O miq !!
A ka njeri ndonjė gjė konkrete pėr tė lėnė cigaren, apo t'ja fusim chi-chat temės ??!!
O miq !!
A ka njeri ndonjė gjė konkrete pėr tė lėnė cigaren, apo t'ja fusim chi-chat temės ??!!
Nuk kam lexuar gje tek tema dhe nuk di gje cfare shkruajne por pyetjes tuaj do ti pergjigjem nga eksperienca personale !Postuar mė parė nga Humdinger
Jam 28 vjec dhe e kam pire duhani qe 15 , vitet e fundit rendshem fare , behet llafi per 40 me 45 cigare diten !
Une duhanin e lashe ne 18 dhjetor te 2005 dhe kryesisht perdora per 5 dite ''patch'' te cilat e kalojne nikotinen direkt ne gjak dhe mbahen ne trup per 24 ose 12 ore varet cfare lloji do perdorni plus kerkohet kurajo dhe vendos shmeri e madhe !
Sinqerisht qe me perpara mendoja qe nuk do te mundesha ta lija kurre helmin, por njeriu paska vullnet te papare
good luck![]()
Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.
Pirja e cigares eshte droguse dicka qe po e bere nuk te iqet kollaj...E njejta gje eshte edhe droga ku trupi e kerkon me shume ose dhe kafja ku kafeina eshte drogue!
E vetmja menyre qe mund te lihet eshte durimi! Proceset qe kan ber tashti per ta len eshte dicka e gjate dhe nuk ka rezultate aq te mira. Durimi esht procesi me i gjate, me i veshtire dhe ne fund me i sukseshem! Kur e duron qe se pi atehere nuk e pi me, kur perdore metoda qe te jep doktori per te ndaluar ndimon vetem per kohe te perkoshme!
Cmimi i lart i cigares, vullneti apo arsye te tjere nuk punojn, por vetem vendosmeria per ta duruar atehere kur trupi e kerkon me shume! Cdo gje arrin kulmin ku nuk duroet por aty eshte zgjedhja vendimtare ta besh me mire ose ta prishesh cdo gje!
Te cohesh ne mjes ta kapesh paketen edhe ta hudhesh!
Eshte vetem forca e vullnetit qe e bon !![]()
Nese dicka desherohet me gjithe force, atehere gjithkush mund ta bej, por paraprakisht duhet vendosur dhe duhet premtuar vetvehtes, ne menyre qe nese edhe nuk ke ndonje aresye te forte, ta nxjerre nga askundi dhe ta shtrosh para vehtes si aresye.
Une per vehten time nuk e kam pi kurre dhe askush ne familjen time te ngushte tani nuk e pi.
Ne moshen 4 vjeqare vellau im (edhe pse jetonim ndaras) e mesonte djalin tim se si te thithte cigaren! Meqe vellau eshte me i vjeter se une, nuk nderhyja ne prezencen e tij, por me vone mora nje cigare, e ndeza dhe ia dhash djalit, por andej nga ishte e ndezur dhe i kerkova qe ta fuste ne goje!? (e rrezikshme, por duhej bere), por nga ai moment kurre me nuk e ka afruar tek goja dhe e ka zet vendin ku pihet duhani sikur edhe ata qe e pijne.
Tjetra eshte se meqe une nuk e pi, e kisha me te leht ta bind, duke u nisur nga shembelli personal. Kete e bej edhe ne shkolle me nxenesit, mendoj i keshilloj qe te mos e perdorin duke u dhene shembellin personal!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 23-01-2006 mė 21:49
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
dicka konkrete do ishte te fillosh puro. e? ere me e keqe, se "kapercen" dot, kushtojne me shume. avash avash do ta presesh.
ose mere vendim dhe lere. the power of will si me siper. vetem pyet veten:
1) dua ta le?
2) do I really have the iron strength of will like Germany?
ose lere nga e hena e javes qe vjen.![]()
You were meant for me. Perhaps as a punishment.
Harroji chewable tablets, nicotine patches e me the te thashe se vete i kam provuar e s'te bejne derman.Postuar mė parė nga Humdinger
Nqs je njeri qe medoemos duhet te jesh i varur tek dicka/dikush per tu ndjere i perplotesuar, varu tek dicka me 'e shendetshme'E keqja eshte se jo shume gjera te japin immediate gratification.
Perqendrohu tek arsyeja qe te shtyu te marresh vendimin e lenies se duhanit e pastaj rralloje gradualisht. Kjo e para s'ka qene ndonjehere e forte per mua.
Postuar mė parė nga Clauss
Purot me te vertete kane nje ere shume te rende, por per ata qe jane afer atyre qe i pijne, jo per ata qe i pijne! Edhe un nuk i duroja dot eren, po kur i kam pire disa here nuk te besdisin edhe aq shume! :S
Une e kam pire ne menyre te rregullt per rreth 10 vjetesh dhe mu be kaq shume 'pjese e rutines dhe e jetes' saqe kur desha ta le ne fillim nuk e perfytyroja dot jeten pa pirjen e cigares; dhe pastaj e shikoja qe kjo ishte edhe per te qeshur edhe per te qarePostuar mė parė nga Humdinger
provova shume here ta le dhe deshtoja...per mua me e veshtire ishte vartesia psikologjike/zakoni sesa vartesia biologjike (e cila gjithashtu eshte shume signifikante, pasi nikotina me kalimin e kohes interferon me sistemin nervor dhe mer funksionin e neurotransmitoreve - agjente komunikimi nervor ti quajme, shume shume te rendesishem.)
me ne fund e lashe dhe jam shume shume i kenaqur me veten.
Perdora cimcakiz me nikotine, ne fillim nga ai 4mg pastaj nga ai 2mg, edhe kjo duke ardhur dhe duke pakesuar dozen e cimcave me nikotine ne dite. Kjo te ndihmon mjaft, pasi te ndihmon ti shkeputes varesise se zakonit/rutines; pra nderkohe qe ti vazhdon ti japesh trupit nikotine (e miremban vartesine biologjike) nderpret pirjen e cigares (nderpret zakonin/vartesine psikologjike). Me pas nderpret dhe vartesine biologjike (duke pakesuar cimcakizat e me pas duke i lene fare).
Si puna e historise se shkopave qe theu Skenderbeu para vdekjes...eshte me kollaj ti mposhtesh 'kundershtaret' nje nga nje -_-
natyrisht qe kjo me ndihmoi, por mbi te gjitha ishte qe megjithemend desha ta lija; pra bera cmos qe ta lija...nuk ka ilac mrekullie pra (me sa di une), kshu qe barra kryesore te mbetet ty fatkeqsisht.
Tani pervec kesaj keshillohet (si per lenien e duhanit, apo zakone e varesi te tjera) qe gjate kohes qe e le:
- te nderrosh rutinen, gjerat qe ben (duhanpiresit asosacjone shume gjera me ndezjen e cigares)
- te shtosh ushtrimet fizike (workout, vrap etj). workout provides u with 'natural high' trupi prodhon me shume neurotransmitore si seratonin etj, qe ndryshe quhen pleasure neurotransmitters gjate ushtrimeve fizike
- te mos perballohesh shume me duhan pirje dhe duhanpires
- te mos heqesh dore...edhe po deshtove nje apo disa here, perpiqu prap
- te kesh parasysh qe, mbasi ke pire duhan per disa vite dhe e le, je gjithe jeten ne risk me te larte per ta kapur prap se ata qe s'e kane pire kurre (po ashtu edhe per zakone te tjera) pasi trupi si te thaush 'mban mend' zakonin dhe po e fillove prap, behesh shume me shpejt vartes se dikush qe s'e ka pirre kurre
gjithashtu me ka inkurajuar fakti qe kam njohur njerez qe e kane pire shume me gjate se sa une dhe e kane lene, biles pa cimcakiz me nikotine fare...
Per mua ishte big deal lenja e cigares, dhe ndaj dhe nuk pertova te shkruaj kaq gjate
Te uroj suksese dhe na thuaj sa kohe do te te mari qe ta lesh![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 24-01-2006 mė 06:10
Nuk eshte aspak e lehte te lesh cigaren mbasi je bere perdorues i rregullt i saj.
Behet e nevojshme per trupin.Ne kuptimin qe ta kerkon organizmi.Thone doktoret ata qe jane dipendent ndaj cigares pine cigaren e pare qe ne mengjes.E nisin me cigare diten.Te njejten gje e shoh dhe un tek vetja.Pa hapur syte akoma me shkon ne mendje te ndeze nje cigare.Qe ta lesh thone qe duhet ta rrallosh zakonin e te pires ne mengjes.Nese sot pershembull ke pire nje ne oren tete neser mundohu ta shtysh ne oren nente e kshu me rradhe derisa te vije nje kohe qe arrin ta kufizosh te piren e cigares sic deshiron.Duhet vullnet i madh me e lene plotesisht.
Nuk e di pse e pij e nuk e di pse nuk e lej.Se di perse e pij sepse nga shendeti te shkaterron,dhe kushton nga ana financiare gjithashtu.Nuk e di se perse se lej sepse keshtu jam mesuar,me eshte rrenjosur ne rutinen time te perditshme.Shumica e te njohurve e pine dhe normale qe me ke te rrish ashtu do te jeshe.Kafja pa cigare sme pihet.Po dhe mbas buke me ka lezet.Kshuqe me eshte rrenjosur shume cigarja.E kam lene vetem njehere 6 muaj e me thene te drejten nuk ndjeva ndryshime shendetesore te dukshme.Por patjeter qe ndikon nuk e vej ne dyshim.
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
Krijoni Kontakt