushqime, veshmbathje dhe para për jetimët. Ndihmoi spitalet e Peshkopisë dhe Bulqizës, me ilaçe dhe batanije. Drejtori i këtij fondacioni, Hamdi Taha, nga Arabia Saudite, është shpallur nga këshilli bashkiak Bulqizë, "Nderi i Qytetit". Por pas dy-tri viteve aktivitet, qytetarët, veçanërisht ata të besimit bektashian, filluan të ankohen për dhunën që ushtronin ndaj tyre elementë të kësaj shoqate, çka çoi, në largimin e drejtorit të këtij fondacioni nga vendi ynë.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=14403

  2. #2
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Red face

    qdo kush qe sulmon objektet fetare (qfardo feje qoft) meriton te denohet ashper...feja dhe kombi nuk preken sps jon t'SHEJTA ...paqe e dashni people!!!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    feja dhe kombi nuk preken sps jon t'SHEJTA
    Te gjitha fete turren per te thene qe secila prej tyre eshte e fe e vertete e vetme dhe te tjerat jane genjeshtra dhe "ne zjarr". Nese jane shume fe, jo te gjitha mund te jene te t'SHEJTA.
    A e ke fjalen per fene e shqiptarit qe eshte Shqiptaria apo ndonje nga fete e lindura diku ne lindje te mesme apo Egjipt?
    Shalom

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga saimiri-uk
    Te gjitha fete turren per te thene qe secila prej tyre eshte e fe e vertete e vetme dhe te tjerat jane genjeshtra dhe "ne zjarr". Nese jane shume fe, jo te gjitha mund te jene te t'SHEJTA.
    A e ke fjalen per fene e shqiptarit qe eshte Shqiptaria apo ndonje nga fete e lindura diku ne lindje te mesme apo Egjipt?
    Shalom
    Only one... The Light of the World.
    John 14:6 Jesus answered, "I am the way and the truth and the life. No one comes to the Father except through me.

    Shqiptaria nuk eshte fe Saimiri.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Emral22
    Sipas komunitetit bektashi, zanafilla e këtyre konflikteve, nis me ardhjen në qytetin e Bulqizës, të shoqatës bamirëse "Taibah", nga Arabia Saudite, në vitin 1994.
    Kesaj i thone me e pranu arabin mik ne shpi, e ai me ta perdhos shtepine...pra me te pre n'bese
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Kesaj i thone me e pranu arabin mik ne shpi, e ai me ta perdhos shtepine...pra me te pre n'bese
    Perse keta njerez gjithmone me dhune dhe urrejtje ndaj te tjereve. Kush mendojne se jane keta...

  7. #7
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Kesaj i thone me e pranu arabin mik ne shpi, e ai me ta perdhos shtepine...pra me te pre n'bese
    Nuk eshte aq e thjeshte Matrix. Po ta shohesh nenforumin mysliman dhe disa tema serioze qe trajtohen aty dhe si debatojne ca mysliman duhet me fillu me kuptu se arabi ka fillu me u bo shqiptar a 'shqiptarist' e nuk po ke nevoje hic me pranu arabe te huaj pasi i kemi mes nesh tanime. Ca nga keta duan edhe bashkim kombetar gjoja nderkohe qe vetem per Islam shkruajne e jetojne. Ajo shoqata Taibah ne Bulqize perhapi vehabizmin, nderkohe qe po vehabizem po perhapin dhe disa te Kuranit e Sunetit ne kete forum.
    Asnji nga keta seriozet islamiste nuk vijne te thone ndonje fjale ne kete teme shqetesuese pasi nuk e cajne koken per tolerance apo per traditen shqiptare, por rrine e merren si goret e keqia me tema ku nje murgeshe na qenka kryqezu ne Rrumani ne nje rast te rralle!
    Nuk rrine te merren me Shqiperine ku po na digjen e cnderohen edhe teqete nga keta mjekrroshat e sunetit, por na vijne dhe na tregojne se sa paqesor e sa i mire eshte Islami apo se si u perhap pa tehun e shpates duke u perpjekur te revizionojne historine per qellimet e veta zbukuruse.
    Edhe ne Liban, Pakistan, Irak, Iran e vende te tjera myslimane po rritet dhuna e problemet ndaj pakicave te tjera te grupimit islamik e te krishtere.

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Mbi Bektashizmin
    Nga erzeni në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2012, 15:57
  3. Teqetë e Shqipërisë
    Nga angeldust në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 12:45
  4. Bektashizmi dhe mrekullia plakut të mençur Njazi Dedei
    Nga Albo në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 07:52
  5. Zgjedhjet e fundit ne Bulqize
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •