Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi ka paralajmeruar se Kosova mund te shpalle pavaresine nese komuniteti nderkombetar do te pranoje Kushtetuten e re per Serbine dhe Malin e Zi, qe e pershkruan Kosoven si pjese te Serbise. Kryeministri Rexhepi tha se permendja e Kosoves si pjese e Serbise ne kete preambul ishte nje hap i gabuar. Ai paralajmeroi, se nese Bashkimi Evropian do ta pranonte kete, atehere Parlamenti i Kosoves do te shpallte pavaresine. "Nje hap qe nuk duam ta hedhim ne kete moment", tha Rexhepi. Edhe kryeadministratori i Kosoves, Mikael Shtajner, tha se teksti i preambules nuk e ndihmonte situaten. Megjithate, ai shtoi se Kushtetuta ne fjale, nuk do te ndikoje ne statusin e Kosoves si nje protektorat "de facto" i Keshillit te Sigurimit. "Une jam dakord se ky tekst i preambules nuk eshte i dobishem. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe Kosova te vazhdoje te administrohet nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara mbi bazen e rezolutes 1244. Prandaj cfaredo qe te shkruhet ne cfaredolloj teksti, dhe me qe ra fjala ne po flasim per nje projektdokument qe nuk ka marre formen e plote, ligjshmeria e mandatit qeverises te Keshillit te Sigurimit ne Kosove dhe e rezolutes 1244 nuk mund te cenohen", tha Shtajner.
"Une jam i inkurajuar edhe nga deklarata e zedhenesit te zotit Havier Solana, shefit te Bashkimit Evropian per politiken e jashtme dhe sigurine, i cili e ka bere te qarte nje gje te tille. Kam bindjen se Bashkimi Evropian dhe Solana mendojne se ato qe mund te shkruhen ne projektdokumente te ndryshme mes cilado paleve, nuk mund te ndikojne mbi situaten e Kosoves, e cila, ne fund te fundit, do te zgjidhet nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara", shtoi ai
Krijoni Kontakt