Close
Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 204
  1. #11
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....

    Eshte akoma prezent fakti qe media u vleresua nje jave me pare pas nje sondazhi te bere ne opinion publik si institucioni i vetem transparent qe po ben luften ne menyre permanente kunder korrupsionit dhe nuk eshte qeveria ajo qe e ben nje lufte te tille, pavaresisht demagogjise se saj, qeveria duke e pare veten si te "zbuluar" nga media e pavarur ka rinisur taktiken e ndjekur pothuaj gjithnje nga drejtuesi i saj Sali Berisha qe s'ben gje tjeter por e sulmon.

    Media u vleresua nga sondazhet si e pavarur dhe transparente.

    Media ne vendin tone eshte vleresuar nje nder institucionet qe po denoncon here pas here shkeljet dhe korrupsionin ne qeveri, sikurse edhe kur qeveriste PS.

    Qeveria Berisha 2, ne vend te presioneve, te behet pjese e procesit te reformimit qe garanton media te lira e transparente.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pozicionimi i mediave tona majtas dhe djathtas eshte per mua amoraliteti me i madh i mediave shqipetare.Keshtu kemi gazeta te varura ,tv te varura e i gjith sorollopi i gazetareve qe meren me politike jane ne varesi te asaj qe hedhin politikanet e varur.Ne shkeputje nga ky mendim i imi, pa dyshim qe taksat duhet ti paguajne te gjithe sic po paguaj une dhe te gjithe ju keto ore ne internet.

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Kurse nga ana tjeter e medaljes eshte dhe ky komenti i mesiperm i marre nga gazeta Shqip. Pse duhet te trembet nje biznes nga kontrolli i tatim-taksave, pse duhet ti quaj ato si hanxharet e Berishes? Cdo me thene qe me kete veprim Berisha i ka mbyllur deren cdo lloj dialogu? A nuk eshte me se normale qe nje biznes te kontrollohet, pse u dashka marre si sulm ndaj tyre? Pastaj duket qe Topi e quan veten me teper se nderrmarje mediatike derisa kerkon dialog me kryeministrin. Kjo nuk eshte nje ceshtje politike ku dialogohet per te gjetur rrugen e mesme.
    Kontrollet tatimore te bera nen kontekstin e ketij konflikti padyshim qe perfaqesojne nje presion qe i behet mediave qe ato te mos thone ate qe nuk do Berisha. Vetem nje naiv nuk e kupton kete. Kontrollet mund te beheshin edhe pa prononcime te tilla publike, mund ti behershin edhe me perpara dhe jo pasi ato investigojne nje skandal te administrates apo sulmojne paaftesine e saj. Shantazhi eshte i qarte. Kurse Top-Channel e ka bere gjithmone keto sulme mbi administraten, bile me shume ne kohen e PS, por asnjehere ai nuk u sulmua nga shteti.

    Por kjo tashme eshte edhe ceshtje botekuptimi. Xhahilet e Sals mendojne ne tjeter kontekst. Psh sic duket edhe nga ca shkrime me lart ata thone se ka liri media plot sot ne shqiperi se ja mediat shpifin per Berishen e thone cte duan per te. A thua se kjo eshte nje merite e Berishes apo dicka e falur prej tij. Mediat duhet ta konsiderojne pra privilegj qe Berisha i le te flasin kundra tij. Keta xhahile akoma s'jetojne dot ne realitetin e nje shoqerie te hapur dhe akoma nuk e perceptojne dot se si keto te drejta jane inherente dhe jo te deleguara nga dikush. Xhahile mali or taj, 7 lekure.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 01-04-2007 më 15:40

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra.
    Kontrollet tatimore te bera nen kontekstin e ketij konflikti padyshim qe perfaqesojne nje presion qe i behet mediave qe ato te mos thone ate qe nuk do Berisha. Vetem nje naiv nuk e kupton kete. Kontrollet mund te beheshin edhe pa prononcime te tilla publike, mund ti behershin edhe me perpara dhe jo pasi ato investigojne nje skandal te administrates apo sulmojne paaftesine e saj. Shantazhi eshte i qarte. Kurse Top-Channel e ka bere gjithmone keto sulme mbi administraten, bile me shume ne kohen e PS, por asnjehere ai nuk u sulmua nga shteti.

    Por kjo tashme eshte edhe ceshtje botekuptimi. Xhahilet e Sals mendojne ne tjeter kontekst. Psh sic duket edhe nga ca shkrime me lart ata thone se ka liri media plot sot ne shqiperi se ja mediat shpifin per Berishen e thone cte duan per te. A thua se kjo eshte nje merite e Berishes apo dicka e falur prej tij. Mediat duhet ta konsiderojne pra privilegj qe Berisha i le te flasin kundra tij. Keta xhahile akoma s'jetojne dot ne realitetin e nje shoqerie te hapur dhe akoma nuk e perceptojne dot se si keto te drejta jane inherente dhe jo te deleguara nga dikush. Xhahile mali or taj, 7 lekure.

    Ça janë këto ******* që thoni! Mediat këtu janë të kontrolluara dhe s'bëhet më muhabet. Dhe TCH është e para... plera komuniste.... se ashtu është. Një plerë që nuk vlen dy lek...dhe kush nuk e pranon ka një gjysh që "ka luftuar kundër gjermanit". Patetikër ja çfarë janë! Plera e asgjë tjetër.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Zgjedhjet e fundit lokale ne vend, fushata para mbajtjes se tyre dhe reagimi pri dhe post zgjedhor, deshmuan fare qarte per te obzervuesit e mprehte te politikes shqiptare se:

    a) Pretendimi se mafia shqiptare eshte shkaterruar me burgosjen e Aldo Bareve dhe Lulzim Berisha eshte nje iluzion: realiteti flet qe mafia shqiptare mund te kete marre disa goditje te perqendruara nga shteti, por ajo eshte ende prezente si ne politiken shqiptare edhe ne jeten e vendit.

    b) Si ne asnje zgjedhje me pare, mediat shqiptare nuk i kane cjerre maskat e tyre si ne zgjedhjet lokale te shkurtit. Gazeta si Shekulli u kthyen ne gazeta SHIKU kurse Gazeta Shqiptare u kthye ne seline e shtypit te se majtes shqiptare. Pa harruar qe gazeta e Anastas Angjelit publikoi lakuriqesine e Rames, qe me pas e perforcoi edhe gazeta e djathte e Mero Bazes.

    Me pak fjale, mediat shqiptare jo vetem qe jane te komanduara dhe aspak demokratike, por ato vuajne jo vetem nga nje pavaresi ekonomike por edhe nje mungese integriteti dhe pergjegjesie perpara lexuesit. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se pjesa derrmuese e mediave shqiptare e shfajeson veten duke treguar me gisht nga politika dhe jo nga vetja. Bile ka edhe nga ata njerez te mediave qe shkojne me mendimin: "keshtu i do mushka drute" ku mushka ne kete rast eshte populli i thjeshte qe ne vend te mireinformohet mashtrohet.

    Qendrimi i kryeministrit te vendit deri me sot ka qene nje qendrim naiv, idealist ku Berisha ngaterron integritetin e tij me integritetin e kameleoneve te mediave qe e ndrojne ngjyren e lekures sipas stineve te vitit. Berisha ushqente iluzionin se qendrimi korrekt dhe transparenca e premtuar ne qeverisje me mediat shqiptare do te krijonte nje linje te re komunikimi midis instucioneve dhe mediave. Idealizem platonik qe me sa duket i ka ardhur fundi edhe ne mendjen e Berishes.

    Une nuk dua te shoh kryeministrin e vendit qe te akuzoje hapur mediat, une dua te shoh kryeministrin e vendit qe te ngreje telefonin e ti kerkoje kreut te SHISH zbulimin e te gjithe aktiviteteve te atyre njerezve qe fshihen pas televizioneve dhe gazetave ne vend. Une dua te shoh kryeministrin e vendit qe te ngreje telefonin e ti kerkoj ministrise se financave gjurmimin e te ardhurave qe jane investuar neper televizione e gazeta, pasi ai gjurmim te con tek burimi qe mund te jete legjitim ose i ndotur.

    Dhe se fundi, une nuk dua te shoh nje kryeminister qe flet per hanxhare te paemer e padukshem, une dua te shoh nje kryeminister qe ato dosjet qe i vijne nga organet e shtetit tia percjelle ministrise se rendit dhe prokurorise se vendit per hetim e ndeshkim. Keshtu qe 1 muaj si sot kryeartikulli i dites te mos jete Berisha akuzon mediat si hanxhare te mafies, por Filan Fisteku u arrestua ose thirr ne hetuesi per te deshmua mbi burimin e te ardhurave te biznesit te tij mediatik.

    Keshtu i dashur kryeminister i ben nje nder te madh gjithe shqiptareve, inteligjenca e te cileve provokohet perdite nga kalemaxhinjte e paguar qe ne vend te raportojne lajm, kerkojne te prodhojne lajm dhe mbajne nen kontroll opinionin shqiptar.

    Albo

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta Shqip:

    Kokëdhima e Bolino: Berisha po nxin imazhin e vendit, t‘u japë fund sulmeve

    Akuzat e Kryeministrit ndaj medias, reagojnë botuesit shqiptarë. Të paraqesë fakte konkrete


    Drejtues të mediave dhe sipërmarrjeve të tjera në vend kanë dënuar ashpër deklaratat tymnajë të shefit të qeverisë, Berisha, për lidhje të drejtuesve të mediave me mafien. Për Karlo Bolinon, botuesin e "Gazetës Shqiptare" dhe drejtues i "News24", kjo ndodh vetëm në Shqipëri, ku vetë Kryeministri dëmton me dashje imazhin e vendit të tij. "Ky veprim ka rrezik të dëmtojë edhe imazhin e Shqipërisë. Në një moment kur vendi ka nevojë për investime, nuk mund të prezantohet në botë me akuzat e Kryeministrit se mediat kanë lidhje me mafien", është shprehur Bolino. Ndërsa biznesmeni Koço Kokëdhima i ka konsideruar deklaratat informale që dëmtojnë rëndë demokracinë në vend. "Këto janë deklarata informale dhe nuk është mirë që të bëhen, pasi shpenzojnë shumë energji pa produkt dhe nuk fiton njeri nga çështje të tilla, vetëm dëme kanë. Është gabim që të paragjykosh dhe të bllokosh mediat. Duhet të kujtojmë se vetë mazhoranca e sotme ka ardhur në pushtet si rezultat i dënimit që i është bërë nga mediat dhe nga publiku i të gjithë fenomeneve negative të qeverisjes së shkuar", është shprehur Kokëdhima. Bolino dhe Kokëdhima argumentojnë si të pabaza deklaratat e Kryeministrit shqiptar, pasi nëse do të ketë diçka të vërtetë, atëherë ai duhet t‘i drejtohet prokurorisë, së bashku me provat. "Akuzat janë shumë të rënda dhe unë mendoj se nëse qeveria ka informacione të sakta për lidhjet mafioze, duhet t‘i paraqesë para prokurorit. Vetëm në Shqipëri, për fat të keq, ndodh që një Kryeministër mund të sulmojë drejtpërsëdrejti pa fakte", është shprehur Bolino. Ndërsa botuesi Kokëdhima ka theksuar se Kryeministri i ka të gjitha institucionet dhe instrumentet që të kërkojë mbrojtjen e ligjit dhe të mos akuzojë në bllok të gjitha bizneset dhe të procedojë me kërkesa konkrete tek organet kompetente. Nëse ka ndonjë që shkel ligjin, të vendoset para organeve përkatëse. Gjithashtu, Kokëdhima e ka ftuar Kryeministrin Berisha që, pa paragjykuar palët, të jetë i vetëdijshëm se në administratën e shtetit shqiptar, në institucionet e qeverisë shqiptare, jo vetëm që është duke u vepruar një dukuri negativiste dhe një urrejtje mbi sipërmarrjen e lirë, por janë duke u zbatuar praktika dhe masa arbitrare shumë të rënda dhe shumë shkatërruese. Drejtuesit e mediave i bëjnë thirrje Kryeministrit që më parë se të sulmojë me të padrejtë mediat, të kalojë në sitë drejtuesit, të cilët çdo ditë e më shumë po shtojnë korrupsionin në zyrat e shtetit. Pak ditë më parë, në një nga mbledhjet e qeverisë, Kryeministri Berisha hodhi akuza të rënda ndaj mediave shqiptare, duke i akuzuar si të lidhura me mafien, sidomos atyre mediave që Kryeministri i ka klasifikuar kundër tij. Qëndrimin e Kryeministrit e forcoi më shumë në sallën e Kuvendit në seancën e së enjtes edhe ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali. Por deklarata e kreut të qeverisë është kundërshtuar ashpër po në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët i kanë kërkuar Kryeministrit dhe vartësve të tij t‘u japë fund akuzave përgjithësuese dhe të flasë me emra konkretë dhe me fakte se cilat janë ato media që kreu i qeverisë i quan të lidhura me mafien. Por, deri më sot, kësaj pyetjeje Kryeministri nuk i ka kthyer një përgjigje konkrete, duke vazhduar më tej sulmin e tij përgjithësues ndaj mediave të pavarura në Shqipëri.

    --------












    Pak hamendje..

    Kokdhimen e njohim..
    Ish menaxheri i Piramides se pare ose ish menaxheri i Hajdin Sejdise.. sot jep leksione "si te beheni miljonere".. e dikur sekretar i Komitetit qendror te Rinise ne mos gaboj.. apo jo Kolomb..
    Ku e gjeti ky Kokdhim Myzeqaro himarjoti.. Kosovarin Hajdin Sejdiun..jam kurioz..

    Di qe ne Piramiden qe krijoj Hajdin gropa me bekimin direkt te Ramiz Nano carcanit.. morren pjese shume hotel-dajtas.. pra milet qe kishin guximin te hynin e dilnin ne hotel dajt qe ne koh te PPSH-se.. dhe aty lan tek Hajdin sejdiu ato cika para te frumbulluara fshehtas nga PPSH.. ca dollar ca marka ca franga e cti zinte dora..
    Kuptonet se dhe piramidasit e pare ishin po bij te nomenklatures qe coc benin me shoferet e albanieve e me pare nen dore qe u merrnin nevojtareve per viza.. meqe kishin njohje me Institucionin e Vizes qe ne ate kohe nuku njihej ne popull pervec ketyre vajto jasht shtetasve te vecante.. qe punonin ne zyrat e Shtetit te athershem ku dilej jashte.. si psh punonjes albturizmi apo makina importi e ministro jashto brendeshmo-kqendroras..
    Aty sic duket hynte dhe Kocua se coku dilnin jashte ahere dhe keta si pun instruktoresh qe do tu mesonin si benet revolucioni proletareve ne bote..

    Nejse..

    Po Ki bolinua kush eshte?

    Italan eshte ki mo?

    Kur ka zbarkuar ki ne shqiperi.. Cmoshe ka.. me cpun eshte marre ne itali.. nga cila krahine italane vjen.. etjetj..
    Kush di le te na sqaroje..
    Mos eshte ki Bolino .. Shefi i gazetes Shqiptare qe punon dhe jasht orari per ZP-ne?

  7. #17
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....alla Berisha alla....

    Permes medias shoqeria shqiptare pati rastin te shihte se ky Kryeminister nuk eshte aq qibar dhe i ndershem sa dukej, dhe ketu nuk e kam fjalen te milionat e vajzes se tij. Por te fakti se lufta e tij ndaj korrupsionit ishte fund e krye demagogji (qe e kam thene edhe ne nje shkrim tjeter), dhe se ajo i sherben vetem per te pergojuar ata qe e pengojne.

    I sherbeu per nje fare kohe per tu hedhur hi syve te botes, se ky njeri qe çirrej kundra korrupsionit, e ka seriozisht. Dhe bota te jep disa pike neper raporte, sa per te vleresuar perpjekjen. Por kur sheh se jo vetem ska asnje rezultat konkret, madje situata eshte perkeqesuar, te ve noten qe te takon. Note qe rrezikon seriozisht mbreterimin e dyte te Sali Berishes. Ne pamundesi per te quajtur mafioze Grunet apo Oli Rehn, kusuret e nje kryeministri te çakorduar tashme, po i ha media e pavarur.

    Njeriu qe u mburr me te madhe se nuk do kete gjyqe per gazetare, sapo ka njollosur gjithe median shqiptare me damken e mafies. Qe eshte jo vetem nje epitet i shemtuar, por i dale nga goja e kryeministrit, te ben te mendohesh se ç'do ti prese "mafiozet" e pavarur te fjales se lire neser... Sikur Presidenti te zgjidhet largqofte nga Berisha, dhe bashke me te edhe prokurori. Pastaj ai do kaleroje i lire ne nje bote siç e ka enderruar, mbushur me "Gazidede" dhe gjenerale neper Tirane, me media kokulur dhe opozite te çoroditur.

    Sali Berisha eshte i pari dhe kryesori fajtor per prishjen e raportit media-politike ne Shqiperi, sipas frymes se te cilit, politika ka te drejte te gjykoje dhe akuzoje median dhe trajtoje ate njesoj si kundershtar politik, njesoj si konkurrent per pushtet. Por pushtetet jane te ndara dhe ky i medias, do apo nuk do Berisha, qendron mbi politiken. Eshte ky pushtet qe gjykon qeverine, Kryeministrin, Parlamentin dhe politiken ne teresi.

    Mirulexofshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 02-04-2007 më 08:17
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur flet ti igenus.. mirpo ..

    ka nje ashkel qe te demaskon ne ate teorine tende..

    ju e dini se Berisha nuk Heton sepse hetimin e ka Prokurori si detyre pra perderisa Prokurori eshte b e brek me mafien Berisha do mbetet vetem ne kuadrin e fjaleve..
    sikur te donte ti apo tjeret vertet luft kunder korrupsionit do ishit merzitur qe Sallaku mbeti kryeprokuror.. mirpo e verteta eshte qe u be lufte nga opozita qe te mbetej sallaku.. pra te mbetej korrupsioni i pa demaskuar e i pa denuar..
    tek qendrimi ndaj dhorit zbuloheni te gjithe ju miqte e mafies..

    e o berish thoni te tere po ku je a derzi..po si o nuku e luftove dot Korrupsionin qe premtova aq shume..
    po ja thot berisha .. ajo pun fillon nga Prokuroria.. dhe un ate desha ta heq po ju sme late..

    aaa aty mo na luaj thot mafia.. dhorin mezi e kemi si "institucion te pavarur" qe ne gojen tuaj do te thote .. qen stani i magazeve tona..
    mo sulmo o berish institucionet e pavarura ..i thone Mafia Berishes.. pra mo na luaj.. na le te vjedhim si 8 vite rresht.. se ndryshe te bejme 97 ten si ahere..

    kjo eshte e verteta igen.. jo ajo llustra jote boshe.. dhe eshte e vertete e hidhur.. kjo eshte tragjedia..

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2007
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    11
    a thua valle edhe ne si popull jemi MAFIA , nuk i dihet cndodhe ne mendjen e politikaneve .shnet
    Caeci caecos ducentes

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Surprizë - Opozita del kundër zhdukjes së informalitetit në media


    Edhe pas saktësimit të akuzave adresuar mediave që nuk paguajnë detyrimet tatimore nga ana e kryeministrit Sali Berisha, dy ditë më parë, partitë e opozitës nuk kanë rreshtur së identifikuari deklaratat e liderit të mazhorancës, si dhunim i lirisë së medias. “Intensifikimi i papare i fushates se presionit dhe shantazhit te hapur ndaj medias nga ana e kryeministrit Berisha, ne vend te nje reflektimi te thelle nga ana e tij, lidhur me deklarimet shume te rrezikshme qe ai ka bere ne vazhdimesi, jane nje ogur shume i keq per te ardhmen e demokracise ne Shqiperi”, deklaroi dje sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili shtoi se kryeministri Berisha, te cilin “shqiptaret e votuan per te bere 6000 kilometrat e premtuara, per t’u dhene shqiptareve 24 ore uje dhe drita, po perpiqet qe kete beteje teresisht te humbur te tij, ta kaloje tek mediat e pavarura qe evidentojne me objektivitet demagogjine e premtimeve te tij elektorale”. Sipas tij, lufta ndaj fjales se lire perkeqeson thellesisht edhe raportin me demokracine që Shqipëria paraqet aktualisht. Pardje, kryeministri deklaroi se në asnjë rast dhe asnjeherë, shumica nuk ka ndërmend të intimidojë apo censurojë mediat që shfaqin kritika ndaj saj, porse nuk do të tolerohen rastet flagrante të informalitetit. “I ftoj mediat që, nga mëngjesi deri në darkë, t’i kushtojnë kritika Sali Berishës dhe qeverisë së tij. I ftoj ato të organizojnë emisione speciale kundër kryeministrit të vendit dhe i garantoj se, kurrë nuk do të kenë ndërhyrje në politikat e tyre editoriale. Sikundër, kurrë nuk do të mund të shmangin ligjet e vendit për taksat dhe tatimet, ligjet e vendit për lirinë e tregut, për zhvillimin e vendit si një shoqëri normale, e bazuar në shtetin ligjor, pa të cilin nuk ka asgjë dhe asnjë të ardhme”, deklaroi kreu i qeverisë.


    gazeta 55

Faqja 2 prej 21 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •