Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anëtarësuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Ca boni more deri ketej me paska ardh emri mu eeee:P

    I lumt asaj qe se ka kap policija se unene hengra si trimi:P
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  2. #22
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Exclamation

    hemmmmmmmm po e knaqka imazhin e shq n'Amerik kjo !!!!!......mpuqqqqqq......paqe dhe dashni people!!!!
    -....k0s0vA jEtA jEmE....-

  3. #23
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    O sa kemi perparuar ne shqiptaret!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Marre nga Shekulli

    21-vjeçarja shqiptare Ermira Hatija është femra me e kërkuar ne SHBA. Për rolin qe ka ne organizimin e trafiqeve ajo mund te konsiderohet si “femra e hekurt”. Hatija është një nga drejtueset e trafikut të ekstazisë me bazë në Detroit. Sipas faqes zyrtare të policisë amerikane emigrantja shqiptare është më e kërkuara që nga prilli i viti 1996.

    Hatija është e përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore mes Kanadasë dhe SHBA-së.’ Ne 2003 ajo u akuzua për dhënie ndihmë të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme të një 13-vjeçari dhe nënës së tij. Sipas hetuesve, i mituri, mbytet në një rezervuar në momentin që po kalonte kufirin, ndërsa nëna e tij kapet nga policia e Coast Guard. Por pas lirimit të nënës së 13-vjeçarit, Hatija shkon për të marrë paratë, por ajo refuzoi t’i jepte. Bosja e trafikut të lëndës narkotike e godet. Kjo ka bërë që policia e kanadeze ta arrestojë emigranten shqiptare për agresion, por është lënë e lirë për mungesë provash dhe është kthyer në Amerikë. Ndërkaq “biznesi” i saj nuk përfundon.

    Në dhjetor të 2005-s, kur policia arrestoi dy persona, sekuestroi edhe 14 mijë tableta ekstazi, të cilat e kishin prejardhjen nga Kanadaja e për të përfunduar me destinacion Amerikën. Hetuesit dolën në konkluzionin se, droga ishte e porositur nga emigrantja shqiptare dhe ishte pikërisht kjo që e drejtonte këtë trafik.
    Kjo nuk eshte nje nga me te kerkuarit ne amerike por eshte e arratisur se ishte ne bail kur ka ikur dhe spo e gjejne dot me.Kjo do ishte brenda ne burge deri ne vendim te gjykates nese familja e saj nuk kishte paguar leshte e kokes dhe tani ata te zinjte qe erdhen ne usa per me mire gjeten ferrin sdine ku te fusin koken sepse kishin nje femij te mbrapsht.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kapet shqiptarja më e kërkuar

    Arrestohet në Kanada, Ermira Hatija, 22 vjeç, e shpallur "Most Wanted" në SHBA


    22-vjeçarja, që prej disa vitesh ishte bërë shqiptarja më e kërkuar nga drejtësia amerikane, ka rënë më së fundmi në pranga, pasi është refuzuar nga Policia Kufitare gjermane që të hynte në këtë vend. Ermira Hatija, rreth 1 muaj më parë, ka tentuar të largohet nga kontinenti amerikan, duke i hipur një avioni në Calgary të Kanadasë me destinacion Frankfurtin. Por sapo ka mbërritur në tokën evropiane, autoritetet gjermane të kufirit kanë konstatuar parregullsi në dokumentacionin e saj dhe e kanë rikthyer atë në Calgary. Burimet zyrtare të policisë kanadeze thanë se ajo kishte një pasaportë me identitet të rremë. Menjëherë pas bllokimit, Hatija është marrë në pyetje nga autoritetet kanadeze në përpjekje për të zbuluar identitetin e saj të vërtetë, çka gjithsesi u bë e mundur vetëm falë bashkëpunimit me agjentët e DEA-s amerikane. Më pas, ajo u arrestua dhe tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Detroitit të SHBA-së.

    Sipas faqes së internetit AMV (America‘s Most Wanted- Më të kërkuarit në Amerikë) hetuesit e rastit të Ermira Hatijas kishin thënë se ajo dyshohej si drejtuesja e një rrjeti trafiku të ekstazit me bazë afër Detroitit në Miçigan. Ata gjithashtu besonin se 22-vjeçarja shqiptare ishte përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore që kryhej përgjatë kufirit midis SHBA-së dhe Kanadasë. Për këtë arsye ajo ishte shpallur person në kërkim dhe policia kishte rreth 4 vjet që hetonte rreth aktivitetit të saj kriminal.

    Ermira Hatija identifikohet fillimisht nga policia në vitin 2003, kur tentoi të kalonte ilegalisht një nënë dhe fëmijën e saj 13- vjeçar nga Kanadaja për në SHBA, me anë të një motori uji. Tentativa dështoi, pasi fëmija u mbyt, ndërsa nëna e tij u kap nga rojet bregdetare. Shqiptarja, gjithsesi ka kërkuar të merrte paratë e premtuara për këtë trafikim, por personi që kishte marrë përsipër pagesën nuk ka pranuar t‘i japë paratë për shkak të mbytjes së fëmijës. Atëherë, Hatija ka shkuar dhe e ka rrahur personin të cilit i kërkonte paratë, çka ka bërë që ajo të arrestohet nga policia kanadeze. Por burimet zyrtare thanë se ata nuk kishin pasur prova të mjaftueshme që ta lidhnin ekstazi nga Kanadaja për në SHBA. Pas hetimeve të kryera, agjentët e antidrogës dolën në përfundimin se sasia e drogës do të shkonte tek Ermira Hatija. Vetëm 4 muaj më pas, në prill të 2006-ës shqiptarja arrestohet nga policia në apartamentin e saj në Wixom të Miçiganit, por pasi pagoi një garanci pasurore u la e lirë dhe iu fsheh drejtësisë për shumë kohë. Tashmë, ajo ndodhet në pritje të ekstradimit nga Kanadaja drejt SHBA-së, ku do të gjykohet nga drejtësia amerikane.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarja zhvesh priftin italian
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 10:14
  2. Shqiptarja lindi pesënjak
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 08:02
  3. Boks: Shqiptarja Bellovoda, nënkampione e Mongolisë
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 19:16
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •