Pasi qe hasa ne nje teme tjeter ne kete postim:

"Dhe kur eshte fjala per kodimin ju lutem, nuk mund te krahasohet kualiteti i kodimit te "opensource" me "licenced" kjo eshte pos tjerash edhe e palogjikshme sepse vjen njeri e merr kodin nga stadi qe e kam zhvilluar une me gjithe ato qe i kam lene si qeshtje per vendimmarrje te mevonshme dhe e vazhdon i jep nje kahje tjeter prgramimit tim pa qene ne dije te plote cfare kam lene mangut ose teprice dhe ngjajne redundanca e gabime nga llojet me te pakuptueshme ne to. Prandaj, asnjehere nuk je i sigurt a eshte versioni i ri me i mire apo me i keq se i vjetri."

mendova se eshte e dobishme te analizohen perparesite dhe mangesit e ketyre
modeleve te zhviliimit te software-it. Natyrisht une do ti ofroj mendimet/pervojat e
mia dhe shpresoj se edhe anetaret tjere te bejne te njejten.

1. Software-i komercial zhvillohet nga nje grup i profesionisteve (zakonisht te mire)
dhe te paguar bukur mire, per nje qellim te vetem krijimi i profitit per kompanine.
Meqenese eshte duke u zhvilluar nga profesioniste te dedikuar vetem per kete fushe
gjasat jane se produkti final do te jet kualitativ, etapat neper te cilat kalon krijimi i
software-it perfshin testimin dhe permiresimin e gabimeve. Meqenese kompania ben investime te dukshme ne zhvillimin e software-it modeomos paraqitet presioni
qe software-i te prezentohet ne treg sa me pare. Shembull i perkryer eshte Microsofti me futjen e Vistes ne treg edhe pse ka pasur probleme me ekzekutimin
e produkteve tjera te Microsoftit si psh Outlook 2007, VS2005 e mos ti permendim
produktet e prodhuesve tjere. Nje mangesi tjeter eshte se numri i zhvilluesve te software-it eshte i kufizuar, sado i madh qe te jet, teoretikisht mbetet i kufizuar.

2. Software-i me kod te hapur zhvillohet nga nje grup entuziastesh te pa paguar per kete pune. Kjo nuk do te thot se ata jan apo nuk jane te kualifikuar por tregon se kontributi i tyre do te jet i kufizuar nga nevoja qe ta kryejne punen e tyre primare (per te cilen paguhen) dhe nje pjese te kohes se lire e dedikojne ne zhvillimin e software-it te hapur. Nje prej ceshtjeve me te cilat haset ky model eshte bashkepunimi dhe koordinimi. Nga fjalite e cituara me larte shihet se disa anetare te ketij forumi nuk jane te njohur me version control si psh csv. Pra ka mjete te cilat mundesojne kotrollin e versioneve. Projektet e hapura karakterizohen me koordinatore, detyra e te cileve eshte te behet koordinimi i
procesit te zhvillimit. E mbete e ketij modeli te shvillimit te software-it eshte se
shpesh here ekipi i zhvillimit percahet rreth ceshtjeve fundamentale duke rezultuar
ne krijimin e projekteve te ngjajshme por te zhvilluare ne menyre te ndryshme (fork out). Teoritikisht numri i zhvilluesve eshte i pakufizuar dhe numri i testuesve gjithashtu. Kjo mund te rezultoj ne pershpejtimin e zhvillimit dhe rritjen e kualitetit.

Neqoftese deshironi te njohtoheni ma shembuj te burimit te hapur mund te ju referoj ne kete faqe: http://sourceforge.net/