Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 204
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Hiret e Dash Pezës prishin marrëdhëniet me Rudinën

    Historia se si Edi Rama u shkëput nga shtëpia e prindërve, duke shpikur një atentat ku theu xhamat, vetëm për të rigjallëruar lidhjen me Rudinën, e cila po karakterizohej nga dhuna e nuk po konsumohej si një lidhje e mirëfilltë burrë-grua.

    Lindja e miqësisë së re me Dashamir Pezën dhe ndjesitë që e shtynë Ramën të ndërronte sërish shtëpi, për t’u zhvendosur në Pezë, sipas parimit “çdo lidhje e re, kërkon një shtëpi të re”



    Veçanërisht, Rudina u hutua kur Rama u largua me një skenar nga shtëpia e prindërve, për të dalë e bashkëjetuar në një shtëpi, diku nga Rruga e Elbasanit. Pra, Rama po jepte kështu një provë të lartë dashurie, aq më shumë që largimin nga shtëpia e prindërve e bëri me një gënjeshtër që mashtronte nënën e vet, qytetarët e Tiranës dhe shtetin.

    Befasisht, një ditë, Rama çon alarmin nëpër policira e kancelarira se e kanë gjuajtur me plumb e kanë tentuar ta vrasin. Një ngashërim i madh e përfshiu gjithë gjindjen e majtë, që po rrezikohej ky kuadër i vyer, i paparë për aftësi menaxhuese pas vjedhjes. U shkulën liderët e majtë dhe gazetarët e përdëllyer që qanin me “oi-oi”, se mos ishte djegur sadopak mjekra e Ramës nga shkrumbi i plumbit... Madje, kur panë se ai biçim plumbi nuk shqetësonte as një kumri dhe po kuptohej se ky ishte një skenar, mes të tjerash, për të marrë bodyguard një ish-oficer ironik të shërbimit sekret shqiptar, të vjetër e të ri, të majtë gjer në palcë, i tha dikujt se, edhe nëse nuk gjindej personi që kishte qëlluar në xhamin e kryebashkiakut, ai do të shpikej. Pra, po kërkohej edhe për çështjen “Rama” një Van der Lyme. Ndërkaq, ai i shtyu disa ditë si i stresuar, për të mos treguar “gjendjen financiare” të burrërisë. Por ndërkaq, gjithsesi, dalja me shtëpi më vete ishte një shenjë se mund ta ngrohte marrëdhënien e ta çonte në normalitet, pasi, për hir të së vërtetës, që nga koha e lidhjes me Delinën (një tjetër telenovelë e Edit), Rama ishte pajisur shumë me kulturë seksologjike, pasi Delina kishte një trashëgimi intelektuale nga gjinekologjia. Në këto kushte, ditëziu burrë jepte shpresë për ringjallje!

    Ai kishte shumë problem vetëm këtë moment të 24-orëshit se, gjatë gjithë ditës dhe në sy të publikut, rëndë-rëndë, ecte i ngopur nga paraja, nga aferat dhe nga çmenduritë që i pranoheshin prej Zululandit e zuluve të tjerë, si gjetje të veçanta.

    Mirëpo, Zoti, kur ta jep taksiratin, nuk ta jep për ta anashkaluar e për ta mposhtur, ta jep për ta vuajtur! Kështu që, ajo lloj vojtjeje, befasisht u shndërrua në dhunë ndaj njeriut me të cilin bashkëjetonte. Këtë fakt, pra atë të dhunës, ka pasur rast ta shohë edhe një lider kosovar, diku tek “Piazza” dhe nuk besoj se ka njeri të piacës së Tiranës, që nuk e di këtë!

    Përse heshtin dhe i mbyllin sytë njerëzit e përse “Mjaft!”-i nuk bëri një protestë të thoshte “Mjaft e rrahe!”. E shkreta e dashur, s’mund të bënte asnjë denoncim! Në një rast të tillë, në SHBA, për të bërë denoncimin ndaj një personi publik, fiks për dhunë në familje, është mobilizuar i gjithë shteti. Dhe deputetet e majta analfabeto-letrare, kanë rastin të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të grave. Mirëpo, edhe këto, ashtu si “Mjaft!”-i, nuk tregohen të drejta e njësoj përballë të njëjtit fenomen, kudo që ai ndodh.

    Ndërkaq, Rudina kishte rast të shihte se ato pasoja, ato ndjesi, ajo gjendje normaliteti që duhet të shkaktonte dashuria e saj tek Rama, shkaktoheshin nga një rrugë tjetër. Dhe, në përgjithësi, shkaktoheshin nga shoqëria e miqësia e Ramës me Gonxhen dhe Pezën. Po kulmi ishte kur “foleza e dashurisë” së tyre, që u sigurua me aq mashtrime, vajtime e skenarë depresivë, u mbyll dhe u çel një folezë tjetër, ajo e shtëpisë në Pezë. Rama, për çdo lëvizje dhe veprim të tij, ka një skenar që bën fjalë për gjithçka, me përjashtim të së vërtetës. Ndër politikanët, Rama është njeriu që prodhon vetëm gënjeshtra e nuk ka asnjë sekondë apo fjali të tij, që të jetë e lidhur me të vërtetën. Ai është i tëri iluziv dhe virtual. Kështu shtroi tezën se, si njeri me psikikë të sulmuar nga punët, mediokriteti e banaliteti, i duhej të jetonte në periferi. E veshi me motive poetiko-romantike, e lidhi me forcimin politik të figurës së tij, duke banuar në Pezë, që veteranët të harronin oturakun dhe sharjet e tij fashistoide, por të gjitha këto, s’kishin lidhje fare me të vërtetën. Këtu çështja ishte se në këtë shtëpi, ku u damllos miqësia e Myslimit me Enverin, duhej përsëritur për vazhdimësi, ajo e Dashit me Ramën.

    Dhe, sa më shumë ditë kalonin, kjo shtëpi që ra në sy të gjithë medias e shtypit, i ngriti të gjitha dyshimet, me përjashtim të njërit, atij që, për çdo lidhje të re, duhet një shtëpi e re...

    (shkrimi do të vijojë, nëse lexuesit do të kërkojnë sqarime të mëtejshme)

    Fahri Balliu


    ja kush eshte EDVIN RAMA

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    Berisha!
    nmnmnuud

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    eshte shume e cuditshme se si disa akoma nuk e kupojne se shumica e medias ne shqiperi eshte e lidhur me mafiozet socalist!!! Ajo ben muuuu kur shef news 24 ose top channel. Ne kohen e Nanos asnje gazetar i news 24 nuk dilte ne rruge dhe pyeste njerzit per qeverine!!

  4. #24
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    kush eshte edvin rama?
    edvin rama eshte ai qe bojadisi me boje te lire qytetin e Tiranes eshte ai qe ndricoi qendren dhe ndertesat perreth.
    Dhe eshte po ai edvini i cili Kompleksin e Permendores se Skenderbeut e beri plotesisht te padukshem gjate nates dhe e la te ngopur ne plehera.

    Dhe eshte krenar per kete? Sepse nga krahu i djathte, tani pas 600 e sa vjetess si per ironi, t'i verbon syte xhamija qe duket si bredh kershendellash nga dritat shumengjyreshe.
    Ani...
    Po cfare do te kushtonin ca gure mermeri dhe dy tre reflektore,
    te rregullohej e ndricohej piku i kryeqytetit, perendorja e heroit gjithkombetar dhe mbarevropian,
    perpos nese ai me kete veprim e kishte per qellim t'ia humbte plotesisht identitetin Tiranes dhe Shqiperise si shtet dhe si komb historik?

    Mos shiko cfare thote politikani, po shiko cfare ben dhe kupto pa qene nevoja te behesh ekspert i politikes se kush eshte dhe cfare perfaqeson.

    Shendet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 02-04-2007 më 13:23
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #25
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ......

    bukur flet ti igenus.. mirpo ..

    ka nje ashkel qe te demaskon ne ate teorine tende..

    ju e dini se Berisha nuk Heton sepse hetimin e ka Prokurori si detyre pra perderisa Prokurori eshte b e brek me mafien Berisha do mbetet vetem ne kuadrin e fjaleve..
    sikur te donte ti apo tjeret vertet luft kunder korrupsionit do ishit merzitur qe Sallaku mbeti kryeprokuror.. mirpo e verteta eshte qe u be lufte nga opozita qe te mbetej sallaku.. pra te mbetej korrupsioni i pa demaskuar e i pa denuar..
    tek qendrimi ndaj dhorit zbuloheni te gjithe ju miqte e mafies..

    e o berish thoni te tere po ku je a derzi..po si o nuku e luftove dot Korrupsionin qe premtova aq shume..
    po ja thot berisha .. ajo pun fillon nga Prokuroria.. dhe un ate desha ta heq po ju sme late..

    aaa aty mo na luaj thot mafia.. dhorin mezi e kemi si "institucion te pavarur" qe ne gojen tuaj do te thote .. qen stani i magazeve tona..
    mo sulmo o berish institucionet e pavarura ..i thone Mafia Berishes.. pra mo na luaj.. na le te vjedhim si 8 vite rresht.. se ndryshe te bejme 97 ten si ahere..

    kjo eshte e verteta igen.. jo ajo llustra jote boshe.. dhe eshte e vertete e hidhur.. kjo eshte tragjedia..


    Ne plan te pergjithshem nuk kam pse te shqetesohem.

    Kur nuk ia doli dot ne mars te vitit 1997, kur media kishte veç pasionin, por jo mundesine dhe teknologjine e sotme, sigurisht qe tani beteja e fundit e Sali Berishes me fjalen e lire, eshte nje beteje e humbur per te.

    Ai sapo ka dale nga nje pale zgjedhje, qe jo vetem i humbi brenda territorit te Shqiperise, por i humbi dhe ne syte e botes.
    Ato u quajten pa standarde dhe e vetmja gje per tu pershendetur ishin mediat. Kete konkurrent te ri, jashte kontrollit dhe duarve te tij, te lartesuar pa lejen e tij, por me "kontributin" e tij per gafat e shumta ne qeverisje, Berisha nuk e gelltit dot.
    Me siguri ka dashur te thyeje ekranin tek ka pare pasqyrimin e procesit zgjedhor apo komentet e hapura, te lira dhe te guximshme te analisteve.
    Nuk eshte skuqur aspak tek kapej Poni duke fotokopjuar, por eshte egersuar me median pse e kapi me presh ne duar. Ashtu sikur kapen çdo dite, ministra dhe punonjes te administrates se tij neper dogana e tatime.

    Media sot ka rrezuar kokeposhte luften e Berishes kundra korrupsionit dhe ka treguar çdo dite se jo vetem eshte nje lufte qe ai nuk di ta beje, por as qe ka deshire ta beje.

    Ai qe vuri dhe ca numra telefonike antikorrupsion, madje iu pergjigj dhe vete ankesave te qytetareve, tani as qe i behet vone, kur ne kamera te gjalla na vijne pamjet e hajduteve te tij te vegjel e te medhenj.

    Fajtori per te eshte media qe kap hajdutet, jo hajdutet e veshur apo jo me imunitet qe i rrine ne krah.

    Qofsh mire.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #26
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Shqiperia eshte e vdekur sa te jete ky ne kryhe te saj.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e ke fjalen per mafien e skafeve ti igli i skeles.. ashtu eshte .. te veshtire e kane peshkaqenet skafiste kur eshte berisha ne krye te shtetit..
    po mire votoni zabitin gjinushin dhe caushin.. e jeni ne rregull..

  8. #28
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Berisha ka me kon ne pushtet per shum e shum vjet me rradhe, jo per gje por ai eshte njeri i drejte, njeri qe rrespekto ligjin, njeri qe kontrollo doganat, njeri qe ne nje vit shtoi ne buxhetin e shtetit 600 milion dollare, pra eshte njeri i suksesit.....nqs nuk ju pelqe ju PSistave apo komunistave ne kohe demokracie ateher fusnni gishtin posht e fishkellni me te madhe gjer sa te plasni.....se Shqiptaret duan te drejten, duan ligjin e jo mafje me korrupsion.

  9. #29
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ....media dhe Berisha....

    Nuk kam permendur asnjehere ne keto 334 shkrime si zabitin, gjinushin, dhe as kam ndermend qe ti permend, pasi per mua ata jane ca ... qe duhet te ishin "flakeruar" me kohe, si Berisha apo Nano.

    Asnje nga akuzat qe ka hedhur per kundershtaret e tij politike nuk eshte vertetuar, ato per Fatos Nanon per shembull, u gelltiten me nje shtrengim duarsh. Nuk pres te vertetoje gje per mediat, por perçart siç eshte, e sheh median si armikun me te fuqishem, ashtu si dikur.


    Duke iu versulur medias, s'ben gje tjeter veçse pergatit fundin e tij te shpejte, qe s'ka si te jete ndryshe, veçse i turpshem.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e *andrea*
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Vendndodhja
    everywhere ...
    Postime
    39

    Thumbs down Sulmi ndaj TOP MEDIA GROUP

    Nje nder skandalet e rradhes se qeverise "Berisha", ndodh pikerisht pos ne ambientet e Top Media Group. Pas kontrolleve te njepasnjeshme brenda 3-mujorit te fundit, gjithshka nga kjo kompani ka rezultuar me se e rregullt.

    Fillimisht nje kontroll i tille u nis sot qe ne oret e para te dites. Top Media Group - it iu bashkuan edhe shume politikane te opozites.

    Me keqardhje them se kryeministri i rradhes sot ka bere nje nder veprimet per te cilat duhet te turperohet.

    Duhet ta kutoni Z. Berisha se veprimi i sotshem ndaj Kompanise "Digit-ALB Sh.a", ishte nje sulm i ulet sepse ne kete menyre ju shfaqni hapur idete tuaja per nje Mediat e lira.
    Everything has its opposite: although this is never absolute, only relative... :)

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •