Close
Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 204
  1. #71
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Pra, nese "kritikon" Berishen, automatikisht nuk je demokrat!?


    Ti thua kush e vuri ?!

    Ndoshta vete Erioni, per te treguar se jam deputet, dhe shikoni çmakine kam! Ndoshta ka dashur te nderroje makine, dhe bleresi meqenese nuk i ka pelqyer pazari eshte hakmarre...

    Se kush e vuri tritolin, i takon pozites te japi shpjegime, pasi ajo eshte ne qeveri, si rrjedhoje dhe organet nga ku dalin pergjigjet ne raste te tilla prej asaj varen.

    Flm, do te dal, sikurse kam dale dhe kur Opozita ishte ne pozite.

    Do te dal, pasi Shqiperia ka nevoje per nje lidership te ri politik.

    Do te dal, pasi duhet tu themi JO! e me shume politikaneve ekstremiste, apo prepotente me nje model diktaturial te institucioneve te pavarura. Dhe nje PO! politikaneve serioze me vizion human dhe evropian.

    Po te duash hajde, se te qeras me ca qofte tek "Tymi" tek Rr e Kavajes!

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shko igen shko te nerjaket e altinet.. dhe tritol vensit ata do gjesh o i ngrate.. as vizionar as humaniste sdo ket ne shesh..


    ----
    Se kush e vuri tritolin, i takon pozites te japi shpjegime, pasi ajo eshte ne qeveri, si rrjedhoje dhe organet nga ku dalin pergjigjet ne raste te tilla prej asaj varen.
    ---

    jo igen se mir di qe varen nga sallaku juaj ato pune.. prandaj dhe vini tritola te sigurte..
    nuk i le rrenat.. sa keq..
    nejse mir ben se kuptohet me mire se sheshi neser do mbushet me rrenacake e kriminele..

    shyqyr qe ka dal pasqyra qe mashtrusit te shihen vet dhe kur nuk i sheh mileti..

    ska mbledhur ai shesh ndonji here aq xhahile xhelate inkuizitore hajdute tenderash e plehra te stalinizmit se sa kte radhe..
    aty do jene pjesa me e neveritshme e popullit..

    dhe do qani per fjalen e lire qe e gezoni si askush tjeter..

    kur kryetarin tuaj nuk e len asnji sekond pa kamera e mikrofon.. e ai i ngopuri me fjal te lire por i pangopur me gjak do ju nxise neser per kasaphana te reja..

    dhe ju do zbatoni porosit e tije..

    dhe do cfaqeni si nerjake e altin arape cep me cep e rrug me rruge..
    tmerr..

  3. #73
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ...do te dale se....

    Te pakten behu mirnjohes se i kisha llogaritur 200 per ti harxhuar birra dhe qofte, dhe me vone do tu transformoja ne vampir apo kanibal....

    Ne fakt do te dal, pasi njeriu qe perpiqet te flase per ligjin, kur kurre nuk e ka njohur ate, veçse ben nje shkelje te re, te hapur duke demonstruar si dikur edhe sot, se per te drejtesia dhe ligji nuk ekziston.

    Ai qe nga 3 korriku 2005, deri me tani ka humbur çdo gjyq me institucionet e pavarura, perfshire ketu dhe gjyqin me pushtetin lokal. Ai e di qe prokurori nuk eshte vegla e tij qe te arrestoje e denoje ke te doje. Dhe meqe jemi te prokurori, sigurisht nuk ia ka harruar emisionit "Fiks Fare" episodin me mustaqe dhe Dibren. Ai lloj denoncimi i hapur ishte nje fakt i turpshem sesi Kryeministri i bente presion Presidentit te Republikes, ishte nje motiv i forte qe zhvleresoi çdo akuze qe Berisha e te tijte i bene Presidentit.

    Ai na tregon se do te luftoje evazionin fiskal, por "Fiks Fare" u ka treguar shqiptareve se çfare shteti ligjor mund te ndertohet me hajdute si Rrenga apo me ministra te paafte si Bode. Qe ka mbledhur nga ana e anes, ata qe i perdor si lecka ne dyert e medias.

    Dhe sigurisht nuk jane ata e keqja dhe nuk eshte aq faji i tyre, se ne fund te fundit po zbatonin nje urdher nga lart. Nga njeriu qe eshte e keqja e vertete e Shqiperise sot, qe nuk njeh as ligj, as drejtesi, as fjale te lire.

    Keshtuqe do te dal, pasi.....

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    O qe s kemi dy pale b......e,media e lire ,kush po ja mbyll gojen xhanem ?kane llapur e genjyer sa jane shkepur medja e lire ne Shqiperi ,mos haroni qe te gjitha gazetat para se te prisheshin firmat piramidale i benin reklame atyre dhe pastaj prape na e cane t.......n duke share.Medja te lira ,jo jane media te paguara dhe pike.

  5. #75
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kadarese e shikoni nga poshte gjithe hauri i komunisto-harbuteve.
    Po te kesh lexuar,pasi ZP dhe sekretaret e tu nuk te tregojne,Kadareja ne ato vite ishte gjithmone ne shenjestren e Bllokut tuaj terrorrist.
    Ata qe u futen ne Ambasada nuk ishin motrat dhe vellezrit tuaj,por tanet.
    Motrat dhe vellezrit tuaj servile,naive,te pa afte dridhnin zinxhiret,si drejtore e sekretare,si kryetare koperativash,e gjysma ishin spiune neper radhe preshi e sallami.
    Ndersa ata qe moren guximin te kalonin muret e gurta,te ambasadave,per nje jete me te mire,me te lire ne kuptimin e te drejtave njerezore,ishin tanet,ata qe nuk munden me te jetonin me friken,dhunen,ata qe kishin miq e shoke,fis e farefis syrgjynosur e vrare e rraskapitur burgjeve famekeqe te Spacit e Burrelit.Ata qe donin jeten.Ata dhe ato qe nuk munt te duartrokisnin,brohorisnin,apo te dukeshin te qeshur para tribunave tuaja te 1 Majeve dhe Nentoreve te pseudo-clirimeve.
    Ndaj ju vret fjala e Kadarese,se ka peshe.
    Ndaj Shqiperise ne keto kohe,i duhen sa me shume njerez si Kadare,pasi fjala e tij degjohet neper bote,ne nje bote ku ZP juaj nuk perdoret as per tek ai vendi.................

    Te fala kongresmeneve me Kuc,Ruc,Brac
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #76
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Kisha kohe pa u futur ne forum, por po shikoj gjera te çuditshme me kohen qe u shkeputa!!.

    Nuk dua te "ofendoj" familjen ku bej pjese, por me ate gjuhe te le shume per te deshiruar me statusin qe ke.

    Qofsh Mire.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    marre nga TemA, 11 prill 2007

    Familja zengjine

    Mero Baze

    Një familje zengjine, me mbiemrin Sollaku, kërkon rreth 350 mijë dollarë dëmshpërblim prej meje, për shkak se për rreth dy javë rresht, në krye të gazetës, pyesnim përditë kryeprokurorin, Dhori Sollaku, nëse ia ka thënë ose jo të vërtetën për vrasjen e shoferit gruaja e tij. Pasi pyetëm dhe nuk morëm përgjigje, e hoqëm pyetjen nga koka e gazetës. Në vend të një përgjigjeje nga Dhori Sollaku na vjen një padi nga familja e tij, zengjine, e cila na kërkon 300 milionë lekë të vjetra siç thotë ajo për cenim nderi, një çmim shumë i lartë ky edhe për ndonjë figurë vërtet të nderuar.

    Por problemi nuk është te gjoba, as te shuma. Kjo familje zengjine nuk i ka për gjë 350 mijë dollarë dhe i kërkon pa të keq dhe as e ka për gjë që t`i vërë kapak problemeve rreth vrasjes së shoferit. Pasi kërkon pa iu dridhur dora rreth 350 mijë dollarë, në fund, familja zengjine kërkon dhe përgënjeshtrim të pyetjes që ne i kemi bërë. Sipas kësaj kërkese, ne nuk duhet ta pyesim familjen zengjine, nëse ia kanë treguar njëri-tjetrit të vërtetën mbi këtë vrasje, pasi kjo cenon nderin e kësaj familjeje. Atëherë, pyetja shtrohet, ç'është kjo e vërtetë përvëluese që cenon nderin e familjes Sollaku dhe pse nuk na përgjigjet me një copë letër: "Po, gruaja ime ma ka treguar të vërtetën". Pas kësaj ne do të jemi të qetë dhe e dimë së paku se ka një njeri që e di të vërtetën e vrasjes së shoferit të kryeprokurorit dhe ky është kryeprokurori. Në gjithë botën dhe në të gjitha kohët përgënjeshtrohen përgjigjet, jo pyetjet. Pyetjet nuk thonë asgjë. Nëse familjes zengjine i duket pyetje retorike ajo pyetje, atëherë nuk është problemi ynë. Në këtë rast, nëse do të mbronte vërtet nderin familja zengjine, ky nder mbrohej me një përgjigje, e cila do të botohet në rastin më të parë në gazetën "TemA". Kurse familja zengjine kërkon së pari pará, pasi nuk do t`iu ikë asnjë gjyq pa marrë pará dhe pastaj edhe përgënjeshtrim. Në fakt, ne nuk ia bëjmë dot këtë nder.
    Ne do të shkojmë në gjyq me këtë familje, edhe pse nuk kemi asnjë besim te kolegët e Zeqinesë dhe kolegët e Sollakut. Do ta bëjmë aty, por dhe në gazetë betejën që shqiptarët të sqarohen për të vërtetën e hidhur të kësaj vrasjeje, ku gruaja që ishte në vend të parë, në makinën ku u krye krimi, "nuk mban mend" fytyrën e vrasësit.

    Problemi i dytë është tek hipokrizia rreth lirisë së medias në Shqipëri. Unë jam nga të paktët gazetarë që më është dashur dhe më duhet të përballem me të njëjtat personazhe në gjyqe si dje, edhe sot. Kur në pushtet ishin socialistët, më është dashur të përplasem në gjyqe me ta, që nga kryeministri e deri te Makbule Çeço. Tani që pushteti ka ndryshuar, përsëri kam ngelur thuajse i vetëm, duke u përplasur dyerve të gjykatave me të njëjtat fytyra Arsyeja pse kam ngelur vetëm, është dhe fakti se media e angazhuar, antiqeveritare, tashmë është e mbrojtur nga Sali Berisha, pasi për çfarëdo gjëje që ata shkruajnë, ai nuk lejon të ngrihen padi ndaj tyre. I vetmi që vazhdoj ta pësoj nga paditë, jam unë, për arsyen e vetme se nuk jam i angazhuar pro Edi Ramës.

    Nuk e di si do të jetë ai koncerti që organizon "Mjaft"-i me Partinë Socialiste ditën e premte për lirinë e medias, po do t`iu lutesha që, nëse e kanë vërtet për lirinë e medias dhe jo për lirinë e evazionit fiskal, ta përmendin së paku këtë rast. Natyrisht, po i lejoi Edi Rama, kumbari politik i familjes zengjine që kërkon 350 mijë dollarë nga një gazetar.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #78
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Kisha kohe pa u futur ne forum, por po shikoj gjera te çuditshme me kohen qe u shkeputa!!.

    Nuk dua te "ofendoj" familjen ku bej pjese, por me ate gjuhe te le shume per te deshiruar me statusin qe ke.

    Qofsh Mire.
    E verteta eshte shpesh here e hidhur,dhe aspak e cuditshme.
    Ironia e fatit eshte qe ata qe vrane e burgosen poete e gazetare,sot po cirren se u cenohet fjala e lire.

    Kur shpreh nje mendim ne lidhje me dicka,jam i zhveshur nga statusi i "Anetarit te Byrose Politike".
    Thjesht keto jane mendimet e mia,kendveshtrimi im,qe nuk i nderroj as nje lloj statusi.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #79
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    E verteta eshte shpesh here e hidhur,dhe aspak e cuditshme.
    Ironia e fatit eshte qe ata qe vrane e burgosen poete e gazetare,sot po cirren se u cenohet fjala e lire.
    Çfare e shtyn Berishen te shfaqe hapur zemerimin ndaj medias dhe te beje nje gafe politike me pasoja te renda per te por qe gjithsesi, eshte nje beme me e sinqerte, sesa perbetimet mbi lirine e medias qe leshonte sa pa ardhur ne pushtet? Eshte vete zemerimi nga telashet qe po i krijon media e lire, zemerim qe nxitet nga nje psikologji autoritariste nga e cila Berisha nuk do te sherohet kurre.
    Media e lire eshte bere sot nje nga pengesat kryesore per ambicien autoritariste te Berishes.

    Shikoje dhe kuptoje ndryshimin e shkrimit tim me tendin, apo po te shaj "baben", nese po me thuaj, pasi ta kuptoj se perse me drejtohesh ne menyre direkte.
    Jo se jam i paafte te te jap pergjigje edhe ne gjuhen tende, por etika, ate etike qe edhe ti duhet ta kesh perderisa mbulon nje status.


    Kur shpreh nje mendim ne lidhje me dicka,jam i zhveshur nga statusi i "Anetarit te Byrose Politike".
    Thjesht keto jane mendimet e mia,kendveshtrimi im,qe nuk i nderroj as nje lloj statusi.
    Ky eshte ndryshimi midis meje dhe teje, qe ti ke nevoje te zhvishesh per te shrehur nje mendim, une jo!

    Qofsh mire,
    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #80
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    brar..

    e pashe qe s'me kishe kuptuar hic..

    Kete shkrim nuk e bazoj ne parti fare.. po ne terminologjine e demokracise ..

    Te shof qe jeton shum me "perrallat e Don Kishotit te Mances" por ne fakt ajo histori nuk ka shum pershtatje sot e ksaj dite.. Do thoja se pershtatje me te madhe do kishte shprehja e Shakespear Berisha + Nano = Shum zhurme per asgje...

    Nga ana tjeter po te bej nje analize te shkurter te veprimeve dhe legjislacionit shqiptar.. (ndonese ti mund ta konsiderosh te panevojshem)

    Shteti Shqiptar vuajti 45 vjet nen Diktaturen e xhaxhit por.. cilat ishin ato shkaqe qe sollen "demokracine" e sotme ne kto faza..

    Dy te mira i pati dhe diktatura..

    1- Nuk shikoje profesor te ngacmonte studentet e vet seksualisht
    2- Jemi nder te paktet vende qe deri tani "familjen e kemi akoma te shenjte"
    3- traditat e popullit nuk i mohuan..
    4- I bente te gjithe te punonin.. Erdhi demokracia.. me thuaj sa "force puntore" ska deshire te punoje se u sjell lek motra/vllai / i afermi nga jashte .. thua se i gjejne ne rruge ato lek??

    etj etj etj..

    Te meta apo ato qe ne vazhdojme te denojme sot e ksaj dite

    1- mbyllja e kufijve dhe "liberalizimi i tepruar ne hapjen e tyre" Si te babezitur u versulem ne vendet europiane apo Usa, etj.. Kjo eshte gabim i liderave ne pushtet sepse nuk u beri te qarte njehere se si ishte "klima" jashte vendit.. se cfare do gjenin ata kur te iknin jashte.. Shqiptaret lane nam duke share e duke degjenurar shqiperine ne syte e te huajve duke e quajtur veten fukarenj, duke vjedhur dhe duke plackitur te huajt etj..

    2- Njeriu nuk kishte te drejten e fjales ne ate kohe.. Erdhi "demokracia" njeriu ka te drejte fjale por jo kur korrupsioni te ha koken me lek ..

    3- Internimet masive qe beheshin kundra deshires se birose.. Erdhi "demokracia" dhe kto denime nuk do behen me npm burgjeve te spacit apo burrelit, po ne menyre te kulturuar do te behen fshehtas dhe mundesisht pa lene gjurme..

    4- Triskat dhe racionimi i ushqimit.. Erdhi "demokracia" Njerezit ngelen pa buke e pa pune.. Njerezit filluan te lypin dhe nese ti shkon ne dyqanet shqiptare shif se sa vet blene buken me liste.. se skane lek te paguajne..

    5- Mbyllja e kufijve.. Erdhi "demokracia" dhe njerezit u denden kufijve.. shum prej tyre lane eshtrat e tyre ne kufij..


    Hyrja e Demokracise ne Shqiperi solli te mirat dhe te ligat e veta.

    1- Korrupsioni u be me shum prezent dhe akoma nuk po eleminohet..
    2- U rrit shum numri i te papuneve dhe atyre qe kane mundesi te punojne po qe nuk punojne duke rritur akoma me shum numrin e papunesise ne shqiperi
    3- Inflacioni sa vjen dhe me teper po kap "majat"
    4- Debate te ashpra dhe inate personale.. C'do gje bazohet ne te kaluaren dhe jo ne "te rene" apo cfare i nevojitet ktij populli..
    5- Politikanet e kane mendjen per te share dhe jo per te drejtuar.. per te kenaqur xhepat e tyre.. duke mashtruar.. kjo vlen per shumicen e cdo lloj partie qofte..
    6- Mos respektimi i "kultures". Kultura shqiptare arriti fundin e vet.. duke prishur dhe duke shkaterruar dhe shpellat shum vjecare, duke mosvleresuar "trurin" qe sot e ksaj dite arrin te vleresohet nga te huajt, kurse ne shqiptaret nuk i vleresuam me hyrjen e demokracise..
    7- Nese xhaxhi thoshte "do u bej te hani me luge floriri" sot shprehja e dites eshte " do u bejme te pasur" pra gjithcka bazuar ne thenien "Hip ne maje te fikut dhe shif stambollin"

    E shum e shum te tjera qe spo me vijne ne mend per momentin..

    Pra i dashur brar.. Shqiperise nuk i duhet as PD dhe as PS.. i duhen Intelektuale dhe Politikane qe ta nxjerrin nga niveli ku eshte zhytyr.. I duhet nje fryme e re politike dhe regulluese.. dhe per kto ide qe un kam nuk kam pse te pyes njeri sepse jetoj te sotmen dhe jo te kaluaren, sepse kam "shenimet e mia te jetes ne ditarin tim"

    Kalofsh mire..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 11-04-2007 më 12:22
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •