-
Disa hakerë kanë vjedhur informacione nga kartelat kreditore dhe debitore të 46 mili
Disa hakerë kanë arritur të vjedhin informacione nga kartelat kreditore dhe debitore të madje 46 milionë konsumatorëve në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, të cilët kanë bërë pazar në dyqanet e kompanisë TJXH në kontinentin amerikan, si dhe në qytetet britanike dhe irlandeze.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra, bëhet fjalë për sulm në bazën qendrore të kompanisë, ku ndodhen të dhënat me emra dhe numra të kartelave, që tani mund të shkaktojë probleme serioze për njerëzit, të cilët kanë qenë duke blerë në dyqanet e kompanisë, në SHBA të njohura si TJ Maks, ndërsa në Britaninë e Madhe si TK Maks.
Kompania ka shprehur keqardhje për shkak të incidentit dhe "pakënaqësitë me të cilat do të ballafaqohen konsumatorët", por ekspertët bankarë i paralajmërojnë të gjithë ata që kanë blerë nga ky zinxhir i dyqaneve, me kujdes t'i përcjellin raportet për tërheqje të parave nga kartelat e tyre, që të zbulojnë nëse dikush eventualisht i vjedh apo blen ilegalisht me to.
Sulmi i hakerëve në sistemin TJXH konsiderohet si rasti më i madh i këtillë i vërejtur deri tani. Kompania TJXH sot konfirmoi se sulm të parë të hakerëve ka pasur që në korrik të vitit 2005, por se deri paradokohe nuk është ditur për këtë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt