Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Kryeministri Rexhepi kercenon me PAMVARESI

    Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi ka paralajmeruar se Kosova mund te shpalle pavaresine nese komuniteti nderkombetar do te pranoje Kushtetuten e re per Serbine dhe Malin e Zi, qe e pershkruan Kosoven si pjese te Serbise. Kryeministri Rexhepi tha se permendja e Kosoves si pjese e Serbise ne kete preambul ishte nje hap i gabuar. Ai paralajmeroi, se nese Bashkimi Evropian do ta pranonte kete, atehere Parlamenti i Kosoves do te shpallte pavaresine. "Nje hap qe nuk duam ta hedhim ne kete moment", tha Rexhepi. Edhe kryeadministratori i Kosoves, Mikael Shtajner, tha se teksti i preambules nuk e ndihmonte situaten. Megjithate, ai shtoi se Kushtetuta ne fjale, nuk do te ndikoje ne statusin e Kosoves si nje protektorat "de facto" i Keshillit te Sigurimit. "Une jam dakord se ky tekst i preambules nuk eshte i dobishem. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe Kosova te vazhdoje te administrohet nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara mbi bazen e rezolutes 1244. Prandaj cfaredo qe te shkruhet ne cfaredolloj teksti, dhe me qe ra fjala ne po flasim per nje projektdokument qe nuk ka marre formen e plote, ligjshmeria e mandatit qeverises te Keshillit te Sigurimit ne Kosove dhe e rezolutes 1244 nuk mund te cenohen", tha Shtajner.

    "Une jam i inkurajuar edhe nga deklarata e zedhenesit te zotit Havier Solana, shefit te Bashkimit Evropian per politiken e jashtme dhe sigurine, i cili e ka bere te qarte nje gje te tille. Kam bindjen se Bashkimi Evropian dhe Solana mendojne se ato qe mund te shkruhen ne projektdokumente te ndryshme mes cilado paleve, nuk mund te ndikojne mbi situaten e Kosoves, e cila, ne fund te fundit, do te zgjidhet nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara", shtoi ai

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ky eshte nje qendrim i admirueshem i kryeministrit Rrexhepi pasi balancon politikisht lojen me dy porta qe po luan Perendimi. Nese ky mesazh kaq i rendesishem qe leshon kryeministri, nuk gjen vemendjen e duhur ne Perendim, atehere Presidenti i vendit Rugova duhet qe ta perforcoje kete qendrim, jo thjeshte me pronocim por duke mbledhur gjithe subjektet politike te perfaqesuar na kuvend, per te dale me nje deklarate te perbashket pavaresie per Kosoven.

    Perendimi nuk mund te toleroje nje veprim te tille te sllaveve, pasi nese e lejon nje gje te tille, ate po ky Perendim do te humbi cdo lloj mbeshtetje dhe bashkepunimi nga faktori politik shqiptar ne Kosove. Jam i bindur, qe Solana dhe Washingtoni do te bejne presion tek autoritetet serbe qe te bejne ndryshimet e duhura ne kushtetuten e tyre, duke lene jashte Kosoven.

    Ky eshte nje problem madhor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Shtajner thot se per statusine Kosoves nuk vendose as Beogradi , e as Prishtina. Vendimet unliaterale nuk mirren ne konsiderim. Per statusin e Kosoves eshte kompetent vetem Keshilli i Sigurimit. Keshtu Shtajner.


    A fitohet pavaresia ? une nuk besoj, jo me kete kriminalitet qe kemi, jo me mafian shqiptare qe shqeteson Perendimin. PEr ta fituar pavaresine duhet te deshmohemi te qytetruar dhe te afte per adminsitrim, ne e bejme te kunderten. Me duket se do ta humbim shansin e fundit! Nuk mjafton deshira per tu bere shtet, por duhet puna e denje!
    Ne Keshill te Sigurimit kemi Kinen dhe Rusine qe do te jene kunder pavaresise, edhe nese te tjeret pajtohen!

    Ne vend te deshires duhet te kemi plane konkrete dhe kulture ne politike dhe t“i deshmojme botes se nuk jemi shoqeri primitive fisesh, por vend ku vepron ligji!

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Meta kunder cilesimit te Kosoves si pjese e Serbise
    Tirana zyrtare kundershton faktin e cilesimit te Kosoves si pjese e Serbise ne Preambulen e Kartes Kushtetuese te Unionit Serbi-Mali Zi. Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta tha dje per median se

    Karta Kushtetuese midis Serbise dhe Malit te Zi eshte nje e drejte e popujve te ketyre dy vendeve dhe autoriteteve te tyre per t'u formuluar dhe per te zgjidhur problemet qe kane te bejne me te ardhmen e tyre te perbashket. Por qe nuk ka te beje aspak me te ardhmen e Kosoves. "Percaktimi i statusit dhe te ardhmes se Kosoves nuk eshte kompetence dhe pergjegjesi e paleve te perfshira ne procesin e berjes se Kushtetutes mes Serbise dhe Malit te Zi" deklaroi Meta
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Tani eshte kohe perrallash dhe hedhje pluhur njeri tjetrit, si nga Beogradi, si nga Prsihtina, si nga Tirana. Ne pyetje jane interesat politike te ketyre poratgonisteve.
    Ceshtja e Kosoves do te zgjidhet ne kohen kur ulet Keshilli i Sigurimit te vendose te mirret me kete ceshtje. Aq me vone, aq me mire. Keshtu ka mundesi edhe Serbia te mesohet te jetoje pa Kosoven, dhe Kosova do te kete kohe te ndergjegjesohet dhe te kutpoje-mesoje se kundershtari politik, nuk eshte armik, por konkurence per nje qellim me cilesor!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Edhe nqs parlamenti i Kosoves i miraton 100 rezoluta te tjera ne lidhje me futjen e Kosoves si pjese te Serbise ne preambulen kushtetuese, kjo nuk do te pije uje aspak pasiqe Evropa mundohet ne cdo menyre ta mbaj Serbine e Malin e Zi ne nje shtet te perbashket (federate apo konfederate nuk ka rendesi). Bashkesia nderkombetare thote qe kompetencat per vendosjen e statusit final te Kosoves i ka vete. Te njejten gje e thoshte edhe ne lidhje me kufinjte e Kosoves, mirepo doli qe kompetencat i kishte Jugosllavia.
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Interesant!
    Po Kosovėn sikur e pati shpall Rugova shtet. Mos vallė don edhe Rexhepi t'i kallė datėn Serbisė me tė njėjtin kėrcėnim?!
    O Zot! Kjo mos qoftė e thėnė se edhe mua po mė dridhen leshtė tani!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Tema tė Ngjashme

  1. Baba Rexhepi
    Nga ATMAN nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 21:43
  2. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  3. Rexhepi: Konflikt i armatosur, nėse nuk caktohet statusi
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 21:21
  4. Kryeministri Rexhepi shkarkon Rexhep Hotin
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-01-2004, 10:44
  5. Rexhepi i gatshem per doreheqje
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •