Close
Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 204
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zemrushe! Duke respektuar mendimet e tua dhe pa dashur te hy nje per nje ne ndarjet dhe nendarjet qe ben, ndjej perseri deshperim per formen dhe menyren se si i konceptojme ende fenomenet e shoqerise shqiptare. Mos kujto qe e kam thjesht me ju. E kam se pari me veten time, prandaj dhe po nderhy ketu. Sa mendova te ndalesha ne klasifikimet e mesiperme, munda ta kapja veten dhe t'i thema u ndale! Diku do jesh dakord dhe diku jo. Pastaj do presesh reagimin me pluset dhe minuset ndaj mendimeve te tua. Pastaj po keshtu do reagosh dhe ti.....Fundi? Nje fund pa fund! Pse? Sepse do mbetet sejcili ne te tijen, pa pranuar as nje te qinden nga plusi i tjetrit.
    A nuk e thua vete nga fundi, "... dhe per kto ide qe un kam nuk kam pse te pyes njeri sepse jetoj te sotmen dhe jo te kaluaren, sepse..."
    Une besoj qe dhe Brari, skampin, Ingenuous, kolombi, Dr.Rieux, etj, etj, si dhe une sigurisht, jetojme te sotmen, por s'besoj ama te mos pyesim njeri, se ndryshe c'u pa dhe c'u tha pastaj! Here tjeter mund te shkruaj me konkretisht, po qe se deshironi. Me respekt dhe dashamiresi
    ----------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ...(nga mua)

  2. #82
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Berisha nuk heq dorë nga hanxhari

    Kryeministri sërish akuza mediave. Opozita: Po hakmerret ndaj "Top Channel"


    Interpelanca e Kryeministrit, Sali Berisha, dje në sallën e Kuvendit nuk solli asgjë të re në lidhje me publikimin e fakteve për akuzat që ai ka bërë në adresë të medias si "hanxhar i mafies". Përkundrazi, kreu i qeverisë ka shtuar tonet e ashpra duke e ndezur më shumë debatin me median dhe shtypin e lirë. Berisha ka akuzuar opozitën se po mbron mafien me qëndrimet më të fundit që po mban ndaj qeverisë, e cila sipas tij po punon për vendosjen e shtetit ligjor. Ndërsa nënkryetari i Grupit parlamentar i PS-së, Petro Koçi, i cili ka bërë edhe prezantimin e interpelancës, i ka kërkuar kreut të qeverisë që të shpjegojë se cilat media komandohen nga mafia dhe kush janë hanxharët e saj. Koçi theksoi se Berisha është kthyer në kohet e tija më të këqija si në vitin ‘92-‘97, kur u regjistrua edhe djegia e gazetës "Koha Jonë". Por akuzat e deputetit socialist ndaj Kryeministri Berisha kanë vijuar edhe më tej se ai me forcën që i jep pushteti po ushtron kontrolle ndaj mediave që kritikojnë qeverinë dhe nuk kontrollon mediat që drejtohen nga mazhoranca. Gjatë fjalës së tij, Koçi është shprehur se "qeveria, pasi i ka shpallur luftë opozitës, Presidentit, Prokurorit të Përgjithshëm, KLD, KLSH, sistemit gjyqësor, autonomisë universitare, Lidhjes së Shkrimtarëve apo edhe Federatës së Futbollit, tashmë ka ndërmarrë një betejë të re ndaj biznesit dhe medias, që ka pikëpamje të ndryshme nga Kryeministri". Sipas Koçit, hanxhari taksidarë i është vërsulur me kontrolle seleksionuese atyre mediave që realitetin politik institucional dhe social e vështrojnë me sytë e tyre dhe jo me sytë e zëdhënësve të qeverisë. Qeveria, tha deputeti socialist, është bërë pjesë e konkurrencës ndërmediatike, duke neglizhuar dhe shmangur në mënyrë të hapur kontrollet e xhandarëve tatimorë mbi mediat që mbështesin qeverinë, duke i shembur në kontrolle ato kompani mediatike që diskretitojnë paaftësinë, dështimet dhe për më tepër shpërdorimet e qeverisë së drejtuar nga Berisha. "Lufta e klasave mbi kulakët mediatikë është shpalosur si instrument politik i qeverisë për të dhunuar lirinë e fjalës dhe të shtypit"m është shprehur Koçi. Por, pavarësisht deklaratave të opozitës dhe kërkesës së vazhdueshme të tyre që Kryeministri të përmend emra të përveçëm të mediave që drejtohen nga mafia, apo shifra të sakta të marra nga tatimet, Kryeministri Berisha nuk ka dhënë përgjigjen e kërkuar. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha sërish ka përdorur fjalën mafia në media, hanxharë e superhanxharë, duke theksuar se mazhoranca do të vazhdojë betejën e nisur për të respektuar ligjin. "Mafia po penetron në media thellësisht dhe kjo qeveri do t‘i shkojë deri në fund qëllimit të saj", është shprehur Berisha. Duke theksuar se nuk është ai që ka folur për mafien, por janë vëllime të tëra të shkuara për këtë çështje, sikurse nuk është ai që ka folur për larje të parave të pista, por janë raportet e ndërkombëtarëve. "Kjo qeveri nuk mund të shmangë evazionin se kështu duan eksponentët të opozitës", tha Berisha. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka paralajmëruar se beteja e tij me median do të vazhdojë ende dhe se ky është vetëm fillimi i saj. "Kam deklaruar se ky është vetëm fillimi i betejës, dhe mos keni dyshim se çdo gjë do t‘u vijë në këtë sallë", është shprehur ai. Interpelanca parlamentare është mbyllur pa arritur qëllimin e saj, pasi opozita është shprehur e pakënaqur nga qëndrimi i Kryeministrit, i cili nuk ka dhënë asnjë argument konkret, por thjesht ka bërë një mbrojtje politike, të njëjta me ato që bënte kur ishte në opozitë.

    Balla: Kryeministri nuk dha asnjë sqarim për kunatin e tij

    Opozita është shprehur e pakënaqur nga interpelanca e Kryeministrit Berisha në lidhje me akuzat që ai ka hedhur dy javë më parë ndaj medias. Një nga firmëtarët e kësaj interpelance, deputeti Taulant Balla, është shprehur se fraza e Kryeministrit se nuk ka cenuar fjalën e lirë ka qenë thjeshtë një nga gënjeshtrat e radhës, sepse atë sapo e kishte bërë në sallën e Kuvendit së bashku me Kryetaren Topalli, duke mos iu dhënë të drejtën e fjalës deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës së tij, deputeti Balla ka deklaruar se do të doja t‘i kujtoja Kryeministri Berisha se "nga kontrollet që ka ushtruar në "Top Media" a kanë gjetur taksidarët e tij 210 punonjës dhe të gjithë këta punonjës janë me kontrata të rregullta pune të siguruar në sigurimet shoqërore, ndërsa krahasuar me të gjitha mediat e tjera sipas sindikatës së medias, vetëm 5% e gazetarëve janë të siguruar". Këtë fakt, tha Balla, Kryeministri Berisha nuk na e tha fare në interpelancën e tij. Gjithashtu, ai i ka kujtuar Kryeministrit se duhet të ndajë shpifjen nga dekriminaliteti, duke i sjell në kujtesë deklaratën e një ministri të tij, i cili ka deklaruar se ka informacion që mediat janë të lidhura me klanin e zemunit, me bandën e Aldo Bares etj. Ajo që po bëni ju në këtë vend, i është drejtuar deputeti Balla më tej Kryeministrit Berisha, është se po kriminalizoni shpifjen, ndërsa ajo që duhet të kishit bërë ju për gazetarët ishte interesimi nëse këta gazetarë të fjalës së lirë e kanë të siguruar jetën e tyre dhe se pronarët e këtyre mediave paguajnë sigurime shoqërore për ta. Gjithashtu, ai i ka kujtuar kreut të qeverisë se nuk është e vërtetë se vartësit e tij nuk kanë bërë kallëzime penale ndaj gazetave, duke i sjell fakte nga Durrësi, ku drejtori i portit ka bërë kallëzim penal ndaj një gazetari, për shkak të shkrimit të bërë kundër tij. Gjithashtu, Balla i ka kujtuar Berishës se në interpelancën e tij nuk pati asgjë me shume sesa deklarata e përhershme politike. Balla tha se në interpelancën e sotme prisnim që Kryeministri Berisha të jepte sqarime konkrete rreth lidhjeve të kunatit të tij me një televizion në Tiranë, për të cilën nuk është dhënë asnjë informacion se me çfarë mbahet. Të gjitha këto Kryeministri Berisha i ka anashkaluar, duke e mbështetur fjalën e tij vetëm tek akuzat pa adresë, të hedhura në drejtim të drejtuesve të mediave dhe bizneseve të tyre në vend.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007

    ps. mondishall, nese lexon disa postime me pare do e kuptosh.. gjithsesi ishte nje perdorim figurativ..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #83
    Dy te mira i pati dhe diktatura..

    1- Nuk shikoje profesor te ngacmonte studentet e vet seksualisht
    2- Jemi nder te paktet vende qe deri tani "familjen e kemi akoma te shenjte"
    3- traditat e popullit nuk i mohuan..
    4- I bente te gjithe te punonin.. Erdhi demokracia.. me thuaj sa "force puntore" ska deshire te punoje se u sjell lek motra/vllai / i afermi nga jashte .. thua se i gjejne ne rruge ato lek??
    -Ne cfare viti i ke kryer studimet e larta, sa i perket pikes 1? Mos u merr me te tilla
    naivitete sepse ai profesori qe doli ne Top-Channel eshte nje hic para atyre qe kane ndodhur dhe ndodhin ne shkollat dhe universitetet shqiptare.
    Tek ne (ne te gjitha vendet e lindjes ish-komuniste) eshte shnderruar me kohe cdo gje ne mall tregu.
    Histori te tilla profesoresh kane qarkulluar e per Shqiperi qe ne ato vitet per te cilat krenohesh ti.

    -Per piken 2 di te them se "shenjteria" jone kishte qene nje maske, sepse sa ra maska u pa se cfare "shenjterie" kishim.
    Komunizmi sa per dijeni ishte ai qe e cshenjteroi familjen dhe kombin, sepse cshenjteroi besimin e shqiptarit te Zoti, per te krijuar "njeriun e ri" te sotem, pra ajo qe u mboll atehere po korret sot. Rrjedhimisht nje popull jobesimtar eshte i cshenjteruar!

    - Traditat e popullit u shkulen me gjithe rrenje dhe nga ky crrenjezim i traditave shqiptare lindi hibridi serbo-ruso-greko-komunist, nje hibrid pa koke, pa mendje dhe pa kulture. A nese e quan kulture ate qe propoganduan "veteranet" e lagjeve qe kishin vrare shqiptare nga jugu deri ne Kosove, atehere eshte e kote te flasim.
    Per kete aresye thuhet se ne Shqiperi nuk pati regjim komunist por nje regjim tipik feudalo-mesjetar i veshur me kostume pune rus-kineze.
    Cfare tradite respektoi ai shtet cobanesh kur vrau e pushkatoi inteligjencen, pushkatoi e vari deputet opozitare, pushkatoi e perndoqi jashte kufinjve me mijera kundershtare politike, burgosi e torturoi me mijera te tjere qe nuk pajtoheshin me poshtersine e cobaneve katile, pushkatoi poete e shkrimtare, beri spiune gjysmen e shqiptareve sa futi ndyresine ne familje e kudo, la pa shkolla me mijera te rinj e te reja nga familjet antikomuniste?!
    Ra ky shkrimi yt e me kujtoi sot nje studente tiranase te para viteve '90 qe u gjykua ne universitet per qendrime "antikomuniste" dhe a e di se kush e kishte paditur ate vajze? Shoqet e saj qe e kishin ftuar ne nje feste ne shtepi dhe e kishin incizuar. Ato kaseta u perdoren per t'i bere gjykim publik para komunisteve te fakulteteve dhe para sekretareve te rinise te fakulteteve.
    Me siguri ato qe e kishin incizuar sot do te jene drejtuese te larta politike apo ekonomike ne Shqiperi!

    -Jo i bente te gjthe te punonin, por i shnderroi shqiptaret ne skllever per t'i sherbyer ideve te cmendura te faraonit dhe cobano-faraoneve te vegjel xhahile e spiune qe nuk lane gje pa vrare e pa shpifur sa qendruan ne pushtet.

  4. #84
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Dydrinas..

    Un flas per para 2 3 vjeteve.. jo me larg se aq.. Dhe prandaj kam qene shum afer me problemet e ndryshme qe ndodhin si ne shoqerine shqiptare ashtu dhe ne shkollat e larta.. Sa per ate qe ka patur raste ku profesori abuzonte me postin e tij, nuk e ve ne dyshim, por nese kapej pastaj... dihej fundi... Un personalisht nuk njof ndonje rast konkret te asaj kohe..

    -----------

    Nese ne vet si popull nuk do ishim turrur si te papare ne bote, nese kufijte do te ishin hapur me gradualisht, dhe nese do te ishim me te ndergjegjshem per gjithcka qe ndodhte ne bote do kishim thene "stop" ndaj disa problematikave te ardhshme qe ndodhen.. Feja e shqiptarit sic e kane thene dhe patriotet tane me pare nuk eshte as kisha dhe as xhamija por eshte.. "Shqiptaria"..

    -----------

    E megjithate sic e kam thene me poshte e kam futur si te mete.. "mos lejimin e fjales se lire" Jo pa qellim e kam thene.. eshte e vertet cka ke thene me siper por mos harro.. artistet ishin me te vleresuarit flas ne pagese, sesa pjesa tjeter e popullit te thjeshte.. dhe mos harro gjithashtu se ai i vleresonte te gjith ata qe kishin mbaruar fakultetet.. apo ishin te afte te benin dicka.. por sot.. me thuaj sa njerez mbarojne fakultetitn qe ne fund te fundit do te jene e ardhmja e ktij kombi.. sa studente sot ndien te vleresuar pasi mbarojne studimet? C'fare shance u ngelen vec te punojne punra te rendomta dhe jo ne profesionin e tyre? Perjashtohen rastet kur kane miq dhe i zene punet pa problem...

    ----------

    Nje pyetje kam un per ty: "Pse Ajka apo "truri" i Shqierise nuk rri ne Shqiperi por emigron?" Cfare i ben ata te emgrojne.. Mosvleresimi, apo ndonje gje tjeter...

    Te pershendes

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #85
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Bianku përgënjeshtron Berishën: Nuk di gjë për mediat mafioze

    Hidhet poshtë akuza e kreut të qeverisë nga institucioni që monitoron mediat në vend


    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, Ledio Bianku, hedh poshtë deklaratat e Kryeministrit Berisha se në Shqipëri media është e lidhur me mafien. Kjo deklaratë e kryetarit të KKRT-së është bërë dje në mbledhjen e Komisionit të Medias, ku ai ishte thirrur për të informuar deputetët në lidhje me mënyrën si financohen mediat dhe si janë dhënë licencat televizive gjatë kohëve të fundit.

    Komisioni

    "Nuk kam dijeni se në Shqipëri media është e lidhur me mafien". Kështu ka deklaruar dje në Komisionin parlamentar të Medias, kryetari i KKRT-së, Ledio Bianku. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të opozitës, Musa Ulqini, nëse ka ndonjë fakt se media në Shqipëri është e lidhur me mafien, ashtu siç është shprehur Kryeministri Sali Berisha, kryetari i KKRT-së, Ledio Bianku, është shprehur se "në bazë të kompetencave të KKRT-së, në bazë të informacionin që KKRT-ja administron për ushtrimin e kompetencave të veta nuk mund të arrij në konkluzionin nëse kemi të bëjmë me mafia apo jo. Nëse do të më rezultonte ndonjë e dhënë e tillë atëherë do t‘i drejtohesha prokurorisë". Ndërkohë deputeti Musa Ulqini ka theksuar se të gjitha akuzat e ngritura nga Kryeministri i Shqipërisë për media të lidhura me mafien janë të pabazuara, pasi vetë kryetari i Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve nuk i pohon këto akuza. "Pohimi që bëni ju është një provë që i gjithë ky diskutim i bërë nuk është i kotë. Ju jeni personi përgjegjës që mbuloni këtë sektor dhe më kompetencat që ju jep ligji jepni këtë përgjigje", është shprehur Ulqini. Gjithashtu, debate ka pasur edhe mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të KKRT-së edhe për çështjen e licencave të platformave televizive "DigitAlb" dhe "SuperSport". Bianku ka deklaruar se këta operatorë televiziv transmetojnë programe pa mbështetje ligjore dhe e ka lënë përgjegjësinë te Kuvendi i Shqipërisë, i cili nuk ka hartuar një ligj ashtu siç duhet për të rregulluar veprimtarinë televizive të këtyre operatorëve. Por deputeti i PS-së, Alfred Dalipi, ka deklaruar se drafti ligjor për rregullimin e veprimtarisë së platformave televizive duhet të bëhet nga KKRT, si organ i specializuar i fushës dhe jo nga Kuvendi i Shqipërisë. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kryetari i KKRT-së tha se operatorët kombëtar TVSH, TV Klan dhe TVA nuk po respektojnë kushtet e licencimit që parashikojnë mbulimin e territorit me sinjal. Gjithashtu kryetari i KKRT-së, Bianku, ka anashkaluar pyetjen e deputetëve lidhur me transparencën financiare të mediave audiovizive. Ligji për Radio Televizionet detyron KKRT të administroje bilancet financiare të operatorëve radiotelevizive, por, sipas Biankut, kjo është një e drejtë e kufizuar ligjore. Ndërsa skandali i dhënies se licencave abuzive për median elektronike vitin e kaluar nga KKRT është shndërruar në debat në këtë komision mes deputetit të opozitës, Alfred Dalipi dhe kreut të KKRT, Bianko. Sipas Dalipit, institucioni që ai drejton është i paaftë për të kontrolluar burimet e financimit të mediave. Në fund të mbledhjes nga anëtarët e komisionit është vendosur që kryetari i KKRT-së të thirret sërish javën tjetër për t‘i dhënë përgjigje pyetjeve të anëtareve të Komisionit të Medias, në lidhje me transparencën në media, licencat dhe akuzat e Kryeministrit për "mediat-mafia". Deklarata e djeshme e institucionit i cili monitoron punën e mediave në vend, janë një dëshmi tjetër e deklaratave të institucioneve të specializuara në vend, të institucioneve ndërkombëtare, por edhe të organizmave ndërkombëtare të gazetarëve, të cilët në kor kanë përgënjeshtruar deklaratat e Kryeministrit shqiptar, si dhe të disa anëtarëve të tjerë të kabinetit. Në fakt edhe brenda mazhorancës qeverisëse ka pasur disa zëra që kanë kundërshtuar kreun e qeverisë, pas sulmeve të egra ndaj mediave.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #86
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Dydrinas..

    Un flas per para 2 3 vjeteve.. jo me larg se aq.. Dhe prandaj kam qene shum afer me problemet e ndryshme qe ndodhin si ne shoqerine shqiptare ashtu dhe ne shkollat e larta.. Sa per ate qe ka patur raste ku profesori abuzonte me postin e tij, nuk e ve ne dyshim, por nese kapej pastaj... dihej fundi... Un personalisht nuk njof ndonje rast konkret te asaj kohe..

    -----------

    Nese ne vet si popull nuk do ishim turrur si te papare ne bote, nese kufijte do te ishin hapur me gradualisht, dhe nese do te ishim me te ndergjegjshem per gjithcka qe ndodhte ne bote do kishim thene "stop" ndaj disa problematikave te ardhshme qe ndodhen.. Feja e shqiptarit sic e kane thene dhe patriotet tane me pare nuk eshte as kisha dhe as xhamija por eshte.. "Shqiptaria"..

    -----------

    E megjithate sic e kam thene me poshte e kam futur si te mete.. "mos lejimin e fjales se lire" Jo pa qellim e kam thene.. eshte e vertet cka ke thene me siper por mos harro.. artistet ishin me te vleresuarit flas ne pagese, sesa pjesa tjeter e popullit te thjeshte.. dhe mos harro gjithashtu se ai i vleresonte te gjith ata qe kishin mbaruar fakultetet.. apo ishin te afte te benin dicka.. por sot.. me thuaj sa njerez mbarojne fakultetitn qe ne fund te fundit do te jene e ardhmja e ktij kombi.. sa studente sot ndien te vleresuar pasi mbarojne studimet? C'fare shance u ngelen vec te punojne punra te rendomta dhe jo ne profesionin e tyre? Perjashtohen rastet kur kane miq dhe i zene punet pa problem...

    ----------

    Nje pyetje kam un per ty: "Pse Ajka apo "truri" i Shqierise nuk rri ne Shqiperi por emigron?" Cfare i ben ata te emgrojne.. Mosvleresimi, apo ndonje gje tjeter...

    Te pershendes

    Zemrushja

    Zemrushe qenke e re dhe per kete ai shkrimi i pare i Brarit mbetet ne fuqi.

    Vetem se une do te them se mos e pyet babin se duket se cfare te ka treguar, por gjej libra dhe rrefime e lexo qe te dish se si ka qene ne te vertete Shqiperia e para vitit 1992.

    Je me fat qe ke lindur vone dhe nuk di se cfare ka ndodhur, por do te ishte e pamfjaftueshme per formimin tend qe te mos njohesh drejt te kaluaren e larget dhe te afert me mendjen tende dhe jo me perrallat e te tjereve.

    Shqiptaret ikin per shume aresye nga vendi, ashtu sic kane ikur dikur nga Italia, Greqia, Rusia, Kina e sa e sa vende te tjera.
    Sa per ate pyetjen se pse iken truri nga vendi, kjo s'do shume shpjegim sepse cdokush iken per te gjetur me mire dhe mbi te gjitha per te kapur kohen e humbur, sepse jeta eshte e shkurter.

    Nese Shqiperia nuk do te ishte sunduar nga cobanet komuniste dhe nga mentaliteti patriarkalo-mesjetar, sot ajo do te ishe nje vend normal, nje vend me prosperitet dhe teresisht i integruar ne strukturat qe ne edhe sot e kesaj dite i shikojme si i urituri mishin e varur ne vitrine.

    Te pakten meso se pse ra Shqiperia nen sundimin komuniste dhe cfare katastrofash pati ky sundim.

    Kur ta mesosh atehere do te kuptosh se pse shqiptaret kane aq shume probleme.

    Ndersa sot ne enderrojme me naivitet per nje shtet ligjor sa te hapesh e te mbyllesh syte, per nje integrim ne Europe sa te hapesh e te mbyllesh syte, per nje ekonomi te standarteve gjermane sa hap e mbyll syte, mire kur na del gjumi e shikojme se hapat tona drejt atyre qe i enderrojme jane shume te ngadalshem para ose shpesh behen me shume hapa prapa.

    Europes i jane dashur shekuj te krijoje kete kulture, kete ekonomi, kete stabilitet, keto liri dhe te drejta njerezore qe ka sot dhe ne na duhet nje kohe qe te mesohemi me rregullat e jetes europiane.

    Po se fundi qe te mos i iket temes, desheroj te them se fatkeqesisht nje pjese e madhe e medias eshte renegate e fjales se lire dhe eshte sherbetore e fjales se ndryre, sepse nuk mund ta kuptoj se si nje "biznesmen" financon gazeta te per ti dhene hapesire preferencave te tij politike dhe atyre qe i krijojne shanse per fitim ekonomik.

    Ne Shqiperi nuk mungon liria e fjales, por ne Shqiperi mungon rregulli dhe kultura e fjales, sepse gabimisht eshte kuptuar se permes medias mund te rrenosh jete private, mund te sjellesh ne pushtet politika dhe politikane sherbetore etj etj.

    Aty ku te ka cuar avioni a i ndjek lajmet, a i lexon gazetat? Beje nje krahasim me Shqiperine!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-04-2007 më 16:04

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Di gje njeri se si esht puna e gruas se Mero bazes per te cilen flitet se ka fallsifikuar firmen e Akile Rames..??

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    [B]Sulemet ndaj medias të gjithë kundra Berishës

    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    .
    Muha i Londres na shkruen per LIRIN E MEDIAVE ?!
    Je ti ai qe e fute `Boten Sot `te paguaj xhobe per "fjalen e Lire"?

    Q.. b.. q...

  9. #89
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Tatimet, ish-shefi i VIP-ave në Prokurori

    Hetimet për kontrollet në "Top Channel", merret në pyetje ish-drejtori i tatimpaguesve të mëdhenj, Hasan Zaçe


    Dokumentet e sekuestruara në Drejtorinë e Tatimeve për procedurat e kontrollit në kompaninë "Top Media", po përballen me ligjin mbi tatimet. Nëse konstatohen elementë të veprës penale, atëherë drejtuesit, të cilët kanë urdhëruar kontrollet, do të vihen nën akuzë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas tyre, akuza kryeqytetit është në fazën e mbledhjes së provave për drejtuesit e tatimeve, të udhëhequr nga Adem Rrenga, shefi i sektorit të VIP-ave. Është pikërisht emri i Rrengës objekt i hetimit nga akuza, pasi dyshohet se ka shkelur ligjin. Për të vërtetuar provat, grupi hetimor ka marrë në pyetje ishdrejtorin e zyrës së VIP-ave në Tatime, Hasan Zaçe. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë, pas presioneve për kontroll mbi kompaninë "Top Media. Zaçe ka shpjeguar për hetuesit procedurat e ndjekura gjatë kontrollit. Burimet nga akuza qendrore janë të ngurta në dhënien e informacioneve, ndërsa saktësojnë se dosja është nën hetim dhe po mblidhen fakte për procedimin penal. Nga burime konfidenciale mësohet se në pyetje janë marrë të gjithë punonjësit e tatimeve që kanë kryer kontrollin. Ata kanë shpjeguar se kanë marrë një urdhër nga eprorët dhe e kanë zbatuar. Sipas prokurorisë, dyshohet se kontrollorët e sektorit të VIP-ave në Drejtorinë e Tatimeve, kanë abuzuar me afatet kohore, duke ushtruar kontroll për gjashtë muaj me radhë. Ligji për tatimet VIP thotë se kontrollet duhet të jenë rreth 30 ditë. Pikërisht këto nene të ligjit si dhe procedurat e ndjekura në kompaninë "Top Media" janë bërë objekt përballjeje në Prokurorinë e Tiranës. Burimet tregojnë se në materialet e sekuestruara në Drejtorinë e Tatimeve janë konstatuar elemente të veprës penale, ndërsa priten edhe saktësime të tjera për vënien para përgjegjësisë ligjore të "krerëve" të kontrollit të paligjshëm. Prokuroria e Përgjithshme tha dje se, pas mbledhjes së provave të tjera, në akuzën kryeqytetase pritet të japin shpjegime edhe drejtues dhe ish-drejtues të lartë të tatimeve, të cilët me veprimet ose me mosveprimet e tyre kanë shkelur ligjin. I pari nën "shënjestër" nga drejtësia është Adem Rrenga, shefi i sektorit të VIP-ave, ndaj të cilit prokuroria thotë se ka prova që vërtetojnë
    abuzimet. Për dosjen "Rrenga" është filluar procedim penal. Tashmë ish-punonjësi i tatimeve në Librazhd, rrezikon një dënim me shtatë vjet burg. Neni 248, i Kodit Penal, përcakton se "kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të
    detyrës nga punonjësi i ngarkuar me funksion shtetëror, ose me shërbim publik, kur i kanë sjellë pasoja të rënda interesave të ligjshme të shtetasve, ose shtetit,dënohet me gjobë, ose me burgim deri në shtatë vjet". Në ligjin për tatimet thuhet se, "pas çdo kontrolli, punonjësit e organeve tatimore duhet të paraqesin nje raport me shkrim, ku të përshkruhen në detaje rezultatet e kontrollit të ushtruar nga ana e tyre". Ndërsa Rrenga dyshohet se ka falsifikuar afatin e vlerësimit tatimor. Grupi hetimor tha se "Top Media" i është nënshtruar një kontrolli të menjëhershëm. Mësohet se kompania nuk u njoftua direkt për këtë kontroll të ri apo shtyrje kontrolli. Sipas burimeve, po verifikohet kontrolli, i cili dyshohet se është bërë duke shkelur ligjet për tatimet.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #90
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Protesta për sulmet ndaj medias, peticion i hapur drejtuar Berishës

    Shoqëria civile e gazetarët, protestë në shesh


    Ashpërsimi i gjuhës së Kryeministrit Berisha ndaj medias dhe botuesve të saj ka sjellë reagimin e menjëhershëm të shoqërisë civile dhe gazetarëve. Në një tryezë të përbashkët të organizuar nga lëvizja "Mjaft", përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë të njohur i kanë kujtuar kreut të qeverisë se duhet t‘i japë fund luftës ndaj mediave dhe akuzave pa fakte. Përfaqësuesit e tryezës, kanë akuzuar
    qeverinë dhe Kryeministrin Berisha se po lufton me të gjitha mekanizmat ligjorë dhe joligjorë pushtetin e katërt, median e lirë. Analisti Skënder Minxhozi, i cili ka qenë pjesëmarrës në tryezën e djeshme është shprehur se "problemi i Berishës
    quhet "Top Media". Pjesa tjetër e mediave ndoshta konsiderohet nga Berisha si e shëndetshme për klimën pluraliste në vend". Ndërsa kolegu i tij, Mustafa Nano, është shprehur se në gjithë këtë histori duhet të shihet si shumë shqetësuese gjuha e një Kryeministri që flet në vazhdimësi për mafien. Sipas tij, Kryeministri
    vazhdon prej kohësh të përdorë termin mafioz kundër gjithë atyre entiteteve humane apo edhe institucionale. Shoqëria shqiptare nuk duhet ta tolerojë më faktin kur një Kryeministër u jep titullin mafioz të gjithëve, që nuk mbështesin mendimin e tij. Ndërkohë, drejtuesi i lëvizjes "Mjaft", Erjon Veliaj, solli një shembull nga Armenia kur një televizion me një shikueshmëri të lartë u mbyll pas një kontrolli si fillim për dy javë më pas për 4 muaj dhe tashmë u bënë vite që ky
    televizion nuk transmeton më. Sipas pjesëmarrësve, në këtë tryezë, në shënjestër të sulmit të Kryeministrit nuk është vetëm media, por edhe drejtues të institucioneve të tjera. "Ky zotëri ka bërë beteja me biznesin, prokurorinë, presidentin e Republikës, Federatën e Futbollit dhe tani sulmon edhe median",
    është shprehur Minxhozi. Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Pirro Misha, kërkoi që ligjet të zbatohen, por në rast se Kryeministri në vend do të ngrejë akuza të tilla ndaj medias për lidhje me mafien, më mirë t‘u drejtohet gjykatave. Pjesëmarrësit në tryezë bënë të ditur se përpara organizimit të protestës së ditës së premte në sheshin "Skënderbej" do të hartohet një peticion që do t‘i dërgohet qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Beteja mes Kryeministrit dhe medias ka nisur zyrtarisht
    gati dy javë me parë kur kreu i qeverisë, në një nga mbledhjet e kabinetit të tij, akuzoi median se është hanxhar në duart e mafies. Deklaratë, e cila u kundërshtua ashpër nga drejtuesit e mediave, të cilët kërkojnë fakte konkrete në
    lidhje me akuzën që kishte bërë kreu i qeverisë. Median në betejën e saj e ka mbështetur edhe opozita, e cila para dy ditësh thirri edhe një interpelancë me Kryeministrin, ku për fat të keq nuk mori asnjë përgjigje konkrete prej tij për pyetjet e saj.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •