Postuar më parë nga Ingenuous
KETU KENI SHKRUAR ME 11/04/2007 ORA 7:52
Postuar më parë nga Ingenuous
KETU KENI SHKRUAR ME 11/04/2007 ORA 7:52
Postuar më parë nga KastroZiso99
SHIKONI GRUAN TUAJ , LERI TE TJERE DHROVANJIT OR DHROVANJIT.
Dicka qe nuk eshte aspak e vertet. Me sa e njoh une Kocon ai eshte anti Politike dhe nuk e njef politiken po thjesht eshte nje njeri i dhene pas Biznesit, pasi eshte nje nga biznesmenet me te fuqishem ne Ballkan per Import Export, per Ndertime, Media e Shkruar dhe Median e Shikuar e Degjuar, Eshte nja nga te paret qe ka futur Internetin ne Shqiperi, Ka magazina e Depo pa fund. Pra qe mos e ngateroni me Politike sepse ka qene nje nga me te djegurit nga te gjitha forcat politike qe ka ardhur ne pushtet.Postuar më parë nga DYDRINAS
Kalofshi Mire
T-B
Liverpool is now where it belongsThe cry was no surrender,
We'll fight for the boys in red,
We'll fight, we'll fight for Liverpool,
The team that Shankly bred.
We'll fight for Alun Evans,
We'll fight for Ian St.John,
We'll fight, we'll fight for Liverpool,
The pride of division one - two- three - four
Listen to the Kopites roar
LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL
Koco: E ka krijuar biznesin qe ne vitet 1992 ne ate kohe ka Blere Turizmin e vjeter ku Edi Rama ishte Akoma me studime ne France, qe do te thot qe Koco nuk ka lidhje as me nje person ne politike apo ne bashki. Dhe nuk mbaj ment ndonjeher qe Koco te ket bere pune per te tjeret qe te fitojne nje Opinion.Postuar më parë nga DYDRINAS
P.s Merrni info me shum dhe pastaj mundohuni te flisni dhe te gjykoni te tjeret.
T-B
Liverpool is now where it belongsThe cry was no surrender,
We'll fight for the boys in red,
We'll fight, we'll fight for Liverpool,
The team that Shankly bred.
We'll fight for Alun Evans,
We'll fight for Ian St.John,
We'll fight, we'll fight for Liverpool,
The pride of division one - two- three - four
Listen to the Kopites roar
LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL
Dje shpërtheu skandali i rradhës, dje Shqipëria u njoh me maksimumin e informalitetit, madje dhe me standartet jo më të dyfishtë, por të trefishtë që përdor maxhoranca e sotme, në raport me biznesin mediatik, e në fund të fundit, edhe direkt me qytetarin shqiptar.
Në një përpjekje për të demonstruar domosdoshmërinë e miratimit të ligjit për transmetimet dixhitale, një deputet i maxhorancës së sotme qeverisëse, hapi Kutinë e Pandorës. Për t’i treguar nga të gjithë ekranet e televizioneve të gjithë shqiptarëve se vetë këta televizione janë informalë. Përjashtimet janë absolutisht të rralla dhe fatkeqësisht në një rast të tillë shërbejnë vetëm për të përforcuar rregullin: të jesh informal në Republikën e Shqipërisë është një akt normale.
Deputeti Karapici tregoi dje një sërë hartash në të cilat paraqitej për çdo television shtrirja e paligjshme dhe palincensuar e shikueshmërisë së tyre në Shqipëri. Ajo që ai nuk e tha, por ishte krejtësisht e kuptueshme, është se kjo është një situatë e njohur, e toleruar dhe e pranuar nga KKRT-ja, institucioni i vetëm ligjor që duhet të luftojë informalitetin në këtë fushë.
Duke fajësuar KKRT-në, Karapici normalisht drejtoi gishtin kundër maxhorancës së tij që prodhoi dhe kompozoi një KKRT jo vetëm të paaftë, por dhe një shërbëtore të denjë të politikës së ditës. Në Komisionin e Medias dhe më pas edhe në Kuvend u demonstrua se absurdi shqiptar kishte prodhuar një standart të trefishtë:
Së pari, ekzistojnë media lokale, të cilat në mënyrë të paligjshme kanë mbulim gati kombëtar të territorit të vendit.
Së dyti, ekzistojnë media kombëtare të cilat, gjithashtu në mënyrë të kundërligjshme, arrijnë të sigurojnë vetëm mbulim gati lokal të territorit.
Së treti, ekziston një minorancë në mediat televizive, e cila respekton ligjin, por ndëshkohet nga konkurenca e pandershme, e si të mos mjaftojë kjo, edhe gjobitet nga shkopi televiziv, KKRT-ja Bianku-Dode-Hysi.
Të dielën mbasdite, Kryeministri foli gjatë edhe për konkurencën e pandershme në media. Ai tha se ekzistojnë televizione të cilat blejnë filma dhe i transmetojnë ato falas për qytetarët shqiptarë, siç ekzistojnë televizione të tjerë, të cilët i vjedhin ato, dhe i transmetojnë me pagesë për qytetarët shqiptarë. “Unë jam i vendosur dhe ju garantoj se do t’i jap fund kësaj konkurence të pandershme”, u betua kryeministri Berisha. E thënë kështu, duket se ai ka të drejtë dhe formalisht, ka të drejtë: Tregu duhet stabilizuar dhe duhet të vendosen rregulla të barabarte gare dhe konkurrimi. Por duke parë këtë gjendje paligjshmërie në të cilën ndodhen pikërisht këta televizione (ata që zoti Berisha gati i shpalli viktima), është krejtësisht e pamundur të mirëkuptohet qëllimi i tij. Ai kërkon të miratojë një ligj për të luftuar piraterinë në transmetimet dixhitale, kur ligji ekzistues për të luftuar piraterinë në transmetimet analoge ekziston, por injorohet në mënyrë të hapur nga KKRT-ja. Dhe dje u dëshmua sërish se në këto transmetime ka pirateri.
Për të dëshmuar vullnetin e tij pozitiv dhe paanshmëri në këtë çështje, zoti Berisha duhet t’i japë para së gjithash një përgjigje asaj minorance absolute të mediave elektronike në Shqipëri, që edhe respekton rregullat e lojes, edhe paguan çdo detyrim fiskal, edhe është e detyruar të përballojë konkurencë krejtësisht të pandershme në treg. Tamam atë lloj konkurence që kryeministri e ka në dorë që ta luftojë.
Ballkanweb
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Është një shteg prej të cilit historia na ka privuar deri më tash, për hir të nacionalizmave agresivë të të tjerëve. Le të kalojmë njëherë nëpër këtë shteg, e nëse duam më pas, e ka-përcejmë përsëri.
Komisioni i medias, dështon mbledhja ilegale
Dështon tentativa e deputetëve të mazhorancës për të mbledhur Komisionin parlamentar të Medias, në mënyrë që të kalonin për miratim në seancë plenare, projektin e një grupi parlamentarësh të shumicës për transmetimet numerike. Dje pasdite, gjashtë deputetë të së djathtës janë mbledhur në sallën e Komisionit të Medias pa lajmëruar autoritetet e këtij komisioni, duke thirrur në raport edhe kreun e KKRT-së, Ledio Bianku. I gjithë ky operacion është zhvilluar me një shpejtësi të paparë, por sërish kanë dështuar dhe nuk është bërë e mundur të mblidhet korumi i domosdoshëm për një mbledhje zyrtare. Në mënyrë që të arrijnë numrin e duhur, Kryesia e Kuvendit ka bërë zëvendësimin e deputetit Spartak Ngjela, si anëtar i Komisionit të Medias, pa lajmëruar këtë të fundit dhe ç‘është më kryesorja, pa e anonçuar në seancë plenare, siç e kërkon rregullorja e Kuvendit. Në vend të avokatit, është emëruar si anëtar i Komisionit të Medias, deputeti i PD-së, i zgjedhur në Shkodër, Gilman Bakalli. Duhet llogaritur këtu, që edhe deputeti i sapozgjedhur në Shijak, Osman Metalla, edhe pse ka një formim të ndryshëm nga specifika e medias dhe e mjeteve të informimit, është zgjedhur si anëtar i këtij komisioni. Kjo tregon pikërisht rëndësinë që Kryeministri Berisha i kushton kësaj fushe, për të emëruar deputetët më besnikë të tij. Por mbledhja e djeshme ka dështuar, bashkë edhe me raportimin e kryetarit të KKRT-së.
Dalipi
Ngjarja e djeshme ka alarmuar anëtarët e opozitës në këtë komision, të cilët e kanë cilësuar si një dhunim ndaj Parlamentit. Deputeti socialist, Alferd Dalipi, deklaroi mbrëmë për "Shqip", se kjo "ishte një lëvizje e dhunshme, joligjore në kundërshtim me disa anëtarë që nuk arrijnë të krijojnë as korum, që demonstron atë se nga mazhoranca nuk ka vullnet për hartimin e ligjit konsensual për mediat dhe për nismën e mazhorancës për transmetimet numerike. Audienca, ku dje është thirrur me kreun e KKRT jashtë kalendarit, është e jashtëligjshme, në kundërshtim me rregulloren". Deputeti Dalipi ka shkuar edhe më larg në akuzat e tij, duke deklaruar se "Prezenca e kryetarit të KKRT-së në ambientet e Kuvendit edhe pa formimin e korumit, tregon dhe një herë se KKRT-ja, nuk është vullnet i pavarur ligjor, por është një vullnet qeveritar i faktuar dhe me veprime të kundërligjshme. Ky institucion nuk mund të jetë një palë për të negociuar dhe për të raportuar pranë Kuvendit të Shqipërisë mbi respektimin e ligjit 84/10 për transmetimet audiovizuale".
Votat
Mbledhja e djeshme e Komisionit të Medias ka dështuar, pasi mazhoranca nuk ka arritur korum dhe ky korum nuk krijohet, pasi edhe përfaqësuesit e mazhorancës, si Nikollë Lesi dhe Besnik Bisha nuk janë dakord me nismën për një ligj tranzitor, të përkohshëm dymujor, që do të dhunojë investimet e kapitalit, i cili ka krijuar audiencë dhe konsumatorë që duhet të respektojnë ligjet e tregut.
Rregullorja
Mbledhja thirret vetëm nga kryetari
Për mbledhjen e djeshme të Komisionit të Medias, ku është thirrur në audiencë kreu i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, Ledio Bianku, nuk janë informuar autoritetet e këtij komisioni, siç është kryetarja Valentina Leskaj. Deputeti socialist, Alfred Dalipi, theksoi se "Veprimtaria e Kuvendit dhe komisionit duhet të respektojë rregulloren që përcakton se pa korum nuk do të mblidhet mbledhja, si dhe duhen respektuar autoritetet. Kryetari i KKRT-së nuk duhet të ishte paraqitur në mbledhje pa respektuar kryetaren. Në rregulloren e komisionit theksohet se mbledhja thirret nga kryetari apo zv.kryetari, kur ai merr detyrimisht delegimin e kryetarit.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
E verteta e (sh)perdorur
E Marte, 17 Prill 2007
Nga Fatos Lubonja
“Kur e verteta nuk eshte e lire, liria nuk eshte e vertete”, thote nje varg i poetit freng Jacque Prévert, mbi te cilin kemi reflektuar shpesh gjate kohes se diktatures. Por ky varg e meriton nje reflektim ne cdo kohe e ne cdo vend jo vetem ne ate te diktatures, por edhe ne kete sistemin tone postkomunist shqiptar, vecanerisht ne keto dite kur po behet aq zhurme mbi lirine apo moslirine e mediave ne Shqiperi.
Pyetja qe shtrohet eshte: C’do te thote “e vertete e lire” dhe “e vertete e roberuar”? Ne sistemin komunist ishte me e thjeshte pergjigja. E verteta ne ate regjim konsiderohej si e burgosur, ate sikur e merrnin neper qelira te burgosurit politike. Por, megjithate, ajo edhe qarkullonte jashte neper njerezit. Thuajse te gjithe e dinin se cfare ishte sistemi e se cfare kishte bere dhe cfare bente regjimi diktatorial, megjithese kunder kesaj te vertete kishte edhe polici, edhe burgje, edhe nje ushtri propagandistesh te paguar te regjimit qe tentonin ta mbulonin ate me genjeshtren. Problemi ishte se e verteta nuk behej dot publike, pra nuk thuhej dot me ze te larte, sepse kur thuhej me ze te larte, goditej, burgosej. Por pse duhej te trembej aq shume regjimi per berjen e saj publike kur kishte me vete pushtetin, policine, ushtrine, gazetaret, shkrimtaret e artistet e blere, burgjet? Sikur te thuhej me ze te larte e te mos burgosej ajo, si e vertete, a mund te ishte edhe e lire edhe e parrezikshme? Problemi ishte se, duke u thene me ze te larte ajo, do te hidhte hapin e saj te pare drejt lirise. Kurse vertet e lire ajo nuk do te mund te behej thjesht kur te clirohej nga prangat, por kur do te mund te vepronte. Kemi te bejme, ne thelb, me ndryshimin midis asaj qe me fjale te tjera quhet “liri negative”, si liri “nga” (prangat) dhe lirise pozitive, si liri “per” (te vepruar). Regjimi diktatorial nuk i lejonte te vertetes as lirine negative.
Le te kthehemi ne realitetin tone aktual. Cdo te thote e vertete e lire dhe liri e vertete ne sistemin qe kemi ngritur?
Edhe sot mund te flitet per shume mungesa lirie te se vertetes. E verteta sot nuk eshte e lire, sepse ajo fshihet. Por e verteta nuk eshte e lire edhe sepse ajo shpesh thuhet jo per qellimin pse duhet thene. Ajo nuk eshte e lire edhe sepse perdoret per te fshehur te verteta te tjera. Ajo nuk eshte e lire edhe sepse mbulohet me nje lume genjeshtrash te dala nga nje mori gazetaresh qe nuk ndryshojne ne moral nga te paguarit e diktatures. Por e verteta nuk eshte e lire edhe sepse na mungon inteligjenca per ta njohur ate; edhe pse na mungon aftesia per ta shprehur ate; edhe pse na mungon kuraja per ta thene ate.
E megjithate do te thosha se, ajo qe predominon si karakteristika kryesore e kohes ku jetojme dhe e sistemit mediatik qe kemi ngritur per te thene te verteten, nuk eshte fshehja e manipulimi i se vertetes si ne kohen e diktatures (qe megjithate ekzistojne), as edhe paaftesia intelektuale per ta njohur e per ta shprehur ate (qe edhe keto nuk se jane ne nivele te larta). Koha ku jetojme karakterizohet me se shumti nga (sh)perdorimi i se vertetes. Le ta ilustroj me konfliktin e fundit, ate midis qeverise dhe medias “Top Channel” te lidhur me opoziten. Qeveria e akuzon kete televizion se (sh)perdoret nga pronari i saj per te mbrojtur dhe fshehur pune te pista. Ajo, madje edhe disa deputete te opozites, e akuzojne se ato qe thone gazetaret e saj paguhen mire per kete qellim, se opozita kur mbeshtet kete media nuk ka hall fjalen e lire, por kerkon ta perdore ate sic mund te perdoren edhe banditet per te rrezuar kundershtarin e per te marre pushtetin, pa pyetur per pasojat afatgjata. Nga ana tjeter, ky televizion dhe opozita pas tij e akuzon qeverine se ajo i (sh)perdoron akuzat e saj kunder tij, pasi eshte kritik ndaj paaftesise e korrupsionit te qeverise, se ajo eshte selektive ne luften e saj kunder kesaj mediaje, se ajo nuk mban te njejtin qendrim ndaj mediash qe, po ashtu, kane probleme me ligjin dhe informalitetin.
Ne fakt, qe te dyja akuzat jane te verteta dhe te dyja palet thone shume te verteta edhe pse selektive. Kemi te bejme me dy te verteta qe, po t’i bashkosh ne ndershkembimin e tyre, sipas idese se e verteta nuk qendron ne asnjeren pale, por pikerisht ne ndershkembimin e paleve nepermjet dialogut apo polemikes, del ne pah nje e vertete e madhe e situates ku ndodhen mediat tona, liria e tyre e liria e se vertetes ne pergjithesi. Ne fakt, media me e rendesishme eshte ajo qe njerezit shohin perdite me syte e tyre dhe qe i komunikojne njeri-tjetrit me gojen e tyre neper kafene, shtepi e kudo gjetke, pasi shohin e degjojne si (sh)perdorohen gjysme te vertetat e mazhorances dhe gjysme te vertetat e opozites neper radio e televizione. Do te thosha, pra, se populli e di mire sesi e pse eshte ngritur dhe funksionon “Top Channel” e thuajse te gjitha mediat tona private dhe, po ashtu, e di fort mire se si funksionon politika jone. Pra, tek e fundit, askush nuk mund te thote se e verteta nuk thuhet e nuk dihet ne vendin tone. Shume te verteta edhe pse mbahen rob nga njera ane thuhen nga ana tjeter. Po a eshte atehere e verteta e lire ne keto kushte? Sipas kategorizimit qe perdora me siper, ajo, duke qene e gjysmuar dhe e (sh)perdoruar ne gjysmat e saj, mund, ne rastin me te mire, te quhet e lire vetem negativisht, pra si liri negative. Por ajo eshte thuajse krejtesisht e roberuar, nese do te flasim per liri pozitive. Sepse liria pozitive kerkon qe e verteta te kete fuqi per te vepruar cka, me fjale te tjera, do te thote te kete pushtet, ate pushtet qe ajo mund ta kete vetem ne demokraci te vertete. E verteta e nje krimi qe kryhet kur nuk con ne denimin e kriminelit, nuk mund te quhet e vertete e lire. Po ashtu, e verteta e nje demi qe behet kur nuk con ne zhberjen e demit nuk mund te quhet e lire. Kurse tek ne, e verteta nuk ka absolutisht pushtet, perkundrazi, duke qene e ndare ne dy gjysma qe luftojne njera-tjetren, ajo zhbehet vete. Ajo do te kishte pushtet p.sh., nese gjysme te vertetat qe (sh)perdorohen nga “Top Channel” apo nga qeveria, nga opozita apo mazhoranca do te merreshin ne hetim nga sistemi i drejtesise. Po ky nuk vepron dot, sepse pushteti i pronareve te mediave i mbeshtetur nga pushteti i opozites menjane dhe pushteti i mazhorances nga ane tjeter, e kane marre peng ate ca me hir e ca me pahir. E njejta pengmarrje mund te thuhet per gazetaret, per shoqerine civile, per Presidentin, per thuajse te tere ata qe kane per detyre qytetare dhe institucionale te thone te verteten e plote kunder atyre qe (sh)perdorojne gjysme te vertetat.
Prandaj e verteta edhe sot nuk eshte e lire dhe liria e demokracia qe kemi nuk eshte e vertete.
korrieri
qfar eshte politika,eshte edhe media
Fatkeqsia qendron ne ate se nuk ka media te pa mvarura ne shqiperi,por edhe me keq keto media udheheqen nga paraja e dyshimt.Pra shqiperia eshte shume larg nga jeta normale.
INTERVISTE/ Ylli Manjani, ekspert juridik, flet mbi projektligjin e fundit të qeverisë, duke e konsideruar absurd dhe të rrezikshëm
"Subjekte juridike të përgjegjësisë penale janë vetëm njerëzit dhe jo sendet"
Projektligji i paraqitur nga qeveria, i cili parashikon përgjegjësinë penale të personave juridikë, deri në sekuestrim të bizneseve, rezulton absurd dhe i rrezikshëm, pasi, kundër doktrinës juridike dhe logjikës normale njerëzore, shpall fajtorë dhe jofrymorët. Juristi Ylli Manjani, vëren se projektligji duket se është ndërtuar për të shënjestruar median dhe se ngjason më tepër me praktikën e Presidentit Putin kundër Kodorkovskit se me praktikat evropiane.
Si e vlerësoni ju projektligjin e fundit të qeverisë për Përgjegjësinë Penale të personave juridikë?
Është nisma ligjvënëse më e fundit, që qeveria jonë ka marrë me synimin e qartë të shtypjes së çdo nisme të lirë e të pavarur. Sipas meje, projektligji për përgjegjësinë penale të personave juridike, është sa nonsens juridik aq edhe i rrezikshëm për një shoqëri demokratike të bazuar në ekonominë e tregut.
Në ç‘kuptim nonsens juridik?
I gjithë kuadri ligjor i derisotëm, si dhe e gjithë doktrina juridike ka pranuar gjerësisht se përgjegjësia penale ka të bëjë vetëm ndaj individëve, pra shtetasve të një shteti ose personave pa shtetësi. Pra, subjekte juridike të përgjegjësisë penale janë vetëm njerëzit dhe jo sendet dhe as krijesat apo grupimet ligjore si personat juridikë. Është me vend të sqaroj se person juridik, ligjërisht do të thotë një ent i organizuar me zotësi juridike dhe me pasuri të mjaftueshme për të kryer veprimtarinë e tij. Pra, siç mund ta vini re, kur flitet për person juridik, duhet të kemi parasysh një bashkësi njerëzish të vendosur në një strukturë të organizuar me aftësi për të pasur të drejtë e për të marrë përsipër detyrime, si dhe me pasuri të mjaftueshme që garanton veprimtarinë e tij. Këtij koncepti, ky projektligj i shton edhe një element që është karakteristikë vetëm për individët, pra, përgjegjësinë penale. Në këtë këndvështrim, them se të flasësh për përgjegjësi penale të pasurisë së një biznesi, pra të një gjëje pa frymë e ndërgjegje njerëzore, është në fakt të kapësh kulmin e aburdit.
A ka ndonjë pikë në të cilën projekti cenon demokracinë dhe ekonominë e tregut?
Në fakt, duhet pak punë të kuptohet qëllimi i vërtetë i kësaj nisme të re ligjvënëse. Projekti, në tërësinë e tij, në fakt krijon norma krejt të reja e paralele me Kodin Penal në fuqi. Dallimi i vetëm është se ky projektligj është ndërtuar vetëm për të penalizuar shoqëritë, bizneset madje, pse jo edhe organizatat e shoqërisë civile, që nuk i shkojnë për shtat qeverisë. Projekti parashikon marrjen e masave penale, por që, në fakt, këto masa të propozuara janë thellësisht fiskale e administrative. Projekti flet për mbyllje biznesesh, gjoba, heqje licencash, madje edhe për marrje në administrim të personave juridikë nga administratorë shtetërorë. Drejtësia penale ka një pikë takimi me këto çështje, vetëm për aq sa parashikon neni 45 i Kodit Penal, nen i cili synon të legjitimojë organet e drejtësisë të konfiskojnë pronat që burojnë nga aktiviteti kriminal i individëve. Kurse, projektligji në fjalë synon të kriminalizojë pronat pa qenë e nevojshme të provohet fajësia e individëve që lidhen me ta. Projektligji bazohet në teorinë e fajit kolektiv dhe jo në parimin demokratik të përgjegjësisë individuale për veprimet e mosveprimet e kryera.
Kush mund të jenë personat juridikë më të goditur?
Projektligjit nuk i interesojnë shumë pronat me origjinë vërtet kriminale, por i interesojnë bizneset që i prishin punë qeverisë. Në kjo pikëpamje, unë shoh në vend të parë, si biznesin më të rrezikuar median. Por, nuk përjashtoj edhe organizatat jofitimprurëse që duhet të jenë në radhën e goditjes nga qeveria shumë shpejt.
Konkretisht çfarë mund të ndodhë?
Skenarët konkretë, mbeten për t‘u parë, por, me aq sa mund të vlerësojmë sot, duke lexuar këtë projekt ligj mund t‘ju them se nëse një administrator, drejtor apo qoftë edhe punonjës që kryen një vepër penale në punë e sipër, sipas projektligjit mund të mbyllet i gjithë biznesi, në të cilin punon apo drejton. Kjo është skandal! Në një shoqëri me ligje, personat juridikë, kompanitë, ndërmarrjet etj., janë përgjegjëse për dëmet që shkaktojnë punonjësit e tyre civilisht, por asnjëherë penalisht apo fiskalisht. Këto gjëra i ka ndarë me kohë jurisprudenca.
Hartuesit e projektit thonë se ky projekt është bazuar në përvojën e disa vendeve? Si ju rezulton juve?
Rasti më i fundit që kam dëgjuar është rasti i Kodorkovskit, biznesmenit rus të burgosur. Në këtë rast, gjykata ruse i mori pasurinë, por edhe atë ia mori në kuadër të gjykimit penal për një person dhe jo duke akuzuar në eter, as punonjësit e kompanive të tij e aq më pak pronat. Është e vërtetë se ka disa ligje të vendeve të BE-së, për hir të së vërtetës janë 3 ose 4 shtete gjithsej, të cilat edhe këto e kanë reduktuar përdorimin e tyre, për shkak të vendimeve tepër të rrepta të gjykatës së Strasburgut. Sot pranohet gjerësisht se gjykatat kanë të drejtë të konfiskojnë pasuri të shoqërive, pasuri e cila vjen nga një aktivitet kriminal, siç është trafiku i drogës. Por, kjo nuk i çon kurrsesi në nonsense të tilla. Kështu që, rendja për të zbuluar disa ligje të dala nga fuqia në Evropë, nuk mund kurrsesi të na shitet si përafrim me Evropën. Kjo është jodemokratike. Të mos futemi pastaj në çështjet e procesit legjislativ, sepse aty kjo qeveri ka kohë që ka ngelë në klasë. Edhe ky projekt si gjithë të tjerët, me sa duket është hartuar në laboratorët e "gjuetisë së shtrigave" dhe del në pah në momentin më të papritur, kur ende nuk është mbyllur debati publik për ligjin e gjobave.
Përfundimisht them se miratimi i këtij projekt ligji do na kthente shumë kohë mbrapa, ndoshta në kohën e ligjeve komuniste të tatimeve të jashtëzakonshme, ku u zhduk nga faqja e dheut çdo lidhje me tregun e lirë. Sot ky koncept po zëvendësohet çdo ditë me ekonominë monopoliste dhe klienteliste. Nuk besoj se kjo është Evropa, apo jo?!
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Krijoni Kontakt