Close
Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 204
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    oj zemrush oj zemrush
    je e vogel por si rrush..
    po ne kto pun.. flet veresie..
    se sdi gje ne pun partie..
    pyete babin n'telefon..
    ba.. plenum kujt i thon..
    po te tha se ish thertore..
    ku shkonin kokat si kaush akullore..
    ather babi mir te ka msue..
    e i sinqert te asht tregue..
    e ke cka flet dhe ktu oj ftue..
    po te tha se ish nji feste..
    ku gezonej cdo bujkeshke..
    ku fitoret rridhnin lume..
    ku te gjithe kishin pune..
    djath plot dhe sapune..
    radha fare plot dyqani..
    ha e pi e plot tigani..
    bente qejf njerezia ..
    te na rroj ajo partia..
    do te thote more cupe..
    se me dru ti ka mbush trute..
    dhe mos hajde ketu kot ..
    se lej fene kemi plot..
    qe zp-ne qajn me lot..

    keshtu pra mori zemrush..
    posi pjeshka plot me push..
    posi molle pe drenove..
    mo u bej goric vidohove..



    ..









    igen .. realiteti aty eshte 120 000 here me i mire se ai realiteti qe doni te krijoni juve..

    ka vende qe nuk e dine se c'esht "revolucioni vonuar" dhe mund ta mesojne prej jush ne teori dhe ta zbatojne..

    mirpo per fat te keq.. (sepse e mbushi me varre shqiperine) dhe per fat te mire (se kur e di cesht nje e keqe nuk ke pse ta perseritesh) tonin eshte i fresket viti 97..

    dhe kur mendon se po ata qe e ben 97 -ten cohen e ndersejne miletin e tyre per ta perseritur ate ne 2007.. njeriu tmerrohet..

    si more prap doni ju 97-ta..
    pse more aq me rendesi jan milionat tuaja ne kontot e huaja sa doni ti coni ne kallash dhe ca gjenerata tjera..

    kongresi qe bete dje ishte prelud i nje 97 -te tjeter..

    vetem ideja qe ju mbartni ne krye ju ben te rrezikshem.. te denushem dhe penalisht..por ska shtet.. e kini ju ne dore dhe prokurorine..

    uroj qe nxitsit e 97 se pare dhe pergatitsit e kesaj te dytes.. ta provojn ne familje te tyre c'esht kallashi causho arapo shyto- gjoleko-ist..

    keshtu..

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Rama:Te premten ne shesh, per te mbrojtur lirine e fjales

    Autori i Lajmit:
    A.K.
    Jam këtu për të këmbëngulur se Shqipëria e sotme ka nevojë të shikojë përpara se e ardhja është në duar tona dhe të ardhme do ta mbrojmë nga çdo përpjekje për të na kthyer pas

    Tiranë- Kreu i partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama, është shprehur dje me tone shumë të ashpra kundër qeverisë që nuk po bën gjë tjetër por një sulm të paprecedentë ndaj medias në vend. "Jam këtu për të rinënvizuar shqetësimin e thellë lidhur me sulmin e patolerueshëm të kryeministrit dhe të qeverisë së tij ndaj mediave dhe ndaj sipërmarrjes së lirë në Shqipëri. Jam këtu me ju për të mos lejuar së bashku me ju së bashku me shumicën e shqiptarëve që Shqipëria të mos bëjë mbrapa edhe në këtë aspekt, në aspektin e lirisë për të folur e lirisë për të informuar, e lirisë për të marrë përsipër një nisëm të lirë dhe për të jetuar me sipërmarrjen e lirë. Jam këtu për të nënvizuar vullnetin e hekurt të PS-së dhe të opozitës shqiptare për të mbrojtur këto liri të cilat as nuk na i ka dhënë dhe as nuk na ia merr dot Sali Berisha", ka deklaruar Rama duke shtuar më tej se jam këtu për ti shprehur solidarizimin tim të gjithë sipërmarrësve shqiptarë të cilët operojnë këtu dhe të gjithë atyre që me burimet e sipërmarrjes së tyre financojnë aktivitetin mediatik kaq të rëndësishëm për shoqërinë tonë. "Jam këtu për të thënë se socialistët do të jenë krah për krah me të gjithë qytetarët në mbrojtje të këtyre lirive në shesh ditën e premte. Jam këtu për të këmbëngulur se Shqipëria e sotme ka nevojë të shikojë përpara se e ardhja është në duar tona dhe të ardhme do ta mbrojmë nga çdo përpjekje për të na kthyer pas. Jam këtu për tu falenderuar të gjithëve, ju gazetarëve dhe të gjithë atyre që bëjnë të mundur ndezjen e ekraneve, shtypjen e gazetave dh emetimet radiofonike në një shoqëri që nuk mund të bëjë pa këto, në një kohë që nuk mund të kuptohet pa këto dhe nën një qeveri që ka nevojë për njoftim shembullor për sot e për mot në mënyrë që askush të mos guxojë të prekë këto liri, këto standarte dhe këto të drejta". Në fund Rama ka ritheksuar edhe njëherë për kryeministrin dhe gjithë atyre që qeverisin se ata janë shërbëtorët e vendit dhe nuk do të jenë kurrë ata që duhet të sulmojnë.

    Berisha te thirret ne Prokurori

    Duke u bazuar në deklaratat e djeshme të kryeministri, prokuroria duhet të ketë parasysh se ky njeri duhet thirrur si dëshmitar, që të tregojë gjithçka ka dijeni për çështjen. Kryeministri i vendit duhet thirrur si dëshmitar me dijeninë e personit që ka dijeni për hetimet dhe në të njëjtën kohë si një person në dijeni të sulmeve që janë bërë, por që janë ende të pazbardhura

    Tiranë- Kryeministri i vendit Sali Berisha ka dalë dje në parlament përballë të gjithë deputetëve të Kuvendit duke pretenduar të mbrojë idenë e tij në lidhje me mediat e lira dhe se nuk po bën asnjë sulm ndaj tyre, por në këtë dalje të tijën, nuk ka bërë asnjë gjë tjetër përveçse ka treguar se është në dijeni të gjithë çfarë po ndodh me sulmin ndaj mediave dhe për më tepër edhe në sulme të tjera që i janë bërë opozitës. Duke u bazuar në deklaratat e djeshme të kryeministri, prokuroria duhet të ketë parasysh se ky njeri duhet thirrur si dëshmitar, që të tregojë gjithçka ka dijeni për çështjen. Kryeministri i vendit duhet thirrur si dëshmitar me dijeninë e personit që ka dijeni për hetimet dhe në të njëjtën kohë si një person në dijeni të sulmeve që janë bërë, por që janë ende të pazbardhura. Me cilësinë e një personi që ka dijeni në lidhje me hetimet, kryeministri Sali Berisha duhet të thërritet në mënyrë urgjente në prokurori të thotë ato që di duke ndihmuar në këtë mënyrë me zbardhjen e çështjes. I pyetur në lidhje me tritolin e vënë dhe nëse nuk mund të quhej ky një sulm ndaj medias, kryeministri Berisha është shprehur se "Kryeministri dënon me forcën më të madhe çdo akt terrorist. Uroj të mos jetë i lidhur me motivin vdekja ose me mua. Uroj të mos jetë i lidhur me motivin që ishte i lidhur eksplozivi karshi prokurorisë. Por mund të them një gjë. Hetime serioze po bëhen. Fakti që një pjesë e hetimeve janë në dorë të Sollakut, do tua jap konkluzionet pak më vonë".

    Berisha i njejti,nuk
    nderpret sulmin
    ndaj mediave te lira, i quan sterhanxhare

    Tiranë- Të gjithë dje kanë pritur që kryeministri i vendit Sali Berisha në një interpelancë që ka bërë dje në Kuvendin e Shqipërisë të jepte informacion në lidhje me të gjitha akuzat e bëra në drejtim të medias, pasi e ka quajtur dhe vazhdon ta quajë atë të lidhur me mafian, po asnjë ndryshim nuk është vërejtur dje në qëndrimet e tij. Kryeministri Berisha gjatë seancës së djeshme jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë fakt për këto akuza por në mënyrë permanente ka vijuar sërish me sulmin duke i quajtur mediat jo më si hanxharë të mafias, por duke e përshkallëzuar këtë akuzë duke i quajtur stërhanxharë. Në këtë mënyrë Berisha nuk ka bërë asnjë gjë tjetër përveçse u ka treguar të gjithë shqiptarëve se është po i njëjti që i urren mediat e lira dhe që nuk janë në shërbim të tij, duke i quajtur media të kapura nga mafia dhe që përdoren prej saj.
    #VamosArgentina

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Brari
    menjefjale ki agim rama fole e qesh me ju zarat e tusres..se Ps-se..
    prandaj i paska ecur mire biznesi..
    po pse ZP vet sja thot emrin ketij e ne e marrim vesh nga Zara kte pune..

    sic duket jan nje kategori m.utm.utash qe hane ne dy tenxhere sipas kohes..
    dhe ki Agimi ashyu duhet tejete.. se nuk do ja kishin ruajtur nderin Zp per 12 vjet.. dhe prap sja thot emrin..
    rastesisht kemi zaren ketu qe i di punet e perbrendshme..
    Ne votojme Berishen jo kte bisnesmeni Agim.. dhe Berisha duhet ta pastroje haurin e vet

    nje here na telendisi zp me argiten tani na del dhe ky rama kunat qe shkund dardha per ramen edvin.. njesoj si argita dhe ky rama.. punojne me ose pa dashje per uljen e reputacionit te Pd-se..
    ne te semes vafshin..

    ka nja 1 milion votues te ndershem qe votojne Pd e per keta mu.ta skemi nevoje..
    Le te anteresohen tek Partia e bisnesmeneve ..PS..

    I paska te pastra ki parate thot Berisha..
    po po aty mbahu..derisa ha e pi e u beka simpatik me ZP-istet si Zara merre me mend cfar Kameleoni do jete..
    tepke i jati..

    dhe ai demokracin e kuptoj si rivendosje te Boksit ketij "sporti" shtazarak e banal e kanibal..

    a thua aty e kishim pasur te keqen ne shqiptaret.. ne mungesen e sportit te boksit..

    dhe mjeku sali duhej ti kish thene vjehrrit rexhep i rames.. sna duhet boksi.. or plak matuf ish sportist.. po na duhen shkolla palestra kopshte lulishte e rrug per bicikleta qe te rritet nje brez i shendetshem.. ne nje shqiperi pa helme .. e dhune..


    oj agimi rrika me zp istet e demokratet e ngrate pa buk votojne kunatin.. e tij qe sdi si e ka oborrin e vet..

    zarathustra.. te lutem pyete kte agimin.. a cohet ai m.ut te votoje apo.. ja fut gjumit se ..ka gomer qe votojne per kalane e tij te biznesit..

    cna duhet televizioni i ketij agimit ne..

    ik more legen..

    Sali lexo.. Don Kishotin.. Letrat e tij per Sanco Pancen.. se ka keshilla me vlere aty dhe per ty..





    sjan te mira kto gjera..
    brar te lumte me kete shkrim me ke pelqyer shum njeriu sduhet te jete interesaxhi se e qena me nje parti nuk do te thote te mbulosh apo te mbrosh ate qe eshte e pa drejte. e djathta nga keto gjera vuan, ka koken te shendoshe por kembet dhe krahet nuk i binden.
    sa per kete haxhi qamilin qe ka hap temen un doja te thoja se kush eshte kjo idiotja qe i paska dhene urdher kryeministrit te nje shteti te pamvarur qe kaq e pat apo mos eshte gje ne vend te Moisiut kjo dhe se dime ne?apo kto gjera i thote media e lire simbas qejfit? ne votojme te djathten jo ata qe e bejne kopilin dhe ja lene ne dere Pd kur vjen e keqja.
    tch per mua hiqi portokalline emisionin Shqip dhe Fiksin pjeserisht mere dhe hidhe ne kosh te zp se eshte komplet ps nuk eshte asnjanjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 10-04-2007 më 21:27

  4. #64
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Faleminderit per vemendjen qe me ke kushtuar brar...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    puna eshte..sdi a me kuptove oj cupe..


    nejse..


    po cthoshte i madhi Don Kishot ketu e 500 vjet me pare ne ato letrat qe ja bente mikut te tij te sapo emeruar "gubernator" ?

    nuk e kam librin ketu te te fsmshmit Servantes e te shqiperuar aq bukur nga mjeshtrit Fan nol e vazhduar me vone nga i madhi petro Zheji ... . ne mos gaboj..
    po pak a shum ideja ishte kjo..
    ki kujdes o sanco i thoshte Don Kishoti mikut te tij qe sa hap e mbill site nga nje cop fshatar vate u be guvernator..
    kontrollo burgjet dhe thertoret.. i thoshte.. pra shiko si zbatohen te drejtat e njeriut.. do te thote me gjuhen e sotme dhe shiko se cfar i jep mafie-biznesi te hane miletit te gjore.. do te thote me gjuhen e sotme..
    dje lexova ne shtip se ne sharre (vend hedhja e mbeturinave te Tiranes) ven mileti e marrin ushqime te skaduara te hedhura nga grosistet e medhenj dhe ven u a shesin prap injoranteve te mjere..
    pra don kishoti eshte aktual..
    ki kujdes o sanco i thoshte Don kishoti mikut te tij ofiqar i larte tashme.. te te mos shtremberohet shkopi i drejtesise.. po dhe ne tu shtremberofte le te moj jete kjo nga barr e peshqesheve por nga meshira..
    sa aktuale keto dhe sot..
    moisiu t ju shtremberua ( se sallakut e abdive fe- m.iu te shtrember e kish pasur me kohe) jo nga meshira po nga rrushet me fete.. pra duall i korruptuar..

    mos nxirr shum urdhera e ligje o sanco.. po ato pak qe do nxjerresh zbatoi.. se do thone mileti.. qe princi .. eshte i mencur e di te nxjerre plot ligje po ska shpate ti mbroje e ti zbatoje..
    sa aktuale keto per berishen tone..
    me kujtonet ate vit qe erdh demokracia.. u cfarosen pyjet.. e u shkaterrua shum pun e meparshme kudo.. dhe zyrtaret e kohes thoshin.. po skemi akoma ligjin e ri per pyjet.. se akoma parllamenti nuk e ka nxjerre ..
    ne fakt nuk ishte pun ligji se ska ligj te vjetr e te ri qe do lejoje cfarosjen po skish polic e burra shteti qe ti thoshin stop barbarise edhe pa ligj..
    pse hajduti qe nuk e sulmon shtepine e elvisit te fortit te fshatit.. e ben se ashtu thot ligji.. jo mo jo.. se ligji nuk thot asmos vidh shtepin e elvisit te fortit te zones po as te shabanit qe ka djemt ne greqi e ne shpi ka vetem cupa..
    ceshtja eshte e thjeshte.. hajduti tek elvisi nuk afrohet se aty o te grin kallashi elvisit ose te ben cop cop qeni i tij qe ha mish vici.. hmmm.
    ja pra kuptimi i shpates qe i thote don kishoti sancos..

