Shiko, nga pikepamja gjeografike ju ne Kosove jeni me afer Europes se ne ketej nga trevat memeJemi ne Europ pse mendojm me hy diku ku veq jemi.
Shiko, nga pikepamja gjeografike ju ne Kosove jeni me afer Europes se ne ketej nga trevat memeJemi ne Europ pse mendojm me hy diku ku veq jemi.
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
Ka hy israeli nga shkretira e ne po bejm ende puyetje, né nga Kosova jemi Optimist e dim qe trevat jan formalitet ne jemi te bashkuar me gjak me ADN ...Postuar më parë nga Borix
Te gjith te ndryshem te gjith europian tha Jacques Chirac ...
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Rrofte moto 'In Varietate Concordia'!
Problemi nuk eshte sa te bashkuar jeni dhe cfare ju bashkon. Problemi eshte qe po dalim jashte teme. Me shprehjen 'disa media hanxhare te mafies' s'ka Europe qe ta prese shqiptarin.
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
Armata e Shpifjeve.
SI FUNKSIONON MAFIA MEDIATIKE SHQIPTARE!?
Diktaturat që kontrollonin gjithshka morrën fund. Tashti në Kosovë dhe në Shqipëri, diktatura është zevëndsuar me një formë tjetër të rendit shoqëror, që mund të quhet pa hezitim Katrahura ose Anarkia pse jo Demokratura!
Në „shtetet“ ku sundon Katrahura, gjithshka ban vaki. Por ajo që besohet më lehtë nga të gjithë është shpifja! Po, po shpifja dhe mundësisht shpifja e botuar. Të interesuar për të shkatërruar më tej „shtetin“ në kushte Katrahure, në ballë të frontit janë të gjitha ato gazeta që botohen me fonde të dyshimta, nga persona që nuk përfaqsojnë asgja dhe që kanë një strategji nostalgjike sllavo – komuniste për të kaluarën. Këto mund të quhen edhe shoqata „joqeveritare“ ose sorroide (që kanë një lidhje me sorrat dhe me korbat e urdhëruar nga dashakeqësit shekullorë tanë dhe dashamirësit e përjetshëm të bashkësisë sllvave me i nxjerrë sytë mundësisht që në djep foshnjes së brishtë demokraci.) Ajo rracë intelektualësh „par exellente“ ka aftësi me depërtu deri në sferat më të larta të diplomacisë, politikës dhe mandej mbasi t‘i hypin në qafë „shtetit“, politikës, opinionit fluger (nga të fryj era) ia hyp dhe kombit qetsish duke i pshurrun bash përmbi zverk!...
Katrahura Mediatike që lulëzon në Katrahurën Shtet, krijon tek lexuesit e pafajshëm ndjenjën e zymtë dhe pesimiste që „ne shqiptarët kurrë nuk do të bahemi!“.
Pra, kuptohet që për atë armatë mediatike, që çon ujë në mullirin e hasmit, detyrë parësore është për të luajtur të gjithë gurët që të ngjasë katrahura. Kjo lloj mafie mediatike lufton çdo ditë, në çdo faqe dhe në çdo artikull apo shkrim të bëjë çbërjen! Fenomeni i Çbërjes, lidhet ngusht me Armën e Shpifjes, sepse vetëm me anën e shpifjes kërcënohet, rezikohet dhe asgjësohet e Vërteta! Kush e vrau Ali Ukajn!? Kush e vrau Xhemajl Mustafën?! Kush e vrau Bekim Kastratin!?…
Kur kërcënohet dhe likujdohet e Vërteta, ndodh qorrollepsja e lexuesit. Shpifja bëhet frymë sunduese deri tek bisedat e përditëshme, hutia merr përmasa kombëtare, frika sundon e tremb gjithkend. Njerëzit shkojnë e vijnë të çoroditur me gazeta nëpër duar dhe me të drejtë mendojnë: „A mos kemi qenë ma mirë, kur ishim ma keq?“
Fatkeqësisht shpifja mbetet anonime, ndërsa me shpërndarjen e saj, merren të gjithë! Kjo ndodh sepse mungon informacioni. Mungon e Vërteta! Kjo ngjet sepse punojnë „ofiçinat e shpifjes“ më të sofistikuarat brenda nesh prej shekujsh. Fakte ka plot. Shpifësit dhe të shpifurit kanë shpikur tolerancën(!) Akuzuesit dhe të akuzuarit kanë shpikur konsensusin!
Sa mjerim që sot si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare e përfaqsojnë opinionkrijuesit „kombëtarë“ dhe që janë fatkeqësisht përsëri bijt bastardë të ishambasadorëve kriminelë. Me të drejtë ne „nuk bahemi dot“. E kush të len të bahesh?
Nëse përmend ambasadorët e Tiranës që janë akredituar nepër botë, emrat e tyre dhe atësinë përkatëse, mos të ju vij mërzi vëllezër shqiptarë të Kosovës, por shifrat flasin qartë: 63% janë ortodoksë(ishsigurimsa), 37% bijt e bijat e ishanëtarëve të KQPPSH-së, dhe 0% atdhetarë!
Kë dërguat me nënshkrue në Rambouillet? Ku janë ata?! Ku janë firmatarët që nënshkruan çarmatosjen e UCK-së?! Pra sot, mos u mërzitni aq fort që po jua burgosin trimat dhe gjeneralët! Mos vallë ishte kollaj me e burgosë Milloshin? Duhej një kompensim, prandaj ka një farë pazari në këto punë: „më jep Sllobon“ se të „jap 19 komandantë“!… Nuk asht fort e vështirë me u kuptue.
I ndihmoj paksa kësaj afere dhe shpifja brenda nesh, që u ba ortek. I ndihmoj dhe sindromi „kujt po ia heqim flamën sonte“. Megjithatë shpifja dhe gjaknxehtësia u banë bashkë e sollën vetëgjyqsinë primitive. „Shtëpitë botuese“ të shpifjeve e shtuan tirazhin. Filloi botimi në 2 milion kopje!… „Po vjedhin pompa ata të uçkas“…, „po vjedhin banesa“…, „po vjedhin Kosovën ata… të uçkas“!…Shpifnin ata që dilnin me dashnoret apo me gratë të veshura me shtiklla bulevardeve të Evropës, Beogradit dhe Prishtinës, kur trimat luftëtarë luftonin dhe çlirimin e Kosovës e kishin përnjimend! Erdhi dhe dita e bekuar e 9 qershorit. U firmos paqja! Kosova u lirua! Ia behën çlirimtarët dhe populli ua puthi ballin. Mandej u banë dhe zgjedhjet dhe Kosova lirisht mund të quhet Republika e Tredhun e Ballkanit. Kryeministër, Parlament me Kryetar, dhe President që ndoshta edhe me pshurrë duhet me u marrë leje ndërkombëtarëve! Pshurrshi me hajr në Kosovën e Liruar! A u lodhët bre udhëheqsa?!… Apo asht baca Shteiner që na i zgjidhë problemet dhe ushkurët… Ai ka të drejtë për gjithshka, ndërsa ne kërthinjtë që sapo kemi dalë nga „liria“ e dhuruar, duhet me mbyllë gojën!? Duhet të rrijmë urtë në shpërgajtë e të ashtuquajturës demokraci, dhe bile bile herë mbas here edhe të dhjesim ndër shpërgaj se ka kush na e lanë mbrapanicën! Kujdeset UNMIKU për gjithshka! Bile dikush dikush që e ka dashnoren shterpë lirisht mund t‘a çojë në „tyrbet e UNMIKU-t“ se ia kthen Baca Shteiner me binjeq dhe me çimçakiz në gojë ndoshta! Po të paktën mendoni për vehte bre zotrinj politikarë, se vjen një ditë e jepet llogari. E kam një mendim: përse nuk jepni dorëheqjen or dashamirë!? Me ju e kam or zotri President, dhe ti shoku Kryeministër? Po ti Mandela i Kosovës, pse rrin kryetar bordi!? Përse nuk shkon kryetar bordelli politik?! A nuk po i sheh shokët e tu a!? A t‘u thafshin krahët!! Përse nuk shkon vullnetarisht në burgjet e Idrizovës, Nishit apo të Goli Otokut baca Adem? Ti i ri je, edhe nja 30 vite të tjera në burgjet e shkaut mundesh me i përballue! Çka pret!? Po ti Ramush Haradinaj ma i miri vëllau i jem luftëtare dhe trim, çka po të duhet politika!? Përse nuk del malit me ia krisë edhe një herë o vëllau im dhe bile me ia marrë gjakun dhe Luanit?!..E ju dëshmorët e Kosovës a po keni ftohtë nën tokë!? Mos u ankoni pash hatrin e UNMIK-ut! Qé, ua kemi lanë dritën e hanës me ua ndritë vorrin! Diellin e kemi për vehte dhe për ndërkombëtarët! Nëse jeni mërzitë aty nën dhè, mos kujtoni se neve që jemi mbi tokë po bajmë sefà. Përse rrini nën rrasa të vorreve bre Hamz Jashari e Zahir Pajaziti? E kam një fjalë dhe me ty Sali Çeku. Or burrë pse nuk po bzan! Po ti djali i Gjilanit përse nuk çohesh e me dalë nji herë andej nga Kosharet dhe me çue kufinin edhe nji herë atje ku ishte? Ishim ma mirë kur ishim të ndamë! A nuk po të vjen zani bre Agim Ramadani? Si mund të qëndrosh i vdekun ti Fehmi dhe ti motra ime Xhevë? Apo e batë sakrificën tuaj të „vogël“ e tash edhe kangën për heroizmin tuaj po lypin 1 mijë euro me ua këndue?! Mirë, mirë! Por gjakun tuaj hallall, po drue se të tjerët po e bajnë harram! Ju flini të qetë, se unë po tjerr e po çtjerr shpifje kha mbi tokë! Bile kam fillue me pi çaj të rusit dhe me shpërnda bile edhe bomba të rusit! Me hajr lirinë dhe mafinë Kosovë!
Shqipëria nuk ka shkollë gazetarije! Bëhen gazetarë të gjithë ata që shprazin xhepat e lexuesëve për të mbushur barkun e tyre! Sepse fatkeqsish në Shqipëri:
1. Gazetarët SHQIPTARË gjysmën e kohës e harxhojnë duke shkruar për gjëra që NUK I DIJNË!
2. Gazetarët SHQIPTARË gjysmën tjetër të kohës që u mbetet NUK SHKRUAJNË gjerat që I DIJNË!
Kjo sepse janë PENG tifozllëku diku...dhe pastaj i vijnë pas OREKSIT të botuesit, i cili dhe ky është SUPER-PENG diku...!?
Nëse flasim për "fitilsat" duhet të ndalemi më gjatë! Unë dot ë hedh këtë temë për DISKUTIM dhe për INFORMIM të BASHKËFORUMASVE sëshpejti.
Por në shqip thuhet: "Ka një ARMË më të tmerrshme se shpifja - E VËRTETA!"
Në anglisht: "There is a more terrible weapon than calumny - THE TRUTH!"
Ndërsa ata që duan të keqkuptojnë janë të tjerë, për mua kurrë nuk mund të pështyhet mbi shqiptarët e besimit të krishterë, pa qenë idjot dhe pa qenë antikombëtarë - ndërsa ORTODOKSIA SHOVINISTE SERBO GREKE është krejt tjetër! Unë e di që Qendra Botërore e Ortodoksisë Botërore është në Istambul! Dhe kjo është tolerancë e pashoqe, pse jo dhe SHEMBULLORE! Në historinë e kombit tonë ka plot e përplot emra të SHQUAR e të NDERUAR personalitetesh që janë të besimit të krishterë (ortodoks). Ndërsa i madhi Georg F. Williams në 1914 tek libri i tij THE SHKYPTARS shkruan:
Kur e pyet një shqiptar se çfarë je ai të thotë JAM SHQYPTAR!
Ndërsa kur e pyet një fqinj të tij në Athinë a gjetkë ai të thotë JAM ORTODOKS!
Kuptohet pra që bekimi që u bën kisha ortodokse e Beogradit vrasësve serbë (sllavë) apo kisha ortodokse greke mjeranëve "vorioepirotë" nuk ka të bëjë fare me atdhetarizmin e shqiptarëve jugorë! Nëse dikush mërzitet, mua nuk më bëhet vonë, por FAKTI është që më antigrek sesa Jugu i Shqipërisë, kurrë nuk ka qenë dhe as nuk mund të jetë Veriu! Diku kam shkruar që edhe NACIONALIZMI edhe PATRIOTIZMI i TOSKËRISË ka qenë dhe rezulton më LUKSOZI dhe më I PËRMENDURI në Historinë tonë Kombëtare! Kjo nuk do të thotë që NE GEGËT jemi ZV/ATDHETARË apo ZV/NACIONALISTË! Larg Qoftë!
Ju përqafoj dhe kini durim! Ngadalë - ngadalë do shkojë çdo gjë në vendin e vet! Por jo me INFLACION IDEOLOGJIK por me FAKTE dhe me të VËRTETA TË DOKUMNETUARA!
Agim Doçi
Materiali i mesiperm eshte shkruar nga autori ne vitin 2002 por eshte shume aktual.
Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale
Pergatitja e opninionit publik permes medias televizive eshte per mendimin tim mjeti me i mire qe kjo linje po ve ne perdorim kunder kastes se vjeter politike ne vend.
Tashme Top Media & Linja politike pas saj e ka kuptuar shume mire se si mund te nxjerre ne pension Berishen dhe Nanon: Duke ndikuar mbi opinionin publik. Kjo do te jete me e efektshme ne humbjen e radhes se Berishes ne zgjedhjet e ardhsme parlamentare ( kur do qofshin ato ) se sa akuzat e nje opozite qe ende nuk afron alternative ...
ingenuous
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Mimoza Dervishi
As në mitingjet përmbyllëse të partive të mëdha shqiptare nuk janë parë aq shumë njerëz sa javës që shkoi në sheshin "Skënderbej", kur protestohej dhe festohej fjala e lirë. Duke mos i hyrë në detaje organizimit apo organizatorëve të këtij manifesti demokratik, ia vlen të përqendrohesh te fuqia e medias dhe roli i saj mbi shoqërinë, e si rrjedhojë edhe mbi politikën. Fakti që disa pjesëtarë të opozitës ishin në shesh, nuk e politizon ose e anëson protestën. Çdo opozitë, dje, sot dhe nesër, do ta kishte zili një tubim të tillë dhe me shpejtësinë e dritës do donte t‘i bashkëngjitej. Nga ana tjetër, duhet kuptuar njëherë e mirë se një media oponente, kritizere e qeverisë, nuk do të thotë se automatikisht është pjesë e opozitës. Ajo është në rolin dhe të drejtën e saj, duke kryer veç misionin që ka një media publike, mision, i cili përgjithmonë do ketë pika takimi me opozitën e një vendi.
Sigurisht këto janë parime të një vendi demokratik, ku nuk është aspak e nevojshme të përflasësh rolin e medias, sepse është kuptuar njëherë e mirë dhe aq më pak të ngrihesh ta mbrosh atë, sepse në demokraci nuk ekziston ndonjë rrezik katastrofal. Por bëhet fjalë për Shqipërinë, ku herë pas here gjërat duhen thënë e rithënë me zë të lartë. Bëhet fjalë për një vend ku Kryeministër është një i marrë, që e ngre pushtetin mbi revansh, që ngre ligje dhe ndryshon Kushtetutën, jo për hir të interesave të përgjithshme të shoqërisë që drejton, por për interesa tejet personale. Dhe si rrjedhojë, çdo ligj që ka miratuar apo tentuar të aplikojë që nga shtatori 2005 e deri më tani, është tërësisht i një natyre personale, për ata që ai i quan armiq personalë të pushtetit të tij. I tillë është ligji për biznesin, ku padyshim pritet të ndëshkohen biznese që i vrasin syrin, që me siguri i quan të majta, vetëm pse lulëzuan gjatë 8 viteve të shkuara, ku hyn edhe media.
Me siguri, Kryeministri i Shqipërisë nuk është ndjerë aspak mirë të premten mbrëma, kur sheshi ku ai historikisht ka gërthitur, ishte pushtuar nga njerëz që i thanë "boll më". Fuqinë e medias nuk se e mori vesh të premten që shkoi. Ai dhe të tjerë si ai, politikanë të të gjitha moshave dhe llojeve, në pushtet apo opozitë qofshin, tashmë e kanë kuptuar këtë fuqi. Jemi në kohërat kur media është shume e pasur dhe shumë e fuqishme. Ka qenë kështu historikisht pas 1990-ës, gjithmonë më e fuqishme se politika. Por sot është më tepër se kurrë. Një media është publike dhe e dashur për publikun, jo aq për programet e pasura dhe profesionale që përmban, as dhe për faktin se sinjali i saj shkon në çdo shtëpi, por për një arsye tjetër. Që është një detyrë shumë e vështirë për t‘u arritur. Synimi i medias është të ndihmojë publikun, ta gjejë veten tek ajo, ta orientojë duke ndikuar fuqishëm në ngritjen e një trupi të shëndetshëm publik dhe politik.
Media është arteria bazë e këtij organizmi të përbashkët. Tashmë ajo është një domosdoshmëri, ata që mendojnë ndryshe nuk e kanë më fjalën për demokracinë. Dhe çelësi i suksesit të medias është dhe mbetet komunikimi. Fuqia e saj çudibërëse që u provua më fort se kurrë dhe për të parën herë në një lloj tjetër të premten që shkoi, është pikërisht informacioni dhe si përdoret ky informacion. Me manifestin e fjalës së lirë në sheshin "Skënderbej", u vërtetua gjithashtu se media nuk ka nevojë për politikën, por politika ka nevojë të padiskutueshme për të. Le t‘i marrim me radhë personazhet politikë të momentit, që në fakt janë të kahershëm dhe që raportet me median s‘kanë ditur t‘i ruajnë kurrë.
Nga njëra anë është pushteti që përfaqësohet fund e krye nga Kryeministri. Kush më tepër se Sali Berisha e njeh fuqinë e medias, po kush më pak se ai ka zënë kaq pak mend?! Pa i shkuar gjatë historisë, që ia kemi përmendur shpesh, sepse ai ka nevojë t‘ia përmendësh, le të ndalemi veç në periudhën e pushtetit të tij të ri. Po mos ishte media e zhvilluar, informative, kritizere, analitike dhe transparente, ndoshta sot shqiptarët nuk do dinin asgjë për konfliktet e pareshtura të Kryeministrit me gjithë institucionet e pavarura. Dhe nuk është fjala vetëm tek informimi i publikut, por duke informuar vjen dhe reagimi. Reagim që po të kishte munguar, do kishin rënë një e nga një të gjitha institucionet që Berisha i ka halë në sy dhe pse jo emri i Presidentit nuk do ishte ai i Alfred Moisiut.
Fakti që gabimet trashanike të një qeverisjeje të dobët, me në krye një Kryeministër revanshist, transmetohen në media, fakti që maska e tij e ndryshimit ra pikërisht përmes medias, fakti që lufta e tij ndaj korrupsionit rezulton një blof i pasqyruar në media, e bën atë një Kryeministër të dobët sot dhe median një institucion të fuqishëm. Në të kundërt, sikur kjo media mos të ekzistonte, do vazhdonte revanshi i ish-presidentit, që nuk mësoi asgjë nga 8 vitet e opozitës dhe befas në fund të 4 ose 5 viteve, pse jo dhe 7, do kishim një shpërthim masiv revolucionar, prej njerëzve që do t‘u kishte shkuar aty ku nuk mban më. Raste të tilla, jo se nuk kanë ndodhur dhe po t‘ia lësh në dorë Berishës, nuk e ka as për turp, as për droje, t‘i përsërisë njëlloj. Ai i pari ka kuptuar fuqinë e medias dhe jo vetëm fuqinë intelektuale të saj, por dhe atë financiare. Që së andejmi vijnë dhe shprehje që do turpëronin çdo qeveri të botës, se "e kemi me pronarin dhe jo me gazetarët". Në këtë rast vetëm budallenjtë mund të mendojnë se e paska vërtetë vetëm me pronarin dhe se punonjësit e këtij pronari, që fati e deshi të jenë gazetarë, funksionokan veçan dhe pa lidhje me të.
Për gjithë të tjerët është afërmendsh e kuptueshme, se qeveria në këtë rast, në vend të vërë vetullat ka nxjerrë dhe sytë e saj. Sado të mundohet qeveria ta shohë si biznes median, ka kuptuar se jo vetëm nuk është i ngjashëm me të tjera biznese, por dhe si funksionon dhe kur bëhet një biznes i fuqishëm. Pikërisht duke u kritikuar Berishën sot, Nanon dje dhe Ramën nesër, kjo media bën detyrën dhe ndaj është sot më e fuqishmja në vend. Kështu ka ecur para, duke marrë hap pas hapi aprovimin e publikut që i sheh, lexon e dëgjon. Dhe fuqia e saj nuk u pa thjesht tek 100 mijë vetë në sheshin "Skënderbej". Shikuesit e Top Medias, ata që e gjejnë veten aty, sot janë miliona, jo vetëm brenda Shqipërisë. Dhe nëse të gjithë ata do kishin një mundësi fizike të ishin të premten në shesh, nuk do mjaftonin as gjithë sheshet e Shqipërisë të mbledhura bashkë, për t‘i krijuar hapësirë revoltës së tyre. Kaq duhet të imagjinojë Berisha, të cilit situata i ka ikur nga duart tashmë. Një qëndrim i tij më neutral, më demokratik ndaj kritikave mediatike, nuk do ta kishte agravuar deri këtu situatën.
Gjithkush mund të thotë që në Shqipëri ka sot fjalë të lirë, përndryshe nuk do kishim atë tubim në shesh, nuk do kishim "Fiksin" apo "DigitAlb", "Vizion Plus", "News 24" dhe të tjera mediume, të cilat pa frikë kanë denoncuar çdo budallallëk të kreut të qeverisë. Është absolutisht e vërtetë që ka fjalë të lirë, pavarësisht cungimeve të herëpashershme. Çështja është mos shuhet ajo dhe të çohet më tej. Kjo është dhe arsyeja e një proteste masive, si një formë për të ndaluar rrezikun që vjen nga një dashakeqës i Shqipërisë, kulturës dhe fjalës së lirë. Fuqinë e medias sot e ka kuptuar dhe opozita, e cila duket sikur po e përdor këtë fuqi. Është në të drejtën e saj. Veçse duhet të nxjerrë mësimet e duhura, që nesër, kur të vijë në pushtet, mos të sillet njësoj. Ajo duket si e përkëdhelur sot, por nuk është ashtu. Fakti që misioni i parë patriotik i shoqërisë dhe medias është largimi i Berishës dhe zhdukja njëherë e mirë e rreziqeve që vijnë nga një karakter i tillë i mbrapshtë, e rreshton detyrimisht median sot në krahun opozitar.
Kjo është arsyeja e parë dhe madhore, por arsyeja tjetër është ajo e kahershmja, që nuk e ka shpikur media shqiptare. Media historikisht kritikon dhe duhet ta kritikojë qeverinë. Kjo nuk e bën atë një shtojcë të opozitës, e cila nesër nuk duhet të vijë në pushtet me mendimin se media do jetë sërish në të njëjtat raporte me të. Fakti që këto raporte prishen, ka sjellë të gjitha keqkuptimet dhe çrregullimet e raportit të pushtetit me median. Politikanët tanë e kanë shumë të vështirë që nga të vetëpërkëdhelur në media, të vihen në shënjestër të saj. Këtë e ka provuar Berisha dikur, por Berisha tani sidomos. Para tre korrikut ata që kundërshtuan Nanon dukej se ishin të rreshtuar në krah të Berishës në opozitë. Kaq shumë u përkëdhel Berisha nga kjo ide, sa media ju duk e tëra dhe e bëra, mike e tij e ngushtë dhe e sinqertë. Ai ia njohu edhe njëherë fuqinë, përderisa erdhi në pushtet dhe për hir të saj. Madje, i ekzaltuar nga mbështetja mediatike, nxori nga goja dhe premtimin për jo gjyqe të gazetarëve. Në fakt, në një shtet ligjor, më mirë gjyqe dhe përballje me ligjin dhe të fitojë drejtësia, sesa të ndryshosh ligjin për t‘i bërë varrin një mediaje, edhe pa qenë nevoja e burgut. I përkëdheluri i djeshëm Berisha, nuk po e kuptonte dot sesi nga engjëll u kthye sërish në djall. Por fajin nuk e ka media, e ka pushteti dhe mënyra si e përdor atë. Media ka në dorë vetëm pushtetin e informacionit dhe gjen mënyrën si ta përdorë atë.
E njëjta histori dhe me Nanon. Nga heroi i Bënçës, nga lideri i burgosur që i kthyen shpinën dhe shokët e partisë, por jo gazeta "Koha Jonë", u shndërrua në një dordolec kazinoje dhe tani po vuan pikërisht pasojat mediatike që pasqyruan shfrenimin dhe shpërdorimin që i bëri pushtetit. Qysh në 1998-ën ka nisur lufta e Nanos me median. Sepse, nuk mund ta imagjinonte sesi media më e fuqishme e kohës, që e kish ndihmuar të lartësohej në sytë e publikut dhe duke qenë pa liri fizike, t‘i kthehej në një kritizere. Ai është i dyti, ose dhe i pari bashkë me Berishën, që e kanë kuptuar këtë fuqi dhe që nuk ditën kurrë t‘i rregullojnë raportet pushtet-media. Për ta media është e mirë vetëm kur janë opozitarë. Madje, po ta vësh re me kujdes, sot Nano vetëm në media flet. Qëkur u largua nga drejtimi i PS-së, qëkur media i dha një dorë të fuqishme largimit të tij nga politika, kuptoi që aty do kthehej sërish. Harroje Parlamentin, ku është zgjedhur me votë nga njerëzit, harroje dhe selinë e partisë që udhëhoqi për 15 vjet. Sa herë ka dashur të vetëfaktorizohet ka përdorur po median. Madje, simpatizantët e tij gazetarë po bëjnë përpjekjet e fundit ta mbajnë akoma me frymë. Por, do vijë një kohë që do injorohet tërësisht, kur gazetarët nuk do ta gjurmojnë nga pas me kamera, as nëpër kafene, as nëpër aeroporte. Sepse dhe koha e tij ka mbaruar dhe është njësoj detyrë patriotike, t‘i thuash "ik" Berishës, po aq sa t‘i thuash "mos u kthefsh" Nanos. Morali i fabulës që përsëritet e përsëritet është i qartë besoj për opozitarët e sotëm. Le të shpresojmë që aty në mes të turmës së të premtes, të jenë ndjerë popull dhe nevojtarë mediatikë. Qëkur të jenë larguar për në shtëpi të kenë nxjerrë mësimet e radhës dhe ta mbajnë mend gjatë atë ditë. Sidomos kur të vijnë në pushtet nesër. Sepse pushteti shkon e vjen, por fuqia e medias, pavarësisht ç‘emër ka ajo, mbetet e pandryshueshme.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Evazioni fiskal apo fshehja e te ardhurave, maskimi i shpenzimeve etj., per te paguar sa me pak taksa e detyrime tatimore ndaj shtetit, eshte nje histori e vjeter tashme ne bote, qe ka lindur paralelisht e ne te njejten kohe me vete shtetin. Ndersa detyrimi fiskal eshte nje kusht i domozdoshem ligjor, pala tjeter qe e ka kete detyrim, jo rralle eshte perpjekur ta shmange ate.
Gjithsesi pavaresisht formave historike te perdorura ne kete aspekt, kam mendimin se menyra apo mjeti qe po perdor nje pjese e biznesit shqiptar, per te fshehur te ardhurat, eshte mbase me origjinalja e perdorur ndonjehere ne bote. Ashtu sic dihet, shume biznesmene te fuqishem shqiptare, kane blera median e vendit dhe po e perdorin ate si maske fiskale per bizneset e tjera te aktiviteteve te tyre. Duke shfrytezuar taksat e ulta mediatike si dhe deklarimin e rreme te te ardhurave e shpenzimeve, keta biznesmene po ja dalin me "sukses" (sukses te jashteligjshem) te fshehin te ardhurat, dhe ne te njejten kohe te perfitojne te ardhura shtese te kundraligjshme.
E keqja e kesaj pune eshte se tashme pothuajse e gjithe media e Tiranes eshte perfshire ne kete loje, qe me fjale te tjera mund te etiketohet edhe si pastrim parash, nderkohe qe nepermjet saj, ajo (media) maskon krimin e boseve te tyre, dhe c'eshte me keqja, kete e ben ne emer te fjales se lire, duke e shfrytezuar kete aspekt fondamental te demokracise, per te kamufluar veprimtarine e tyre keqberese. Nepermjet kesaj loje, biznesmenet ne fjale, jane pasuruar jashtezakonisht dhe kane arritur fatkeqesisht (me sa duket) te komprementojne edhe figura te rendesishme politike ne vend.
Ashtu sic edhe u pa se fundi, lider te rendesishem te majte, bllokuan shtetin qe te bej kontroll financiar tek Top-Channel, ndersa Edi Rama te nesermen e kongresit te PS-es, kongres ne te cilin ndodhi krisja me e madhe e socialisteve, cuditerisht kerkoi takim me shefin e OSBE-se ne Tirane, per tu ankuar per problemin e "Top-Channel". Pra, megjithese ai ishte ne "siklet" te jashtezakonshem politik, e injoroi shqetesimin e tij, dhe u mor me hallin e Top-it. Shtrohet pyetja: perse gjithe ky impenjim i Rames, ndersa atij po i rreshqiste karrikja e Partise?! Nga ana tjeter, sic edhe u pa, perfaqesuesi i OSBE-se nuk u prononcua per kete aspekt, por Rama nuk u dorezua me kaq (meqense ai krenohet se nuk perfill te huajt). Pra, megjithese OSBE ne nje fare menyre e injoroi Ramen, ai nuk u terhoq, por vendosi te fuse ne loje krahun e tij "revolucionar", "Levizjen Mjaft", e cila organizoi nje miting (koncert) ne Sheshin "Skenderbej".
Pas gjithe ketyre ngjarjeve, a duhet te dyshoje nje njeri i zakonshem ne ndershmerin e kesaj historie, nderkohe qe sic dihet, ka qene vete Edi Rama ai qe i ka dhene Top-Channel-it, me cmim fare qesharak, ambientet e piramides, media kjo qe prej vitesh tashme eshte shnderuar ne nje zedhenese e Rames. Ndersa tani, pavaresisht halleve te panumerta ne Parti, Rama merret me Top-in. Me te vertete kaq shume ndjehet ai i detyruar per median e lire, apo eshte e kunderta, media e "lire" (Topi") ka shume fuqi mbi Ramen? Me fjale te tjera a ka ndonje background korruptiv ne gjithe kete histori?
Gazeta Kritika
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Rrëzohet në Komisionin e Medias projekti i mazhorancës për transmetimet numerike
PDK refuzon ligjin: Hakmarrje politike ndaj Top Medias
Debatet mes pozitës dhe opozitës nuk kanë munguar serish dje në Komisionin e Medias, ku është diskutuar projektligji për transmetimet dixhitale, i paraqitur nga një grup deputetësh të mazhorancës, ku asnjëri prej tyre nuk është anëtar i Komisionit të Medias. Pavarësish këtyre diskutimeve, deputetët e opozitës me 7 vota pro dhe 6 kundër kanë mundur të rrëzojnë propozimin e mazhorancës që projektligji për transmetimet numerike të kalojë në mënyrë të përshpejtuar në seancën plenare të së enjtes. Me votat e shumicës në komision, që i përkasin opozitës, është pranuar varianti i propozuar nga deputeti Alfred Dalipi, i cili kërkoi që një projektligj për transmetimet numerike të bëhen pjesë e një pakete të plotë integrale brenda ligjit të medias, ashtu sikurse kanë kërkuar dhe organizmat ndërkombëtare, OSBE dhe BE. Kundër projektligjit të propozuar nga mazhoranca për platformat dixhitale është shprehur dje edhe deputeti i PDK-së, Nikollë Lesi, anëtar i këtij komisioni. Sipas Lesit, ky projektligji nuk është profesional, sepse është bërë me urgjencë për hakmarrje politike dhe është bërë nga njerëz që nuk e njohin botën e medias. "Ky projektligj është dhunë mbi mediat e kam bindje qoftë profesionale, qoftë si deputet, qoftë edhe si vendim grupi dhe nuk jemi pak, por jemi 8 deputetë, të cilët po diskutojmë dhe negociojmë edhe me deputetë të grupeve të tjera parlamentare për ta rrëzuar këtë projektligj. Unë deklaroj votën time kundër dhe në emër të Grupit parlamentar që përfaqësoj", është shprehur Lesi. Por qëndrimin e deputetit Lesi nuk e ka mbështetur deputeti tjetër i mazhorancës, Astrit Patozi, i cili ka deklaruar se "nuk bie dakord lidhur me atë që u tha se ky projektligj është një hakmarrje ndaj medias. Në këtë situatë informale që ne jemi sot, nuk ka ndonjë operator mediatik që transmeton në rruge dixhitale. Nëse flasim për "DigitAlbin", ai nuk është media, është kinema, është biznes". Ndërsa deputeti i opozitës, anëtar i Komisionit të Medias, Musa Ulqini, është shprehur se "as KKRT-ja, që është specializuar për këtë fushë dhe që e ka detyrim ligjor që të kontribuojë për çështjet që lidhen me rregullimet dhe amendimet e këtij ligji për mediat elektronike, nuk ka asnjë informacion për këtë nismë. Ata duhet t‘u kërkojnë të gjitha palëve të interesuar që siç kanë bërë në rastet e ngjashme analoge të kontribuojnë që veprime të tilla të mirëfillta politike të mos finalizohen. Pra, nuk ka kuptim kompleksi eksperimental. Sot ne kemi një dokument të konferencës rajonale të Gjenevës, që i ka garantuar Shqipërisë 7 rrjete numerike të mbrojtura nga vendet fqinje. Gjithashtu, ne kemi një grup pune, i cili duhet të prodhojë në muajin qershor një amendim rrënjësor të këtij ligji, ku duhet të rregulloret me ligj, sipas standardeve të BE-së edhe problemi i transmetimeve numerike dixhitale". Kundër këtij projektligji është shprehur edhe deputeti Alfred Dalipi, i cili ka kundërshtuar një tjetër pikë të këtij projektligji, që flet për licencimin, i cili përcaktohet për gjashtë muaj dhe pas këtij gjashtëmujori lihet në pikëpyetje rinovimi i licencës. Por, mendimet e deputetëve të opozitës ashtu siç pritej i kanë kundërshtuar deputetët e mazhorancës, të cilët, megjithëse e kanë kuptuar se ky ligj ka mangësi, janë detyruar të bëjnë mbrojtjen e tij, duke thënë se ky ligj do të jetë vetëm për gjashtë muaj dhe më pas hyn në fuqi ligji që Komisioni i Medias do të paraqesë.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Sa cudi!Postuar më parë nga Ingenuous
Lexoje edhe njehere kete qe ke shkruar me siper qe t'ja nxjerrim kuptimin, sepse sipas teje kryeministri ardhshem do te jete nga Top Media!?
Pra Top Media qenka parti politike!
E ku qendron cudia? Realisht ashtu eshte, ne fund te fundit Media nuk ben gje tjeter vecse informon popullin per drejtimin politik qe po i jep qeveria ne pushtet.. Atehere, spo e kuptoj cfare partie politike do ti te thuash, se un e kam lexuar ate postim mbi 3 her.. dhe tendin gjithashtu dhe spo shof ndonje fjale qe te thote ne ate postim se Media Eshte Parti Politike.. Por eshte e vertet.. opinioni i Medias, eshte ai qe besohet me shum nga opinioni publik prandaj...dhe zoti Berisha kerkon qe "t'ua mbylle gojen..!!
Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje
Krijoni Kontakt