SHQIPTARET RIZBULOJNE ZOTIN
E Premte, 06 Prill 2007
Nga MARY JORDAN
Katedralja katolike qe komunistet e kthyen ne nje fushe basketbolli per dy dekada, tani eshte me e zhurmshme se me pare, duke terhequr mbi 2000 njerez vetem ne meshen e se dieles. Nje kishe e zbukuruar me zbukurime ortodokse shqiptare, me tri kulla te larta dhe te lyera me ngjyre pjeshke, eshte e gatshme per festimet e Pashkeve dhe ceremonite popullore me qirinj te mesnates. Dhe pak dite me pare, xhamia e fundit midis me shume se 50 xhamive te tjera ne zone, ishte hapur me muzike dhe me nje thirrje per lutje.
Ne nje vend qe dikur kishte nxjerre jashte ligji Zotin, feja eshte rikthyer, por ne nje rruge te ndryshme sesa perpara eksperimentit te gjate te ndalimit te besimit. Shume shqiptare kane rifilluar praktikat spirituale me nje besim te forcuar nga vitet e shtypjes. Ne te njejten kohe, praktikat dhe besimet e reja jane duke u rrenjosur nga nje vale misionaresh dhe parash te huaja, duke e bere vendin e vogel buze Adriatikut nje shembull te mrekullueshem te globalizimit te fese.
Shqiptaret "jane te lumtur qe iu eshte rikthyer feja", thote At Zef Pllumi, 83 vjec, nje prift katolik i cili ka kaluar 25 vjet ne burg per fene e tij. Shume njerez ketu pershendesin kujdesin e te huajve, duke thene se vendi ka nevoje per ndihme nga jashte. Por Pllumi shikon rreziqe ne influencen e huaj. "Te huajt nuk e njohin traditen tone, dhe shume prej atyre te cilet kane studiuar jashte rikthehen me ide fondamentaliste", thote ai.
Ne qytetet neper kete vend malor, shtepite e reja te Zotit shkelqejne prane blloqeve te zymte te apartamenteve te stilit sovjetik si perla te shndritshme, pothuajse te gjitha te ndertuara me parate e individeve dhe organizatave ne Arabine Saudite, Kuvajt, Iran, SHBA, Greqi, Itali dhe nje liste te gjate vendesh te tjera.
Misionaret kristiane dhe imamet myslimane kane ardhur ne nje numer te madh, duke shpresuar qe te terheqin pasues te rinj midis nje popullsie prej 3,5 milione banoresh. Libia, Egjipti, Malajzia dhe vende te tjera myslimane kane paguar per qindra shqiptare per te studiuar fene ne vendet e tyre dhe me pas te rikthehen per te dhene mesim. Shume prej udheheqesve kryesore fetare te Shqiperise kane ardhur nga jashte: nje peshkop katolik eshte italian, nje tjeter eshte nje ish-njujorkez dhe drejtuesi i Kishes Ortodokse eshte grek.
Ne Shqiperi, dikur nje prej vendeve me te izoluar ne bote, disa fermere akoma vazhdojne te perdorin karrocat e terhequra nga kuajt per te kapercyer rruget e ndertuara. Nuk ka McDonald, dhe aksesi ne internet eshte nje luks. Jashte ketij qyteti, ne breg te liqenit, "bunkeret", simbolike te vegjel te ndertuar per nje person per t’u mbrojtur kunder nje sulmi qe nuk erdhi kurre, vihen re midis kodrave dhe arave te fermereve.
Shqiperia u be zyrtarisht vendi i pare ateist ne bote ne vitin 1967. Sunduesi i saj diktatorial, Enver Hoxha, urdheroi qe te gjitha kishat dhe xhamite te shkaterroheshin ose te shnderroheshin ne ambiente sportive, magazina ose ambiente te tjera laike. Ai mbylli kufijte. Dhe, deri ne shembjen e komunizmit ne vitin 1990, shprehja e lire e besimit ishte e ndaluar.
Ilia Kavaja kujton se ishte e ndalur bile te thoshe "Gezuar Krishtlindjet!". "Ne ndiheshim si te shkeputur nga bota", thote Kavaja, nje inxhinier ne kete qytet me rreth 80 000 banore, ku shitesit ambulante shesin grumbuj kepucesh dhe veshjesh te vjetra prane kafeneve te reja te stilit evropian. Ai tregonte sesi duhej te vishej me nje kostum diten e diel dhe te ecte rrugeve te Shkodres duke u lutur ne heshtje per veten, asnje fron per lutje nuk ishte lene ne vend.
Ne fillimin e viteve ‘90, pas rikthimit te lirise fetare, Kavaja u bashkua me te tjeret ne sherbimet e kishes. Sot ai falet ne nje kishe te re ortodokse te ndertuar 5 vjet me pare, kryesisht me parate nga Greqia. Ne nje prej te dielave te fundit, atij iu desh te ecte ne shkallet e shkurtra dhe te pastra per te marre nje sherbese, ne te cilen nje prift me rroba te arta qendronte perpara altarit ne nje re temjani dhe qe ngrinte lart Biblen.
Kavaja kenaqet kur merr me vete vajzen e tij, Ilvanen, 12 vjece, duke shprehur mirenjohjen per 10 milione dollaret nga jashte qe kane ardhur ne vendin e tij te vogel me siperfaqe pothuajse sa Merilendi, per t’i krijuar atij dhe te tjereve vende te reja per t’u lutur. Duke qendruar perpara shkalleve te kishes, e veshur me shall te bardhe dhe corape te bardha, Ilvana degjon babane e saj, tek sjell ndermend perpjekjet per te zhdukur besimin fetar, aq komplekse, saqe edhe nje lutje ne nje varrim ishte e ndaluar. Ai thote se nuk mund ta marre me mend kete tani. "Une ndihem me e sigurt kur lutem", thote ajo.
Eva Ndoja eshte nje punetore fabrike 20-vjecare, midis me shume se 2000 njerezve te cilet shkojne rregullisht ne Katedralen Katolike, ne oren 10 te mengjesit. “Mesha e se dieles, - thote ajo, - mban gjalle te drejten e saj per te shkuar ne kishe, sepse prinderit e mi nuk munden. Une dua te jem pjese e ketij kongregacioni te madh”, thote ajo, ndersa qindra njerez kane qendruar ne rresht jashte godines, e cila per shume kohe ishte perdorur per te luajtur basketboll.
Nuk ka statistika te besueshme mbi fene ne kete vend, i cili vazhdon te kete nje ndarje te forte te fese nga politika. Ne pergjithesi, mendohet se shumica e shqiptareve jane myslimane, por shume prej tyre nuk e praktikojne kete. Ka gjithashtu nje numer te konsiderueshem shqiptaresh ortodokse, kristiane, katolike dhe bektashinj, nje sekt karakteristik mysliman safi, qe ka seline e tij qendrore boterore ne Shqiperi, ashtu si edhe protestane, deshmitaret e Jehovait, mormone etj.
Shume shqiptare jane rritur duke mesuar ne shkolle, se Zoti nuk ekziston dhe per kete arsye nuk kane deshire te praktikojne fene. "Vazhdon te kete ateiste, por numri i besimtareve eshte duke u rritur cdo dite", thote Rasim Hasanaj, kryetar i Komitetit Shteteror te Kulteve, sic quhet zyra shteterore e ngarkuar me ceshtjet fetare.
Shkodra, thone udheheqesit fetare, ka pothuajse nje numer te njejte kristianesh dhe myslimanesh, shume te martuar midis tyre dhe njerez te cilet festojne Pashket dhe festat e tjera. Shume shqiptare te intervistuar ketu, thone se u jane mirenjohes per parate dhe fuqine punetore nga grupet e huaja fetare. Jo vetem qe kane ndertuar kisha dhe xhami te reja, ata kane ofruar pune te kualifikuara, ushqime, rruge, kanale ujitese, shkolla dhe projekte te tjera.
Por ka shqetesime mbi fondet qe vijne nga grupet ekstremiste myslimane. Shume njerez thone se jane te shqetesuar, se influenca e huaj gjithashtu eshte duke ushqyer mendime konservatore dhe radikale per besimet e tjera, ne kundershtim me historine e Shqiperise, si nje shoqeri e moderuar dhe multifetare.
Per shembull, disa kryqe te medhenj te ndertuara ne kodrat jashte Shkodres kane krijuar tensione, dhe te pakten njeri prej tyre ishte prere. Shume myslimane thone se mendojne qe kristiane nga jashte vendit mundet te kene prere kryqet, sepse zakoni ketu, shume perpara se te nderhynin komunistet, ishte qe te qendronim me diskrete me simbolet fetare, me qellim qe te mos ofendonim njerezit e besimeve te tjera. "Mendoj se eshte nje ide e mire te mbahen brenda simbolet fetare", thote Ndricim Sulejmani, myftiu i Shkodres. “Mbase, - thote drejtuesi i myslimaneve, - tradita ka kontribuar ne marredheniet e mira midis njerezve te besimeve te ndryshme ne Shqiperi”.
Ai tha se mijera myslimane marrin pjese tani ne lutjet e se premtes ne 54 xhamite e zones, dy here me shume sesa kane ekzistuar perpara perpjekjeve per te zhdukur fene. "Perpjekjet per te vrare fene ishin nje padrejtesi, dhe padrejtesite jane te destinuara te deshtojne", tha ai. Sulejmani thote se ai shkoi ne Siri per shkollimin e tij fetar, sepse per shume vjet nuk kishte asnje mundesi ketu. Por shkollat e reja kristiane dhe islamike jane hapur tashme dhe nje numer gjithnje e me i madh njerezish po studiojne Biblen dhe Kuranin.
Drejtuesit e besimeve kryesore fetare jane te bashkuar ne kerkesen qe qeveria t’u riktheje tokat e marra atyre gjate epokes komuniste. Per nje gje, thone ata, kjo do te rrise pasurine e tyre dhe do t’i beje ata me pak te varur nga fondet e huaja. Por perpjekjet e qeverise per t’u rikthyer pronat kane qene veshtiresuar, sepse shume njerez kane ndertuar shtepi banimi ne tokat qe iu jane marre shume vite me pare grupeve fetare.
Pllumi, prifti katolik, thote se shikon perpara drejt nje dite, kur "institucionet fetare ne Shqiperi do te drejtohen nga shqiptaret". Ai permend protesten vitin e kaluar te nje udheheqesi mysliman, i cili kishte kaluar shume vite duke studiuar ne Lindjen e Mesme, qe kritikoi nje vendim per te vendosur nje statuje te Nene Terezes ne Shkoder. Murgesha fituese e cmimit “Nobel”, ishte nje shqiptare etnike, prinderit e te ciles kane lidhje me qytetin. "Nje shqiptar mysliman nuk do te kishte menduar kurre qe te kritikonte nje statuje te Nene Terezes", thote Pllumi.
Jeta e Pllumit, nje njeri i dobet fizikisht, i cili flet ne dhomen e tij te vogel ne Manastirin e Franceskaneve, ku prifterinjte dikur ishin burgosur, misheron historine e marredhenieve te ketij vendi me fene. Fillimisht u arrestua, sepse kishte qene nje prift katolik ne vitet 1940, kur komunizmi fillimisht mori pushtetin ketu, tha ai, pas tre vjetesh ai u lirua. Me pas, ne vitin 1967, vitin kur Hoxha e shpalli Shqiperine zyrtarisht ateiste, Pllumi u denua serish dhe per 22 vjet u end neper kampet e ndryshme te punes.
“Ne nje miniere kromi ku ai ishte cuar me force te punonte, - thote ai, - pashe nje klerik te larte mysliman, i cili gjithashtu ishte burgosur. Marrja e lirise se besimit njerezve, eshte rruga me e sigurt per ta bere besimin fetar me te forte”. Pllumi ngre pulovren e tij te zeze dhe tregon sesi kishte bere ne menyre te fshehte nje shenje te vogel kryqi mbi gjoksin e tij. Nese perpiqej te bente ndonje shenje te besimit fetar, dhe ai bente, atehere kishte shume ndeshkime. Ndonjehere kjo do te thoshte se ai do te cohej ne izolim, te lihet lakuriq ne te ftohte, ne dyshemene e ftohte dhe te lagesht.
Ai e urren tani te ftohtin. Edhe kur temperatura eshte rritur shume keto dite pranvere, ai thote se do te priste per nje kohe me te ngrohte perpara se te dale jashte. Duke perdorur nje lente te madhe dhe te mrekullueshme, ai e kalon diten duke lexuar, shpesh mbi konfliktet fetare ne bote. Ai lutet qe harmonia te vazhdoje mbi Shqiperi. Nje buzeqeshje shfaqet ne fytyren e tij te lodhur, kur sjell ndermend sesi myslimanet ishin ofruar qe te ishin truprojat e tij, kur ai me se fundmi ishte liruar nga burgu dhe kishte filluar te celebronte meshat ne ambiente te hapura ne Shkoder. I shtrire ne krevatin e tij, mbuluar me nje kuverte te stolisur me ngjyrat e nje anijeje me vela, Pllumi thote se rilindja e besimit fetar ne qytetin e tij te lindjes, tregon se besimi nuk mund te zhduket me dekrete, buldozere ose plumba. "Feja i mban njerezit gjalle", thote ai
Marre nga “Washington Post”
Krijoni Kontakt