Close
Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 238
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    Gurbeti

    Te Vetmuar mbetem
    Si Dy Korba Te Zi
    Asnje Fjal Nuk Qesim
    Vetem Shiqojm Ne Fotografi

    Kur Dale Ne Rruge
    Femij Te Huaj Perqafoj
    Te Me Shuhet Zjarri
    Qe Une Perjetoj

    Dhegjva Qe Te Eshte Rrite Djali
    Degjova Qe Ke Nje Nuse Te Mire
    Degjova Qe Te Eshte Rrudhur Balli
    Degjova Qe Edhe Floket Tu Kan Thire

    Ne Frymen E Fundit Bire
    Athua Do Te Keme Pran
    Apo Do Vdes Me Malle
    Te Degjoj Thirrjen Nane
    E panjohur! Kodi tuaj na takon te gjitheve ne jashte tokes meme. Por ne, per inat te ketij kodi anonim, po behemi te njohur me njeri-tjetrin nepermjet shpirtrave tane. Ky eshte kodi i njohur i fjales poetike, i gjuhes me fisnike te njerezimit. Me lejo dhe mua pak hapesire ne kete univers te magjishem te saj.
    VAJ!!!
    C'i lame punet pergjysme
    C'na pergjysmoi arratia
    Ku vane miqte e shumte?
    C'lengojme nga vetmia!!!

    C'na iku buzeqeshja
    C'u shtuan me shume lotet
    Me e plakur duket vetja
    Te ardhmen syrgjynosem!!!
    * * *
    Fshesa
    Ne pragun e pranveres
    Nje gjethe peme ra
    Tek tundej leht' prej eres
    Te fundmet fjal' i tha:

    "Cfar fati do me prese
    Ne toke kur te bie?"
    "Ha, ha!", qeshi nje fshese
    Qe e priste nen hije!
    * * *
    Ankthi
    Sot e di se c'hap hodha
    Neser s'di se c'hap do hedh
    Qysh kur arratin' e morra
    Ankth' i neserm pas me ndjek.

    Sot e ngrysa dhe nje dite
    Neser s'di ne do ta gdhi
    Sepse ankthi te ze prite
    Dhe s'tu ndaka n'arrati!
    * * *
    Mengjesi i urbaneve
    Mengjesi i urbaneve
    Si fat i kurbaneve
    Pafajesi e denuar
    Me pranga ne duar.

    Nje enderr e ngrire
    Nga skupa e fshire
    Me lot te pathare
    Ne syte shqiptare.

    Mengjesi i urbaneve
    Si fat i karvaneve
    Drejt shpreses se vrare
    Trupvdekur, shpirtgjalle!
    * * *
    P.s. skupa(greqisht)-fshesa. E ashtuquajtura fshesa greke ne debimin masiv te shqiptareve.

  2. #42
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    (e njohur per te panjohurin e panjohur per te njohurin)

    GURBETI 2
    Ah more gurbetqar
    mos qofsha ne vendin tand
    edhe prangat po t'mi venin
    do i keputsha me dhamb
    nuk eshte e embel
    jeta ne gurbet
    edhe nese vend te ujit
    te japin sherbet
    do te kete gezime
    ktu ne vendin tand
    nga pamundesia me ardh
    do kercasesh me dhamb
    edhe pikllime do kete
    e ti atje i vetmuar
    ne ate dhe te huaj
    malli per te gjith do te vret
    do te del nenlokja
    te pragu i shtepis
    per ta shuar mallin
    e shiqon rrugen e gjora
    syt e turbulluar nga loti
    mundohet ta kujton djalin
    qe se ka moti
    kthehuni ne kete dhe tuajin
    se kurr nuk mund ta beni
    mik as vella te huajin
    nje kore buke te mykur
    do te ben te lumtur
    me shijshme do te duket
    nenen kur e shef pa vuajtur

  3. #43
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Nese!!!
    Nese Ti Je Loti Im
    Kurr Nuk Do Ta Fshij
    Do Ta Preku Faqen Time
    Sa Here Kam Mall Per Ty

    Nese Ti Je Kenga
    Gjithmon Do Te Degjoj
    Kur Tingulli Del Nga Goja
    Do Ta Perqafoj

    Nuk Do Te Qaj Me
    Do Ta Ruaj Kete Lot
    Dhe Per Asgje Ne Jete
    Nuk Do E Fshij Dot

    Nese Me Zen Gjumi
    Koken Nese Rrutulloj
    Do Te Kem Kujdes
    Lotin Mos Ta Lendoj

    Edhe Kur Nuk Do Jem Me
    Nese Loti Dikund Rreshqet
    Do Te Lexosh Aty Nje Mesazh
    ,,te Kam Dasht Per Jete"

  4. #44
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Mos Me Thuani!!!!

    Mos Me Thuani Harroje
    E Keni Te Kot
    Mos Me Thuani Ka Vdek
    Nuk Do Bindem Dot

    Me Lejoni Ta Qaj
    Me Lejoni Ta Vajtoj
    Mos Ma Ndaloni Ju Lutem
    Te Vdekur Ta Perqafoj

    Si Te Perballoj??
    Ju Lutem Me Thoni
    Behuni Real Me Mua
    Mos Me Mashtroni

    Pse Moj Vdekje E Bekuar
    Ma More Driten E Syrit
    Pse Me Le Mua Ne Jete
    Ta Vuaj Te Zijt E Ullirit

    Ti Ishe Qdo Gje Per Mua
    Ishe Ajri Ishe Gjaku Im
    Pa Ty Sdi Si T'ia Beje
    A Ja Vlen Ky Mundim

    Jam Shum E Merzitur
    Shfletova Ca Kujtime
    Kjo Qe Jetoj Tani
    Si Ngjan Jetes Sime...
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #45
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Me vret kjo heshtje!

    Me vret kjo heshtje
    me vret kjo qetesi
    pyetjen kur ta beje
    pergjegjeje skam nga ti

    Pse nuk me flet nga varri
    pse nuk me pergjigjesh
    apo edhe ty te ka marr malli
    sikur une po digjesh

    Q'ti them kesaj zemre te shkret
    qe po digjet ngadal
    as loti as ofshama
    nuk po e shuajn kete mall
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga melaqe20
    Mos me kerko ne asnje adrese
    Se nuk ka me shprese s'ka me asnje shprese
    Mos me kerko ne asnje qytet edhe nese thon
    Se kam ngelur vet...

    Mos me kerko mos me kerko
    Nuk dua t'shoh s'dua t'shoh
    Mos me kerko une per ty me s'jam
    Edhe n'fund te botes nese jam...
    e ndaj mendim me ty
    mos me kerko se nuk pergjigjem
    ishe pran meje kur ne heshtje digjem
    ik mos te shof njeri pa ndjenja
    ty as vorri ste len me hy mbrenda
    .....
    ka zemra te arta
    ka njerz me ndenja
    ik larg nga une
    se nuk me vret per ty mendja
    ....
    duke me tradhetu e tradhetove veten
    jeta ka lumturina ma solli nji tjeter...
    tjeter tjeter tjeter pash qe ka njerz te vertete...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kohëra të tjera

    Eh ç'ikën kohërat e mëdha!...
    Kur salla mbushej plotpërplot
    U çmendën burra u çmendën grà
    Dhe gjysma e kombit pikonte lot...

    Dhe erdhën kohët e ndarjes shtrigë
    I lamë të gjitha, e lamë shtëpinë...
    Si shpirtra bosh me zemër ngrirë
    Jemi rrëzuar përmbi vetminë.

    Më dhemb kaq shumë, po kujt t'i qahem!?
    Kjo Botë e Trishtë, e shurdhër mbeti.
    Si pasagjerë që s'dinë ku ndalen...
    Ca në mërgim, ca i hà deti...

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Disa thonê Jeta asgje nuk vlenê
    ikun ditet dhe dhe ikun vitet
    ato bien si gjethet ne Vjesht
    me merzit e tona koha krijon Roba
    ani dikush me thot se dikush te don
    Me don apo mendon qe me don
    me thon edhe qe fati tallet me ne
    fati premton shum e nuk ep asgje
    thon qe fatin e ke shum afer
    shtije dore e kape patjeter
    shtrije doren dhe kape
    fati i njeriut plot llafe
    jeta asht e shkurt dhe ik pa ze
    si lulet kur thahen dhe ngjyra ik me te

    kam pa ca filma amerikan
    ku pleqet luanin si kalamaj
    sa e bukur feminia
    dua te lozi si femij
    nuk dua te rritem si njeri
    dua ta hetoj jeten si ne femini...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #49
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ah sa me mundon!!!

    E shtrir ne nje shtrat klinike
    ne ty mendoj sot shum
    athua i hap duart ne varr
    me pret te vij une

    dhembja veq me shtohet
    athua ky eshte fundi
    apo te mundohem
    qe vdekjen ta mundi

    kur ne ishim bashk
    gjithmon me kshilloje
    edhe nese une do vdes
    te lutem jeten jetoje

    djerset me kapluan
    shum kam mundim
    athua do te jem e afte
    te beje edhe nje kthim

    nuk me dhimbset jeta
    pa ty e jetova
    po me dhimbet koha
    qe shum u vonova
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    VDEKJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE

    1.
    Vdekja nuk është zgjidhje
    Edhepse dhembja gjithkend e mund
    Vdekja është rruga e pakthim
    Që nuk të shpie askund!

    2.
    Jeto edhe për atë që deshe
    Ngase me vdekjen se ndihmon dot,
    Edhepse jeta është shpesh vuajtje
    E tillë është ndërtuar kjo botë!

    3.
    Gjej në vehte forcën
    Të rikthehesh sërish në jetë,
    Edhe pse nuk e ke të dashurin
    Mos lejo kujtimi me u tretë!

    4.
    E besoj se është vështirë
    Të shikosh pa dritën e syrit,
    E kuptoj se nuk ndjen si dikur
    Bukurinë e hijes së blirit!

    5.
    Por vetëm një jetë kemi
    Dhe këtë duhet ta jetojmë,
    At që më nuk janë në mes nesh
    Përherë ti kujtojmë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •