Marre nga Shekulli
21-vjeçarja shqiptare Ermira Hatija është femra me e kërkuar ne SHBA. Për rolin qe ka ne organizimin e trafiqeve ajo mund te konsiderohet si “femra e hekurt”. Hatija është një nga drejtueset e trafikut të ekstazisë me bazë në Detroit. Sipas faqes zyrtare të policisë amerikane emigrantja shqiptare është më e kërkuara që nga prilli i viti 1996.
Hatija është e përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore mes Kanadasë dhe SHBA-së.’ Ne 2003 ajo u akuzua për dhënie ndihmë të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme të një 13-vjeçari dhe nënës së tij. Sipas hetuesve, i mituri, mbytet në një rezervuar në momentin që po kalonte kufirin, ndërsa nëna e tij kapet nga policia e Coast Guard. Por pas lirimit të nënës së 13-vjeçarit, Hatija shkon për të marrë paratë, por ajo refuzoi t’i jepte. Bosja e trafikut të lëndës narkotike e godet. Kjo ka bërë që policia e kanadeze ta arrestojë emigranten shqiptare për agresion, por është lënë e lirë për mungesë provash dhe është kthyer në Amerikë. Ndërkaq “biznesi” i saj nuk përfundon.
Në dhjetor të 2005-s, kur policia arrestoi dy persona, sekuestroi edhe 14 mijë tableta ekstazi, të cilat e kishin prejardhjen nga Kanadaja e për të përfunduar me destinacion Amerikën. Hetuesit dolën në konkluzionin se, droga ishte e porositur nga emigrantja shqiptare dhe ishte pikërisht kjo që e drejtonte këtë trafik.
Krijoni Kontakt