Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 204
  1. #51
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Kunati i Berishes Agim Rama eshte prej kohesh nje individ mjaft i fuqishem ekonomikisht. Ndertimi i pare privat ne ish-Bllok, nje vile 4 -kateshe vetem pak metra larg ish-viles se Hoxhes balle per balle me shkollen 11-Janari dhe Restorant "Era", eshte bere nga ky person rreth vitit 1994. Trualli i ndertimit u kerkua prej ish-pronareve ne 1996, por gjithcka morren ata ishte nje dru i mire nga nje prej ish-gardisteve te Sales me emrin Rasim ,nje kriminel i vertete, tashme i vrare. (Rasimi njihej mire ne Fier si vrases ne ate kohe). Rasimi, nje tropojan, ne 1997 ka qene per 3 jave shefi i "Iveco-s" pa targa te Gardes qe dilte ne patrullim ne Tirane gjate diteve te para te 97, makina e vetme pa targa ne Tirane dhe e famshme per ngacmimin e makinave me targa te Jugut qe arrinin ne Tirane.

    Pronaret e truallit te viles/pallat te Agim Rames u detyruan te nenshkruajne nje kontrate shitjeje ne 1996 per $1,200 per nje truall prej 700 metrash katrore dhe keshtu tani prona eshte ligjerisht e Agim Rames, i cili sot merr nje qira prej rreth $10,000 ne muaj prej saj. Me pas Agim Rama hapi nje biznes tjeter ne ndertimtari ku monton fasadat e xhamit apo qelqi ne ndertesa te ndryshme, sigurisht te dores se dyte, biznes ne te cilin ka qene i suksesshem. Une e njoh personalisht dhe mund te them se nuk eshte njeri anti-patik pavaresisht nga e shkuara jo shume e paster. Po ndoshta pa i shkelur dikujt ne kallo nuk ecet perpara ne ate vend. Shuma prej $3 milione nuk eshte dhe as ka qene e pamundur per Ramen. Vetem vila e tij 4-kateshe ne ish-Bllok sot duhet te kushtoje me shume se $3 milione.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    menjefjale ki agim rama fole e qesh me ju zarat e tusres..se Ps-se..
    prandaj i paska ecur mire biznesi..
    po pse ZP vet sja thot emrin ketij e ne e marrim vesh nga Zara kte pune..

    sic duket jan nje kategori m.utm.utash qe hane ne dy tenxhere sipas kohes..
    dhe ki Agimi ashyu duhet tejete.. se nuk do ja kishin ruajtur nderin Zp per 12 vjet.. dhe prap sja thot emrin..
    rastesisht kemi zaren ketu qe i di punet e perbrendshme..
    Ne votojme Berishen jo kte bisnesmeni Agim.. dhe Berisha duhet ta pastroje haurin e vet

    nje here na telendisi zp me argiten tani na del dhe ky rama kunat qe shkund dardha per ramen edvin.. njesoj si argita dhe ky rama.. punojne me ose pa dashje per uljen e reputacionit te Pd-se..
    ne te semes vafshin..

    ka nja 1 milion votues te ndershem qe votojne Pd e per keta mu.ta skemi nevoje..
    Le te anteresohen tek Partia e bisnesmeneve ..PS..

    I paska te pastra ki parate thot Berisha..
    po po aty mbahu..derisa ha e pi e u beka simpatik me ZP-istet si Zara merre me mend cfar Kameleoni do jete..
    tepke i jati..

    dhe ai demokracin e kuptoj si rivendosje te Boksit ketij "sporti" shtazarak e banal e kanibal..

    a thua aty e kishim pasur te keqen ne shqiptaret.. ne mungesen e sportit te boksit..

    dhe mjeku sali duhej ti kish thene vjehrrit rexhep i rames.. sna duhet boksi.. or plak matuf ish sportist.. po na duhen shkolla palestra kopshte lulishte e rrug per bicikleta qe te rritet nje brez i shendetshem.. ne nje shqiperi pa helme .. e dhune..


    oj agimi rrika me zp istet e demokratet e ngrate pa buk votojne kunatin.. e tij qe sdi si e ka oborrin e vet..

    zarathustra.. te lutem pyete kte agimin.. a cohet ai m.ut te votoje apo.. ja fut gjumit se ..ka gomer qe votojne per kalane e tij te biznesit..

    cna duhet televizioni i ketij agimit ne..

    ik more legen..

    Sali lexo.. Don Kishotin.. Letrat e tij per Sanco Pancen.. se ka keshilla me vlere aty dhe per ty..





    sjan te mira kto gjera..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-04-2007 më 05:12

  3. #53
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....media dhe berisha.....

    Hipotetikisht shume sektore te jetes dhe politikes mund te korruptohen dhe te kapen nga mafia, por eshte aventureske dhe per me teper pa dobi, te akuzosh pa prova. Aq me teper nga tribuna e larte e ekzekutivit.

    Prandaj, ky Kryeminister qe urren çdo liri, perveç lirise se tij absolute prej despoti, ka ringritur akuza te paqena mbi mediat e lira.

    Dhe si hajduti, qe per tu fshehur dhe mbjelle konfuzion therret kapeni hajdutin...!!

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #54
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    politika e shqiperi aq me teper e sali berishes eshte bere si puna e atij te shkretit qe thoshte ujku ujku edhe kur erdhi ujku me tere mend nuk i shkoi njeri !!! kryeministri i shqiperise duhet te kete nje gje parasysh qe pa prova vetem me llafe nuk mund te akuzohet as njeriu me i thjeshte jo me media numer nje aktualisht ne shqiperi !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #55
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    *~Kuvendi, “shpatat” gati ~*

    Kryeministri Sali Berisha te marten do te perballet me deputetet opozitare ne interpelancen mbi deklaratat ndaj medias si “hanxhare te mafias”. Nje grup deputetesh socialiste kane kerkuar prej mese nje jave interpelance urgjente me shefin e ekzekutivit, per akuzat ndaj mediave shqiptare dhe provat qe zoteron qeveria per te mbeshtetur keto akuza.

    Seanca e pasdites se neserme pritet te jete nje nder me konfliktualet mes opozites dhe kryeministrit Berisha. Gjate kesaj seance eshte vendosur te zhvillohet nje interpelance e me kreun e qeverise, kerkuar nga opozita, ne lidhje me deklaratat e fundit te tij, sipas te cilave, “mafia ka krijuar medias e saj per t’i perdorur si hanxhare kunder qeverise”. Opozita do te perpiqet te kryqezoje kryeministrin Berisha, duke vijuar sulmet dhe akuzat e saj kunder tij. Nje grup deputetesh socialiste kane kerkuar prej mese nje jave interpelance urgjente me shefin e ekzekutivit, per akuzat ndaj mediave shqiptare dhe provat qe zoteron qeveria per te mbeshtetur keto akuza. Opozita ka kerkuar permes lidershipit te saj qe Berisha te tregoje publikisht se cilat nga mediat shqiptare jane te implikuara ne afera me organizatat mafioze. Opozita i ka bere thirrje te vazhdueshme drejtuesve te mediave te shprehin indinjaten e tyre per akuzat e kryeministrit. Nga ana e tij, kryeministri Berisha eshte shprehur se keto deklarata perqendrohen mbi ata qe nuk zbatojne ligjin. Sipas tij, te gjitha bizneset duhet te jene te barabarte dhe te paguajne te gjitha taksat qe u takojne. Ne kete mbledhje urgjente te Kuvendit, opozita do te kembengule qe te degjoje faktet kokeforte tek te cilat bazohet kryeministri, kur shprehet se media komandohet organizatat mafioze. Per thirrjen e kesaj interpelance kane firmosur tete deputete opozitare, por qe mbeshteten nga te gjithe koleget e tjere te te njejtit spekter politik. Gjithashtu, ata kane gjetur “mbeshtetje” edhe nga ish-anetari i grupit parlamentar te PD-se, Spartak Ngjela, i cili i ka deklaruar lufte te hapur ish-kryetarit te tij Berisha, personit i cili e mbeshteti fuqishem ne vitin 2005 per tu zgjedhur si deputet ne nje nga zonat e Tiranes.

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #56
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....media dhe berisha.....

    .... Pamjet e shemtuara ne dyert e "Top Medias" me police pa shkopinj gome sigurisht, te lene nje shije te keqe.
    Jo shije frike, absolutisht jo.
    Por nje shije gati turpi, se si ka mundesi qe pas 16 viteve te ashtuquajtura demokraci, pas edhe dhjete viteve nga turpet e para te Berishes me mediat, historia perseritet ne mes te dites me diell pothuaj njelloj.
    Cili eshte ky njeri qe mban peng Shqiperine dhe qe i ze syte çdo hop cilesor drejt Perendimit?
    Eshte sigurisht Kryeministri ish-president, qe pasi e la Shqiperine ne nje katrahure njerezore dhe ekonomike ne 1997, eshte kthyer pas 8 vjetesh, jo per te ndertuar e rregulluar jeten e njerezve, por per ti vene shqelmin asaj qe u ndertua pa lejen e tij.
    Eshte fjala per nje Kryeminister te paafte, gjithmone ne kerkim te armikut....

    --------------------------------------------------------------------------------------
    Nisme e re e MJAFT, per lirine e medias

    Te nderuar kolege,

    Duke ndjekur me vemendje, zhvillimet e fundit ne shoqerine dhe politiken shqiptare, Levizja MJAFT! konstaton se sulmet e fundit te pushtetit, ndaj medias, perbejne nje rrezik real i cili nuk mund te kalohet me indiferentizem. Per kete arsye, MJAFT! do te organizoje javen qe vjen ne sheshin Skenderbej, nje manifestim masiv qytetar gjate se cilit do te shfaqet nje koncert me muzike te zgjedhur, me bindjen se nje forme e tille manifestimi tregon mbi te gjitha qytetari.

    Protesta do te zhvillohet diten e premte, 13 prill 2007, ne oren 19.00, ne sheshin Skenderbej
    .

    --------------------------------------------------------------------------------------


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir flet ti igenus keshtu ne pamje te pare por... e fut nga nje genjeshter si kjo qe ke thene:

    "Eshte sigurisht Kryeministri ish-president, qe pasi e la Shqiperine ne nje katrahure njerezore dhe ekonomike ne 1997"

    .. dhe te del lezeti..e cfaqesh ne origjinal.. nje mashtrus i vullnetshem (se ka dhe mashtrus te pavullnetshem fale edukates dogmate qe kan marre dhe mos njohjes se epokes tone.. si puna zemrushes e ndonje tjetri..) qe nuk perton te ndertosh pikpamjet e tua ketu me rrena te dala boje..

    ti e di mir o igen se ju mburreni me 97-ten..
    sa here doni ta c'akordoni berishen ne parlament ju ja permendni 97-ten jo si veper te berishes por si faqen me te lavdishme te historise se Ps-se..

    Pandi .. Bracja Meta dhe shum lidere te Mafies Roze i thone Berishes shpesh hapur para kamerave.. na more e di cte bejme..ta bejme si athere.. e di ti se cte punojme ne.. mos harro.. qe do te thote te rrezojme e te terheqim zvarre si ju a beme ne 97 me caush luizat tona..
    ti e di mire o igen se 97-ta si veper e juaja eshte kriteri i gradave , posteve qe ju kini ne parti e kur partin e kini ne pushtet dhe si parashuta qe ju ngre ne funksione zyrtare.. ku ka rroga marshallah..

    perpiqu te operosh me te verteta..
    ka ik koha qe ja mbyll gojen se vertetes..
    shyqyr kemi kte forum qe i themi te vertetat..

    konkretisht tani ku jemi:..

    Pd qe do te qeverise deri ne afatin ligjor qe ja dha votimi i 3 korrikut dhe ju qe cdo dite perpiqeni ta rrezoni berishen dhe qeverine.. dhe qe cdo dite ne funksion te kesaj filozofije sajoni intriga e maskaralleqe te panumerta qe te vini ne situat 97-te.. (pra vendin ta coni ne gjendje 97-te) e pastaj me nji yxhum zabito- ruco gjoleko q-ilimo- neritano cupo luizo caushist te realizoni objektivin..
    kjo eshte e verteta..

    nuk shoh une asnji perpjekje te qeverise pra te pd-se tja krijoje ndonje 97 edvinave qe i kini ne krye te bashkive.. as tani as gjat tet viteve tuaja miliardo gllaberuese.. parajsore..
    kurse ju gjithmon jeni ne ethe per te bere 97- ta .. sa here ju kalon ndonje dit pa pushtetin qendror..

    ka arsye kjo.. eshte e shpjegushme.. jan ethet e hajnave qe kan frik se mos miliardat qe vodhen ju preken nga e drejta nga ligji nga rregullat dhe kjo ju ben te jini te ndjeshem e nervoz kur nuk e kini dhe ate zyren e kryeministrise tuajen..

    po ja kini boll dhe tani.. miliardat po.. bizneset po te lena ne duar te padukshme.. prokuroret po avokatet po gjykatat po..

    mirpo nuk ngopeni..me zor doni tjua merrni saliut dhe ate cels kashte qe i kini lene ne kryeministri..

    skini faj se cels kashte eshte kur e ka saliu zyren e krie-ministrise se kur e kan padronet e tu e bejne kashten e kulles se barit te saliut.. eldorado.. e shkuar eldorados or tunxh..

    te zot jini.. ju lumte..


    igenus.. cqe kjo loja e erionit mo..
    cthon shoket.. lol..
    besoj ju kish ven ne dijeni qe me pare qe te mos dukeshit andej nga trotuaret e zp-s ne oret e vona..se..pika pika nuku tregonet..

    kini stervitur dhe xhenjere per kto tritoll-llyqet..
    ju lumte..

    mijra njerez u vrane kot qe te vinit ju ne pushtet me 97-ten..
    akoma doni te vriten mijra e mijra tjere..

    sju vjen keq fare mo ?
    kaq khmer rruzhe e ruando-a-iste jini mo..?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-04-2007 më 08:21

  8. #58
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous

    Te nderuar kolege,

    Duke ndjekur me vemendje, zhvillimet e fundit ne shoqerine dhe politiken shqiptare, Levizja MJAFT! konstaton se sulmet e fundit te pushtetit, ndaj medias, perbejne nje rrezik real i cili nuk mund te kalohet me indiferentizem. Per kete arsye, MJAFT! do te organizoje javen qe vjen ne sheshin Skenderbej, nje manifestim masiv qytetar gjate se cilit do te shfaqet nje koncert me muzike te zgjedhur, me bindjen se nje forme e tille manifestimi tregon mbi te gjitha qytetari.

    Protesta do te zhvillohet diten e premte, 13 prill 2007, ne oren 19.00, ne sheshin Skenderbe

    O.. bo bo... o bo bo... Mjaft... një tufë me morracakër e brekë palarë do na shpëtojnë nga korrupsioni e padrejtësitë... o shpëtimtarët tanë sapo kjo lëvizje u krijua ne e bëjmë gjumin më të sigurtë.

    Pse nuk shpjegon Mjafti që ka mbajtur qëndrim politik... apo për financimet e tyre të fshehta...

    Pse nuk tregon Mjafti se si u krijua... Si mund të quhet Mjaft një lëvizje popullore kur u krijua nga lart... e vendosën nja 3-4 të paguar nga çifuti Sorros.

    Pse nuk shpjegojnë këto...?

    Po na dalin e na bojnë spektakël.

  9. #59
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Citim Postuar më parë nga Brari
    mir flet ti igenus keshtu ne pamje te pare por... e fut nga nje genjeshter si kjo qe ke thene:

    "Eshte sigurisht Kryeministri ish-president, qe pasi e la Shqiperine ne nje katrahure njerezore dhe ekonomike ne 1997"

    .. dhe te del lezeti..e cfaqesh ne origjinal.. nje mashtrus i vullnetshem (se ka dhe mashtrus te pavullnetshem fale edukates dogmate qe kan marre dhe mos njohjes se epokes tone.. si puna zemrushes e ndonje tjetri..) qe nuk perton te ndertosh pikpamjet e tua ketu me rrena te dala boje.....
    Ka nga ata qe humben kursimet, ka edhe nga ata qe u larguan me thase plot...
    Te kisha shkruajtur nje shkrim, por Albo e quajti si "sulm" ndaj teje dhe e hoqi, nejse, te kisha shkruajtur, pak a shume se beji yzmet asaj pune aty ku je, kenaqu dhe shijoje, se te mendoje per Shqiperine, zotrote do te ishe ketu, dhe ta shihje me mire realitetin, pa nevojen e atyre gazetave fantastikopolitike....

    Qofsh mire.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #60
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    .. dhe te del lezeti..e cfaqesh ne origjinal.. nje mashtrus i vullnetshem (se ka dhe mashtrus te pavullnetshem fale edukates dogmate qe kan marre dhe mos njohjes se epokes tone.. si puna zemrushes e ndonje tjetri..) qe nuk perton te ndertosh pikpamjet e tua ketu me rrena te dala boje..
    Brari o cun flori qe politika ment ti ka shti

    Me thuaj ti mua nje genjeshter qe un te kam thene nga ato qe kam shkruar..

    Asnje prej tyre nuk eshte genjeshter por nese nuk arrin te pranosh realitetin atehere thuaj qe me pelqen te rroj me genjeshtren

    ti e di mir o igen se ju mburreni me 97-ten..
    sa here doni ta c'akordoni berishen ne parlament ju ja permendni 97-ten jo si veper te berishes por si faqen me te lavdishme te historise se Ps-se..
    Ja prape gabim flet Ok, po e trajtojme ne nje aspekt tjeter..

    Berisha e dinte se cfare ishin firmat piramidale, pse i lejoi ato te vazhdonin aktivitetin ne shqiperi?? Skema e tyre "Pasuroju shpejt" ua verboi syte dhe i beri te lejonin veprimtarine e tyre ne Shqiperi...

    Te pershendes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 10-04-2007 më 09:17
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •