Darvinizmi Social siguroi mbështetje për racistët dhe imperialistët edhe në vendet e tjera krahas Britanisë.Dy mendjet me te ndritura te forumit me ngriten humorin keto minutat e fundit. Eshte e njejta gje me nje student qe nisi t'i shpjegonte Feynman-it teorine kuantike...Racizmi Realisht Rrjedh Si Pasojë e Ideve Te Darvinizmit
Sa e sa here e kam shkruar ketu (dhe kjo tregon qe nuk lexohen shkrimet pergjithesisht) se te thuash qe racizmi rrjedh prej darvinizmit eshte idiotsi me brire. Racizmi ka ekzistuar para berjes publike te Darvinizmit (ju kujtoj sklleverit). Por edhe pas kesaj, teoria e Darvinit nuk lindi per te nxitur racizem (pra, nuk ishte shkak), por per arsye te tjera. S'do mend, kur guxojne te flasin muxhahedinet per Darvinin...
Kjo temë është një përmbledhje e shkurtër e tmerreve të shekullit XX që sapo e kemi lënë pas: njerëz që mbështetnin ide të papajtueshme e që e mbytën njerëzimin në dhembje e gjak për të mbështetur këto ideologji. Fashizmi dhe komunizmi zënë vendin e parë në listën e ideologjive që i bënë njerëzit të vuajnë ato ditë të zeza. Këto ideologji konsiderohen armike të përbetuara të njëra-tjetrës, por e vërteta është se ato ushqeheshin nga një burim i vetëm. Falë tij, ato ishin në gjendje të bënin për vete një pjesë të madhe të shoqërive ku u shfaqën. Ky burim s'e ka tërhequr kurrë vëmendjen e opininit publik, por ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë dhe u ka treguar përherë njerëzve fytyrën e tij, në dukje, të pafajshme.
Ky burim është filozofia materialiste dhe "përshtatja në natyrë e saj", e cila njihet me emrin DARVINIZEM.
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
Darvinizmi u shfaq në shekullin XIX si përforcim i një miti, që i kishte rrënjët nga samerianët dhe grekët e lashtë, prej biologut amator Çarls Darvin. Që prej asaj kohe, Darvinizmi ka përbërë idenë themelore të gjitha ideologjive që i kanë shkaktuar kaq shumë fatkeqësi njerëzimit.
Nën një maskë të ashtuquajtur shkencore, ai bëri të mundur që këto ideologji dhe masat praktike të marra nga mbështetësit e tyre të fitojnë një ligjshmëri të rreme.
Me anë të kësaj ligjshmërie të rreme, teoria e evolucionit shumë shpejt u nda nga shkencat e biologjisë apo paleontologjisë dhe filloi të futej në fusha të tjera, si historia, politika, jeta shoqërore etj.
Meqë disa prej pretendimeve të Darvinizmit mbështesnin një sërë rrymash, që filluan të formohen në shekullin XIX, ai fitoi mbështetjen e gjerë të ndjekësve të këtyre rrymave.
Në mënyrë të veçantë, njerëzit filluan të formonin idenë se ekziston "një luftë për mbijetesë" mes qenieve të gjalla në natyrë dhe, si rrjedhim, ideja se "i forti mbijeton dhe të tjerët humbin e shkojnë drejt zhdukjes" filloi të përdorej edhe për mendimin dhe sjelljen njerëzore.
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
Kur pretendimi i Darvinizmit, se natyra është një vend përleshjesh e konfliktesh, nisi të vlejë edhe për qeniet njerëzore, trilli i Hitlerit për të krijuar një racë superiore, pretendimi i Marksit se "historia e njerëzimit është historia e luftës së klasave",
Ideja kapitaliste që "i forti bëhet më i fortë në kurriz të më të dobtit", kolonizimi i vendeve të botës së tretë nga vendet imperialiste dhe trajtimi i tyre në mënyrë çnjerëzore, bashkë me faktin që njerëzit me ngjyrë ende përballen me sulme e diskriminime racore, që të gjitha këto gjetën njëfarë justifikimi.
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
Pavarësisht se edhe vetë është evolucionist, Robert Rait (Robert Wright), autor i librit "The Moral Animal", i përmbledh katastrofat që i ka sjellë historisë së njerëzimit teoria e evolucionit në këtë mënyrë:
Teoria evolucioniste, në fund të fundit, ka një histori të gjatë e mjaft të ndyrë në zbatimin praktik të saj në çështjet njerëzore. Pasi u përzie me filozofinë politike në mbarim të shekullit XIX, për të formuar ideologjinë e njohur si "Darvinizmi Social", ajo u shndërrua në lodër në duart e racistëve, fashistëve dhe kapitalistëve më të pashpirt.
Shume mire e the Hyj - Njeriu
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
Darwinizmi ne te vertete eshte marr vetem si shembull, nga shteti per ti dhene shpjegim shkencor imperializmit edhe per t'i dhene shtetit nje ngjyre te bukur ne syrin e popullit, per te pasur leje nga populli per masakrat edhe per qellimet shoviniste qe kishin shtetet e medha. Sidoqofte nese e shikoni teorine darwiniste me kujdes edhe shpjegimin qe jep mbi bimet ai jep karakteristika specifike qe i pershtaten vetem bimeve. Kurse nga shtetet eshte perdorur si teper universale teoria e tij duke e bere edhe vete shtetin si organizem njerezor.
Prandaj nuk eshte faji i darwinit, por i imazheve te gabuara qe jep qeveria ne fuqi... Lufta per mbijetese.............. Lufta per te qene gjithmone qendra
Një nga pretendimet kryesore të teorisë së evolucionit është bazimi i zhvillimit të gjallesave në "luftën për mbijetesë" në natyrë. Sipas Darvinit, në natyrë bëhet një luftë e pamëshirshme për mbijetesë, një konflikt i pashuar në jetë të jetëve. I forti gjithmonë e mposht të dobtin dhe kjo bën të mundur zhvillimin. Nëntitulli i librit "Origjina e llojeve" e përmblidhte këtë pikëpamje: "Origjina e qenieve të gjalla nëpërmjet seleksionimit natyror ose ruajtjes së racave të favorizuara në luftën për mbijetesë". Burimi i frymëzimit të Darvinit në lidhje me këtë çështje ishte libri i ekonomistit anglez Tomas Malthus, "Esé mbi parimin e popullsisë". Ky libër tregonte se një e ardhme e zymtë e priste njerëzimin. Malthusi kishte llogaritur se po të mos ndërhyhej, popullsia njerëzore do të shtohej me një shpejtësi të llahtarshme. Shifrat do të dyfishoheshin çdo 25 vjet, por burimet ushqimore nuk do shtoheshin kurrësesi në të njëjtën masë. Po të ndodhte kjo, njerëzimi do të gjendej përpara rrezikut të përhershëm të urisë. Forcat që do ta mbanin popullsinë nën kontroll ishin fatkeqësitë si luftrat, zia e bukës, sëmundjet etj. Shkurt, që të jetonin disa njerëz duhej të vdisnin disa të tjerë. Ekzistencë do të thoshte "luftë e përhershme". Darvini pohon se ishte pikërisht libri i Malthusit që e bëri të mendonte për luftën për ekzistencë.
Në shekullin XIX, idetë e Malthusit ishin përqafuar nga një publik i gjerë. Intelektualët evropianë të shtresave të larta i përkrahnin idetë e Malthusit. Rëndësia që Evropa e shekullit XIX i dha ideve të Malthusit mbi popullsinë duket qartë në artikullin "Baza shkencore e programit nazist:Pastrimi i Racës":
Në fillim të gjysmës së parë të shekullit XIX, kudo në Evropë, pjesëtarë të klasave sunduese mblidheshin për të diskutuar tok "problemin e popullsisë" të sapozbuluar e për të gjetur mënyra për zbatimin e urdhrit malthusian, për të rritur vdekshmërinë e të varfërve: "Në vend që t'u rekomandojmë pastërtinë të varfërve, ne duhet të nxisim zakonet e kundërta. Në qytetet tona ne duhet t'i bëjmë rrugët më të ngushta, t'i mbushim shtëpitë me më shumë njerëz e të ndjellim kthimin e murtajës. Duhet t'i ndërtojmë fshatrat tona pranë pellgjeve me ujë të ndenjur e veçanërisht të nxisim popullimin e vendeve moçalore e të dëmshme për shëndetin"... E kështu me radhë...
Si rezultat i kësaj politike mizore, i forti do të mundte të dobtin në luftën për mbijetesë dhe, në këtë mënyrë, popullsia që shtohej me ritme të shpejta do të arrinte një ekuilibër të pranueshëm. Në Anglinë e shekullit XIX, programi "Shtypni të varfrit" u vu në zbatim me të vërtetë. U krijua një sistem industrial, ku fëmijët tetë-nëntë vjeçarë detyroheshin të punonin 16 orë në ditë në minierat e qymyrit e ku mijëra vdisnin nga kushtet e këqija. "Lufta teorike për mbijetesë" që për teorinë e Malthusit ishte e domosdoshme, detyroi miliona të varfër në Angli t'i nënshtroheshin një jete të mbushur me vuajtje.
Darvini, nën ndikimin e Malthusit, e vuri në zbatim këtë pikëpamje në të gjithë natyrën dhe propozoi që kjo luftë, e cila në fakt ekzistonte, do të fitohej nga më i forti e më i zoti (d.m.th. ai që përshtatej më mirë). Ky pretendim i Darvinit përfshinte të gjithë botën bimore, shtazore e njerëzore. Ai gjithashtu theksoi se kjo luftë për mbijetesë ishte një ligj i përhershëm e i pandryshueshëm i natyrës.
"Për këtë arsye, teoria e Darvinit, gjeti mbështetjen e parisë së vendit, qysh nga momenti i parë, në fillim në Angli e më vonë në tërë perëndimin. Imperialistët, kapitalistët dhe materialistët e tjerë, të cilët e mirëpritën këtë teori që ofronte një justifikim shkencor për sistemin politik e shoqëror që kishin krijuar, nuk vonuan ta përqafonin. Brenda një kohe të shkurtër, teoria e evolucionit u kthye në kriterin kryesor të vlerësimit në çdo sferë që ishte me interes për shoqëritë njerëzore, nga sociologjia te historia, nga psikologjia te politika."
Në çdo sferë, ideja bazë ishte motoja e "luftës për mbijetesë" dhe e "mbijetesës së më të fortit" dhe partitë politike, kombet, administratat, firmat tregtare dhe individët filluan të jetonin me frymën e këtyre motove. Për shkak se ideologjitë sunduese në shoqëri kishin gjetur veten te Darvinizmi, propaganda darviniste nisi të bëhej në çdo fushë, nga arsimi tek arti, nga politika te historia. U bënë përpjekje për të vendosur lidhje mes të gjitha fushave dhe Darvinizmit e të hidhej dritë mbi to nga një pikëpamje darviniste. Si rezultat i kësaj, edhe pse njerëzit mund të mos e njihnin Darvinizmin, filluan të formoheshin prototipa të shoqërisë që jetonin jetën e parashikuar nga Darvinizmi. Vetë Darvini sugjeroi që pikëpamjet e tij të bazuara në evolucion, të zbatoheshin te të kuptuarit etik dhe shkencat shoqërore. Në një letër drejtuar H. Thiel ai shkruan në vitin 1869:
Do ta besosh lehtë se sa interes kam tek shoh që për çështjet morale dhe shoqërore ju përdorni pikëpamje të njëjta me ato që kam përdorur unë në lidhje me modifikimin e qenieve të gjalla. S'më kishte shkuar mendja kurrë më parë se pikëpamjet e mia mund të shtriheshin në fusha kaq të ndryshme e kaq të rëndësishme.
Me luftën në natyrë që pranohej se ekzistonte edhe në natyrën njerëzore, konfliktet në emër të racizmit, fashizmit, komunizmit e imperializmit dhe përpjekjet e popujve të fuqishëm për të shtypur popuj më të dobët kishin veshur tani petkun e shkencës.
Tashmë ishte bërë e pamundur të kritikoheshin apo të pengoheshin ata që kryenin masakra barbare dhe i nxisnin popujt kundër njëri-tjetrit, ata që i përbuznin të tjerët për shkak të racës së tyre, ata që i mbyllnin bizneset e vogla në emër të konkurrencës, apo ata që refuzonin t'u zgjasnin dorën për ndihmë të varfërve. Arsyeja ishte se ata po vepronin në përputhje me një ligj "shkencor" të natyrës. Ky shpjegim i ri shkencor u bë i njohur si "Darvinizmi Social".
"Carpe Diem"
Është mjaft interesant fakti se për shkak të konfliktit që ekziston ndërmjet pikëpamjeve të ndryshme mbi kuptimin e saktë dhe përfshirjen e racizmit, nuk ekziston një definicion i pranuar universalisht për racizmin. Racizmi mund të kuptohet si besim i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm për superioritetin natyral të një race mbi tjetrën, ose si një qëndrim dhe sistem i veprimeve që “tentojnë të vendosin regjim racor, ose një hierarki të përhershme të një grupi që besohet të jetë reflektim i ligjeve të Zotit”. Ky definicion i fundit për racizmin, qëndron ndërmjet pikëpamjeve për diskriminimin si koncept modern, i cili ka dalë nga teoritë shkencore mbi racën dhe kuptimit të tij si manifestim i organizimit fisnor antik. Si do që të jetë, shprehja racizëm nxit shumë diskutime, sepse vetë shprehja, vetvetiu supozon ekzistimin e racave të ndryshme, e që shkencërisht është konstatuar si e pasaktë. Sot, “raca” shihet më tepër si konstrukt social në të cilën theksi vihet më shumë në dallimet kulturore, sesa në karakteristikat biologjike, prandaj dikush mund të flasë për të ashtuquajturin “racizëm kulturor”, i cili në kohën e tashme, paraqet përshkrimin më adekuat të qëndrimeve aktuale të njerëzve të njohur si “racistë”. Racizmi si formë e të menduarit mund të jetë i dëmshëm, por nëse nuk manifestohet, atëherë nuk mund të sanksionohet. Kjo do të thotë se, idetë raciste nuk mund të karakterizohen si shkelje e të drejtave të njeriut, sepse liria e të menduarit dhe e besimit vetvetiu konsiderohen si të drejta shumë të rëndësishme. Vetëm nëse këto paragjykime dhe mendime çojnë në drejtim të politikave diskriminuese, zakoneve shoqërore dhe kulturore për ndarje grupore, atëherë mund të flasim për veprime diskriminuese racore të sanksionuara. Këto veprime mund të bëhen ose nga “raca mbizotëruese” duke krijuar regjim hierarkik, ose nga individët që ushtrojnë kontroll mbi të tjerët.
Parimi sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejta të barabarta dhe duhet të trajtohen njësoj, paraqet bazën e kuptimit të të drejtave të njeriut dhe rrjedh nga dinjiteti i barabartë njerëzor i çdo individi. Mirëpo, kjo e drejtë natyrore e barazisë, qoftë në të kaluarën ose tani, asnjëherë nuk u është ofruar të gjitha qenieve njerëzore në mënyrë të plotë.
Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Diskriminim është bërë gjithkund ndaj njerëzve autoktonë dhe ndaj minoriteteve, duke filluar nga pyjet e Ekuadorit, deri tek ishujt e Japonisë, në rezervate të Dakotës Jugore, pastaj kundër hebrenjve, kundër aborigjinëve të Australisë dhe romëve të Evropës.
Kjo ndodh në Amerikë Veriore dhe në Evropë, e gjithashtu edhe në fise të ndryshme të Afrikës, u ndodh punëtorëve migrantë, refugjatëve si dhe azilkërkuesëve. Diskriminimi ndodh ndaj fëmijëve, femrave të cilat trajtohen si qenie njerëzore më pak të vlefshme, njerëzve të infektuar me HIV/AIDS, kundër atyre që kanë të meta fizike dhe psikike, si dhe kundër atyre me orientime të tjera seksuale. Kjo shfaqet madje edhe në fjalorin tonë të përditshëm, përmes së cilit ndonjëherë, me qëllim ose pa qëllim e veçojmë veten nga të tjerët. Diskriminimi shfaqet në aq shumë forma, sa që mund të supozojmë se secili në njëfarë forme dhe sasie ka qenë i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetëdijësimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive. Ky modul përqendrohet në disa nga format më serioze dhe më shkatërruese të diskriminimimt të bazuar në racë, ngjyrë, origjinë kombëtare, racizëm, diskriminim racor dhe sjellje të ngjashme, si ksenofobia dhe jotoleranca.
Historikisht, ndryshimet biologjike që nga kohët e hershme janë përdorur për ta justifikuar ekzistimin e racave “superiore” dhe “inferiore” dhe me këtë qeniet njerëzore klasifikoheshin varësisht nga raca. Për shembull, teoritë e Çarls Darvinit (Charls Darwin) për evoluimin dhe mbijetesën e më të aftëve, janë përdorur për të justifikuar “shkencërisht” ekzistimin e superioritetit racor. Forma të ndryshme të diskriminimit dhe racizmit janë manifesuar edhe në sistemin e kastave në Indi, në Greqinë antike dhe te konceptet e superioritetit kulturor kinez. Më vonë, kjo parahistori e racizmit u dominua nga persekutimi i hebrenjve në mbarë botën. Sundimi kolonial i Spanjës gjatë shekujve XVI dhe XVII, paraqiti në “Botën e Re” (Kontinentin e Amerikës Jugore), shoqërinë moderne racore të kastave, ku pastëria e gjakut u bë parim kryesor. Viktima të këtij sistemi kanë qenë indianët dhe skllevërit e deportuar nga Afrika. Fuqitë koloniale aprovuan këto struktura dhe e krijuan si bazë për shoqëritë e tyre të kolonizuara. Në “botën e re”, si kontrast nga raca e bardhë e pronarit, shprehja “zezak” ka qenë sinonim për skllevërit e një race “inferiore”. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ideologjia raciste u kultivua në një dimension tjetër. Pas Luftës Civile në Amerikë, nëpër shtetet e Konfederatës kishte trazira racore dhe të zinjtë terrorizoheshin nga Ku Kux Klan-i. Gjatë shekullit XIX, edhe kolonizatorët evropian shfrytëzuan këtë ideologji dhe pranimin e gjerë të socializmit Darvinist për ta shtrirë dhe mbajtur dominimin e tyre në kontinentin Afrikan. Gjatë shekullit XX, u panë shumë forma ekstreme të racizmit: urrejtja racore e regjimit nazist në Evropë, diskriminimi racor i institucionalizuar në sistemin e aparteidit në Afrikë Jugore ose gjenocidet e motivuara në baza kombëtare dhe racore në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë.
Ata qe mbrojne identitetin 'e zi' te Obames shprehen se ne Amerike ngjyra e lekures mjafton, qe te prodhohet perpara syve te tu racizmi, i cili te sjell shume me prane identitetit Afro-Amerikan sesa rritja ne Flatbush te Brooklyn-it.
Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 12-12-2007 më 18:12
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
Ne fakt ta marrim thelle thelle, eshte me i perhapur rracizmi kulturor, qe behet shkas per rracizmin ndaj nje rrace apo kombi te caktuar qe ka prodhuar apo ka ate kulture.
Jam kunder perzierjes se kulturave qe nuk kane te bejne me kulturen tone.
A eshte rracizem ky?
Krijoni Kontakt