    ki kujdes o sanco i thote Don kishoti mikut te tij.. mos ta pesoc si ata gjykatesit qe vet jan te drejte por nuk e dine se nga prapa oborrit e shoqja merr dhurata.. e peshqeshe pa dijenin e gjykatesit .. dhe kuptonet se ki gjykates do sdo influencohet se i thote e shoqja ..e mo se gjynaf filani fale se ka nje tuf kalamaqer..psh..
    mirpo nuku eshte gjynahu ktu po eshte livandoja e jashtme qe i ka ardhur pa pare gruas se gjykatsit nga shoferi albanies.. lol..

    keshtu dhe puna ketyre agimave.. nen hijen e berishave.. keta kullosin e bejn biznise e berisha duhet te hap syte..se ndryshe ja po.rdh nderin mijra votuesve te ndershem..
    te gjith ne start te barabarte ..u tha nga pd ahere ne ato fillimet..

    po ki start i barabarte kishte qene me shum marifete qe ne demokratet e mire nuk i mesuam kurre..

    si dolli ki starti i barabarte ..

    kopliku psh i thot mikut te tij ben hasan.. shko ne plazh kape pisten.. kampin e puntoreve.. te kuadrove lulishtet e ver ca me kallash aty e un ti coj letrat me vone qe ta kec ti tenden kte oaz.. te ndertuar nga te tjere.. kurse miletit po i themi te vrapoje si tom krujzi me nikoll kidmanajn te filmi e te kapin ndonje barake te qelbur ne plazh.. e pastaj tu coj policin un atire e tyjan ti coj defteret me firm e vule..
    e keshtu ca benen miljardare me letra e ca qyqare.. pa leje..
    ki ishte starti i barabarte.. qe perfituan dhe kta agimet..
    te ndershmit kishin turp te plackisin..
    saliu duhet ti ndreqi keto pune..
    e pse duhej t ndertohej ne bllok..
    mir ishte me vila e bahce te bera qe ne 1930-ten nga pasaniket e kohes.. qe nuk i gezuan vilat se u erdh xhaxhi nga mali i shendoshur me cokullata angleze e beri aty bllokun..
    iku xhaxhi me shoket e birose e le te mbetej blloku oaz i gjelberuar..
    pse grataciela aty e mbas gratacielave mijra e mijra kerra qe e qelben te vetmin zon banimi me oksigjen..

    ja keta agimet nen hunden e berishes e paskan filluar kte pune..
    prandaj meksi mafioz me kelmendet e brojkat kurre nuk ndihen per masakren qe ben edvini sot.. ne tirane sepse jan ata pioner te asaj masakre dhe edvini vec vazhdon stafeten..
    vet rri ne pez ai.. po rri se nuku eshte budalla te haje tonelata pluhur ne minut.. sic hane femijet e tiranes..
    e do jeten ai te gjate sepse ka arsye ta ket te gjate.. pse ku do i leje ai thaset me miljona qe ja mesoj ilir meta si rruhen..
    keshtu punet..

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    liri e fjales nuk i mungon rames, as braces as gon llakes as gjinushit as kerkujt qe eshte anti-berish.
    i mungon vetem fansave te berishes te cilet skan mundesi te thone para kamerave ndonje llaf se nuk ja ve kush mikrofonin dhe kameran para hundes sic ja vene cdo anti berishe te thekur.



    kjo eshte e verteta.

    edvini nuk fton per mbrojtje te fjales se lire por fton per fillimin e kasaphanes qe ai e ka pergaturur prej muajsh e vitesh fill qe mbas 3 korrikut..

    eshte bajate qe ai kte kasaphane ta filloje sikurse ne 97 nga lushnja apo vlora e berati e policani..
    ai eshte me kreativ se zabiti dhe do ta beje me te "qyteteruar" kanibalizmin e radhes..

    prandaj me vite ai po perpunon tiranen pezen ndroqin e lloj lloj zoraxhijsh an e kend.. qe nje dite me mjete te sofistikuara.. ta plasi 97 ne 2007.

    problemi eshte se edvin meto gjinush ceko milo zabiti.. akoma nuk e kane marre nje leje nga ambasada e shtetit me te fuqishem.. prandaj dhe perpeliten prej kaq kohesh se sdine se si do ta prese nje nisme te tille per kasaphan 97-tshe zonja qe ka zevendesuar Linon e tyre dhe limprefsin...
    pardje i vune tritol nje benzi te zp-se..sipas atyre.. pikerisht per te tatuar pulsin e zonjes Rise..
    padashje gazetaret mafioze te media mafies.. GSH e tjera.. thane ne lajmin e tritolit te erionit se benxi ishte modest.. pra jo nga keta ultra modernet qe kan zakonisht sejcili nga mafia e ps-se..
    kjo te le te dyshosh se erioni jo vetem qe eshte venesi i tritolit por si katundar koprac qe eshte ka kursyer benzat luksoz.. qe i ka PS me dyzina pa fund.. e ka then he se kte mercedes vjetersiren do perdor si "deshmor te fjales se lire"..lol. se gjynaf te ve ate benxin silver xix fringo qe e kam per llogarara e radhima e struga e selanike.. ku krekosem me dashnoret freshiste..
    ka nje avantazh erioni se.. ekipi hetuesve qe do kontrolloje punen jane zp iste te thekur e kuptohet se kurre sdo nxjerrin erionin tritol venes por do gjejn ndonje bathorist te memise e tja rrasin sic din ata.. berishese pastaj te "revoltuar" e me krenari te "ligjshme" do ja fillojne zanatit .. me armaten sterko-nerjako arapo taulanto dedo ballo- gjoleko-luizo iste qe kan celnikosur prej kohesh..

    edvini pra eshte ne hall sepse dhe Nanua qe ja di koken edvinit nuk po i del ne shteg.. pra nuk po ja perkrah nje Kasaphane te re ala 97-tshe..

    por edvini si kokderr qe eshte do ta nxjerre "familjen" Socialiste Metoiste gjolekiste ruciste arapo zabito Dokleiste ne Shesh.. dhe thot te dal ku te dale do i bejme te gjitha yzmetet qe te na veje puna mbare.. pra ta nisim revolucionin gjakpires ..

    Tirana e votoj Edvinin pra ka shum mundesi te realizohet Endrra e edvinit per ti pare Demokratet te varur neper shtylla..

    Kush do punen.. qetesine..pirjen e kafes me shoke e shoqe e nje cop buk rehat.. nuk del per Edvinin..
    Kush trembet nga ideja se..Saliu po ndejti gjate do na i zbuloje horrlleqet e do na i marre maunet me para te fshehura.. do dale ne shesh e do marre dhe mijra bedele te tjere me 100 000 lek ne dore..

    ne se njerzit duan te perjetojne caushizmin e 97 le te dalin atje ku i thot edvin gjinush milo ceko meta..

    hapni syt o milet se ska shaka me kto gjera..

    larg nga kriminelet..

    lerini ne shesh vetem miljarderet hajdute .. se vetem ata kan pak arsye te protestojne..

  7. #67
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ....

    Pak e nga pak po arrij te kuptoj, se perse flisni me kaq tifozllek, i cili ju ka erresuar shikimin dhe gjykimin, te pakten keshtu une e mendoj.

    Keni votuar per ardhjen ne pozite te pozites se sotme?!

    A jeni zhgenjyer nga takimi "pisllik" midis dy "gjakatareve" Nano-Berisha.... ?!

    Berisha nuk ka lene fjale te mire pa thene ne adrese te Alfred Moisiut, por kaluan ca kohe, dhe te gjitha keto fjale i harroi: Alfred Moisiu u etiketua nga ai e njerezit e tij si "organizator i rrjetit te droges". Nuk ka lene fjale te mire e te ndyre pa thene ne adrese te Eduard Selamit, Dashamir Shehit, Tritan Shehut, Genc Pollos, Genc Rulit, Rexhep Meidanit, Arben Imamit, Rexhep Qoses, Preç Zogajt, Spartak Ngjeles, Dhori Sollakut, Neritan Cekes, Sabri Godos, Nikolle Lesit etj., etj.

    Ç'fare i dallon keto qendrime eshte shume e thjeshte: ne momentet qe keta njerez jane bere me Berishen apo kane qene te pademshem per Berishen, ky i fundit nuk i ka kursyer tonet panegjirike per ta. Ne momentet qe te njejtet njerez kane qene kundershtare te tij politike, ai nuk ka lene akuze pa bere ne adrese te tyre. Kete gje e beri dhe me nje pjese te operatoreve mass-media-tike me fryme antiqeveritare, te cilet i shpalli hanxhare te fjales se lire e te cilet i kercenoi me "zero-tolerance". Ky eshte stili dialogues i Sali Berishes.

    Edi Rama do te shnderrohet ne perfaqesues i klanit te Zemunit apo me e fresketa e ketyre diteve te fundit qe e quajti me te keq se Enver Hoxha (ky eshte varianti me forte i cocktail-it te akuzave) e ne prishes i dasmes se te vellait (ky eshte varianti me folklorik e butaforik e ketij cocktail-i).

    Me thuaj nje vend, cilidoqofte, qe pozita, qe Kryeministri i vendos keto epitete ("forumesh") kryetarit te Opozites !?!

    Sa ironike, sarkastike dhe mllefterheqese jane epitet e Sali Berishes.

    Edi Rama po lufton me me te keqen e shoqerise shqiptare, qe pa asnje dyshim eshte politika e vjeter dhe autoret e saj.

    Demokraci nuk do te thote diktat nga lart por bashke pergjegjesi dhe kolegjialitet ne vendime.
    Kush flet me gjuhen e forces nuk do te thote se ka te drejte.

    Duruam 50 vjet komunizem e 16 vjet korrupsion ku dita dites po e nxjerrin koken dy ujqerit Sali e Nano qe nuk kane bere gje tjeter deri tani veç kan ruajtur kapitalet e tyre.

    Po e nderpres ketu shkrimin, pasi do me japesh mundesi te shprehem akoma.
    E kam thene dhe diku, se me demokrate te vertete pij kafe cdo dite, me kaq urretje sa lexoj ketu nuk jane shprehur.

    Vota e tyre e vota ime e solli PD-ne ne pushtet, po kjo vote do t'ja heqe pushtetin, dhe jo e juaja, juve ju ka mbetur vetem mllefi, dhe keni gjetur vendin qe ta shprehni.


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #68
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Me ato vjersha apo citime me kujton shkrimtarin me te spikatur shqiptar, e kam fjalen per Ismail Kaderene, i cili i thuri vargje, pasi e kishte kete dhunti per didaktorin Hoxha.

    U futen vellezerit, motrat tona neper ambasada nuk ngurroi te shprehej se "po iken jashteqitja e ketij vendi"....

    Tani na eshte kthyer kembe e koke demokrat, nuk i duhen Shqiperise keta autodemokrat.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shprehu o igen shprehu po vetem genjeshtra thuaj sa me pak..

    psh qe .. na paske dhen vote ti pd-s..
    aman jo kaq lishjo ne rrena..

    e mo harro merr ndonje shishe oligomineral me uj sopoti ne miting neser e bertit .. rroft fjala e lire.. lol..

    igen..po ju vet e besoni punen e tritolit te erionit mo..
    hmm..
    talluni talluni..

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    Per mendimin tim Edi duhet mbeshtet qe te zevendesoje Nanon dhe Berishen. Keta te fundit kane ne arenen politike per me shume se 13 vjet. Politika shqiptare ka nevoje per njerez te rinj ashtu sic do te kete nevoje shume shpejt per njerez me te ri se sa Edi.
    Sa me shpejt te ndryshohen aq me e fresket do te qendroje politika. ( dhe me pak do vjedhin.)

Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •