• Drejtues te Levizjes Mjaft dhe shoqerise civile kane zhvilluar sot nje takim me presidentin Moisiu te cilit i kane percjelle shqetesimin e tyre per sulmet e qeverise ndaj medias
Sulmet mbi median dhe biznesin po ndiqen me shqetesim nga presidenti Alfred Moisiu. Kete fakt kreu i shtetit e ka pohuar gjate takimit me perfaqesues te shoqerise civile dhe levizjes Mjaft.
Të pranishmit në këtë takim i shprehën presidentit Moisiu shqetësimin për vonesat që po evidentohen në procesin e reformës zgjedhore, si dhe e informuan kryetarin e shtetit me disa prej nismave të ndërmarra prej tyre në këtë drejtim. Sipas Andrea Stefanit dhe Erion Veliajt sulmet e diteve te fundit dhe mosberja e reformes zgjedhore jane deshmi e kesaj qeverisje.
Nga ana tjeter kryetari i shtetit theksoi nevojën për realizimin në kohë dhe të plotë të reformës zgjedhore që do të ishte një hap konkret e pozitiv përpara në përmbushjen e standardeve dhe kërkesave që burojnë dhe nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian, si dhe një kontribut me vlerë për imazhin e vendit.
Ballkanweb
Krijoni Kontakt