Close
Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 204
  1. #131
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Safet Sula: S‘jemi konsultuar ende me grupin e interesit

    Mazhoranca pranon se projektligji për platformën dixhitale bëhet për të sulmuar mediat



    Deputeti demokrat, Safet Sula, një nga firmëtarët e draftit mbi transmetimet dixhitale në Shqipëri, i ka cilësuar procedurat e ndjekura për hartimin e këtij projektligji si konform rekomandimeve të Këshillit të Evropës. Sula ka hedhur poshtë akuzat e kryetares së Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, e cila dy ditë më parë e kishte cilësuar nismën e deputetëve të mazhorancës si antikushtetuese dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare. "Ne kemi një plan aksion me këshillin e Evropës që e kemi miratuar. Për momentin ka një vonesë që nuk ka ardhur për fajin tonë, por për faj të Kryetares së Kuvendit", është shprehur Sulaj. Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Medias u është përgjigjur në mënyrë të tërthortë pyetjeve që kishin të bënin pikërisht me zbatimin e rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare. Një nga kërkesat kryesore të KE-së është ajo që i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të mos pranojë për shqyrtim asnjë projektligj, i cili nuk ka marrë më parë aprovimin e këtij institucioni. Po kështu, ndër të tjera, kërkohej që në hartimin e projektligjit të përfshiheshin ekspertë të BE-së dhe grupit të interesit, të cilët jo vetëm që nuk janë ftuar në diskutim, por deri një ditë më parë nuk kanë pasur fare dijeni për hartimin e një drafti të tillë. "Kjo nuk do të thotë se nuk do të konsultohemi me grupet e interesit. Të hënën, kjo çështje do të diskutohet në Komisionin e Medias", është shprehur deputeti demokrat, Sulaj. Me gjithë premtimin e deputetit për tërheqjen e opinionit të ekspertëve dhe grupeve të interesit, kalendari për kalimin e projektligjit është përcaktuar. Me procedurë të përshpejtuar, ai do të kalojë në Komisionin e Medias në datën 17 dhe në datën 19 prill do të kalojë për votim në seancën plenare. Madje, sipas tij, ky ligj do të jetë tranzitor me një afat veprimi vetëm 6 muaj, pas të cilit do të hartohet një ligj përfundimtar. Me shumë se një ligj për të rregulluar transmetimet dixhitale, ai duket një armë për t‘i shërbyer nxitimthi qeverisë në sulmet që ka ndërmarrë kundër medias dhe konkretisht "Top Medias".

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    Ps. Dydrynas.. mendoj se nuk ishte thjesht nje koncert por sepse populli tani eshte mirinformuar se cfare po ndodh realisht ne politiken shqiptare

    Te pershendes
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Moisiu:I madh shqetesimi im

    Autori i Lajmit:
    A.K.
    "Shoqeria Civile" merr mbështetjen e Moisiut për mbrojtjen e mediave

    Tiranë- Përfaqësues të Lëvizjes ""Mjaft!"" si dhe analistë të medias kanë zhvilluar dje në mesditë në takim me Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, i cili mbështeti fuqimisht disa nga nismat kryesore që lëvizja "Mjaft!" dhe përfaqësues të medias kanë ndërmarrë së fundmi, në mbrojtje të fjalës së lirë. Kreu i shtetit në këtë takim i cilësoi si tejet problematike "sulmet selektive" që i bëhen sot medias apo biznesit në Shqipëri. Ai mbështeti nismën e "Mjaft!" dhe mediave për të protestuar në mbrojtje të lirisë së medias. Në takimin mes presidentit dhe shoqërisë Civile kanë qenë të pranishëm edhe analistët Andrea Stefani, Skënder Minxhozi dhe përfaqësues të "Mjaft!" Erion Veliaj, etj. Presidenti Moisiu përkrahu në fjalën e tij gjatë takimit kërkesën që shoqëria civile i ka drejtuar qeverisë, për realizimin sa më parë të Kartave të Identitetit duke thënë që "Partitë politike kur janë në opozitë kërkojnë me ngulm Kartat e Identitetit, por kur vijnë në pushtet nuk bëjnë asgjë për to". Ai nënvizoi se Kartat e Identitetit duhen bërë sa më parë, jo vetëm si një detyrim ndaj MSA, dhe jo vetëm në funksion të proceseve zgjedhore, por mbi të gjitha si një detyrim ndaj qytetarëve të cilët hasin vështirësi të shumta gjatë jetës së përditshme si pasojë e mungesës së këtyre kartave. Moisiu premtoi se jo vetëm do ta promovojë këtë nevojë të qytetarëve por do të bëjë maksimumin në mënyrë institucionale që ato të realizohen sa më parë. Moisiu shprehu më tej rezerva serioze në lidhje me projektligjin e diksutueshëm për biznesin dhe gjobat ndaj tyre. "Unë do të takohem me të gjitha grupet e interesit dhe do të diskutoj me ta në lidhje me këtë projekt", tha ai. Gjithashtu në këtë takim kreu I shtetit sipas të pranishmëve ka dhënë një mbështetje të madhe në lidhje me sulmin që po I bëhet medias dhe në të njëjtën kohë përmbushjes së standardeve në lidhje me hapësirën që I duhet lënë fjalës së lirë në vend.

    Sot ora 19:00,protesta ne shesh

    Tiranë- Opozita e bashkuar dhe shoqëria civilei kanë bërë thirrje të gjithë mbështetësve të lirisë së fjalës së lirë, dhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi që të jenë në "Sheshin Skënderbej" sot në orën 19: 00 për të mbrojtur liritë e cënuara nga kryeministri Berisha dhe qeverisja e tij. Dy ditë më parë pesë kryetarët e partive te majta deklaruan se po cënohet demokracia në vend dhe për këtë ata i bënë thirrje të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të majtë që të jenë në "Sheshin Skënderbej" të premten për t'u bashkuar me shoqërine civile për t'i thënë ndal dorës që kërkon të mbylle gojën e atyre që flasin në kundërshtim me interesat e qeverisë, dorën e atyre që djegin redaksitë e gazetave, kanë kërkuar krerët e opozitës dhe me to është bashkëngjitur edhe zëri I përfaqësuesve të shoqërisë civile.

    Fino:Zgjedhjet ne parti
    ne rruge normale

    Tiranë- Sekretari Organizativ në PS, Bashkim Fino tha dje se "zgjedhjet ne parti tashmë kanë marrë rrugën e tyre normale, po ecin normalisht dhe ratifikimi që i bëri dhe kongresi, tregon edhe njëherë që realisht do të vazhdojë zgjedhja e kryetarëve të organizatave, më pas e kryetarëve të partisë në shkallë komune dhe bashkie. Si sekretar organizativ me duhet të informoj që pas kongresit ka patur një ritëm më të përshpejtuar të punës në të gjitha rrethet. Po vazhdojnë zgjedhjet e kryetarëve të organizatave, në çdo fshat dhe lagje dhe po jepen propozime konkrete për kandidatë për kryetarë partie në rang komune dhe bashkie, si dhe po jepen propozime për delegatët në kongresin e ardhshëm, i cili do të ketë një numër më të gjerë delegatësh", tha zoti Fino. Sipas tij, "kongresi i dha përgjigje dhe kalendarit organizativ qe po vazhdon në mënyrë të rregullt dhe normale".

    Sekretari,
    në Kongres

    Tiranë- Posti I Sekretarit të Përgjithshëm të partisë Socialiste të Shqipërisë, që deri pak ditë më parë e mbante Pandeli Majko, ka për tu zëvendësuar në Kongresin e Ardhshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Pra do të jetë Kongresi I fundit të Majit që ka për të sjellë edhe një emër të ri në lidhje me këtë post në partinë më të madhe të opozitës. Sipas sekretarit Fino pavarësisht se ky vend është vakant s'ka asnjë problem në strukturat e PS pasi në Kongresin e fundit u morën vendime që në një farë mënyrë iu dha rrugë punës në PS.

    Berisha
    mungon

    Tiranë-Seanca e djeshme e Kuvendit, nuk ka parë në asnjë moment kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, megjithëse në rendin e ditës së saj ishin një sërë projektligjesh të rëndësishme siç ishte edhe paketa fiskale. Berisha s'u paraqit fare në Kuvend duke e anashkaluar atë në axhendën e tij. Nuk eshte hera e pare qe Berisha mungon kur ne seance pritet te diskutohen gjera shume te rendesishme.
    #VamosArgentina

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Mjaft" në protestë në Tiranë

    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    L.M
    Lëvizja “Mjaft” organizoi të premten në mbrëmje një koncert në shenjë proteste, siç thonë ata, për cënimin e lirisë së medias në Shqipëri.
    Kjo protestë u përkrah edhe nga partitë e opozitës të cilat po shfrytëzojnë rastin të kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit të djathtë Berisha dhe politikat që ajo po ndjek, veçanërisht me median dhe biznesin.

    Ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë rreth një konflikti midis qeverisë dhe biznesit lidhur me procedurat tatimore të cilat qeveria kërkon t'i ashpërsojë.

    Megjithatë, qeveria nga ana e saj, thotë se është e vendosur që të luftojë atë që mediat afër saj e cilësojn mafia mediatike dhe tregu i zi i informacionit.
    #VamosArgentina

  4. #134
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    O Shajak!

    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Sulemet ndaj medias të gjithë kundra Berishës

    Miranda Vickers: Sali Berisha, je i pashpresë, prandaj tërhiqu mbrapsht.

    Reagimi nga Britania e Madhe pas sulmeve të Kryeministrit ndaj fjalës së lirë


    Nga Londra
    Muhamed Veliu



    "Sali Berisha, larg duart nga kontrolli dhe presionet e medias së pavarur shqiptare". Ky është mesazhi që përcjell Miranda Vickers, analiste pranë "Grupit ndërkombëtar të Krizave", "International Crisis Group", në Bruksel, gjatë një bisede për "Top-Media". Ajo i ka kujtuar zotit Berisha se ai apo të tjerë nuk mund të kontrollojnë median, duke i rikujtuar se nuk jemi në kohën kur ai ishte President dhe u përpoq t‘u shmangej përgjegjësive për shumë zullume të kohës. Komentet e analistes Vickers, njohëse e mirë e zhvillimeve politike në 17 vitet e fundit, bëhen dy ditë pas sulmit që Kryeministri Sali Berisha ndërmori për disa mediave të pavarura në Shqipëri, përforcuar dje nga ministri i Drejtësisë, zoti Rusmali.
    "Nuk jam aspak e surprizuar nga sulmet që Berisha po i bën medias", thotë Vickers që në fillim, kur e pyesim pikërisht për këto sulme. "Fakti që media tani në Shqipëri është më e fortë se në ‘97-ën, kur Berisha ishte President, duhet ta bëjë atë që të kuptojë se ai nuk mund t‘u mbyllë gojën njerëzve, siç e bëri më parë", vijon ajo komentin e saj. Më tej, Vickers, e cila gjithmonë ka qenë kritike jo vetëm me Berishën, por me të gjithë klasën politike në përgjithësi, në raportet e saj ka pohuar se "Berisha nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Mediat duhet të ngrihen kundra kërcënimeve që vijnë nga qeveria dhe të ngrenë zërin e tyre.

    Por a mund Berisha që përmes presionit të ndikojë në kontrollin e mediave private, apo politikën e tyre redaksionale për t‘i bërë "fresk" qeverisë së tij? Zonja Vickers është e prerë në përgjigjen e saj. "Sali Berisha apo të tjerët nuk mund të kontrollojnë median". Por ajo sugjeron se "mediat e pavarura në Shqipëri duhet të ngrihet e të bërtasin me të madhe, duke mos e pranuar në asnjë mënyrë presionin qeveritar". Sipas saj, Berisha dhe njerëzit e tij veçse mund të krijojnë dëme te media, si pasojë e presioneve, por u kujtoi atyre dhe të gjithë shqiptarëve një fakt shumë të rëndësishëm, që duket se e harrojnë shpejt.

    "Ata duhet mos të harrojnë pushtetin e tyre dhe se demokracia shqiptare ndodhet në një periudhë testi". Vickers nuk harron të përmendë një element të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, që duket se është harruar nga zoti Berisha, atë të monitorimin të kujdesshëm që po i bën Brukseli Tiranës zyrtare. "Nëse Shqipëria do të ketë shansin të pranohet në Bashkimin Evropian, të gjithë janë duke monitoruar situatën. Është e qartë se në asnjë lloj mënyre qeveria nuk duhet të bëjë presion në media, dhe kjo padyshim që nuk do të kalohet pa u vënë re", ka theksuar ajo. Pyetjes nëse sulmet e Berishës mbi median kanë jehonë të ngjashme me të kaluarën kur ai ishte President. Vickers u përgjigj:
    "Berisha u mundua t‘i shmangej përgjegjësisë për zgjedhjet e parregullta në 1996, për djegien e gazetës ‘Koha Jonë‘, për sulmet ndaj shtypit të lirë, por ai dështoi. Kjo nuk do të ndodhë përsëri. Berisha e di këtë. Ai mund të tentojë përsëri me të tilla gjëra, por është i pashpresë". Prononcimi i zonjës Vickers, e cila mban postin e analistes kryesore në ICG, është padyshim një dush i ftohtë për zotin Berisha, vetëm dy ditë pas rihapjes së "luftës" nga ai në frontin e medias.
    KJO PROSITU E INGITERRNES DO QE NE SHQIPERI MEDJAT TE MOS KONROLLOHEN NGA LIGJI !

    PO KUSHE DO TE JETE KONTROLLUSI I MEDJAVE PERPOS LIGJIT DHE VETEM LIGJIT?

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O shqiptare
    Krimi ka hy thell ne mediat shqiptare,ketu nuk ka as nje dilem,por me qudit fakti perse populli gelldit kete karrem se gjaja na u paka rreziku fjala e lire kjo nuk eshte asgje tjeter perveq nje loj e kriminelve qe dirigjojn keto medija.Neqoft se shteti nuk paska te drejten e kontrollit ndaj biznisit te dyshimt ateher kush duhet ta bej kete kontroll.Ketu ku une jetoj ne suedi ne momentin qe shteti dyshon per prejardhjen e kapitalit jo qe ben kontroll por pason denimi shume i rend.Leni poshtersit sepse askush kush i thot veti shqiptar nuk e beson propagandes se tch se kryeministri po e rrezikojka fjalen e lir,kur dihet se askush ne shqiperi si kryeministri nuk ka sakrifiku per te drejten e fjales se lir.Ky miting qe perngjante ne mitingjet serbe ishte dashte te kethehet ne miting te perfillt ne mbeshtetje te kryeministrit duke trimeruar qe hajdutet te vehen para ligjit.Kush nga keta mitingegjinj ka njohuri se a ka apo nuk ka krim ekonomik ne tch,apo keta te gjor u paskan besu gazetarucave te topit.Po sikur keto hetime te zbulojn krim ekonomik dhe ky inctitucion te vihet para drejtesis si do te reagonin keta artista qe me sa duket per pak lek u shiten ne kete mbremje duke ua ber qefin hajdutve.Une nuk e kuptoj prej nga tch emiton filmat me te rinje te hollivudit te cilet akoma nuk mbrrijn ne trg ata emitojn kjo eshte vetem nje shembull se top qaneli nuk eshte per tu mbrojtur por duhet ven para drejtesis.Demokracia keto i ka ligji mbi te gjitha ne te kunderten do te qendron aty ku keni mbet ne vend numro.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga drenicaku
    O shqiptare
    Krimi ka hy thell ne mediat shqiptare,ketu nuk ka as nje dilem,


    Neqoft se shteti nuk paska te drejten e kontrollit ndaj biznisit te dyshimt ateher kush duhet ta bej kete kontroll.
    Ska fjalê...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #137
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Vali Leskaj kerkon hesap dixhital

    Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Mjeteve te Informimit Publik, deputetja socialiste Valentina Leskaj, ka deklaruar dje se ne kalendarin e punimeve te Kuvendit eshte perfshire ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit nje projektligj mbi transmetimet dixhitale. Leskaj duke folur ne seancen plenare, theksoi se kjo procedure e pershpejtuar per miratimin nga Parlamenti te nje nisme te tille ligjore mund te kete lidhje me sulmet e javeve te fundit te ndermarra nga qeveria kunder medias. Ajo sqaroi se ne kalendarin e dates 11 eshte futur projektligji mbi transmetimet numerike eksperimentale. “Nuk e di se ku eshte diskutuar dhe ku eshte diskutuar, por Komisioni i Medias nuk ka asnje informacion per kete te ashtuquajtur projektligj”, ka deklaruar kryekomisionerja Leskaj. Por ajo tha se ne rruge informale ka informacione, sipas te cileve ekziston nje projekt qe nuk ka mberritur asnjehere ne zyren e Komisionit te Medias, por qe ka qarkulluar ne zyrat e Kryesise se Kuvendit, duke mbajtur titullin “Per transmetimet dixhitale”. Sipas saj, kjo nisme eshte e firmosur nga disa deputete te Partise Demokratike. “Ky draft nuk ka ardhur kurre ne komision”, theksoi Leskaj. Duke iu drejtuar seances, deputetja socialiste kerkoi te mesoje se cfare lloj projektligji do te behet pjese e votimit te seances se dates 19 te ketij muaji, si dhe perse eshte vendosur nje procedure e pershpejtuar dhe ne mos valle lidhet me sulmet e fundit ndaj mediave.

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Berisha nuk duhet te ndalet,ai do ta kete mbeshtetjen e shumices se popullit perveq atyre qe jan te perlyer me krimin dhe disave qe mendojn ne menyren adoleshente.Tani edhe zogjet e malit e kuptojn qe tch eshte fund e krye pirateri dhe mbijeton me pislleqe.Berisha duhet me qdo kusht te fitoj kete luft,nuk e ka te leht sepse zagaret socialist qendrojn pas tch por tani kur jan te perqar ne mes veti e ka me te leht.Kjo luft eshte ne te mir te fjales se lir dhe konkurences se pastert.Berisha e ka edhe mbeshtetjen nderkombtare per ta luftuar krimin qoft edhe ne media te cilet ne emer te fjales se lir nuk respektojn ligjin prandaj nje shoqeri e shendosh duhet te ket media te shendosha.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Opozita, Mjaftushem osht organizu
    Mjekren qe se ka Saliut don me ja rru
    Gjuhen e lire gjoja don me e pre
    Te kendojme rock ne sheshin Skenderbe

    Le te vin te gjithe parti e pa parti
    T Ja mbledhim malokut t ja bejm tet me di
    Ecni ne shesh muzika asht fri
    Paret do ti qesim ne portokalli

    etj............................................... .........

  10. #140

    Liria dhe tregu

    Liria dhe tregu

    Ridvan BODE*

    Kontrata që u ofroi qytetarëve të tyre qeverisja e koalicionit në pushtet dhe mori mbështetjen e tyre, konsistonte thelbësisht në rivendosjen dhe respektimin e lojës së lirë të tregut si princip ekonomik; ndërthurjen e përgjegjësisë personale me progresin shoqëror, si princip shoqëror; rindërtimin e shtetit të së drejtës, si prioritet juridik që përafron shëmbëlltyrën e shtetit tonë me modelin perëndimor; zhvillimin e lirisë së veprimit të lidhur ngushtë me dinjitetin njerëzor, si bosht moral; të gjitha këto për të mundësuar që demokracia në vend të marrë kuptimin e saj të vërtetë.

    Implementimi i kësaj kontrate shoqërore liberale, që konsiston, para së gjithash, në ridimensionimin e lirisë dhe të drejtës, po has në pengesa jo të vogla dhe jo vetëm nga kundërshtarët politikë të saj, por edhe nga grupe të caktuara interesash, të cilat kanë gjetur zhvillimin e tyre në një ambient të amullisë ligjore, duke siguruar hapësira për lirinë e tyre në kufizim të lirive të të tjerëve dhe interesit të gjithë shoqërisë.

    Liria, si liri e tregut, liri e fjalës, liri e lëvizjes dhe dhjetra liri që vendosin në qendër individin, nënkupton, para së gjithash, një situatë ku asnjë individ nuk mund t'i nënshtrohet vullnetit diskrecional të tjetrit. Ajo nënkupton mundësinë për të bërë zgjedhjet më të mira personal në respekt të të tjerëve dhe të regullave të përbashkëta të vendosura në mënyrë të ligjshme.

    Liria nënkupton ekzistencën dhe zbatimin e njëllojtë të LIGJIT si burim i të drejtës, si një vullnet kushtetues i vendosur nga përfaqësuesit e pushtetit ligjvënës, si një zakon i sjelljes së përditshme të individit. Në këtë kuptim, liria e individit është e drejta e përdorimit të aftësive personale për të maksimizuar interesat e tij, duke manifestuar një mënyrë sjelljeje koherente me interesat e përbashkëta të formuluara nga ligji. Është SHTETI, institucionet e tij, që synon maksimizimin e një interesi "të përgjithshëm", por që në të vërtetë kënaq interesat personale të gjithsecilit.

    Ky koncept i lirisë, i pranuar dhe i zbatuar në mënyrë më të plotë në sistemin ekonomik e politik perëndimor e që po progreson me shpejtësi në vendet e ashtuquajtura në tranzicionin postkomunist, ka provuar deformime shpesh thelbësore në realitetin tonë. Përpjekjet me dashje, që të banalizojnë lirinë për të vendosur dhe ruajtur me çdo kusht kaosin, në fakt janë atentati më i rëndë kundër saj. Kjo "liri" e përçudnuar, në fakt, është dhuna e një pakice që, për shkak të dobësive të theksuara të shtetit për të ushtruar funksionet në mbrojtjen dhe garantimin e saj, iu kufizojnë dhe iu mohojnë lirinë të tjerëve.

    Tashmë është thuajse e gjithëpranuar se thelbin e lirisë e përbëjnë liritë ekonomike dhe interesat individuale dhe ato primojnë para çdo konsiderate tjetër. Ky liberalizëm ekonomik nënkupton në mënyrë të veçantë lirinë e aktorëve ekonomikë në të drejtën e zgjedhjeve të tyre të paimponuara nga të tjerë faktorë apo fuqi. Kjo liri e sjelljeve individuale ushtrohet në një kontekst institucional, i cili është ekskluzivisht tregu, dhe që përbën njëkohësisht edhe arbitrin e vetëm që rregullon sjelljen korrekte të individëve. Kërkimi nga gjithsecili i një pozite optimale për maksimizimin e objektivave individuale çon në një situatë të përgjithshme efikase, vetëm me kusht që gjithsecili të respektojë "rregullat e lojës".

    Në këtë pikë del në pah përbërësi tjetër themelor i lirisë ekonomike, përgjegjshmëria e zhvilluar si vetëpërgjegjshmëri. Aktorët ekonomikë janë të lirë në veprimet e tyre, me kusht që të pranojnë përgjegjësitë për veprimtarinë e tyre dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. Për këtë arsye, mënyra liberale e të funksionuarit të shoqërisë njerëzore është tipar vetëm i shoqërive të përparuara dhe të evoluara, ku individët kanë të zhvilluar në shkallën më të lartë vetëpërgjegjësinë dhe vetëdijen.

    Liberalizmi është e kundërta e anarkisë dhe "ligjit të xhunglës", sepse bazohet në procedura progresiste shoqërore, siç është tregu, i cili përjashton raportet që bazohen mbi forcën dhe imponimin jo ligjor, atribute këto që në këtë sistem i gëzon vetëm shteti i së drejtës. Tregu, pra, përbën njërën prej shtyllave thelbësore të ekonomive të lira dhe për këtë arsye, ekonomitë e lira, thirren ndryshe "ekonomi e tregut". Ai është jo thjesht një vend, por një procedurë komplekse informimi, vendimmarrjeje, seleksionimi, progresi, vërtetësie, etj., më e magjishmja për nga mënyra e funksionimit dhe rezultati.

    Konkurrenca është njëra prej karakteristikave thelbësore të ekonomisë së tregut. Ajo nënkupton një garë luajale dhe të lirë të kompanive dhe individëve. Avantazhet që i dedikohen tregut, janë atribute të vetë konkurrencës së zhvilluar në të. Vetëm tregjet e hapura dhe të lira janë konkurrues. Asnjë monopol, publik apo privat, nuk mund t'i rezistojë dot gjatë dhe nuk mund t'i mbijetojë konkurrencës, nëse garantohet hapja e tregut dhe liria për të hyrë në të.

    Prej vitesh ekziston një konflikt i brendshëm në tregun tonë, që vjen për shkak të mungesave ose mosrespektimit të rregullave të njëjta në të. Komisionerët e BE, 2-3 vjet të shkuara, në konstatimet për ekonominë tonë vlerësojnë se "ekonomia shqiptare mbetet jokonkuruese dhe klima për biznesin nuk është pozitive, ligjet tregtare janë të papërshtatshme… Për më tepër, një ekonomi informale, ende më e përhapur, po e shkatërron këtë konkurrencë". Ruajtja e një status-quo-je të tillë do të ishte rrënuese për ekonominë dhe për shoqërinë në tërësi. Një program reformash është ndërmarrë nga ana e qeverisë dhe po bëhet implementimi i tyre, edhe me konsulencën e institucioneve financiare ndërkombëtare.

    Çfarë përmbajnë reformat për rivendosjen e konkurrencës së lirë në treg?

    Së pari, ato marrin në konsideratë nevojën për të bërë ekonominë tonë konkurruese dhe për të krijuar një ambient miqësor për biznesin, dhe nxitës për shtimin e vëllimit në investimet direkte në ekonomi. Krijimi i një ambienti të tillë ekonomik nuk mund të pretendohet në kuadrin e informalitetit të përhapur të ekonomisë sonë (sipas BB, në 2004 ekonomia informale arrin deri në 60% të xhiros ekonomike të vendit).

    Për formalizimin e tregut, pakësimin e ekonomisë informale dhe uljen e evazionit fiskal, çështja e parë që kërkon zgjidhje urgjente, është ulja e barrierave administrative dhe fiskale për të lehtësuar daljen në dritë dhe për të futur në tregun e pjesës jo të ligjshme të ekonomisë.

    Ky ambient atraktiv për ekonominë e fshehur synohet të realizohet përmes:

    a- Uljes së barrierave administrative, përmes të ashtuquajturës reformë rregullatore që synon uljen e kohës dhe kostos për regjistrimin dhe çregjistrimin e bizneseve, nga 40 ditë në vitin 2005, në 8 ditë në 2007, dhe në një dorë të vetme për 2008. Ajo përfshin, gjithashtu, përgjysmimin e licencave dhe patentave, si dhe të kostove të tyre, modernizimin e regjistrit tregtar, lidhjen online të institucioneve që kryejnë shërbimet ndaj biznesit, si dhe një sërë lehtësirash të tjera.

    b- Uljes së ngarkesës fiskale për ta bërë më oportune regjistrimin në organet fiskale dhe deklarimin e plotë të xhiros ekonomike të gjithsecilit. Brenda një periudhe dyvjeçare, gati të gjitha taksat e tatimet po përgjysmohen, në krahasim me nivelin e vitit 2005. Nga korriku i këtij viti, ne do të kemi tatimin mbi fitimin 2.5 herë më të ulët nga niveli i dy viteve më parë, taksën mbi biznesin e vogël 2 herë më pak, taksën mbi punën 30% më pak, taksat doganore drejt heqjes tërësore, tatimi mbi të ardhurat personale të përgjysmuara për nivelin maksimal, duke shkuar tek flate tax 10%.

    Këto hapësira të reja të krijuara për lirinë e tregut kanë dhënë rezultatet e tyre për pakësimin e informalitetit. Numri i bizneseve të dala në dritë është shtuar me 28% dhe rreth 40 mijë të punësuar i janë pakësuar tregut të zi të punës. Të ardhurat, edhe pse ngarkesa fiskale po përgjysmohet, vijojnë rritem me 15-18% në vit.

    Ulja e barrierave për të hyrë në treg dhe sidomos ngarkesës fiskale, ka goditur jo pak "avantazhet" në konkurrencë të asaj pjese "të vendosur" të bizneseve që vazhdojnë të qëndrojnë në informalitet dhe të rrënojnë pandershmërisht konkurrentët e tyre.

    Për këtë arsye, reforma për formalizimin e tregut ka një aspekt të dytë, atë të përmirësimit të kuadrit ligjor, që synon të garantojë lirinë e tregut. Bërja e ligjeve konsistente dhe në standarde të ekonomive liberale perëndimore, është një prioritet imediat për të garantuar konkurrencën e lirë.

    Ligji dhe zbatimi korrekt i tij është një tipar thelbësor i tregut. Garantimi i barazisë në shanse është kushti i parë për të rikthyer konkurrencën në tregun tonë. Kuadri ligjor, aktualisht, nuk është i përshtatshëm ose nuk zbatohet në mënyrë korrekte, që shteti të mund të garantojë të drejtën dhe lirinë e individit në nismën e tij ekonomike. Situata rëndohet edhe më shumë, nëse iu referohemi defekteve të mëdha që ka sistemi ynë i drejtësisë dhe administrimit fiskal, edhe për shkak të korrupsionit. Fuqizimi i masave ligjore dhe implementimi konsistent i tij, duke eliminuar njëherazi hapësirat për subjektivizëm dhe interpretim të diferencuar, përbëjnë në fakt thelbin e ndryshimeve të marra këto ditë dhe që po debatohen në publik.

    Konkurrenca do të ishte e krahasueshme me një garë në të cilën marrin pjesë vetëm vrapues me vlera të njëjta, që transportojnë pesha të barabarta dhe ku fituesve do t'iu duhej të ndanin çmimet me humbësit. Në fakt, shumë hileqarë, që deri sot në garë peshën e tyre ua kanë kaluar mbi shpinë të tjerëve, për të qenë gjithmonë disa hapa përpara në këtë garë, nuk pranojnë ngarkesën që u takon për të qenë të barabartë. Paketa e ligjeve të ndërmarra garanton ngarkesë të njëjtë për garues të barabartë dhe penalizim të atyre që nuk respektojnë rregullat e garës.

    Ligjet e propozuara nuk janë fiksione juridike të mendjeve të përçartura që shpikin modele apo sulmojnë të tjera nisur nga interesa klienteliste. Pse i njëjti ligj (Kodi Doganor) që është në fuqi nga viti 1999 dhe që është tetë herë më represiv se propozimi i paketës ligjore quhet kushtetues dhe normal kurse i fundit obscure? Pse në Itali (2 herë më ndëshkues), në Austri (2 herë), në Francë (deri 3 herë) e në vende të tjera me demokraci të konsoliduar i njëjti ligj më penalizues konsiderohet krejt normal kurse në mbretërinë e informalitetit tonë quhet antidemokratik dhe mohues i lirisë së tregut? Ftoj kritikët që të paktën të gjejnë një vend perëndimor, ku gjykatat pezullojnë ekzekutimin e vendimeve administrative për nxjerrjen e taksave për shkak të ankimimit. Ky "panik" mediatik është i padrejtë dhe i nisur vetëm nga interesat klienteliste të atyre që nuk pranojnë të njëjtat rregulla dhe të njëjtat kontrolle, për të mbajtur në këmbë "perandorinë" e skllavërisë së lirisë ekonomike.

    Çlirimi i tregut nga vargonjtë e informalitetit dhe konkurrencës së pandershme do të shënojë një epokë të re për lirinë ekonomike. Ndarje kaq të thella në sjelljet botës së aktorëve ekonomikë kërkojnë edhe një reflektim dhe mirëkuptim të përbashkët me komunitetin e biznesit, në kuptimin jo të gradualitetit të implementimit të ligjeve, se sa të minimizimit të pasojave që ka lënë ajo situatë anormale. Edhe ky aspekt do të konsiderohet në kohën e duhur nga qeveria, krahas implementimit rigoroz të kuadrit ligjor, pasi përfitues të lirisë në treg mundësisht të jenë që të gjithë.

    Së treti, reformat marrin në konsideratë përmirësimin administrativ, ndërtimin e një administrate profesionale dhe, para së gjithash, të pakorruptuar. Korrupsioni, sikurse edhe formaliteti, janë rrënues njëlloj të tregut. Në kuptimin liberal, korrupsioni është gllabërim i lirisë së tjetrit, në interes të atij që përdor pushtetin abuzivisht. Shpërthimi i këtyre vargonjve "paqësorë", shpesh në dukje të pranuar apo të vetëstimuluar nga biznesi, përbën një program tjetër të kësaj reforme të ndërmarrë në kuadrin e Sfidave të Mijëvjeçarit. Nisur nga eksperiencat jo të këndshme të derisotme, është i mirëkuptueshëm dyshimi i asaj pjese të biznesit që nuk ka besim në zbatimin e njëllojtë dhe korrekt të ligjit, që lidhet me penalitet. Kufizimi i hapësirave për subjektivizëm administrativ, rritja e profesionalizmit, modernizimi i informacionit dhe dokumentimit fiskal në tërësi, rritja e masave ndëshkuese ndaj shfaqjeve të korrupsionit dhe abuzimit administrativ, pagimi ndaj bizneseve nga shteti i të gjitha pasojave që rrjedhin prej këtyre veprimeve, janë pjesë përbërëse e rregullimeve ligjore dhe reformave të ndërmarra. Për të mënjanuar efekte të mundshme negative nga zbatimi jo korrekt i ligjeve, po përmirësohet paralelisht institucioni i apelimit dhe kalimi i gjykimeve në gjykatën administrative, ligji i të cilës tashmë është draftuar dhe do të miratohet së shpejti.

    Tregu si institucion është para çdo gjëje tempulli ku testohet adhurimi dhe respekti ndaj lirisë. Respektimi i lirisë së tregut, i konkurrencës së drejtë, i shanseve të barabarta, i ligjeve të tij, përbën kontributin më të madh të gjithsecilit për krijimin e një shoqërie të lirë dhe të drejtë. Ne nuk kemi nevojë të investojmë e të ndërtojmë modele virtuale e pa perspektivë. Rruga e nisur drejt lirisë nuk pranon dyzime dhe ka nevojë për progres në vijim.

    *Ministër i Financave

    RD

Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •