Më në fund lëvizja “Mjaft” i është bashkuar fushatës elektorale të së majtës. Drejtuesi i kësaj lëvizjeje, Erjon Veliaj ka marrë pjesë djë ne prezantimin e kandidatit të majtëve në Urën Vajgurore Syrja Ormëni që edhe daja i tij. Edhe pse kjo lëvizje është përfolur gjatë për lidhjet e saj me kryetarin e PS çoi në postin e kryetarit të bashkisë ashtu në atë të partisë, ajo është munduar që ta mohojë një fakt të tillë, ndërsa dje përfundimisht Veliaj, drejtuesi i lëvizjes Mjaft ka bërë fushatë për dajën e tij që është edhe kandidati i opozitës së bashkuar në Urën-Vajgurore.Veliaj ka ardhur në këtë miting i shoqëruar nga disa aktivistë të tjerë të lëvizjes që ai drejton. Daja e Erjon Veliajt ka gjetur mbështetjen e liderve të opozitës Edi Rama dhe Ilir Meta të cilat janë munduar që të bindin qytetarët se Ormëni që kandidat, i LSI-së është kandidati i opoiztës së bashkuar dhe se nuk duhet të votojnë ansnjë kandidat tjetër që vjen nga e majta Këtu dy liderët duket se i janë referuar kandidatit të pavarur i dalë nga PS, Agim Bregu.
Vetë kreu i LSI-së Ilir Meta u bëri thirrje banorëve të qytetit të Urës-Vajgurore dhe të pesë fshatrave të saj, të votojnë kandidatin e LSI-së dhe të vetmin kandidat të grupimit “Bashkë për të ardhmen” Syrja Ormënaj, si njeriun më të ndershëm, më të përkushtuar dhe më komunikues që do të punojë për zhvillimin e kësaj bashkie me përkushtim.”Me këtë rast, unë dua të distancohem nga një kandidat i pavarur, që s’është gjë tjetër, veçse një mashtrues ordiner, që në fushatën e tij elektorale përdor siglat e PS-së dhe LSI-së. Ne i themi atij të largohet sa më shpejt nga kjo garë e pandershme, sepse LSI është një parti tashmë e provuar, si parti që është kundër korrupsionit dhe të korruptuarve, pra dhe kundër një kandidati të tillë, që populli i Urës-Vajgurore tashmë e njeh mirë dhe nuk e mbështet më kurrësesi.”, tha Meta. Kryetari i LSI-së Ilir Meta e mbylli fjalën e tij me thirrjen për mbështetje ndaj kandidatit Ormënaj, nga të gjithë mbështetësit e së majtës në bashkinë e Urës-Vajgurore, që ai të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj bashkie. Ndërsa lideri i PS-së Edi Rama, në fjalimin e tij po kaq të shkurtër tha, se”jam sot këtu me kreun e LSI-së Ilir Meta, me krerët lokal të PS-së dhe LSI-së, me deputetët Erion Braçe dhe Bashkim Fino, për t’ju thënë juve, se ne të gjithë bashkë mbështesim kandidatin e koalicionit të majtë, Syrja Ormënaj, të vetmin kandidat të së majtës në Urën-Vajgurore, sepse me njerëz si Syrjai kjo bashki mund të dalë nga kthetrat e politikës së vjetër, nga metodat e drejtimit arkaik dhe të pa ndershëm, ndaj të cilave ne jemi distancuar njëherë e mirë.
Aleanca e majtë ka vetëm një kandidat për zgjedhjet e 18 shkurtit 2007, zotin Syrja Ormënaj dhe se ne jemi të bindur në fitoren e tij, sepse jam i bindur se edhe këtu kemi bërë zgjedhjen e duhur në interes të shumicës, në interesin tuaj. Sepse ne jemi të bindur se Syrja Ormënaj do të jetë njeriu që do tu sigurojë punë, ujë e rrugë në interesin tuaj. Për të majtën e bashkuar-tha më tej Rama-që ka të drejtë të valvisë flamujtë e partive të këtij koalicioni, të PS-së, të LSI-së të PAD, të PDS dhe PSD-së është Syrja Ormënaj dhe jo kandidati i pavarur, të cilit i ka mbetur vetëm shkopi i këtyre flamujve dhe me fitoren e këtij kandidati në bashkin e Urës-Vajgurore ju do të bëni të mundur largimin e hurit dhe të shkopit njëherë e mirë.”Rama e mbylli fjalën e tij me thirrjen për të votuar për kandidatin Ormënaj në zgjedhjet e 18 shkurtit 2007, nga të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partive të grupimit “Bashkë për të ardhmen” dhe të atyre që nuk janë të angazhuar në ndonjë parti.
Gazeta SOT
Krijoni Kontakt