Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    S’ke eksperiencë, s’ka punë!

    Të përfundosh 4 vjet studime dhe në fund të marrësh një diplomë që dëshmon për aftësitë e tua intelektuale nuk do të të mjaftojë për të gjetur punë, sidomos aty ku çdo i sapodiplomuar dëshiron. Janë me mijëra studentët që, kur mbarojnë studimet universitare qëndrojnë duke trokitur në çdo derë zyre për të kërkuar punë. Madje, ka nga ata që, duke menduar se nëse përfundojnë një studim pasuniversitar do ta kenë më të lehtë për të gjetur punë, por edhe këta të fundit mbeten të zhgënjyer. Kaq mjafton për të kuptuar se, nëse ke një diplomë dyert për një punë të mirë nuk janë gjithmonë të hapura. Sot, tregu i punës nuk kërkon vetëm individë të diplomuar, por edhe njerëz me eksperiencë. Megjithëse kjo mund të tingëllojë pak e padrejtë, nga ana tjetër, punëmarrësit thonë se ata që kanë eksperiencë pune janë të dobishëm, për arsye se nuk duhet që t’u rrish shumë mbi kokë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Eshte mese e vertet.

    Per mua me shume eshte shanc te gjesh nje pun. Ka shum raste (nder tyre dhe un) qe pa mbaruar akoma studimet te gjesh nje pun shum te mire. Ka plot raste te tjera qe ndonese kane mbaruar studimet vazhdojne te kerkojne e te kerkojne dhe mos te arrijne te gjejne nje pun qe i pershtatet shijeve te tyre. Per kete ka shum faktore.. Mund te jesh shum i mire ne shkolle po nuk je gje ne praktike.. Mund te jesh shum i ditur po s'di te shprehesh ne interviste.. pra ka shum gjera qe ndikojne ne "shancin"tend kur vete dhe kerkon pune..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Eshte e vertete kjo.Puna ne shtet eshte nje mundesi e vogel per te filluar dhe je i detyruar te gjesh pune privatisht neper kompani te ndryshme etj etj.
    Pronaret e ketyre puneve private eshte normale qe te kerkoje eksperience sepse nuk ka kohe dhe leverdi te shpenzoje me te sapodiplomuarit.Tjeter eshte shkolla dhe masteri dhe tjeter eshte zbatimi ne praktike,dmth ne pune.


    Po mar shembull veten time.

    Kam mbaruar Akademine e Edukumit Fizik dhe Sporteve dhe kam mare njohuri te mjaftueshme,si teorike ashtu edhe praktike.Ne vitin e dyte dhe te trete kishim nga dy jave praktime pedagogjike neper shkolla te ndryshme te Tiranes,ndersa ne vit te katert dhe te fundit kishim nje muaj.
    Ndryshonte si nata me diten me ato qe kishim mesuar ne shkolle.Emocionet,frika se si mund tu japesh mesim femijeve nga klasa e peste e lart,paraqitja qe mund te besh perpara pedagogeve qe na vezhgonin,ishin disa nga veshtiresite qe hasnim dhe na u desh disa kohe sa u ambjentuam me kete.Pra,eksperienca ka te beje shume dhe te ndihmon edhe pse nuk mund te jemi te gjithe me eksperience.

    Por ka edhe raste te tjera qe mund te gjesh pune pa eksperience,sic eshte rasti im ku per momentin punoj si menaxher ne kompanine e akullores Panda dhe jo mesues fiskulture qe duhet te isha

    Uroj qe te hapen vende pune per te rinjte shqiptare dhe te ushtrojne zanatin e tyre bashke me mua

    Lindi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    shkolla eshte gjithcka por dhe miqesia eshte me shume , pasi si ka ardh koha tani pa mik nuk fillon pune gjekundi .

  5. #5
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Kjo varet edhe nga prezenca e personit. Sigurisht qe ai me eksperience eshte me i dobishem, po ne qofte se ti je ne gjendje t'ja fitosh zemren bosit me prezantimin tend dhe me aftesine e te komunikuarit qe ke, ai do te t'a japi punen pa e menduar dy here.

    Sigurisht qe shkolla eshte dicka, edhe eksperienca eshte dicka tjeter, por KOMUNIKIMI DHE PREZANTIMI jane thelbi i gjithckaje. Shpesh here, njerez qe jane shume te paafte ne dicka, arrine te futen aty ku njerez me shume vite eksperience nuk mund te futen...dhe kjo vetem sepse dine t'ja bejne mendjen corap atyre qe i marrin ne pune.
    As qe du me dit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    KOMUNIKIMI DHE PREZANTIMI
    keto jane aftesi te mjaftueshme te zesh nje pune por sjane aspak te mjaftueshme te mbash kete pune. Prezantimi eshte important per te zene nje vend pune por kjo nuk te kualifikon ty per pozicionin qe kerkon qe keshtu pa edukim dhe eksperience ske te ardhme ne asnje karrier qe mund te zgjedhesh
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga vlonjatja_usa
    Prezantimi eshte important per te zene nje vend pune...
    Këtë fjalën e kuqëzar nuk e kuptoj, është fjalë shqipe, apo?
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Davius----puna eshte se edhe ne vendet perendimore duhet te kesh miq dhe te njofish Agim Cekun e Sali Berishen te marresh pune hajri...nuk eshte gjithshka e bazuar ne meritokraci dhe intelektual/

  9. #9
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    ne fakt eshte realitet kudo.....mbaron 5 vjet universitet....edhe plus master dhe specializime te tjera, prape esht shume e veshtire te gjesh pune....kerkojn eksperiencen.....po ku do ta bejne te rinjte eksperiencen po nuk filluan nga diku?? fakti eshte se sot diploma nuk vlen asnje dysh....eshte fat te gjesh pune
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Këtë fjalën e kuqëzar nuk e kuptoj, është fjalë shqipe, apo?
    e ka fjalen qe eshte i rendesishem prezantimi...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •