Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 204
  1. #121
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Nuk rrezohet me qeveria aq kollaj jo,po thuaj ti qe me kete prteste duan te mbyllin matrapazlleqet qe jane ne top chanal.Nje tv i politizuar qe mashtron njerezit duke thene qe ne jemi tv i pa politizuar etj etj.

    Gomarlliqe koti.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Askush nuk e ka monopolin e të qenit i pagabueshëm

    Taulant Dedja (Deputet i pamvarur)-Fjala e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë*

    Pas një periudhe relativisht të gjatë, po marr fjalën në Kuvend, të nderuar kolegë. Më shumë sesa mungesa fizike për shkaqe objektive në disa periudha të alternuara, një nga shkaqet që më kanë detyruar të mos marr fjalën, është se edhe heshtja është një mënyrë për t’u shprehur brenda një mjedisi të caktuar.
    Jam pjesë e këtij mjedisi prej gjashtë vjetësh dhe sot kam dalë para jush në respekt të socialistëve, atyre që kanë investuar politikisht emrin tim në publik qysh nga viti 1997-të, në respekt të gjithë atyre qytetarëve të Elbasanit që më kanë votuar dy herë radhazi për t’i përfaqësuar këtu, në emër të moralit tim, personal dhe familjar. Në këtë sallë, i vetmi mjet që kam përdorur ka qenë kurdoherë fjala. Asgjë tjetër veç fjala; herë-herë, pa leje ose me zë të lartë, në ndonjë rast edhe në shkelje të etikës së komunikimit. Gjithsesi, nëse kam lënduar drejpërdrejt ndokënd, të jeni të sigurt se e ka patur në çdo rast ndjesën time, sikurse dhe kam marrë në çdo rast ndjesa reciprokisht.
    Motivimi për të folur, më tepër sesa një artikull gazete i para dy ditëve, është mënyra sesi po e perceptoj dhe këndvështrimi që kam për klimën e përgjithshme politiko-mediatike, e projektuar kjo në raportet media- pushtet dhe respektimin e lirisë së fjalës, në krizën e thellë brenda Partisë Socialiste dhe në të ashtuquajturën fushatë presidenciale që ka filluar në mënyrën më transparente të mundshme, në raport me precedentët e mëparshëm.
    Para dy ditësh, një shkrues servil me emrin Fatos Çoçoli, që në zhargonin e sotëm cilësohet analist, etiketonte në gazetën “SHQIP”, si deputetë të tredhur nga Fatos Nano, kryetari i tyre për 15 vjet, një grup prej 16 deputetësh socialistë, të cilët i kërkuan kongresit të partisë së tyre të mbrojë statutin me votë të fshehtë. Madje, fjalën e sipërpërmendur nuk e kishte futur as në thonjëza, të paktën për t’u justifikuar që e kish përdorur në mënyrë figurative. Këtij njeriu, për të cilin ndjej mëshirë (faji është i atyre që urdhërojnë dhe e paguajnë) i kam dhënë të drejtën (me votim të fshehtë ose të hapur në redaksinë e gazetës së tij) të publikojë përmbajtjen e bisedës telefonike që kam zhvilluar me të dhe rrugën që i kam treguar sesi të verifikojë atë që ka shkruar.
    Dikush mund të nxitojë të thotë nesër, që i «shituri» te Berisha, Taulant Dedja, filloi të sulmojë edhe ai fjalën e lirë. Të jeni të sigurt që nuk kam ndërmend të shqetësohem. Nuk jam shqetësuar, as kur kam patur në shpinë një pjesë të shtypit të varur që më akuzonte pa asnjë lloj të drejte si bashkëpunëtor në vrasje dhe gazeta e partisë time nuk shkroi qoftë edhe një fjalë për të më mbrojtur. Sikurse kam vlerësuar ndjesën e Nikollë Lesit, kur në gazetën e tij u botua një lajm i pavërtetë, si presion i disa individëve, të cilëve iu kisha refuzuar zhbllokimin e një tentative për ndërtim të paligjshëm. Sikurse me bindje të plotë kam shkelur disiplinën e grupit dhe urdhrin për të anuluar pjesëmarrjen në një konferencë ndërkombëtare, për të qenë prezent në votimin për heqjen e imunitetit të deputetit Lesi, sepse kisha bindje të plotë se nuk duhej t’i hiqej imuniteti parlamentar. Sikurse në asnjë rast nuk i jam lutur askujt të shkruajë për mua dhe nuk kam investuar asnjë qindarkë për të ndërtuar imazh mediatik, sikurse në të gjitha rastet, fjalimet i kam shkruar vetë.
    Për dijeni të një pjese të gazetarëve të rinj në moshë dhe profesion, unë kam patur fatin të hyj në politikë pas një eksperience në fushën e gazetarisë në kohën më të vështirë për mediat e krijuara në vitet e para të pluralizmit, në kohën kur burgoseshin gazetarë apo rriheshin deri në dëmtim të organeve gjenitale nga strukturat e dhunshme të shtetit, kur bastiseshin apo digjeshin redaksi gazetash.
    Kam qenë kryeredaktor i «Populli PO», kur burgosej Ylli Polovina, pas shpërthimit të një autobombe në Tiranë, për faktin se kishte botuar në gazetën tonë një artikull 3 muaj më parë. Ndërsa 3 muaj më pas, gazeta falimentoi dhe u mbyll për shkak të represionit shtetëror.
    Profesionin e gazetarit e quaj të shenjtë, ai është profesion i misionarit të fjalës së lirë dhe me shumë dëshirë dhe përkushtim do ta ushtroj përsëri, ditën kur nuk do të jem më në këtë sallë si deputet.
    Sa për tredhjen e të mjerit Çoçoli, i cili ka për koincidencë të përbashkët me Nanon vetëm emrin dhe të qenit qytetar i së njëjtës republikë, dua të sjell në vëmendje të publikut se «Çoçoli» tashmë është një fenomen. Shërbëtorëshkruesit klientelistë «Çoçolë» që ndërrojnë padron sipas interesave të xhepit të tyre janë shtuar pa hesap kohët e fundit.
    Këta lloj tipash, me shokun tim të mirë gazetar, Zamir Dule, viktimë e dhunës së shtetit të krizës së vitit 1997-të, i cili me një pension modest invaliditeti, jeton në vetminë e tij, fatkeqe në Devollin e largët, dikur i quanim gazetarë tavolinash. Sot, ata quhen analistë apo opinionistë, shëtitës, të marrë sipas rastit me qira apo të vetëshpallur të pavarur në varësi të konjukturës së tregut politik, në varësi të raportit që ka paguesi (pronari) i tyre me X apo Y politikan a kryetar partie.

    Të kollarisur që thuajse çdo ditë kapardisen nëpër ekrane apo editoriale gazetash, ata marrin përsipër të flasin për çdo gjë. Një pjesë e mirë e tyre vuajnë dilemën e madhe, të futen apo të mos futen në politikë, kjo është çështja. “Do i lënë apo nuk do i lënë mandatet deputetët?”, - thotë një takëm. “Jo, se nuk i lënë gratë”, - thotë takëmi tjetër dhe lutet që sistemi të bëhet proporcional, se për ta do mendojë ndonjë kryetar partie, të cilit i krehin bishtin nga mëngjesi në darkë.
    Kërkoj e kërkoj të gjej një të pavarur dhe mezi e gjej një (natyrisht ka dhe të tjerë). Të më falin që do të citoj vetëm një. Ky që gjej, e ka përsëri emrin Fatos, po kësaj radhe me mbiemrin Lubonja. Kësisoj i them Fatosit të dytë, Çoçolit, e kundërta e Fatosit të tretë, Lubonjës, se ka një fakt shumë kuptimplotë që provon se Fatosi i parë, Nano, as nuk tredh dhe as nuk klonon deputetë. Fakti është ky: asnjë, ose pothuaj asnjë nga ata që Nano projektoi në politikë pa karrierë partie, duke filluar nga Rama, sot nuk janë më në krahun e tij. Kjo që them ka lidhje vetëm me Nanon, jo me kolegët e mi, të majtë.
    Pikërisht ky është koncepti i partisë së hapur, standard të cilin e ka patur me kohë Partia Socialiste, megjithëse këtë nuk do ta besojë Nazarko i dytë, i cili fliste mbrëmë në “Top Show” për Partinë Socialiste që është e mbyllur (meqë ka struktura) dhe që si Jovan Bregu, «vdes» të punojë një çikë edhe njëherë në Presidencë. Nazarko 1 dhe 2, janë ish- punëdhënësit e mij për pak kohë në vitin 1996-të, punëdhënës që nuk më derdhën asnjë qindarkë në shtet për sigurimet shoqërore. Nazarkon 1, ma zuri syri mes delegatëve të kongresit të partisë time, në kohën që zhvillohej seanca me dyer të mbyllura. Thashë me vete, derisa ka ardhur te ne, tani me sa duket mendon me zemër për punëtorët me mëditje të fjalës së lirë, gazetarët e thjeshtë. Shumëkush mund të pyesë, ku është morali i fabulës? Do ta them.
    Unë, ish-gazetari modest, sot deputet opozitar, jam kundër çdo lloj presioni shtetëror mbi mediat. Madje, i bëj thirrje kryeministrit, të heqë sa më shpejt dhe nga fjalori i tij, fjalët me përmbajtje të dhunshme, si hanxhar apo mafie dhe të ndalojë fushatat «preferenciale» të tatimorëve që mund të organizojnë vartësit e tij. Thënë shkurt, siç ka premtuar, të aplikojë ligjin me një standard. Sikurse kam bindjen se cilido në këtë vend duhet të zbatojë ligjin, qoftë kryeministër, deputet, biznesmen-botues apo analist.
    Por më vjen keq të pohoj që po kaq i rrezikshëm sa presioni shtetëror është dhe presioni vizual apo verbal, që me ose pa dashje, disa media ushtrojnë mbi opinionin publik, sidomos në momente përplasjesh alla shqiptarçe, duke u bërë shërbëtore të politikës qoftë kjo majtas, qoftë djathtas, duke humbur krejtësisht paanësinë në rolin për të komunikuar të vërtetën me objektivitet. Dhe këtë nuk e them për shkak interesash politike, por e them në radhë të parë për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, asfare jo të drejtat e deputetëve.
    “Përse?”, - do të pyesë miku im Filip Çakuli. Dikur, emisionin “Fiks Fare” e kam quajtur opozita e vërtetë në Shqipëri. Madje, prej panelit të tyre kam marrë cilësimin i sinqertë, kur kam deklaruar se të gjithëve si politikanë duhet të na vijë turp që qytetarët tanë bredhin dhe rropaten dyerve të ambasadave për një vizë. Por, duke dënuar imoralitetin e cilitdo që shfrytëzon detyrën për të kënaqur epshet, nuk mund të pranoj që fëmijët e mi, që fëmijët tanë, që fëmijët e botuesve dhe analistëve, që çdo fëmijë i këtij vendi, të shohë në një televizion që mbahet me paratë tona, në një orar brenda kohës së audiencës edhe të minorenëve dhe pa asnjë paralajmërim, skena erotike të filmuara me metoda policeske. A kanë menduar inskenuesit e filmimit dhe të transmetimit të pamjeve se cili mund të jetë rezultati i traumës që pësojnë familjarët apo fëmijët e personave të filmuar? I ftoj të interesohen dhe të pyesin në çdo vend të BE-së për të marrë vesh sesi vepron ligji në raste të tilla.
    Unë shpresoj që edhe për këtë çështje shumë shpejt do të kemi një protestë nga lëvizja “Mjaft”, sepse siç është detyrë të protestohet ndaj çdo shkeljeje të qeverisë, duhet protestuar edhe ndaj shkeljeve të pushtetit të katërt. Askush në Shqipëri nuk e ka monopolin e të qenit i pagabueshëm!
    Madje, unë shpresoj dhe për këtë kam bërë ftesë publike, që përpara se drejtuesit e “Mjaft”-it të projektohen përfundimisht përmes konkurrimit, besoj të ndershëm në politikë, nëse vërtet i besojnë ato që thonë dhe bëjnë, të organizojnë edhe një protestë për respektimin e votës së fshehtë dhe mendimit ndryshe në Partinë Socialiste. Unë do të jem në krah të tyre, nëse vërtet e bëjnë. A mund të pretendosh nga një parti që nuk zbaton ligjin e vet brenda saj, që nesër, kur të vijë në pushtet, do të punojë për shtetin e sundimit të ligjit, jo të individit?
    Me të drejtë, sot vazhdon të flitet shumë për respektimin dhe mbrojtjen e fjalës së lirë. Edhe në demokracitë më të konsoliduara vazhdojnë të shfaqen përplasjet media-pushtet. Por të them të drejtën, konstatoj me keqardhje se qysh nga viti 1997-të, ende nuk kam parë të protestohet për të drejtat e gazetarëve në raport me botuesit dhe pronarët. Ky, sipas meje, është një nga motivet që pjellin dhe “Çoçolët” shkrues-shërbëtorë klientelistë.
    Ndaj dhe përsëris atë që kam thënë në këtë sallë fiks tre vjet më parë gjatë një debati për mediat, se problemi në Shqipëri më shumë sesa te garancitë e lirisë së shprehjes, qëndron te raportet morale të botuesve me politikën, që nuk janë as normale dhe as transparente. Për mua shkalla e korrupsionit në politikë është e njëjtë me atë në media. Përndryshe nuk ka sesi një drejtor gazete të na thotë mbrëmë ne socialisteve nga një studio e respektuar, televizive, që të mbyllim derën e kongresit nga brenda dhe të mbyllim gojën.
    Ky drejtor e hapi gazetën në vitin e piramidave financiare, në qeveritë socialiste privatizon një godinë shtetërore, e cila më pas shembet dhe mbi të ndërtohet një pallat shumëkatësh me leje nga bashkia socialiste dhe pastaj mëson socialistët sesi të bëjnë kongresin.
    I dashur drejtor, a ish-pronar gazete, në cilin vend të BE-së ke parë ndonjë kongres partie me dyer të mbyllura?
    Me sa duket, ky takëm janë njerëzit që këshillojnë në PS që të mos përsëriten të ashtuquajturat telenovela, në një kohë që gjithë spiralja e jetës së atij që urdhëroi mbylljen e derës së kongresit socialist për mediat është fund e krye telenovelë e një telenovelisti, i cili telenovelat politike i zëvendëson me telenovela analistësh shërbëtorë.
    Për t`u kthyer te Çoçoli, i cili do të kujtohet si personazhi që pasuroi fjalorin parlamentar me fjalën tredhje, dua të sjell në vëmendje dhe një fakt. Faktin që më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk votojnë dhe janë të zhgënjyer nga politika.
    Kjo pjesë megjithatë, është në kontakt të përditshëm me mediat. Pra ajo dëgjon ose lexon edhe moralin që bëjmë ne, edhe moralin që bëjnë analistët dhe opinionistët. Që raportet të jenë të drejta dhe të paktën të ekulibruara (se që të quhen të ndershme do duhen dekada), do të ishte në nderin e botuesve dhe opinionistëve të na sugjerojnë ne, ligjvënësve, një amendim të ligjit për deklarimin e pasurive, ku të parashikohet detyrimi për deklarimin e pasurive edhe për përfaqësuesit e pushtetit të katërt, botuesit dhe analistët. Kësisoj, nesër, kur të këmbejmë vendet, të gjithë do vazhdojmë të deklarojmë pasuritë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 13-04-2007 më 18:13

  3. #123
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    qendrun 3 ore ne kom per asigjo, hajde demostrate hajde, shyqyr qe ishte Tuna se 70 perqind e atyre qe muren pjese nuk do kishin shku.....

    ec aty shaqira me top channel.....drejt me bo synet do ken gjitmone hahaaha

    turp te ket top channel qe ka investu gjith at pare dhe ta shnderroje ate kapital ne nje cop letre siz osht Zoni i popllit. turpppppppppp

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    heheee te gjithe homsat e mjaftit dhe ata qe kane pushtuar ps kishin dale ne shesh kurse njerezit kishin shkuar se gjithe ato aktore dhe kengetare qe kishin paguar keta te ndershmit tundojne çdo njeri qe rri kot gjithe diten e zotit.
    edhe une jam kunder sulmit te mediave te lira por edhe kontrolle duhet te kete se çne qe i jane versulur me kaq vrull qeverise keta prostitutat e top kanalit qe duan te jene dhe tv kombetar qe po e degjenerojne gjuhen Shqipe me fjale te huaja dhe po helmojne popullin vetem duke nxjerre ne (apo shpifur) vetem lajme te keqija dhe asnje here nuk i shef ti flasin gjerat ashtu siç jane njelloj per shumicen edhe per pakicen.Rrofte PD e vetmja force e vertete qe mund te na çoje perpara ne endrrat tona si popull
    rrofte Shqiperia dhe ne hale homsat qe udheheqin ps me gjith shoqaten e pedeve te mjaftit.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #125
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    OOORE anderrereja!

    Citim Postuar më parë nga *andrea*
    Nje nder skandalet e rradhes se qeverise "Berisha", ndodh pikerisht pos ne ambientet e Top Media Group. Pas kontrolleve te njepasnjeshme brenda 3-mujorit te fundit, gjithshka nga kjo kompani ka rezultuar me se e rregullt SIPAS PARTIS TIME KURSE RRAPORTI I KONTROLLIT NUK KA DALE AKOMA SE SIPAT ZYRES PERKATESE DUHET TE VEREFIKOHEN DISA PIKA PERPARA SE TE ZBARDHET RAPORTI!

    Fillimisht nje kontroll i tille u nis sot qe ne oret e para te dites. Top Media Group - it iu bashkuan edhe shume politikane te opozites QE SHPJEGOJNE SE JANE JANE TE PUNSUAR NE STACJONIN TELEVIZIN VEPRIM KY I PA PARE NE ASNJE VENDE TE BOTES.

    Me keqardhje them PER VERIMIN E DEPUTETVE KOMUNIST QE DOLEN NE MBROTEJE TE EVAZJONIT FISKAL se kryeministri i rradhes KU DO TI MARRE PARATE PER TE PAGUAR DEPUTETET KOMUNIST PO NUK MBLODHI TAKSATsot DEPUTETET KOMUNIST ka bere nje nder veprimet per te cilat duhet te turperohet GJITHE ANTARSIA KOMUNISTE SHQIPEFOLSE .

    Duhet ta kutoni Z. Berisha KERKON TE VENDOSE SHTETIN LIGJORE NE SHQIPERI se veprimi i sotshem ndaj Kompanise "Digit-ALB Sh.a", ishte ZBATIMI LIGJORE DHE DETYRIMI FISKALE ESHTE I PA TOLERUSHEM EDHE NE SOMALI TE AFRIKES nje sulm i ulet I DEPUTETEVE KOMUNISTE sepse ne kete menyre ESHTE E FYERE E GJITHE INTERNACJONALIZMI PROLETARE ju DEPUTET KOMUNISTA ME DALJEN NE MBROJTJE TE EVAZJONIT FISKAL shfaqni hapur idete tuaja ANTI SHQIPETARE per nje Mediat QE NUK DENJON TE PAGUAJ TAKESAT e lira ESHTE PROKURORI TE HAPE TE HAPE HETIM PER GRUPIN E DEPUTETEVE KOMUNISTE QE DOLEN NE MBROJTJE TE EVAZJONIT FISKAL PERKURORI ESHTE I DETYRUARE LIGJERISHT TE ZHVISHET NE KETE RASTE NGA PATEKU ENVERIST.

    KJO ESHTE NGJARJE E DHIMSHME PER POPULLIN TIM.

  6. #126
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    100 mijë herë mjaft Berishës

    Manifestim madhështor në Tiranë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kontrolleve arbitrare ndaj Top Medias. Përmes "Digitalb" ndiqet në të gjithë Evropën e SHBA

    Rock-protesta në sheshin "Skënderbej" mbledh më shumë njerëz se mitingjet e politikës

    Shqiptarët kanë zhvilluar mbrëmë protestën më të madhe e më shembullore në Sheshin "Skënderbej" të kryeqytetit. Të bashkuar në atë miting madhështor, i cili ishte më i madhi i realizuar deri tani në Shqipëri ishin më shumë se kurrë plot 100 mijë qytetarë. I organizuar nga shoqëria civile dhe mediat, ai tregoi fuqinë e madhe të qytetarisë. Të gjithë njëzëri me duart lart i thanë qeverisë stop akuzave pa fakte dhe mjaft goditjes së mediave. Të mbledhur nga ora 19:00 dhe deri vonë kur mbaroi protesta duke festuar, qytetarët janë shprehur larg sloganeve politike kundër dhunës ndaj fjalës së lirë, që është iniciuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Ndryshe nga protestat e zhvilluara për 17 vjet në Shqipëri, ishte hera e parë që iu tha STOP sulmit të qeverisë ndaj medias së pavarur, të lirë dhe kritike nën atmosferën e një rok-proteste. Mungonin flamujt e partive politike, munguan sharjet, të bërtiturat, ngacmimet e jetës private të ndonjë politikani, madje edhe deklaratat në skenë të politikanëve. Tre veprimtarët e shoqërisë civile, Mustafa Nano, Andrea Stefani dhe kreu i lëvizjes "Mjaft!", Erion Veliaj kanë qenë të vetmit, të cilët vetëm për disa minuta, pa fjalime të gjata dhe lodhëse për publikun, kanë bërë edhe turmën në sheshin "Skënderbej" të thërrasë njëzëri MJAFT ndaj sulmit të mediave. Njëzëri turma e mbledhur në sheshin madhështor të metropolit shqiptar i ka thënë "mjaft" akuzave pa fakte të kreut të qeverisë. "Ka ardhur koha të shpallemi të gjithë opozitarë ndaj regjimit më të shpifur të Evropës", tha Nano, duke injoruar përmendjen e emrit të Kryeministrit Berisha, ku gjatë fjalës së tij ai përmendi vetëm "ai" me gishtin drejtuar nga Kryeministria.

    Pas disa vitesh, pasardhësit tanë do të shikojnë arkivat dhe do të zbulojnë se Shqipëria është qeverisur në fund të shek XX dhe në fillim të shekullit XXI nga një njeri që vetëm ka bërtitur në sheshe, në mbledhje, në Parlament etj., dhe ata do të pyesin: "Si është e mundur që paraardhësit tanë kanë rënë dakord të qeverisen nga një njeri i tillë?. Të dashur miq! Merret vesh se në 3 korrik ne kemi bërë një gabim, dhe një zgjedhje që historia nuk do na i falë: rizgjodhëm me votën e lirë, bolshevikun stalinist të vetëm në Evropë, rizgjodhëm me votën tonë të lirë një njeri që me votën e lirë nuk ikën nga pushteti. Ka ardhur koha të shpallemi opozitarë dhe ta rrëzojmë po me votë të lirë, se nuk e meriton të jetë qiraxhiu i pallatit kryeministror". Po kaq të ashpër ishin gjatë argumentimeve të tyre edhe pjesëmarrësit e tjerë që mbajtën fjalime në këtë manifestim. "Eshtë e vështirë të konkurrosh me fjalë-këngën, megjithatë, unë do dëshiroja të shprehja këtu atë që na bashkon sot: Eshtë shqetësimi për median e lirë dhe për fjalën e lirë, askush më mirë se shqiptarët nuk e di se, pa fjalën e lirë, edhe kënga burgoset. E kemi provuar këtë gjë për më shumë se 40 vjet, ndaj dhe nuk do të lejojmë që situata të tilla të përsëriten. Jemi të shqetësuar dhe të alarmuar për kërcënimin që i bëhet lirisë në të gjitha dimensionet: lirisë së pronës, asaj të drejtësisë, lirisë së universiteteve, lirisë së shkencës dhe tani lirisë së të gjitha lirive: lirisë së fjalës.

    E kërcënon këtë liri autoritarizmi që në strategjitë qeverisëse, të tejmbushura me kalvare fiskale mbi median. Po hartohen ligje të këqija, që mbi të gjitha duan të nxjerrin jashtë loje median.

    Fakti që ju jeni këtu, është shprehje e alarmit, por dhe mrekullia e demokracisë! Nuk jemi ne që ju tregojmë teori, por jeni ju ata që na jepni mbështetje ne gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës". "Vetëm mbi të vërtetën, e cila përfaqësohet nga media", tha më tej Stefani, "mund të themelohet demokracia. Berisha kërkon të shmangë drejtësinë. Por ne, nga presioni do të vijmë në këtë shesh që është mëmëdheu i lirisë dhe fjalës së lirë, një shesh që politikanët e kanë përdorur për të thirrur e bërtitur, por më tej kanë bërë të kundërtën e asaj që kanë thënë këtu". Erion Veliaj, drejtues i Lëvizjes MJAFT, iu drejtua qytetarëve të pranishëm në shesh, dhe miliona të tjerëve që e ndoqën këtë manifestim nga ekranet e televizioneve, me fjalët "Imagjinoni një Shqipëri pa fjalën e lirë, imagjinoni një vend ku mijëra vetë humbasin vendet e punës, por nuk ka media që ta denoncojë këtë gjë, imagjinoni një vend ku bizneset falimentojnë e ku kompanitë më të mëdha largohen nga sytë këmbët, imagjinojeni atë vend pa një media të lirë, ku të transmetoheshin këto halle". Kjo ishte koncert-protesta e paralajmëruar që Lëvizja MJAFT së bashku me median e lirë në vend, organizuan menjëherë pasi qeveria e drejtuar nga Berisha nisi disa sulme selektive dhe të cilësuara si tejet të rrezikshme, ndaj institucioneve të pavarura mediatike në vend".

    Protesta-koncert ndiqet nëpërmjet Digitalb në SHBA dhe Evropë

    Organizatorët e koncertit madhështor të bërë në sheshin "Skënderbej" kishin menduar të ideonin në mënyrën më perfekte mënyrën e realizimit të tij, duke filluar nga skeleti i programit dhe deri te transmetimi i tij edhe në diasporë. Shqiptarët të cilët nuk kanë mundur dot të vinin në Shqipëri, kanë ndjekur LIVE nëpërmjet paketës Digitalb në kanalin "Top News rok" protestën, ku merrnin pjesë emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Mesazhe të pafund nga njerëzit që jetojnë jashtë Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë Evropës kanë ardhur në mbështetje të kësaj proteste. Koncerti-protestë është transmetuar i plotë nga "Top News", i cili bën pjesë në paketën Digitalb, të cilën disa ditë më parë, qeveria u përpoq ta sekuestronte, por që, fatmirësisht, nuk ia arriti dot këtij qëllimi. Koncerti-protestë është dhënë drejtpërdrejt edhe nga shumë televizione të tjera në mbështetje të fjalës së lirë. Krahas këtij fakti, e veçanta tjetër është se për herë të parë politikanët shqiptarë u bën njësh me turmën, duke lënë poltronin e skenës dhe duke qenë bashkëspektatorë të protestës madhështore. Politika shqiptare proteston njësoj me qytetarët. Ndryshe nga herët e tjera, ku ata zinin vendin e nderit dhe mbanin rolin kryesor gjatë një proteste, këtë herë politika bashkohet me qytetarët në rresht. Pesë liderët e opozitës, Edi Rama, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Neritan Ceka kanë qenë të pranishëm në mes të turmës, duke ngritur duart për t‘u thënë stop akuzave pa fakte të kreut të ekzekutivit. Deputeti socialist, Kastriot Islami, i pranishëm në këtë protestë, tha se media e biznesi janë të kërcënuara nga shteti, po kjo betejë qoftë nga mediat, qoftë nga qytetarët është e fituar. Ndërsa deputeti i PS-së, Petro Koçi, tha se pjesëmarrja e madhe në këtë shesh është solidaritet i madh për fjalën e lirë dhe kundër ndaj politikave të qeverisë. Protesta u organizua nga media dhe shoqëria civile për t`i thënë stop presionit të Kryeministrit Berisha ndaj mediave kritike ndaj pasqyrimit të aktiviteteve të qeverisë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #127
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Bello: Drafti për dixhitalet, sulm ndaj Top Medias

    Flet anëtari i komisionit parlamentar

    Anëtari i Komisionit të Medias, deputeti Marko Bello e ka kundërshtuar dje projektligjin e paraqitur nga qeveria për platformën dixhitale. Deputeti Bello thotë për "Shqip", se një projektligj i tillë provizor është i pakuptimtë kur Komisioni i Medias ka nisur punën për hartimin e saktë të një ligji për mediat. Gjithashtu, anëtari i Komisionit të Medias akuzon qeverinë se ka ndërmarrë hartimin e këtij projektligji në mënyrë urgjente për të sulmuar mediat e pavarura dhe konkretisht "Top Channel", i cili nuk bën politikën e caktuar të Kryeministrit, por respekton fjalën e lirë.

    Ç‘mund të na thoni për nismën më të fundit të një grupi deputetësh të mazhorancës, të cilët kanë hartuar një projektligj për transmetimet dixhitale?

    Ishte gjëja më e papritur, por nuk është hera e parë. Ndodh shpesh që në Parlament të gjenden 10-15 deputetë për të firmosur një projektligj, i cili në mënyrë kaçakshe futet në seancë, duke përfituar ndoshta edhe nga një lloj mungese vëmendjeje e përfaqësuesve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve ku përpunohet edhe kalendari. S‘ka pak kohë që jam njohur me këtë projektligj, i cili është firmosur nga disa deputetë të mazhorancës dhe si për çudi, asnjëri prej tyre nuk është anëtar i Komisionit të Medias, por janë deputetë të komisione të tjera. Kjo ka të bëjë me të ashtuquajturin projektligj për transmetimet numerike eksperimentale, pra për të plotësuar vakumin ligjor që ekziston për transmetimet e këtij lloj në vendin tonë. Nga ana tjetër jam habitur, sepse ne aktualisht po ngremë një grup pune në bashkëpunim me ekspertë dhe me përfaqësues të rëndësishëm në fushën e medias dhe me asistencën dhe ekspertë të BE-së, për të amenduar edhe një herë ligjin që është në fuqi, i cili ka të bëjë me radiotelevizionin publik dhe privat në Shqipëri. Kështu që jemi në krye të punës. Por pavarësisht punës sonë si komision, tani ndodhemi në një situatë qesharake të papritur, pasi na serviret një ligj i cili me sa duket, duhet të votohet me forcën e kartonit të mazhorancës.

    Mund të na thoni pse opozita është mbajtur larg hartimit të këtij projektligji?

    Opozita është mbajtur larg për shkak se ne aktualisht jemi në fazën e diskutimit të një projektligji të plotë që do të rregullonte edhe boshllëqet ligjore, por do të rregullonte edhe defektet e ligjit aktual. Kështu që kjo mënyrë bëhet me një qëllim politik të caktuar, për t‘u zënë gojën disa mediave, të cilat përpara interesave të tyre kanë interesat e informimit të publikut dhe pak u interesojnë allishverishet me qeverinë. Një pjesë e mediave kanë treguar se janë në mbrojtje të lirisë së shprehjes duke e vënë këtë në shërbim të interesit publik, interesa madhore, të cilat ata i vënë mbi interesat e vogla, kjo nuk i pëlqen mazhorancës përfshirë edhe Kryeministri, i cili ka dhënë urdhër që ky ligj të propozohet brenda ditës.

    Çfarë do të bëjë opozita aktualisht, pasi ndodhet para një fakti të kryer, do të kërkoni kontakte me grupin e interesit dhe nëse kjo nuk ndodh cilat do të jenë hapat që do të ndërmerrni?

    Ne do të mbledhim ditën e hënë Komisionin e Medias dhe shpresoj që të sensibilizojmë edhe kolegët tanë të mazhorancës për ta bllokuar këtë projektligj. Për ta bllokuar me qëllim që ne të vazhdojmë në mënyrë normale punën tonë për ligjin në tërësi, i cili në vjeshtën e këtij viti do të jetë gati për të kaluar në Parlament. Do të jetë një ligj i pjekur ku do të jenë marrë në konsideratë qëndrimet e grupeve të interesit, do të jetë marrë në konsideratë gjithë ekspertiza më e mirë e vendeve perëndimore ku ne duam të integrohemi, të mbështetur në BE. Gjithashtu, tendenca që duam t‘i japim ne këtij ligji është konsensusi, sepse ligjet nuk bëhen se kështu do një mazhorancë. Këto janë ligje që kanë të bëjnë me interesat e gjithë opinionit, kështu që këto nuk janë ligje që bëhen për një vit e gjysmë sa i kanë mbetur kësaj mazhorance, këtu duhet të bëhen ligje për një kohe të gjatë që t‘i shërbejnë vendit ndaj duhet patjetër konsensus. Nëse neve do të na tundet kartoni në Parlament, ne do të marrim hapa të tjerë siç është ai i protestës të organizuar nga mediat dhe shoqëria civile ku ne si opozitë do të marrim pjesë, nuk do të reshtim në asnjë mënyrë dhe nuk do të bëhemi pjesë e kësaj tentative të pistë për t‘i zënë gojën një medie të lirë.

    Cilat janë nenet që kundërshtohen nga opozita në këtë projektligj të hartuar fshehtas nga mazhoranca?

    Unë sapo jam njohur me të. Preteksti është se kemi një boshllëk ligjor. Të gjithë ne e dimë se ka një boshllëk ligjor, prandaj dhe ne i kemi hyrë një procesi për të reformuar të gjithë ligjin për mediat në Shqipëri, për ta rregulluar atë sipas standardeve evropiane dhe nuk ka arsye që ne të nxitojmë që këto gjashtë muaj që na kanë mbetur t‘i zëmë me patjetër me një ligj. Ky ligj është kalimtar që do të sjellë mazhoranca në Parlament. Tendenca është e qartë që nën maskën e boshllëkut ligjor qeveria do të miratojë një ligj diskriminues për mediat. Mazhoranca ka dy vjet në pushtet dhe nuk u kujtua për një ligj të tillë dhe tani del se nuk pret dhe gjashtë muaj, sa ne si komision të përfundojmë ligjin e saktë, kjo duket qartë që bëhet për të gjunjëzuar një media si "Top Channel" po edhe të tjera për t‘i gjunjëzuar që të hedhin valle sipas muzikës së qeverisë. Projektligji thotë se jepen licenca vetëm për 6 muaj dhe jo me të drejtë automatike të rinovimit. Kufizon se duhet të ketë të paktën 20% të programeve shqiptare duhet të ketë disa kushte të tjera 30% të reklamave dhe jo më shumë etj. Ajo që e bën me tendecioz është pikërisht fakti se çdo gjë ia lë në dorë kësaj mazhorance për të dhënë licenca vetëm gjashtëmujore dhe për të kufizuar operatorët privatë për të bërë investime të nivelit të lartë, sepse askush nuk do të investonte qoftë edhe në një biznes mediatik miliona lekë kur nuk ka garanci. Shqipëria, në vend që të kalojë në një republikë të stabilitetit të ligjeve, kalon në një republikë ku ligjet ndërrohen sipas kostumeve të qeveritarëve. Mungesa e stabilitetit ligjor i bën jo vetëm investitorët vendas, por edhe të huaj që të mos vijnë në Shqipëri. Kjo e fut Shqipërinë në një situatë tejet kaotike ku ligjin e bën ai që ka pushtetin politik dhe kështu po kthehemi në një diktaturë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #128
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Shqiptarët thirrën fort: Askush të mos guxojë të na prekë lirinë

    Mesazhi madhështor i protestës së parë qytetare të këtyre përmasave në Shqipëri

    Kurrë më parë, nuk ishte parë në kryeqytetin shqiptar, një manifestim kaq madhështor e njëherësh i qytetëruar. Kurrë më parë si dje, shqiptarët nuk kanë qëndruar aq gjatë në sheshin ikonë të Tiranës "Skënderbej", pa pasur nevojë që të tundin ndonjë flamur partie dhe parulla politike. Asnjëherë si dje, 100 mijë shqiptarë, kryeqytetas, por edhe të ardhur nga pjesë të ndryshme të vendit, nuk janë shprehur aq fort, por pa ulëritur. Të gjithë shqiptarët, që kanë parë njëri-tjetrin krah për krah e sy më sy, në protestën madhështore në sheshin "Skënderbej", nuk janë ndjerë kaq krenar, që i janë afruar edhe më shumë Evropës me një mënyrë shembullore të protestës; si nga arsyeja e daljes në tubim, por edhe nga mënyra e të sjellurit. Tirana mbrëmë ka paraqitur imazhin e metropoleve më të mëdha të SHBA dhe Evropës, ku qytetarët protestojnë duke festuar për parime që janë jetike për çdo popull: Liria. Edhe pse policia kishte marrë masat për të ruajtur rendin e qetësinë për manifestimin qytetar, mbrëmë nuk ka qenë nevoja. Uniformat blu merrnin frymë lirisht dhe si kurrë më parë në përvojën e tyre nga mitingjet e tjera, fytyrat e tyre kanë dalë të shtendosura në ekranet e televizioneve dhe në imazhet e fotoreporterëve. Ishin të lehtësuar dhe e shprehnin hapur në bisedat me gazetarët. Sepse mbrëmë në sheshin "Skënderbej" ishte qytetaria e Shqipërisë që erdhi për të protestuar pa i premtuar kush as vende punë e as poste në dogana e tatimesh. Ishte qytetaria që "pushtoi" për tre orë sheshin e madh të kryeqytetit shqiptar, për të thënë fjalën e saj të fortë, se asaj dhe vetëm asaj i takon ai shesh, kur preket aty ku s‘mban më - te liria e tij, te kjo dhuratë që vetëm ZOTI ia jep njeriut, që të thotë atë që mendon, që të shprehet për ata që ai ka zgjedhur, për ata që paguan taksat dhe kontribuon çdo ditë. Që nga mbrëmë, shqiptarët i treguan Kryeministrit Sali Berisha se nuk do të lejojnë që t‘u mbyllë gojën shqiptarëve. I treguan Kryeministrit Sali Berisha, se ata kishin dalë për të mbrojtur "Top Channel"-in dhe të gjithë "Top Median", sepse ata i konsiderojnë këto shtëpi të mëdha mediatike, si pronë të tyren, si pasuri shpirtërore, kulturore dhe qytetare të këtij vendi, të cilat janë krijuar me mund, djersë dhe shumë përkushtim e dashuri ndaj vendit. Që nga mbrëmë, Kryeministri duhet ta kuptojë përfundimisht se nuk mund të akuzojë pa fre, s‘mund të përbaltë atë që të gjithë shqiptarët e treguan se është e tyrja. Kryeministri padyshim duhet ta kuptojë një herë e mirë se shqiptarët nuk mund të durojnë më retorika që atyre u kujton të vjetrën dhe që ngjallin konfliktit. Shqiptarët, i thanë mbrëmë zotit Berisha se ata e urrejnë konfliktin, përbuzin urrejtjen dhe nuk do të lejojnë më, dhe këtë e treguan me forcën e qytetarisë, që dikush të tentojë t‘i kthejë mbrapa në rrugën tashmë të pakthyeshme - Evropën. Që nga mbrëmë sheshi që mban emrin e heroit kombëtar, është i qytetarëve, që nuk do ta kenë fare problem të rikthehen sërish, nëse dikush i prek lirinë, nëse dikush tenton sërish të ndalojë fjalën e lirë. Mbrëmë u dha vetëm shembulli i parë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #129
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja

    Ky nuk quhet shkrim por quhet hartim.
    Se cfare i thane dje shqiptaret Berishes, kete askush nuk e di.
    Se cfare lidhje ka liria e fale se lire dhe e medias me zbatimin e ligjit, kete ende nuk e kam kuptuar.
    Dhe as qe mund te kuptohet, sepse opozita e gjendur para mungeses se alternativave, gjen dhe kapet pas fijeve te kashtes per te mos u mbytur.
    Cfare alternative i ka afruar opozita deri tani vendit?
    Hedhjen mbi tryezat e punes se Kuvendit nga Ilir Meta, kerkesen per nderimin e Enver Hoxhes ne Peze nga Milo, kercenimet per perseritjen e '97 (duke marre keshtu haptas autoresine per krimet e atij viti), pengesat e shumta per vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi (kjo per te mbrojtur kasten e korruptuar, bizneset e paligjshme, trafikun e droges etj) etj.

    Te mesuar per dekada te tera per te qene pushtetare, ata qe nga viti 1991 e ketej nuk e konceptojne dot veten ne opozite.

  10. #130
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Mesazhi madhështor i protestës së parë qytetare të këtyre përmasave në Shqipëri

    Kurrë më parë, nuk ishte parë në kryeqytetin shqiptar, një manifestim kaq madhështor e njëherësh i qytetëruar. Kurrë më parë si dje, shqiptarët nuk kanë qëndruar aq gjatë në sheshin ikonë të Tiranës "Skënderbej", pa pasur nevojë që të tundin ndonjë flamur partie dhe parulla politike. Asnjëherë si dje, 100 mijë shqiptarë, kryeqytetas, por edhe të ardhur nga pjesë të ndryshme të vendit, nuk janë shprehur aq fort, por pa ulëritur. Të gjithë shqiptarët, që kanë parë njëri-tjetrin krah për krah e sy më sy, në protestën madhështore në sheshin "Skënderbej", nuk janë ndjerë kaq krenar, që i janë afruar edhe më shumë Evropës me një mënyrë shembullore të protestës; si nga arsyeja e daljes në tubim, por edhe nga mënyra e të sjellurit. Tirana mbrëmë ka paraqitur imazhin e metropoleve më të mëdha të SHBA dhe Evropës, ku qytetarët protestojnë duke festuar për parime që janë jetike për çdo popull: Liria. Edhe pse policia kishte marrë masat për të ruajtur rendin e qetësinë për manifestimin qytetar, mbrëmë nuk ka qenë nevoja. Uniformat blu merrnin frymë lirisht dhe si kurrë më parë në përvojën e tyre nga mitingjet e tjera, fytyrat e tyre kanë dalë të shtendosura në ekranet e televizioneve dhe në imazhet e fotoreporterëve. Ishin të lehtësuar dhe e shprehnin hapur në bisedat me gazetarët. Sepse mbrëmë në sheshin "Skënderbej" ishte qytetaria e Shqipërisë që erdhi për të protestuar pa i premtuar kush as vende punë e as poste në dogana e tatimesh. Ishte qytetaria që "pushtoi" për tre orë sheshin e madh të kryeqytetit shqiptar, për të thënë fjalën e saj të fortë, se asaj dhe vetëm asaj i takon ai shesh, kur preket aty ku s‘mban më - te liria e tij, te kjo dhuratë që vetëm ZOTI ia jep njeriut, që të thotë atë që mendon, që të shprehet për ata që ai ka zgjedhur, për ata që paguan taksat dhe kontribuon çdo ditë. Që nga mbrëmë, shqiptarët i treguan Kryeministrit Sali Berisha se nuk do të lejojnë që t‘u mbyllë gojën shqiptarëve. I treguan Kryeministrit Sali Berisha, se ata kishin dalë për të mbrojtur "Top Channel"-in dhe të gjithë "Top Median", sepse ata i konsiderojnë këto shtëpi të mëdha mediatike, si pronë të tyren, si pasuri shpirtërore, kulturore dhe qytetare të këtij vendi, të cilat janë krijuar me mund, djersë dhe shumë përkushtim e dashuri ndaj vendit. Që nga mbrëmë, Kryeministri duhet ta kuptojë përfundimisht se nuk mund të akuzojë pa fre, s‘mund të përbaltë atë që të gjithë shqiptarët e treguan se është e tyrja. Kryeministri padyshim duhet ta kuptojë një herë e mirë se shqiptarët nuk mund të durojnë më retorika që atyre u kujton të vjetrën dhe që ngjallin konfliktit. Shqiptarët, i thanë mbrëmë zotit Berisha se ata e urrejnë konfliktin, përbuzin urrejtjen dhe nuk do të lejojnë më, dhe këtë e treguan me forcën e qytetarisë, që dikush të tentojë t‘i kthejë mbrapa në rrugën tashmë të pakthyeshme - Evropën. Që nga mbrëmë sheshi që mban emrin e heroit kombëtar, është i qytetarëve, që nuk do ta kenë fare problem të rikthehen sërish, nëse dikush i prek lirinë, nëse dikush tenton sërish të ndalojë fjalën e lirë. Mbrëmë u dha vetëm shembulli i parë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Ai ishte nje koncert dhe njerezit perfituan te shohin njehere pa para!

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •