Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 204
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Protestë apo qejf se thonë ç’të duan

    Festë kryeqytetase për lirinë e pakufishme që zotërojnë drejtuesit e opozitës dhe të OJQ-ve. “Mjaft!”-i dhe Edvini e shesin si protestë, një koncert të mirëfilltë, për të cilin janë harxhuar miliona lekë. Ahengu, këtë radhë zbret në mes të Tiranës, por drejtuesit e opozitës janë të detyruar të tregojnë ku i marrin paratë për këto shpenzime dhe sa herë kanë ndërmend të zaptojnë rrugët, me qejfe me pagesë


    A ka censure vertet mbi mediat ?

    A ka te drejte Sali berisha per top-media ?

    Perse opozita perkrah top-channel dhe kur ky gabon ?

  2. #112
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Ke te drejte, por nuk mendoj se Rama e mendon veten siç me te drejte ti e ke parashtruar duke cituar shkrimin tim te meparshem.

    Perse theme qe Rama nuk eshte i tille, pasi me tu zgjedhur si kryetar i PS ai vendosi ne status, se nese partia ne zgjedhje parlamentare apo vendore humbet, automatikisht kryetari dorezon "karriken".
    Mendoj se eshte dicka per tu vleresuar.

    Gjithsesi, duhet te isha shprehur ndryshe ose me qarte ne shkrimin e meparshem.

    Qofsh mire.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Meditim pas një palo-njoftimi për protestë
    Kungulleshka: Është Mjaft si Edvini apo Edvini si Mjaft’-

    “Unë e ftoj këtë kongres, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë, të zbresim të premten në shesh..., për të dëshmuar se interesat e qytetarëve nuk garantohen duke shtrënguar dorën që ka kapur gërshërët për të prerë gjuhën e shtypit të lirë, por duke e ndalur atë dorë një orë e më parë”, - deklaroi Edvini në kongres. Dhe po këtë thirrje shkruan dhe shpërndanë dy ditë më vonë edhe Erion Veliaj dhe “Mjaft”i i pavarur nga PS? Çfarë koincidence, tamam në të njëjtën datë dhe me të njëjtat fjalë: “Kryeministri Berisha, pasi tentoi të sulmonte parreshtur të gjitha institucionet e pavarura, ka nisur sëfundmi një tjetër sulm, atë ndaj pushtetit të katërt, medias së lirë dhe të pavarur... Berisha është kthyer tashmë në armik të medias...”.

    Por Erioni tjetër beratas, ai i “Mjaft”it, del se qenka ai që paskërka organizuar thirrjen për t’u tubuar të premten në Sheshin Skënderbej, thirrje për të cilën mori autorësinë Edvini në kongres, ndërkohë që mjaftistët kishin dy javë që përgatiteshin dhe për këtë kishin thirrur edhe këngëtarë nga Kosova dhe Maqedonia. Çfarë përkimi i habitshëm! Ndofta ndodh kështu ngaqë u përkojnë edhe idetë politike dhe që të dy janë socialistë, ndonëse Erioni hiqet si ojëqëist që nuk merret me politikë, megjithëse janë gjithmonë aktivitetet e përbashkëta dhe marrëdhëniet e ngushta ato që i tradhtojnë dhe e implikojnë këtë segment të rëndësishëm të shoqërisë civile me politikën, veçanërisht me opozitën.

    Por ajo që i bashkon më së shumti Edvinin me Erionin, është urrejtja e vjetër për Nanon, të cilin Erioni bëri çmos ta përzinte nga partia pas humbjes së zgjedhjeve të 3 korrikut, për t’i hapur rrugën drejt kreut të PS, mikut të tij Edvinit.

    Tani pas largimit të nanoistëve nga PS, në lidershipin e saj do të bëhen dy erionë dhe që të dy nga Berati, pra dy kamberë në një derë. Sepse ishin bash këta që luftojnë Nanon dhe që çuditërisht të dy këta njohin për shef Edvinin.

    Do të bëjnë protestë të premten, datë 13 prill, në ora 19.00 në Sheshin Skënderbej..., me Adrian Gaxhën me vath në vesh, me “Kthjellu”, me “Qelbaniks”, me “Burn” që do të thotë “djegie; plagë”, si dhe me aktorët e “Portokalli” që bëjnë humor “mondern..., me kronkondila..., qafsha përzotin..., me gaxhoj, gaxhie e shaqira”, dhe me të gjithë, duke tallur “mafian dhe hanxharët...”.

  4. #114
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Ne mbrojtje te Fjales se LIRE apo te Fjales se NDYRE?

    Moisiu, "Mjaft"-i dhe gjithe cakallet qe jane ngritur gjoja ne mbrojtje te fjales se lire duket se nuk ju ka ngelur aspak dinjitet personal apo institucional. Pupliku shqiptar nuk ha bar qe ta kuptoje se si krejt papritur media te caktura , per te mos thene shumica jane ngritur nga hici te behen nga bizneset me te fuqishme ne Evrope. Per turpin e tyre keta jane ngritur jo ne mbrojtje te FJALES SE LIRE por TE FJALES SE NDYRE.
    Turp edhe per ata artiste qe per nje grusht parash te felliqura behen vegel e ketyre makinacioneve te ndyra politike.
    Edhe pak fjale per "Mjaft"-in

    Sa kontrast ka Fjala e Erion Veliajt ne Departamentin Amerikan te Shtetit me Veprimtarine e Veliajt pas zgjedhjeve te 2005-ses. Shume nga ne kane patur dyshime per OJQ-ne Mjaft, dhe ne fakt dyshimet paskan qene te mirefillta. Organizata MJAFT eshte bere as me pak as me shume por vegel e klaneve mafioze ne Shqiperi qe me se paku ju intereson shteti, lufta ndaj krimit te organizuar dhe revendosja e drejtesise ne Shqiperi.
    Cfare duhej te bente MJAFTi!
    - MJAFT duhet te shkonte te protestone cdo dite para Presidences qe te shkarkohej Sollaku si mbrojtes instuticional i krimit te organizuar e jo te protestonte ndaj Qeverise se po nderhynte ne pushtetin e katert.

    - MJAFT duhet te protestonte para qeverise dhe parlamentit kunder amendamentit te dhenies se shtetesise kolektive te kujtdo qe deshiron te deklarohet grek.

    - MJAFT duhet te protestonte ndaj mediave te dyshimta dhe jo te behej pale e mafias mediatike. Duket qarte se Veliaj punon per SOROS-ianet qe nuk ju intereson stabiliteti ne Shqiperi sepse vetem nepermjet kaosit ata krijojne shtresa te reja dhjami ne kurriz te taksapaguasve shqiptare.

    Sa here qe ne Shqiperi ka tendenca te vendosjes se ligjit, rregullit apo jane ne rend te dites ceshtje te rendesishme kombetare do te gjendet menyra qe te mblidhen gjithe minjte e gjirizave me mbeshtetje nga brenda dhe jashte te shkaktojne katrahure ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iceberg : 13-04-2007 më 11:01
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Populli shqiptar nuk ka kulture demokratike. Per kete arsye, harrohet shpeshhere qe populli (dhe shumica) eshte sovran!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #116
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Nga Kastriot Myftaraj

    - Një të thithur të mirë “koka” nga hunda dhe kryetari i PS Edi Rama dhe shpura e tij e mjaftistëve, nën ritmin e muzikës të grupit “Qelbanix” të ftuar sot në miting-koncertin e tyre në shesh, emri i të cilit i përshtatet shumë lëvizjes së tyre, janë gati për të përmbysur botën dhe jo më kryeministrin Berisha.Nëse “koka” e përdorur nga narkosocialistët e rinj të grupit të Ramës, si dhe nga mjaftistët e Veliajt do të binte si borë mbi sheshin “Skënderbej”, atëhere ky shesh me siguri që do të zbardhej. “Koka” nuk është kursyer në këtë lëvizje dhe për blerjen e saj janë harxhuar një pjesë e madhe e financimeve të bëra nga ndërkombëtarët për këtë lëvizje.

    Për të drejtuar shfaqjen ka ardhur nga SHBA hebreo-amerikani Arthur J. Finkelstein, themeluesi dhe pronari i kompanisë publicitare “Arthur J. Finkelstein and Associates”, i cili e asistoi Edi Ramën dhe PS-në në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore, duke qenë njëherësh dhe kompania që ka asistuar fushatën publicitare të Lëvizjes “Mjaft”, që nga krijimi i sa, duke u kujdesur dhe për imazhin public të Erion Veliajt. Gazeta “Neë York Times” në 9 prill 2005 botoi lajmin sensacional se Arthur J. Finkelstein, 59 vjeç, para katër muajsh, pra në dhjetor 2004, ishte martuar në mënyrë sekrete me një mashkull disas vjet më të ri në moshë, me të cilin bashkëjetonte prej 40 vitesh, gjë të cilën Finkelstein e pranoi publikisht. Pra, miting-koncerti pritet të jetë shumë spektakolar, dhe me gjasë edhe festa që do të vazhdojë në orët e vona. Atje Erion Veliaj duket se do të ulërijë “Mjaaaaaaaaaaaaaft”, por jo në adresë të Berishës, por të Edi Ramës dhe aq fort sa nuk ka ulërirë kurrë ndaj Berishës dhe Nanos. Por këto janë misteret e këndshme të marrëdhënieve të narkosocializmit me narkoshoqërinë civile. Në modë tashmë është aleanca e narkosocializmit të Edi Ramës dhe të narkoshoqërisë civile të Erion Veliajt.

    Tutorët e huaj të Ramës dhe të Veliajt, kanë vetëm një preokupim, se mos Edi Rama, nën efektin e “koka” i duket Sheshi “Skënderbej” si ai plazhi francez dhe zhvishet lakuriq sot në shesh. Rama është porositur nga ambasadorja Ries dhe nga vetë Soros që ta përmbajë veten së paku deri në fund të koncertit, për t’ i dhënë pastaj liri të plotë në festën-orgji që do të bëhet pas mitingut-koncert me pjesmarrjen e narkosocialistëve ediramistë dhe të narkomajftistëve. Ndërsa Rama dhe Veliaj pritet të jenë në një festë konfidenciale së bashku me çiftin Finkelstain. Se çfarë do të bëhet në këtë festë nuk dua që të spekuloj. Me mitingun e përbashkët të Lëvizjes “Mjaft” dhe PS që do të mbahet sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë zyrtarizohet ajo që dihej nga të gjithë, aleanca politike Edi Rama-Erion Veliaj, respektivisht mes PS të drejtuar nga Edi Rama dhe Lëvizjes “Mjaft”, si dhe krijesës së “Mjaft”, “Aksioni Civil”, që kanë mbështetjen e lobeve të caktuara politike, etnike, financiare në SHBA dhe në Europë, që vetëm me lirinë dhe demokracinë nuk kanë të bëjnë. Aleanca zyrtare PS ediramiste-“Mjaft” shënon pikënisjen e një surrogati të Revolucionit portokalli në Shqipëri, të ngjashëm me atë që u bë në Ukrainë në vitin 2004, që ishte një aleancë e grupimit politik të Yushchenko dhe të Lëvizjes “Pora”. Në Shqipëri Yushchenko supozohet të jetë Edi Rama, “Pora”, homologia e saj shqiptare Lëvizja “Mjaft”, ndërsa tirania e njerëzve të politikës së vjetër “Khucma-Yanukovich”, që duhet rrëzuar është kryeministri Berisha. Ironikisht në Shqipëri “Khucma”(Alfred Moisiu), një politikan i vjetër sa më s’ bëhet, që ka studiuar në Bashkimin Sovjetik të kohës së Stalinit, dhe ka drejtuar bunkerizimin e Shqipërisë në kohën e komunizmit, është në anën e “Revolucionit Portokalli” shqiptar, duke pasur mbështetjen e PS ediramiste dhe të Lëvizja “Mjaft”.

    Alibia e kësaj aleance ilegjitime mes politikës dhe shoqërisë civile është mbrojtja e lirisë së mediave, të kërcënuar nga kryeministri Berisha. Sigurisht që Berisha nuk është një njeri që e ka fort për zemër lirinë e mediave, dhe një protestë për lirinë e mediave është një gjë e pëlqyeshme, por lëvizja në fjalë, ka qëllime të tjera që shkojnë shumë përtej lirisë së mediave dhe bëhet nga njerëz të kompromentuar dhe që në fushat e tyre kanë krijuar modelin autoritarist. Synimi i “Revolucionit portokalli” shqiptar nuk është thjesht që ta detyrojë kryeministrin Berisha që të japë dorëheqjen, duke shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që opozita të vijë në pushtet. Synimi i këtij revolucioni është pikërisht që të bëhet një revolucion në klasën politike shqiptare, duke u ndryshuar thuajse krejt klasa politike shqiptare, duke u larguar pjesa më e madhe e politikanëve profesionistë në Shqipëri, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë të politikës shqiptare. Synimi është që Edi Rama të vijë në pushtet, por jo me elitën politike aktuale të PS, por me mjaftistët e shndrruar në politikanë socialistë feta të bollshme nga “torta” e pushtetit, si shpërblim për kontributin e tyre për rrëzimin e “diktatorit” Berisha. Gjithashtu ky revolucion politik duhet të shtrihet dhe tek e djathta, ku pas largimit të Berishës nga pushteti dhe partia duhet të vijë në lidershipin e PD një grupim politik i ashtuquajtur moderuar, në mënyrë që opozita mos të bëjë problem për Edi Ramën në pushtet. Pikërisht se përbën një manovër për ndryshimin e klasës politike shqiptare, sipas një skeme diabolike, tiranike, Revolucioni “portokalli” shqiptar është i papranueshëm dhe duhet kundërshtuar me të gjitha mënyrat. Jonathan Steele, në gazetën “The Guardian” e ka quajtur Revolucionin Portokalli një “grusht shteti postmodern”. Pikërisht këto ditë kur në Shqipëri po fillon versioni shqiptar i “Revolucionit portokolli”, ose “Revolucioni portokalli” në version parodi, Ukraina ka shkuar në prag të luftës civile për shkak se fitimtarët e Revolucionit “Portokalli” nuk duan të respektojnë rregullat e lojës demokratike, duke i pranuar ato vetëm kur triumfojnë ata. Për këtë arsye në Ukrainë ka filluar kundër-revolucioni i palës tjetër, që duket se do ta futë Ukrainën në një spirale dhune politike me pasoja të paparashikuara.

    “Revolucioni portokalli” shqiptar mund të konsiderohet dhe Revolucioni i hundëve prej platini, pasi Rama dhe mjaftistët VIP, duke qenë përdorues kokaine, me thithje nga hunda, ashtu si gjithë atyre që e bëjnë këtë iu është brejtur kocka e hundës dhe prandaj i kanë vënë kockës së hundës një veshje speciale prej platini që e përdorin narkomanët e pasur, duke shperdoruar keshtu financimet e huaja. Revolucioni “portokalli” shqiptar ka mbështetjen e disa qarqeve të huaja politike dhe financiare, duke pasur Lëvizja “Mjaft” mbështetje të dukshme nga ambasada amerikane, nga Fondacioni “Soros”, nga ambasada holandeze. Kjo mbështetje, që paraqitet sikur bëhet në emër të lirisë dhe demokracisë, në fakt bëhet për shkak të lobingut të qendrave të huaja që kërkojnë të eksperimentojnë në Shqipëri krijimin e një lidershipi të ri, me identitet të caktuar, që përbën elitën e një tiranie të paparë deri më sot në historinë shqiptare. Strategjia e revolucioneve të llojit portokalli është një kombinacion i luftës civile me shoqërinë civile. Derisa opozita kërcënon praktikisht me luftë civile në rast se nuk pranohen kërkesat e saj, e ashtuquajtura shoqëri civile del në protesta duke kërkuar që pushteti, që shpallet tiranik, të pranojë kërkesat e opozitës, në mënyrë që të shmanget.

    Marre nga gazeta "SOT"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iceberg : 13-04-2007 më 12:11
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    O Brari cfar ilacesh perdor ti daku
    un te keshilloj te maresh brarotine...
    apo karotine
    po po me duket se e ka karotine
    le qe njesoj eshte brarotin karotin
    edhte ti emrin brari e ke apo e ke ....

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ha m .. ut o kastro i zi ha..

    is berg thx per artikullin..

    ato teorite per revolucion portokalli i ka mire ky kastriot Myftari .. sepse ka kohe qe nje grup special i mafies me ne krye mejdanin hedhin ne treg keto tezat qe ta bejne berishen gogol e mundesisht goxille.. ne sy te botes.. e pastaj te marrin vizen nga bota qe te bejne 97 alla cerrikshe ..e skel-arce.. me pushkatime demokratesh e terheqje zvarre kufomash e pirje gjaku jo vetem me luiza po kolektivce.. dhe ps ka kanibal me mijra ..

    dhe ki kastro i zi nje i tille eshte..


    por nuk besoj se ambasadorja amerikane e perkrah edvinin ne kte pune.. se me qen e kishte plasur edvini kte me kohe..

    megjithse cfar sben vaki..

    ajo qe ben muuuuu eshte mpirja e pd-se..
    nje inaktivitet total i pd-s ne qender e baze.. qe do te thote se ne heshtje dikush ne pd po ben.. kapitullimin e pd -s para vampireve te edvinit..

    di ndonje se kush eshte kryesia e Pd-se?


    nje gje eshte se sot ne Shesh jane llumi i Shqiperise.. dhe ky llum po mori dhe zyren e kryeministrit (se gjith zyrat e tjera i ka) .. shqiperia vete ne nje diktature qe as per 50 vjet nuk shpeton me..

    40 i ka edvini 35 Meta.. 30 veliu muhamet e erion e nja 25 erion Brace.. i bie qe ata te rrine nja 60 vjet ne pushtet me hu litar miljarda e tartabiqe ne cdo krevat mendimtari.. e biruca e gremina ku do zhduken demokratet me mjete genocidale moderne..

    si duket e harruan njerzit diktaturen e enver kristaq hoxhave e tani po i ha kurrizi te provojne dhe te meto gradecave e edvin mustafave..
    e provoj i ngrati student i shijakut..

    askush nuk thote se a ju hoq plumbi te shkretit ..
    fare e harruan heroin e demokracise..sepse mafie media e kish te vetin nerjak atentatorin..





    kastro te zente dhe ty dhe muhamet veliun e erion bracen.. plumbi i arap nerjakve ndonje dite qe ta provosh ..

  9. #119
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Proteste spketakolare e quan Top Albania Radio.Sot po degjoja Nje kenge per ty tek kjo radoi dhe e perseriste shume shpesh ate qe thashe ne fillim.

  10. #120
    Turp i organizuar! me vjen keq per ata qe i'u ven pas mendjes, sikur me te vertet i eshte prer apo do i pritet llapa mediave.... cfare ironie.

    nuk kemi per t'u ber kurr si vend, nuk shikojm problemet serioze qe jane per te pare, por organizojm protesta turpi....protesta qesharake....

    keshtu sic e kan kapur, prite kur te behet ndonje rremuj kot e me koti sa per te rrezuar qeverrin se s'po durojn dot pa karrige, ne vend qe te bejn nje bashkpunim qe te eci perpara nje cop vend qe nuk eshte as sa nje lagje e new-yourk-ut....merren me idiotesira e maskaralliqe.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •