Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Përdorimi i teknologjisë informatike, Shqipëria e 107-ta në botë

    Shqipëria renditet në vendin e 107-të në botë, sipas përdorimit të teknologjisë informatike komunikuese (ICT), në rang listën e Forumit Ekonomik Botëror.

    Kështu vendi ynë rendit në fundin e listës e cila mban 122 shtete, duke qëndruar pas vendeve me zhvillim të ulët ekonomik. Ndërsa fqinji ynë, Maqedonia u rëndit në vendin e 81-të duke realizuar përparim. Danimarka për herë të parë gjendet në kreun e rang listës, duke ia marrë primatin Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që ranë në vendin e shtatë. Prapa Danimarkës, e cila ka 5.71 pikë, gjenden Suedia, Singapori, Finlanda, Zvicra dhe Holanda, ndërsa në mesin e dhjetë vendeve të para është Islanda, Britania e Madhe dhe Norvegjia. Shqipëria gjendet në vendin e 107-të, ndërsa nga vendet tjera të rajonit, më së miri e renditet Sllovenia në vendin e 30-të (4.41), vijon Kroacia në vendin e 46-të, Greqia në vendin e 48, Turqia në vendin e 52-të, Rumania në vendin e 55-të, Bullgaria në vendin e 72-të, Serbia në vendin e 74-të dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 87. Njëra nga autorët e këtij raporti, Irene Mia konsideron se ICT-ja e zbatuar gjithnjë e më shumë po bëhet element kyç, me të cilin vendet realizojnë përparim të vazhdueshëm. Shtetet nordike treguan se orientimi i hershëm drejt arsimimit dhe inovacioneve dhe zbatimi i përhapjes së (ICT) paraqet strategji fitimtare për arritjen e konkurreshmërisë zhvillimore", deklaroi Mia.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Varet se ku mbeshtetet statistika qe eshte bere.Nqs statistika ndertohet psh mbi bazen e numrit te personave, qe e perdorin internetin per cdo 1000 km katror,renditja e shteteve mund te jete ai i dhene nga gazeta Sot.Ose ndertimi i statistikes mbi bazen e oreve te harxhuar ne internet sipas shteteve,numri i perdorusve te internetit ne total per cdo shtet etj.Ajo statistike mund te jete e bazuar ne siperfaqen e shteteve dhe Danimarka del e para ne liste pasi si shtet ka siperfaqe te vogel,densitet te larte te perdorusve per njesi siperfaqeje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Lorencone
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    E di vete ti ska nevoje ta them une :)
    Postime
    183
    Statistika nuk behet se sa komputera ka ne secilen vend por se sa shume perdoren.Psh. pagesa e faturave ne internet, blerja e sendeve , aplikimi per pune etj.Psh ne Finland votimet e ardhshme do te behen edhe me ane te internetit.Ku ka aritur bota, politikan tane e kane mendjen te zihen duke akuzuar njeri tjetrin se punon boja e vules apo jo, shume qesharake
    I dorezuar me ne fund

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2007
    Postime
    16
    shikoni forumin, dhe do te shihni sa postime ka ... dhe sa jan te vjeter, disa i "kan" 3-4 vjet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Burimi i statistikave eshte i rendesishem dhe varet sa konsiderohet. Megjithate, duhet te merrni parasysh sa perqind e popullsise sone eshte provinciale, dhe sa nga qytetaret e brezit 'te zi' jane funksionalisht analfabete (me kete te fundit nenkuptoj analfabetizmin funksional ne perputhje me perdorimin e mjeteve elektronike si kompjuter, ATM, etj).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •