Close
Faqja 2 prej 24 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 238
  1. #11
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Te lutem shume mos u merzit...
    I kam lexuar dhe une te gjitha shkrimet e tua dhe te kuptoj,kuptoj se cfare fshihet mbas ketyre fjaleve,mbas kesaj brenge dhe zhgenjimi,mbas ketyre vuajtjeve qe nuk do doja t,ja uroja as hasmit vete!
    Nuk je "e panjohura",je dikush qe ke luftuar per jeten,je dikush qe ke bere c;eshte e mundur per ta jetuar dhe jetuar ashtu sic duhej jetuar,je dikushi qe ke dhene dhe nuk ke marre,je dikushi qe eshte merzitur nga brenga dhe nga deshperimi sot,madje edhe nga mosbesimi per asgje ne lidhje me jeten,Je dikush me zemer dhe me nje zemer te thyer sot,....Nuk je e panjohura per mua..je "luftetarja"!
    Te lutem ngrihu dhe lufto,te lutem merri forcat qe ke lene pas teje,lufto per cka te duket e nevojeshme per te luftuar,lufto per cka ke humbur,lufto sepse keshtu eshte jeta,lufto kunder padrejtesise dhe dhimbjes,lufto qe nje dite te jesh e qete,lufto qe nje dite te shtrengosh ne gjirin tend njerezit qe do aq shume ....
    Je "luftetarja" dhe jo e panjohura....
    Do te jem mikja jote per gjithcka,me shkruaj.


    respekte fort
    "Carpe Diem"

  2. #12
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    LuFTEN ME TE MADHE E BEJE ME VETEVETEN POR...GJITHMON ME MUND AJO ANA E LIGE E JO KJO QE UNE DESHIROJ TE FALENDEROJ SHUM PER FJALET E MIRA QE MI SHKRUAN KETO DO ME NDIHMOJN TE BEHEM,,LUFTARE"ME NDJENJAT E MIJA
    e panjohura

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182

    qetesia_e_shpirtit_m

    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    LuFTEN ME TE MADHE E BEJE ME VETEVETEN POR...GJITHMON ME MUND AJO ANA E LIGE E JO KJO QE UNE DESHIROJ TE FALENDEROJ SHUM PER FJALET E MIRA QE MI SHKRUAN KETO DO ME NDIHMOJN TE BEHEM,,LUFTARE"ME NDJENJAT E MIJA
    e panjohura
    e panjohura me vjen vertet keq per keto qe po lexoj.dua te them qe te ofroj mbeshtetjen time.esht e vertet qe jeta esht lufte dhe sa her qe humbet duhet te mesosh nga ajo humbje dhe te pergatitesh qe heren tjeter ta luftosh me ashper.kurajo kurajo kurajo!!!

  4. #14
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Ne jete njeriu ka gezime, vuajtje dhe hidherime cdo gje eshte pjes e ecurise se jetes tone, pa keto jeta nuk ka kuptim.
    Dhimbja nje dite do te kaloj por dihet qe do mbetet plage ne zemren tende pergjithmone.
    Jetoje jeten me te mirat dhe me te keqiat e saj pasi nje her te vetme jetojme.
    Me vjen keq per sa ju ka ndodhur.

    Rrespekte e Mia

    Bledari

  5. #15
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    F.L.M. PER FJALE TE MIRA.... KAM POEZI MJAFT POR NDOSHTA DIKUJT I PENGOJN.
    NUK JAM POETE ,NUK SHKRUAN DORA POR ZEMRA......

    e panjohura

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    E panjohura shum te mira te gjitha kto shkrime dhe me shume ndjenje. Ishalla ne te ardhmen shkruan poezi ku do te lexojm sa e lumtur je .Te pershendes

  7. #17
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    U GEZOFSHIT JU E PER MUA............DIJE TE BEHEM EDHE AKTORE NE FAKT ATA QE I KAM AFER KURR NUK I MERZIS ME PERJETIMET E MIJA POR ZEMRA IME E DIN!!!!!!

    e panjohura

  8. #18
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    E panjohura, siç gjërat e mira i shofim tek 'kalojnë', tek nuk na rrinë përherë pranë... po ashtu edhe gjërat e këqija 'kalojnë'... edhe të keqes (dhimbjes) i vjen fundi një ditë...

    Më kujtohet një tregim, ose thënie me një të mençur që më vjen të ta tregoj, ka të bëj me një nënë... që rafmet pastë i kish vdekur fëmija...

    Kësaj nëne i kish vdekur foshnja e vogël të cilën sapo e kishte lindur. Dhe nga dhimbja e madhe që e pësoi, ajo nuk arrinte ta pranonte se foshnja e saj kish vdekur, mirëpo dilte në qytet dhe pyeste kë t'i dilte përpara se - "A e di se çfarë ilaçi t'i jap fëmijës tim pasi është shumë sëmurë?"- dhe kushdo që e shihte me foshnjen e saj në krah, i thoshtë - "Nënë, po foshnja jot ka vdekur..." - mirëpo ajo nuk e pranonte kurrë në botë këtë gjë.

    Ndodh që një ditë ajo ndeshet me një murg, e pyet dhe ky i përgjigjet që - "Po, unë vetë nuk e di ilaçin, mirëpo njoh një njeri të mençur që me siguri e di se çfarë ilaçi i duhet foshnjes tënde," - dhe ajo shkon menjëherë tek ky njeri. Pasi takohet dhe i bën respektet, i rrëfen hallin e saj, dhe ai i përgjigjet pozitivisht - "Po unë e di një ilaç që mund ta shëroi foshnjen tënde të sëmurë (të vdekur)" - dhe kjo i thotë me një frymë - "Po po, ma thuaj çfarë ilaçi është" - dhe i meçuri i thotë - "Do të shkosh të marrësh tre fara grurë pikërisht nga ajo shtëpi ku nuk u ka ndodhur asnjë humbje e të afërmve, të dashurve, familjarëve, kushërinjëve, apo gjyshërve, dhe kur ta kesh gjetur këtë shtëpi, nga njerëzit e saj do të marrësh tre fara grurë të cilat do ta shërojnë foshnjen tënde" - dhe kjo nëna niset menjëherë për të gjetur këto fara.

    Shkon dhe troket derë më derë, dhe të gjithëve o u kishte vdekur një babë, o një vlla, o një motër, o një nuse, o një kushëri, o një të njohur tjetër... pra në çdo derë që ajo trokiti dhe pyeti në u kishte vdekur njeri, të gjithë ju përgjigjën se - "Po, ne na ka ndodhur vdekje" - Pas pak kohësh që nuk rreshte së kërkuari shtëpinë e duhur, ajo ulet një ditë e rraskapitur në një stol bashkë me foshnjen e saj në krah, dhe i vijnë në mendje gjithë këta njerëz me të cilët kishte folur dhe të cilëve u kish ndodhur të gjithëve një fatkeqësi. Dhe në këtë moment kjo përsjatet me foshnjen në e saj (të vdekur) në dorë, dhe si pa e ditur pavetëdijshëm ajo e pranon vdekjen e foshnjes së saj. - "Të gjithëve u ndodh që t'u vdesi një njeri" - thotë me vete në ato moment dhe pavetëdijshëm shërohet. Ajo shërohet nga dhimbja e madhe që nuk e lejonte pranimin e humbjes së foshnjes së saj, dhe në atë moment e kupton se për kë ishin këto tre farat e grurit që ajo kërkonte... - "Të gjithëve u ndodh vdekja" - mendoi ajo dhe nisi të vazhdoj jetën e saj...

    Të gjithëve ne të njohur e të panjohur na ndodh të përjetojmë dhimbje... por...





    Drini.

  9. #19
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Eh more Drini me vdekjen njeriu jeton dhe e pranon por shum veshtir eshte qe te vdesesh per se gjalli...Nuk jam ne at lloj depresioni por thjesht shum veshtir ta pranosh njekohesisht ,,Tradhetin dhe vdekjen"
    Flm.per qdo ndihm dhe koment qe do vij nga ata qe nuk tradhetojn jo vetem ne dashuri por ne pergjithesi.. TRADHETARET i urrej me shpirte

    e panjohura

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Respekt!

    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    Eh more Drini me vdekjen njeriu jeton dhe e pranon por shum veshtir eshte qe te vdesesh per se gjalli...Nuk jam ne at lloj depresioni por thjesht shum veshtir ta pranosh njekohesisht ,,Tradhetin dhe vdekjen"
    Flm.per qdo ndihm dhe koment qe do vij nga ata qe nuk tradhetojn jo vetem ne dashuri por ne pergjithesi.. TRADHETARET i urrej me shpirte

    e panjohura
    e panjohura, sec me dukesh e njohur ne vuajtjet qe ke pershkruajtur ketu para nesh. Uroj qe te mos ndikojne ne thyerjen tende shpirtere, sepse nuk je e vetmja qe vuan dhe qe derdh lot. Si duket jemi ne dy qe e kemi shterrur oqeanin dhe e derdhim tash permes syve tane. Uroj qe shpirti yt te gjej qetesine dhe ti rikthehesh jetes me shkelqimin e plote!

    Me respekt Poeti
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 2 prej 24 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •