Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Racizmi dhe darvinizmi social në Amerikë

    Darvinizmi Social siguroi mbështetje për racistët dhe imperialistët edhe në vendet e tjera krahas Britanisë.Kjo ishte arsyeja që ai u përhap shumë shpejt në mbarë botën.Në krye të atyre që pajtoheshin me këtë teori u vu presidenti amerikan Teodor Ruzvelt , i cili ishte përkrahësi dhe zbatuesi kryesor i programit të spastrimit etnik të amerikanëve vendas nën emrin “ zhvendosje e detyruar “.Në librin “ The winning of the West “ ( Fitorja e Perëndimit ) , ai parashtroi ideologjinë e masakrës , me mendimin se një luftë raciale deri në fund me indianët ishte e pashmangshme.
    Mbështetjen më të madhe ai e gjente te Darvinizmi , i cili i dha mundësinë për t’i përkufizuar vendasit si racë e prapambetur.
    Siç ishte parashikuar Ruzvelti , asnjë nga marrëveshjet me amerikanët vendas nuk u respektua.Edhe kjo u justifikua me teorinë e “ racës së prapambetur “.Në vitin 1871 , kongresi nuk i mori parasysh marrëveshjet e bëra me amerikanët vendas dhe vendosi t’i degdiste ata në tokë djerrë ku mund të prisnin vdekjen.Nëse anëtarët e palës tjetër nuk konsideroheshin qenie njerëzore , atëherë si mund të kishin vlerë marrëveshjet e bëra me ta .. ?! Ruzvelti , gjithashtu , deklaroi se lufta raciale e lartpërmendur përfaqësonte arritjen kulminante të përhapjes së popujve anglishtfolës ( anglo – saksonë ) në të gjithë botën.Një nga përkrahësit më të mëdhenj të racizmit anglosakson , evolucionisti amerikan dhe kleriku Protestant Josiah Strong , përdori të njëjtën logjikë.
    Dikur ai shkroi këto fjalë : “ Atëherë bota do të hyjë në një stad tjetër të historisë së saj , në konkurrencën përfundimtare mes racave , për të cilën po stërvitet anglo – saksoni.Nëse nuk gabohem , kjo racë e fuqishme do t’i drejtohet Meksikës , Amerikës Qendrore dhe Jugore , do të hapet nëpër ishuj e detra , do të kalojë në Afrikë e më tutje .” A mundet të vërë ndonjëri në dyshim se rezultati i kësaj konkurrence do të jetë mbijetesa e më të fortit? Racistët më kryesorë që e përdornin Darvinizmin Social për të justifikuar veprimet e tyre ishin armiqtë e zezakëve.Teoritë e tyre raciste , që i ndanë njerëzit në nivele dhe përcaktuan racën e bardhë si më superiore dhe racën e zezë si më primitive , e përqafuan me entuziazëm konceptin e evolucionit.Teoricieni racist evolucionit më i shquar , Henry Fairfiled Osborn , shkroi në një artikull me titull : “ Evolucioni i racave njerëzore “ thotë:
    “ Niveli i inteligjencës së një zezaku mesatar në moshë madhore është i ngjashëm me atë të një fëmije 11 vjeçar të species Homo Sapiens “ . Duke u nisur nga kjo logjikë , zezakët nuk ishin aspak qenie njerëzore.Një tjetër përkrahës i njohur i mendimit racist evolucionist , Careton Coon , në librin e tij “ The Origin of Race “ ( Prejardhja e Racës ) , botuar më 1962 , paraqiti idenë se raca e zezë dhe e bardhë ishin dy specie të ndryshme që ishin shkëputur nga njëra – tjetra qysh në periudhën e Homo Erectus.Sipas Coon , të bardhët kishin evoluar më tej pas kësaj ndarjeje.Përkrahësit e diskriminimit të zezakëve e përdorën për një kohë të gjatë këtë shpjegim pseudoshkencor.Ekzistenca e një teorie shkencore mbështetëse shumë shpejt e shtoi racizmin në Amerikë. W. E . Dubois , i njohur si kundërshtar i diskriminimit racial , pohoi se “ problemi i shekullit të XX është problemi i ngjyrës “. Sipas tij , shfaqja e problemit të racizmit në masë kaq të gjerë në një që vend kërkon të bëhet shteti më demokratik në botë dhe që nga disa këndvështrime e ka arritur një gjë të tillë , nuk është më i parëndësishmi nga paradokset.
    Heqja e skllavërisë nuk ka mjaftuar të vendosë një vëllazërim mes zezakëve dhe të bardhëve.Ai mendonte se diskriminimi zyrtar , i krijuar në një kohë të shkurtër , në kohën tonë është kthyer nga vetë fakti në një situate ligjore , për të cilën po kërkohet ende një zgjidhje.Dalja e ligjeve të para për diskriminimin racial , të njohura si “ Ligjet për Xhim Krou “ ( Xhim Krou ishte një nga emra më përbuzës që përdornin të bardhët për zezakët ) , ndodhi , gjithashtu , në atë kohë.
    Pa dyshim që zezakët nuk trajtoheshin si qenie njerëzore , por përçmoheshin e trajtoheshin me përbuzje kudo : për më tepër , ky nuk ishte qëndrimi i një numri të vogël individësh racistë , por ishte përcaktuar prej shtetit amerikan me ligjet e veta.Menjëherë pas nxjerrjes së ligjit të pare që miratonte veçimin racial në stacione treni dhe tramvaje në Tenesi , në vitin 1875 , të gjitha shtetet e Jugut e zbatuan veçimin në stacionet e tyre të trenit.Tabelat ku shkruhej “ Vetëm për të bardhët “ dhe “ Për zezakë “ vareshin gjithandej.Në fakt , të gjitha këto , thjesht synonin t’i jepnin statusin zyrtar një situate që tashmë ekziston.Martesa ndërmjet racave të ndryshme ishte e ndaluar.Sipas ligjit , veçimi ishte i detyrueshëm në spitale , burgje dhe varreza.Në praktikë , kjo përfshinte hotelet , teatrot , bibliotekat , madje edhe ashensorët e kishat.Fusha ku ndjehej më shumë veçimi ishte shkolla.Kjo ishte metoda që pati efektet më të rënda te zezakët dhe përbënte pengesën më të madhe që i dilte përpara zhvillimit të tyre kulturor.Praktikimi i veçimit racial u shoqërua nga një valë dhune.Pati një ngritje të shpejtë në numrin e dënimeve të zezakëve pa gjyq të ligjshëm.
    Gjatë periudhës 1890-1891 , rreth 1300 zezakë u dënuan në këtë formë.Si rrjedhim i këtyre praktikave , zezakët u larguan nga disa shtete.Shumë mendime e teori raciste e shoqëruan këtë periudhë.Pa kaluar shumë kohë , racizmi biologjik amerikan do ta shprehte veten në rezultatet e arritura nga metoda e R . B . Binit për matjen e kafkës dhe nën pretekstin e mbrojtjes së popullit të kontinentit të ri nga një valë emigrimi e pakontrolluar , lindi një lloj i veçantë racizmi amerikan.Madison Grant , autor i librit të tij
    “ The Passing of The Great Race “ ( 1916 ) ka shkruar se përzierja e dy racave do ti hapte rrugën ardhjes së një race akoma më primitive se speciet inferiore dhe ai donte që martesat ndër – raciale të ndaloheshin me ligj.Racizmi ekzistonte në Amerikë edhe përpara Darvinit , siç ekzistonte në të gjithë botën , por Darvinizmi u dha mbështetje të dukshme pikëpamjeve dhe politikave raciste në gjysmën e dytë të shekullit XIX.
    Kur racistët paraqisnin pikëpamjet e tyre , përdornin si sllogane pretendimet e Darvinizmit . Idetë që para Darvinit ishin konsideruar si mizore , tani filluan të pranohen si ligje të natyrës.

    Ku Klux Klan

    Që nga viti 1978 , aktivitetet e tyre janë shtuar , megjithëse kanë pasur ulje dhe ngritje.

    Statistikat zyrtare të viteve 1980 – 1990 tregojnë 4236 incidente , si :
    kërcënime , sulme shpërthyese dhe atentate vrasëse.

    Një paralajmërim shqetësues është fakti se 11 % e amerikanëve e identifikojnë vetveten me “ Idealet e Klan-it “ !



    FATKEQËSITË QË
    SOLLI DARVINIZMI PËR NJERËZIMIN


    Harun Jahja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 10-12-2007 më 20:46
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Racizmi Realisht Rrjedh Si Pasojë e Ideve Te Darvinizmit
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Edhe pse darvinizmi nuk ka te beje fare me rracizmin, mendoj se masakra e indianeve te amerikes ishte nje gabim i madh, Indianet autoktone jane nje popull paqesor, shume te zhvilluar shpirterisht , dhe sinqerisht do doja shume te jetoja mes tyre per nje fare kohe per te mesuar.

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Amerikanet jane ngritur mbi gjakun e indianeve dhe sklleverve te zinj...Ata 11% e kane kuptuar se vetem shfrytezimi i te tjereve eshte rruga me e mire per te jetuar...Ata e mbajne gjalle ameriken...

    Pastaj persa i perket perzgjedhjes natyrore...kush jemi ne qe duam ndalimin e zbatimit te ligjeve te natyres?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Do ishte padrejtësi që indianët të popullonin dy kontinete aq të mëdha ndërsa të bardhët të rrinë të tkurrur brenda Europës së vogël.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Racizmi Realisht Rrjedh Si Pasojë e Ideve Te Darvinizmit
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!je i sigurt

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    Po WASP ke Darvini mbeshteten!!!!!!
    Po xhihadistet kunder kombeve infedele ku mbeshteten?ke Darvini!!!!apo nuk e quani racizem kete.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ai qe thua ti augusta, eshte rracizem ideologjik, po harrojne disa qe jane me rracista se sa kujtojne se jane.

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga augusta b Lexo Postimin
    Po xhihadistet kunder kombeve infedele ku mbeshteten?ke Darvini!!!!apo nuk e quani racizem kete.
    Kush te tha kete... apo eshte produkt i mendjes sate.......
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kush te tha kete... apo eshte produkt i mendjes sate.......
    Jo eshte produkt i mendjes se degjeneruar dhe te korruptuar deri ne ekstrem te njerzve nga shkretetira,me racizmin e tyre qesharak.

    ps.ti mos e merr personale,une flas per fenomenin......

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 17:25
  2. JONUZ NDREU - shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve
    Nga CEZARND në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 17:34
  3. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •