Postuar më parë nga Brari
Ne nuk votojme as gjinush e as caush...Por ki nje gje parasysh
Une nuk jam merzit me ju,
Por me vjen keq per ju.
Postuar më parë nga Brari
Ne nuk votojme as gjinush e as caush...Por ki nje gje parasysh
Une nuk jam merzit me ju,
Por me vjen keq per ju.
Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni
"Ingenous" jam totalisht dakord me ty... por mesa duket ka edhe shume persona te tjere te cilet, mesa duket nuk duan t'i hapin syte e te shohin realisht te qe po ndodh ne Shqiperi. Kjo ndodh sepse jo te gjithe nisen nga personi, por nga bindjet politike. Me falni por si mund te kesh te tille simpatie per nje person qe vetem "telashe" dhe strese ka sjelle tek njerezit gjate kohes qe ka ndenjur ne pushtet?!?!?!
![]()
Boo...! Sinqerisht nuk kuptoj.
![]()
Everything has its opposite: although this is never absolute, only relative... :)
Nese nuk nisen nga personi, por nga bindjet politike, kjo eshte nje e drejte e gjithsejcilit ne zgjedhjen qe ben. Nese nisen nga simpatia per personin, bie poshte e thena me lart "...jo te gjithe nisen nga personi..". Pastaj beni perseri kapercim, kur thoni, "..si mund te kesh te tille simpatie per nje person...".Postuar më parë nga *andrea*
Mendoj qe ekziston ende nje menyre absolute vleresuese e tejskahshme, qe s'te le pak hapesire realizmi e vertetesie ne gjykimin e fenomenit. Vetem kaq mund te them, qe aty ku ekziston nje kupole mafioze ekonomike, lind pashmangshmerisht dhe zedhensja mbrojtese e saj, media. Kjo, kursesi nuk e fut ne nje thes ate ane te medias, qe shkon ndesh me cdo lloj kupole mafioze.
Hanxharja e Berishes eshte e njohur tashme me mediat e lira dhe me ato qe s'i puthin doren kryedashit te shtetit.
Inatin me Top Media e ka qe nga zgjedhjet e fundit dhe sidomos pas publikimit te skandalit me Spartak NGJELEN ne Fiks Fare!
Me duket se i gjithe populli i duket mafia kryeministrit, meqe e konsideron median e lire si hanxhar ne dore te mafias. Disa media elektronike ne Shqiperi ne te vertete kontribojne shume - jo vetem ne informimin e drejte dhe korrekt publik, por edhe ne krijimin e nje vetedije te larte tek popullata ndaj politikave te perditshme te qeverise dhe pushteteve lokale.
Te mos jesh me qeverine jo medoemos do te thote te jesh me opoziten. Por meqe Berisha eshte ne pushtet - mediat me shume do merren me gabimet e tij ne udheheqien e shtetit dhe ne berjen e politikave te ndryshme sociale, ekonomike, etj.
Une kam kohe qe e shikoj Top Channel edhe ketu ne Maqedoni (tash kater vjet me rradhe) dhe e di qe edhe ne kohen e Nanos, Top Media me ne krye Top Channel ka qene gjithmone ne krye te detyres duke demaskuar gabimet dhe budalliqet e qeverise Nano asokohe. I vinte mire Berishes atehere kur FIKSI i nxorri Nanon duke u dehur ne Carlsberg ne nderkohe qe ne Kuvend po diskutohej mbi tragjedine e Karaburunit. I vinte mire Berishes kur FIKSI i demaskoi "kongresmenet" e Nanos. I vinte mire kur i nxirrte skandalet. E tani duhet te duroje dhe sulmet ndaj tij.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Jam plotesisht dakord me ju Alienated, ne konceptin e paanshmerise se medias. Me kaq do ta mbyllja mendimin tim, por c'te bej qe ma ngacmuan theniet e tua ne vazhdim, qe kur fillon me, "I vinte mire Berishes..................." dhe e mbyll me tonin luftarak, "E tani duhet te duroje dhe sulmet ndaj tij". E shikon dhe vete, qe qenka e zorshme dalja ne PAanshmeri, kur brenda vetvetes "harrohet" venia e asaj PA-se perpara. Sepse del qe nje lider dehej(turp per faqe te zeze), kurse liderit tjeter i vinte mire per diskreditimin e te dehurit. Dhe e gjitha kjo? Mbi kurrizin e nje tragjedie! Nuk ma pranon ndjenja njerezore kete lloj kenaqesie. Edhe toni mbylles luftarak, per durim sulmesh, s'ma mbush mendjen per paanshmeri.
----------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!!!???(NGA MUA)
Tem e mire
sa per mua Albo ka te drejt
sepse dhe evrteta ashtu qendron
po ndoshta berisha eshte pak me i mire se kom...
sepse nuk ka tjeter me te mir ose ai nuk i le qe te dalin
se kom.... jane aqe te poshter sa per te arritur atje kuduan shesin cdo qe dhe veten e tyre
jane shume mistere te pa zbuluara ata kane bere e po bejne
sepse kriminelat e pare ishin bijet e komunistave sepse populli i thjeshte kishte frik
te bente gjera te tilla sepse sitemi ishte i pa meshirshem mbi ta
kurese ata kishin perkraje dhe ishine te lire te benin
vjedhjet e bangave ne gjithe shqiperin dhe organizimin e krimeve
i mbanin kriminelet i favorizonin dhe kur punet veni keqe i vrisnin
kjo me se e vertet
kurese berisha per mua nje njeri qe e mori vala e coj atje
po pse scoj nje tjeter lind pyetja
ai ishte ne ate kohe dhe dicka karakteristike e shqipes koke forcia
iku me zhurmen nga nje natyre ndoshta pa frik
Ndryshuar për herë të fundit nga pishtari : 07-04-2007 më 16:21
Gazeta Zeri i popullit
Autori i Lajmit:
Mo.Ro.
Kjo ka qenë akuza që kanë bërë deputetët e opozitës në seancën e djeshme të komisionit parlamentar të Mediave, por pa zbardhur detaje lidhur me kushtet e kontratës së qerasë e kështu me rradhë
Tiranë- Kunati i kryeministrit Berisha ka marrë me qera Kinostudion, për të vendosur aty televizionin të ndërruar vetëm nga emri. Edhe pse kreu i qeverisë bërtet sot për garantimin e paprekshmërisë së pasurive publike, duke vënë në dyshim edhe proceset e deritanishme të privatizimit, ka lejuar që Kinostudio të kalojë në dorën e të afërmit të tij. Kjo ka qenë akuza që kanë bërë deputetët e opozitës në seancën e djeshme të komisionit parlamentar të Mediave, por pa zbardhur detaje lidhur me kushtet e kontratës së qerasë e kështu me rradhë. Sipas tyre, këto janë fakte që duhet të vijnë të raportuara nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, i cili duhet të pasqyrojë, sipas kërkesës së deputetëve, gjithë kalimet në pronësi të bëra në televizione gjatë këtyre muajve. Punonjës që kanë punuar në Kinostudio, për përgatitjen e ambienteve për vendosjen e një televizioni, përsa i përket vendosjes së aparaturave janë shprehur se vlera e investimit arrin në shifrat e rreth 3 milionë eurove. Këto fakte bëhen gjithashtu të ditura nga deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar konfirmimin nga kryetari i KKRRT. Ndërsa kryeministri Berisha duhet të përgjigjet se ku i ka gjetur kunati i tij 3 milionë eurot që ka investuar për ngritjen e një televizioni në admbientet e marra me qera në Kinostudio po prej tij. Duke qenë se vetë kreu i qeverisë ka deklaruar se paratë e kunatit të tij janë të pastra, atëherë duhet ta në tregojë se cili është burimi i tyre. Bëhet fjalë për një shumë tejet të konsiderueshme, e cila sipas deputetëve të opozitës është përdorur nga i afërmi i kryeministrit për të marrë në pronësi një televizion. Mund të thuhet pa pikë dyshimi se pasuria e të afërmit të kreut të qeverisë është mëse e majme, edhe pse vetë Berisha ka mbrojtur të kundërtën. Ose më saktë ka deklaruar se këto janë para të pastra. Prandaj kryeministri duhet të na tregojë se ku janë gjetur këto para të pastra, rreth 3 milionë euro?! Vetëm shuma e investimit brenda në Kinostudio, për instalimin e pajisjeve që mundësojnë transmetimin televiziv. Ndërsa marrja me qera e ambienteve është në një shifër tjetër parash, që besohet gjithashtu të jetë e konsiderueshme, por asnjëherë nuk është bërë transparente. Këto përgjigje mund t'i japë vetëm kreu i qeverisë, Berisha, duke filluar nga përfundimi i Kinostudios në duart e kunatit të tij, deri tek paratë e paguara.
Kunati i Berishes,televizion ne ambiente me Qera te Kinostudios
Që me mbërritjen në pushtet të kryeministrit Berisha, kunati i tij ka privatizuar Kinostudion, duke e kthyer atë në një Televizion. Ky është quajtur më parë ATN 1, ndërsa sot ka marrë emrin "Mediasat", tashmë me një përvojë prej 10 vitesh në transmetim dhe me prirje të forta djathtas. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar nga ky televizion, përvec pronësisë së tij. Kryeministri Berisha na e ka fshehur këtë fakt, pavarsisht transparencës së premtuar
Tiranë- Kunati i kryeministrit ka në pronësi një televizion që transmeton prej vitesh. Kjo ka qenë akuza që deputetë të opozitës kanë bërë gjatë seancës së djeshme të komisionit parlamentar të Mediave, duke kërkuar llogari nga vetë Berisha lidhur me këtë fakt, por edhe për rastet më të fundit të dhunës së ushtruar nga qeveria në drejtim të mediave. Që me mbërritjen në pushtet të kryeministrit Berisha, kunati i tij ka privatizuar Kinostudion, duke e kthyer atë në një Televizion. Ky është quajtur më parë ATN 1, ndërsa sot ka marrë emrin "Mediasat", tashmë me një përvojë prej 10 vitesh në transmetim dhe me prirje të forta djathtas. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar nga ky televizion, përvec pronësisë së tij. Kryeministri Berisha na e ka fshehur këtë fakt, pavarsisht transparencës së premtuar. Ndërsa kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore që deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të medias, kanë kërkuar që Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit të raportojë përpara deputetëve lidhur me kalimet në pronësi të disa televizioneve, në muajt e fundit. Ata kanë denoncuar faktin se të afërm të kreut të qeverisë, janë vënë në krye të këtyre televizioneve, duke vecuar pikërisht "Mediasat". Ky transmeton në valët e televizionit të mëparshëm, të njohur si "Antena 1". Ndërsa ambientet i ka tek ish- Kinostudio, e cila është në shfrytëzim nga kunati i kryeministrit Berisha, përmes një vendimi të marrë nga institucione shtetërore. Një fakt i tillë tregon edhe konfliktin e interesit të një kreu qeverie që bën të tjera veprime nga ato që predikon. Pronësia e kunatit të tij në një prej televizioneve e konfirmon këtë, në ambiente të marra me qera dhe madje edhe një licencë nga KKRRT, të gjitha të kryera në fshehtësinë më të plotë. Deputetët e komisionit parlamentar të Mediave kanë kërkuar nga ky institucion që të bëjë transparencën financiare të gjithë organeve mediatike në vend, duke raportuar sidomos lidhur me pronësitë e televizioneve. Një raport i munguar prej muajsh tashmë nga ana e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit do të zbardhte lidhjet dhe financat e shumë televizioneve në vend. Duke pëfshirë këtu edhe atë televizion që ka kaluar në pronësinë e kunatit të kryeministrit, sipas akuzave të bëra dje nga deputetët e opozitës të cilat nuk janë kundërshtuar nga Berisha. Deputetët kanë rënë dakord me kërkesën për të thirrur në raportin kryetarin e KKRT, institucion që ka pushuar së bëri prej muash edhe monitorimin e mediave.
#VamosArgentina
Mafia, jo më e paprekshme
Grigor PASKO
Arsyeja kryesore për të cilën elektorati shqiptar zgjodhi Berishën dhe partinë e tij për të drejtuar vendin këto katër vjet, ishte premtimi që ai u dha shqiptarëve për luftë pa kompromis kundër korrupsionit, dhe mafies që drejton krimin e organizuar politik dhe ekonomik, dhe si garanci vuri figurën e tij të pastër morale, figurë, e cila në memorien e shqiptarëve ishte shumë larg figurës së drejtuesve të shtetit të asaj kohe. Ky elektorat mund të kishte zgjedhur mbajtjen në pushtet të socialistëve edhe për katër vjet të tjerë, por nuk e bëri për arsyen e thjeshtë, të cilën pak nga pak ne po e harrojmë. Ne pothuajse kemi haruar se të ishe politikan kariere para pak kohësh, duhet të kishe kaluar nga posti i drejtorit të doganës të tatimeve të policisë etj. Këta ishin dhe biznesmenët e vërtetë që drejtonin edhe ekonominë edhe politikën shqiptare. Elektorati ndiqte se si postet shiteshin dhe bliheshin me para, madje arriti një kohë kur bëheshin me ankand dhe sa më e madhe aftësia për t'u pasuruar në kohën më të shkurtër aq më e madhe dhe kariera politike. Por, askush nuk mund të shfrytëzonte postin e tij i vetëm, u duheshin edhe tagrambledhësit. Kështu lindi nepotizmi, çdo zyrtar për postin që kishte blerë detyrohej të punësonte njerëzit e tij për të mbledhur paratë e harxhuara dhe për të ngjitur shkallët e karierës në një konkurencë, që do ta kishin zili bizneset private të çdo vendi. Të gjithë e dimë se, ata që drejtojnë sot partitë dikur në pushtet nuk janë më të aftët dhe as e meritojnë kreun e partive të tyre, por janë më të pasurit dhe rrjedhimisht në sistemin e tyre janë dhe të parët. Kjo është piramida e korrupsionit e ndërtuar në Shqipëri.
Pikërisht këtë piramidë na premtoi për të rrëzuar Berisha, dhe detyra jonë si qytetarë e politikanë është të analizojmë; a po e bën ai këtë luftë. Ndërsa pyetja që duhet t'i bëjmë vetes është a po e mbështesim ne në këtë luftë dhe ca më keq akoma, a po e lejojmë ne që ta bëjë këtë luftë. Mos harojmë se në Italinë fqinje u deshën disa dhjetëvjeçarë luftë e sakrificë brezash për të çrrënjosur mafien dhe kjo u arrit vetëm kur shoqëria italiane u ndërgjegjësua për këtë luftë.
Qeveria jonë godet banda kriminale dhe pas hetimeve dalin emra politikanësh të inkriminuar, por politika menjëherë sulmon, larg duart nga opozita. Lufton evazionin fiskal të firmave që kanë vite pa u kontrolluar dhe për të cilat askush nuk e di sesi u pasuruan në kohë rekord, dhe politika çirret se po sulmohet biznesi.
Opozita me shokun Majko, me të drejtë i bëjnë Berishës pyetjen - z. kryeministër ju drejtoni qeverinë pse flisni në tym për mafiozë që paskan marrë hanxharin dhe po godasin shtetin, kush janë këta, pse nuk na i thoni emrat?
Përgjigjja është në po e lë apo jo Majko dhe shokët e tij Berishën, të kontrollojë dhe të zbulojë këto emra? Kjo është sot dilema e shoqërisë shqiptare. A do ta lejojmë ne shtetin ligjor të mbledhë prova e fakte kundër asaj, që ne e konsiderojmë mafie dhe a ka kjo mafie lidhje me pushtetin e sotëm ?!. Mafia nuk janë ata rrugaçë që vjedhin apo grabisin biznesmenë dhe as ata fshatarë që mbjedhin hashash, të cilët qeveria i mblodhi në burgje që vitin e parë dhe askush nuk del në mbrojtje të tyre, por njerëzit me gravatë e shkollë, të cilët paratë e fajdeve të vjedhura popullit, taksat e shqiptarëve, paratë e drogës dhe të prostitucionit, i shndëruan në biznese aq të fuqishme sa dominojnë politikën dhe i kundërvihen fuqisë së shtetit ligjor.
Berisha ka vetëm dy rrugë përpara, ose të luftojë dhe të mbajë premtimin që i ka dhënë popullit të tij, ose të bëhet bashkëpuntor i mafies dhe ne pastaj kemi të drejtë të humbim një herë e përgjithmonë shpresën te shteti ligjor. Me veprimet e tij, Berisha po tregon se ka zgjedhur rrugën e parë dhe nga ligjet e fizikës dimë se sa më i fuqishëm veprimi aq më i fuqishëm kundërveprimi. Dhe kundërveprimin po e shohim në realitetin e ditëve të fundit. Përfaqësuesit e kundërveprimit derisa janë kaq të fuqishëm i kanë mjetet dhe mundësinë për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga qëllimi kryesor madje ta kthejnë edhe në kah të kundërt. Por, ne duhet të kuptojmë që Berisha dhe qeveria e tij ka zgjedhur rrugën e vështirë. Për të do të ishte shumë e lehtë të ndiqte rrugën e paraardhësve, duke lejuar zyrtarët e tij të pasuroheshin në kurriz të popullit dhe me këto para do ta kishte shumë të lehtë të blinte shtypin, i cili sot nuk do ta sulmonte, por do t'i thurte lavde.
Sot, ndoshta kemi harruar se një pjesë e shtypit ishte mjaft aktive në luftën për pushtet Nano-Meta, duke mbështetur herë njërin e herë tjetrin sipas interesave, madhësinë e të cilave nuk e kuptuam kurrë. Po ashtu, do të ishte e lehtë për Berishën, të bëhej bashkëpuntor i monopoleve, nga të cilat burojnë të ardhura të pa llogaritshme dhe kështu mund ta kishte përsëri nën kontroll jo vetëm shtypin dhe biznesin, por edhe kundërshtarët politikë. Mos harojmë se, si para disa vjetësh një biznesmen i njohur në jug, vëllai i një deputeti socialist shkoi drejt falimentimit sapo ju pre mbështetja politike nga lufta e klaneve. Sot, asnjë biznes i madh apo i vogël nuk është i varur nga politika, se po të kishte shoku Majko patjetër do të na i kishte treguar me emra.
Përsa i përket "betejës" së fundit të Berishës me evazionin fiskal, askush nuk po kupton se çpo ndodh në të vërtetë. Akoma nuk na është dhënë një emër gazetari, emisioni apo drejtuesi, i cili po sulmohet nga qeveria. Madje është Berisha, ai i cili po i nxit për ta kritikuar. Ajo që ne shohim çdo ditë në media janë disa punonjës tatimorë në krye të detyrës një pamje që për çdo njeri që merret me biznes është mëse e zakonshme në rrugët e Tiranës.
Askush nuk po na thotë ka apo nuk ka evazion fiskal në biznesin e shtypit, është apo jo biznesi mediatik i barabartë me bizneset e tjera para ligjit, a ka mafia në këtë biznes dhe pronarët e këtyre bizneseve a kanë biznese të tjera të fuqishme dhe në kanë, a i janë nënshtruar ligjeve të vendit si gjithë të tjerët? Ne jemi të ç'orientuar prej vitesh nga kjo betejë. Mos harrojmë se ishte vetë shtypi i pavarur para disa kohësh që akuzonte segmente të medias, të cilët mbanin me humbje të mëdha mediat e tyre. Dhe ne na lind e drejta të pyesim për ç'arsye mbahen këto media me humbje, për të fshehur të ardhura shumë herë më të mëdha nga biznese të dyshimta, për të sulmuar këdo që një ditë do të cënonte interesat e tyre (mesa duket kjo po ndodh sot), për të falimentuar mediat e ndershme, të cilat kanë luajtur një rol kyç në demokratizimin e shoqërisë dhe politikës shqiptare apo ca më keq për të shkatërruar njëherë e mirë ndërgjegjen qytetare të gazetarëve tanë, të cilëve do t'u interesojë më shumë paraja e pistë sesa misioni i tyre historik si pushteti i katërt? Që ne të marim përgjigjen e këtyre pyetjeve, do të ishte e domosdoshme që qeveria të kontrollojë të hetojë dhe të zbulojë, më pas ne do të kemi mundësinë të vlerësojmë në kjo është një luftë e padrejtë politike apo është lufta të cilën na e premtoi Berisha dhe për të cilën kemi votuar.
Të gjithë jemi dakord që media të zbulojë rastet abuzive të administratës shtetërore dhe emisione të ndryshme kanë dhënë një ndihmë të madhe në këtë drejtim, dhe ne si qytetarë u jemi mirënjohës, por ka dhe raste si çështja "Rrenga" ku nuk kemi kuptuar se ku qëndron korrupsioni. Në krahasim me rastet e tjera ku kemi patur filmime e denoncime reale në rastin konkret, kemi parë se si ky Rrenga paska një shtëpi të papërfunduar në fshat, kur mbi gjysma e popullsisë fshatare pa pasur post shtetëror, ka shtëpi shumë më të mira madje të përfunduara. N.q.se ky zyrtar ka abuzuar me detyrën dhe për këtë ka prova, ai le t'i jepet drejtësisë, por lind pyetja përse nuk është akuzuar më parë, por akuzohet tani pas tentativës për të bërë kontroll mbi bizneset mediatike dhe kur dimë që kjo është dhe detyra e tij. A mund ta quajmë një presion mbi zyrtarët e shtetit shqiptar fenomenin Rrenga, se kush guxon t'i fusë hundët atje ku s'duhet do t'i nxirret në shesh se kur ka gëlltitur dikur një lugë çorbë të prishur dhe në qoftë se nuk ka gëlltitur le t'ja sajojmë? Kjo është dhe arsyeja që shohim në TV tatimorë të trembur. Askush nuk kujtohet në kanë të drejtë në atë që bëjnë apo jo, por vëmendja trasferohet se si e paguan qiranë një nënpunës i shtetit. Këtu pa dashur i bëhet reklamë punës së qeverisë Berisha. Qytetarët po shohin ndryshimin me të shkuarën e afërt. Shefi i sektorit të tatimeve në biznesin e madh po qëndron me qira në Tiranë, kur do kishte mundësi me një të rënë të lapsit t'i "dhuronin" disa hyrje.
Shoku Majko para se të analizonte fenomenin Rrenga, le të na thotë kush nga tatimorët e tij kur drejtonte qeverinë banon me qira. Por, mesazhi është i qartë, askush mos të prekë atje ku s'duhet se ndryshe jeta të kthehet në ferr. Të survejojnë ku ke qenë, me kë takohesh, me kë pi kafe gruaja, vajza, djali, madje në ke vjedhur kumllat e komshiut kur ke qenë i vogël. Prandaj, çdo zyrtar ndodhet para dy alternativave ose të marrë para dhe të rri urtë o të paguaj koston. Ndoshta ka shumë që do të kishin zgjedhur variantin e parë, por Berisha po na dëshmon se do t'i shkojë premtimit gjer në fund. Le ta lejojmë dhe ta inkurajojmë në këtë luftë. Populli thotë kur tjetrin e bëjmë prift, le të mos ia ruajmë mjekrën.
RD
Dikur kur Berisha qe President, media dhe gazetare te shumte u akuzuan madje u burgosen te akuzuar per shpifje, nxjerrje te sekretit shteteror, si agjente te Beogradit, enveriste e te tjera broçkulla si keto.
"Sot", si per te gjithe pushtetet e tjera te pavarura edhe per pushtetin e medias, u formulua nga Berisha akuza e kapjes nga mafia.
E gjitha kjo qe po ndodh eshte kronike e nje konflikti te paralajmeruar me autoritarizmin berishist.
Por ne thelb akuza e fundit e tij kunder medias nuk ndryshon nga akuzat e meparshme qe ai dhe sherbetoret e tij kane bere prej vitesh kunder gazetareve, gazetave apo stacioneve te medias elektronike. Hanxhare te mafies dhe demonizues qeveritaresh!
Jane pikerisht Berisha dhe vete ministri i drejtesise, qe duke mos ofruar emra apo akuza konkrete, i kane futur ne thesin e mafies te gjithe mediat.
Perjashto ato qe i sherbejne Berishes dhe Rusmajlit.
ingenuous
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Shqiperia 1 €, yeap.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Krijoni Kontakt