Viron Gjymshana, Bruksel /Lajmi per rrembimin e mundshem te Viktoria Beckahmit nga nje grup shqiptaro-rumunesh, u perhap me shpejtesine e vetetimes. Pothuajse te gjitha mediat e shkruara dhe elektronike pershkruan me nota rrenqethese tragjedine e mundshme ndaj njeres prej cifteve me te njohur te botes se sotme,-ish-pjesetares se grupit "Spice girls" dhe futbollistit te famshem te kombetares angleze. Foto e Victoria Beckham zuri edhe nje here tjeter faqet e para te revistave te ilustruara perendimore, pothuajse njelloj sic kishte ngjare ne kulmin e suksesit te grupit te famshem "Spice girls". Vete Viktoria jepte komente dritheronjese se si do te ishte shkaterruar jeta e saj ne rast se plani diabolik i shqiptaro-rumuneve do te ishte realizuar. Bota e gjithe u trondit nga tragjedia e cila nuk ngjau vecse fale nuhatjes se pagabueshme te nje gazetari britanik te "The nees of the eorld". Ishte ky gazetar qe arriti te infiltrohej ne rrjetin e krimineleve shqiptare dhe te shpetonte keshtu ciftin Beckham dhe me kete rast edhe ata qindra mijera fansa te tyre ane e mbane botes, nga nje ngjarje sa e dhimbshme aq edhe tronditese, sa qe rrezik do ia kalonte edhe asaj te princeshes Dian. Kjo ishte atmosfera qe u krijua porsa u mor vesh se "kriminelet, banditet dhe mafiozet shqiptaro-rumune, te bashkuar ne nje aleance diabolike, po projektonin nje beme te te tilla permasave". Megjithate, pa dashur te zeme vendin dhe as te bejme punen e Skotland Jardit, policise se mirenjohur britanike, duket se eshte pak shpejt per te gelltitur si te mireqene nje rrefim te tille. Nuk ka dyshim se ne Britani, si kudo ne Europe, gelojne grupe mafiozesh shqiptare, te cilet nuk kane ngurruar as te merren me droge dhe as te nxjerrin ne trotuaret e metropoleve perendimore nje mori vajzash, shumica e te cilave jane shqiptare te detyrura me dhune te bejne zanatin e prostitutes. Pra, mund te themi se te nje pjese e shqiptareve, ia kane shitur shpirtin djallit dhe nuk ka krim qe te mos bejne per te fituar ato para te felliqura. Por qe te arrijne deri ne planifikimin e rrembimit te nje stari te tille sic eshte gruaja e futbollistit te famshem David Beckham, kjo duket pak si teper. Shqiptaret ne Perendim, sidomos kategoria e atyre qe merren me droge, prostitucion, grabitje dhe vjedhje, jane mesuar te jetojne dhe te veprojne ne basifondet e metropoleve europiane. Si minjte e gjirizeve ata rralle, here e shohin driten e diellit dhe me shume punojne naten. Disa mejhane te ndyra dhe shtepi te vjetra jane shpesh here folete e tyre te preferuara, qendrat nga ku trafikohet droga, organizohet prostitucioni etj. etj. Qe te arrijne te piketojne rrembimin e nje stari te tille, kjo duket pak si jashte natyres se atyre qenieve qe jane mesuar me erresiren. Ka me shume mundesi qe ketu te kemi te bejme me ofshama te emigranteve te shkrete para vezullimit te yjeve te jetes londineze, pra me enderra me sy hapur. Nje shprehje e leshuar ne ndonje bar apo klub nate nga ata shqiptare te trullosur nga alkooli dhe droga, ka mjaftuar qe gazetari londinez te shkruante me germa te medha se e ardhmja e se mires dhe se bukures Vicktoria Beckham u kercenoka seriozisht nga disa mafioze shqiptaro-rumune. Kush e njeh gazetarine e di se me kete titull e perjavshmja britanike mund ta dyfishoje lehtesisht tirazhin e saj dhe bashke me to, vetkuptohet edhe fitimet. Po ashtu eshte i ditur se shtypi britanik, sidomos ai bulevardesk eshte i mbushur me skandale dhe sensacione, sidomos persa i takon jetes se VIP-ave. Edhe kjo historia e penetrimit te gazetarit britanik ne grupin e krimineleve shqiptare prape se prape tingellon disi e pabesueshme. Aq me shume se perseritet per te treten here brenda nje viti. Rasti i pare ishte ai nje gazetari televiziv, i cili arriti te hynte ne kontakt me grupet e mafiozeve shqiptare ne Britani qe merreshin me tregtine e prostitucionit. Gazetari britanik i kishte filmuar dhe incizuar te gjitha bisedat qe ai kishte bere me gangsteret shqiptare dhe vertetesia e atyre qe thuheshin ne emisionin televiziv, qe u shfaq ne disa vende te Europes, nuk linte pike dyshimi. I njellojte ishte afersisht edhe scoop-i i dyte. Por kesaj rradhe ai kishte ne fokus mafiozet shqiptare te droges. Ne te dy rastet e mesiperme gazetaret britanike, ishin paraqitur si bleres se mallit, pra te femrave dhe droges. Dhe kriminelet shqiptare te deshiruar ta hiqnin "mallin" sa me shpejt nga vetja, kishin rene shpejt ne gracke. Deri ketu gjithcka eshte e besueshme. Jemi brenda praktikave te 10 viteve te fundit me malaviten shqiptare. Por qe te dalesh nga shitja e droges dhe shfrytezimi i prostitucionit me te cilen merren edhe zezaket, deri ne planifikimin e rrembimit te je ylli te tille si Viktoria Beckham,-kjo eshte disi e veshtire te kaperdihet. Thjesht se shqiptaret nuk jane shquar per ndermarrje te ketij tipi. Kriminelet dhe mafiozet shqiptare jane te gatshem te shesin apo te shperndajne droge, te shfrytezojne 2-3 femra te pambrojtura, por nuk jane as aq trima dhe as aq te zote tu shkojne ne mendje aventura te tilla, si ato me zonjen e nderuar Beckham. Nga ana tjeter nuk mund te mos veme re se gjithe kjo ngjarje sherbeu si nje publicitet i jashtezakonshem per ish yllin e Spice-ve, e cila sapo po behet gati te nxjerre ne treg nje album te ri disqesh. Dhe te thuash qe ajo kishte tri vjet qe nuk kishte nxjerre asnje disk te ri, eshte njelloj si te thuash se ajo kishte tri vjet qe nuk jetonte, ose me mire te themi vuante ne rrathet e ferrit. Pasi jeta e divave ne Perendim nuk mund te kuptohet jashte prozhektoreve te mediave dhe jashte interesit te publikut. Eshte e njohur se shume kolege te Victoria Beckham, te cilat pas nje periudhe suksesi i ka mbuluar pluhuri i harreses, qofte edhe per 2-3 vjet, kane kaluar ne kriza te thella depresioni deri ne tentim vetvrasjeje. Po tu shtosh ketyre hamendjeve edhe faktin se nuk eshte hera e pare qe per ciftin Beckham flitet per tentativa grabitjeje dhe po te kemi parasysh se si Viktoria ashtu edhe Davidi jetojne te rrethuar ne cdo cast nga nje numer i konsiderueshem badigardesh, mund te dyshojme se kemi te bejme, pervec nje manie per te mbetur gjithmone ne top-liste, edhe me nje mani te shtire persekutimi, qe perdoret me zgjuarsi per tu rritur publicitetin. Per me shume gazetari investigativ i "The nees of the eorld", Mazher Mahmud, cilesohet nga koleget e tij si nje tip eksentrik, i mesuar te perfitoje nga truke te tilla. Pavaresisht nga te gjitha keto hamendje dhe dyshime qe te lindin kur shikon menyren dhe kohen se si u perhap ky lajm, kur ke parasysh edhe bujen qe e pasoi dhe kur e di qe keta personazhe nuk jetojne dot pa kete buje dhe vemendje, atehere me e shumta qe mund te besh eshte t'ia lesh kete ceshtje per ta zgjidhur nje here e mire drejtesise britanike. Eshte se paku e sigurte qe drejtesia britanike nuk ndikohet as nga titujt e medhenj as nga fotografite e tabloideve qe mbushin tezgat e shtypit britanik. Per te miren e ciftit ne rradhe te pare, do te deshironim qe gjithe kjo zhurme te perfundonte ne asgje, sic ka thene nje bashkekombas i Victorias dhe Davidit, i cili si do qe te jete puna do te mbetet me i famshem dhe i pavdekshem se sa vete cifti mediatik Beckham.
Krijoni Kontakt