Kryeministri Sali Berisha te marten do te perballet me deputetet opozitare ne interpelancen mbi deklaratat ndaj medias si “hanxhare te mafias”. Nje grup deputetesh socialiste kane kerkuar prej mese nje jave interpelance urgjente me shefin e ekzekutivit, per akuzat ndaj mediave shqiptare dhe provat qe zoteron qeveria per te mbeshtetur keto akuza.
Seanca e pasdites se neserme pritet te jete nje nder me konfliktualet mes opozites dhe kryeministrit Berisha. Gjate kesaj seance eshte vendosur te zhvillohet nje interpelance e me kreun e qeverise, kerkuar nga opozita, ne lidhje me deklaratat e fundit te tij, sipas te cilave, “mafia ka krijuar medias e saj per t’i perdorur si hanxhare kunder qeverise”. Opozita do te perpiqet te kryqezoje kryeministrin Berisha, duke vijuar sulmet dhe akuzat e saj kunder tij. Nje grup deputetesh socialiste kane kerkuar prej mese nje jave interpelance urgjente me shefin e ekzekutivit, per akuzat ndaj mediave shqiptare dhe provat qe zoteron qeveria per te mbeshtetur keto akuza. Opozita ka kerkuar permes lidershipit te saj qe Berisha te tregoje publikisht se cilat nga mediat shqiptare jane te implikuara ne afera me organizatat mafioze. Opozita i ka bere thirrje te vazhdueshme drejtuesve te mediave te shprehin indinjaten e tyre per akuzat e kryeministrit. Nga ana e tij, kryeministri Berisha eshte shprehur se keto deklarata perqendrohen mbi ata qe nuk zbatojne ligjin. Sipas tij, te gjitha bizneset duhet te jene te barabarte dhe te paguajne te gjitha taksat qe u takojne. Ne kete mbledhje urgjente te Kuvendit, opozita do te kembengule qe te degjoje faktet kokeforte tek te cilat bazohet kryeministri, kur shprehet se media komandohet organizatat mafioze. Per thirrjen e kesaj interpelance kane firmosur tete deputete opozitare, por qe mbeshteten nga te gjithe koleget e tjere te te njejtit spekter politik. Gjithashtu, ata kane gjetur “mbeshtetje” edhe nga ish-anetari i grupit parlamentar te PD-se, Spartak Ngjela, i cili i ka deklaruar lufte te hapur ish-kryetarit te tij Berisha, personit i cili e mbeshteti fuqishem ne vitin 2005 per tu zgjedhur si deputet ne nje nga zonat e Tiranes.
Korrieri
Krijoni Kontakt