Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    SHBA, republikanet, fitore e dyfishte ne zgjedhje

    Republikanet e Presidentit Xhorxh W. Bush, pas zgjedhjeve te djeshme, kontrollojne Kongresin amerikan, duke qene shumice edhe ne Senat. Ndersa, ne Dhomen e Perfaqesuesve ata zgjerojne mazhorancen. Demokratet: Disfata erdhi nga 11 shtatori

    UASHINGTON - Republikanet moren kontrollin e Kongresit amerikan, duke siguruar pushtetin ne Senat, si dhe zgjerimin e shumices se tyre ne Dhomen e Perfaqesuesve, ne nje kthese historike per Presidentin republikan Xhorxh W. Bush. Republikanet fituan ndaj demokrateve ne Georgia dhe Missouri, duke siguruar avantazhin prej nje vendi ne Senat, ndersa ende nuk eshte bere i ditur rezultati i gares ne Minesota, South Dakota dhe Louisiana. Ata fituan gjithashtu dy vende ne Dhomen e Perfaqesuesve, duke krijuar keshtu shumicen prej gjashte vendesh ne nje fitore te madhe per Presidentin Bush, i cili zhvilloi nje fushate te gjere ne te gjithe vendin per te siguruar mbeshtetjen per kandidatet republikane. Vellai i vogel i Presidentit Bush, Jeb, fitoi serish postin e governatorit ne Florida dhe governatori demokrat Gray Davis u rizgjodh ne Kaliforni, ndersa republikanet moren postin e governatorit ne Maryland per here te pare ne 36 vjet, ne nje fitore te madhe per partine e tyre.

    Keto rezultate i japin Presidentit Bush mundesine per te nisur nje fushate ushtarake kunder Irakut, si dhe per te miratuar axhenden e tij ne Kongres, perfshi ketu nismat per taksat, Departamentin e ri te sigurise kombetare si dhe emerimet e gjyqtareve federale.

    Republikanet fituan kontrollin ne te dy dhomat e Kongresit dhe forcuan pushtetin e Presidentit ne Shtepine e Bardhe per here te pare qe kur senatori i Vermontit, James Jefford, u be i pavarur vitin e kaluar, duke u lene kEshtu kontrollin demokrateve. Me fitoren e republikaneve, Bush u be Presidenti i trete ne nje shekull qe fitoi vendet ne Dhomen e Perfaqesuesve ne zgjedhjet per gjysme mandati ne Kongres, pas demokrateve te Franklin Roosevelt ne vitin 1934 dhe Bill Klinton ne vitin 1998.

    Bush eshte Presidenti i pare qe fitoi vendet e Senatit ne zgjedhjet per gjysme mandati pas Presidentit republikan, Ronald Regan ne vitin 1982.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Demokratet: Shkaku i disfates, 11 shtatorit
    Drejtuesit kryesore demokrate nxorren dje si shkak per disfaten ne zgjedhjet legjislative te djeshme perballe republikaneve, atentatet e 11 shtatorit te vitit 2001 dhe pasojat e tyre. "Ju keni nje President qe ka folur shume per atentatet e 11 shtatorit. Mendoj se ky vend vazhdon te mendoje akoma per ato ngjarje. Mendoj se lufta ne Irak, situata ne Korene e Veriut, te gjitha keto ndoshta na kane penguar te kemi mundesine te imponojme temat tona si ekonomia, arsimi, shendetesia, tema qe, ne pergjithesi, jane trajtuar me shume nga demokratet", i deklaroi kanalit televiziv ABC, Tom Dashle, drejtues demokrat i Senatit. Atentatet e "11 shtatorit kane qene faktori me i rendesishem i ketyre zgjedhjeve", perforoi **** Gephardt, kryetar i minorances demokrate ne Dhomen e Perfaqesuesve. "Kjo ngjarje pati nje ndikim te madh ne keto zgjedhje", shtoi ai ne kanalin televiziv "Fox News".
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Me zgjedhjet e fundit republikanet bene histori pasi tashme kane kontroll ne te gjitha dhomat e kongresit dhe kane edhe presidencen. Meritat e fitores padyshim qe i takojne presidentit Bush, i cili qe jo vetem gezon nje mbeshtetje te madhe ne popullin amerikan, por kete mbeshtetje e kapitalizoi edhe per partine e tij ne zgjedhjet e fundit. Sipas te gjithe analisteve, ajo qe Bush beri ne kete fushate, ishte e pa precedent pasi asnje president nuk ka vene ne linje kredibilitetin e vet ne zgjedhje te tilla. Bush fitoi dhe fitoi bindshem.

    Duke qene se e ndoqa fushaten ne news me nje interes te vecante, humbja e demokrateve erdhi si pasoje e disa faktoreve qe jane zene ne goje edhe nga analiste te ndryshem:
    1. Demokratet nuk kane lidership karizmatik.
    2. Demokratet nuk paten nje mesazh dhe platforme te tyre ne keto zgjedhje.
    3. Demokratet penguan disa ligje ne senat, si ai i sigurise kombetare, te cilen Bush e perdori si shenjester per te sulmuar kundershtaret.
    4. Hezitimi i demokrateve per te mbeshtetur planet e presidentit ne Irak dhe sulmet televizive qe ata bene kunder presidentit Bush, u kushtuan shtrenjte atyre. Bush gezon ende mbeshtetjen e 70% te amerikaneve ne punen e tij.
    5. Axhendat e problemeve lokale, u anashakaluan nga axhenda e sigurise kombetare. Problemet ekonomike ne US, nuk arriten qe te zevendesojne problemet e sigurise apo luftes kunder terrorizmit dhe Irak.

    Zgjedhjet e ardhshme presidenciale jane vetem 2 vjet larg, ne 2004.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    dmth fitoren bushit ja dha luftrat qe beri bushi kunder terrorrizmit.
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Jo ore se nuk fituan republikanet, po humben Demokratet per te gjitha ato arsye qe Albo permendi me lart.
    Albo e ke analizu shume mire arsyen e humbjes se Demokrateve.
    Shyqyr thuj qe me ne fund republikanet kane kontroll, qe te miratojne ate taxcut dhe te filloje ekonomia te marri veten.
    Un per vete jam shume i kenaqur me rezultatin e zgjedhjeve, dhe jam optimist per sa iperket ekonomise nen drejtimin e republikaneve.

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    ndaj e moren mo lol ndaj prej TV-ve se u mbyten televizionet amerikone me bin ladenin .
    e kishin racion te perditshem luften kunder terrorizmit.
    e mos ja keputni kot me ca prapashtesa te tipit udheheqsi karizmatik e me rradhe. ndoshta ato te tjerat(prapashtesat)kane luajt rol,por nje rol te paperfillshem krahasuar me publicitetin qe ju be luftes ndaj terrorit.
    ju duhet ta dini shume mire qe amerika po ben propagande edhe ne evrope me ane te filmave dhe televizioneve te fuqishme qe jane ne gjithe botejn.
    xhorxh bushi dha urdher te mbyllej TV-ja AL ZAJIRA per te vetmen arsye se ky televizion bente propaganden e islamistve dhe njerezve te osames.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Sėrish zgjedhje tė parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Shifrat e "kokėkuqes", tė frikshme
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:26
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •