Si të marrësh vendim …
Procesi i vendimmarrjes konsiderohet funksion kryesor dhe parësor në fusha të ndryshme jetësore.Ai është procesi i një studimi të mprehtë , në të cilin kërkohet të studiohet problemi apo detyra në fjalë për të përcaktuar zgjedhjet e mundshme për arritjen e zgjedhjes më të mirë dhe pastaj merret vendimi për zbatimin e asaj zgjedhjeje.
Kategoritë e njerëzve në vendimmarrje :
I luhatshmi
Njerëzit që përfshihen në këtë kategori zakonisht nuk mund të përcaktohen për një vendim përfundimtar ; me të marrë një vendim të caktuar , sakaq e ndërrojnë atë
( sigurisht për shkak se nuk kanë besim të forte në fuqitë dhe mundësitë e tyre personale.Mu për këtë , në situatat kur duhet marrë një vendim i prerë , ata i kaplon pasiguria dhe ndiejnë një siklet në vetvete ).
Pretendues i përsosmërisë
Kjo kategori mbledh sasinë më të madhe të mundshme të informative dhe kalon kohë të tepërt duke i studiuar ato , çka është një punë e mirë nëse nuk shkakton vonim të vendimmarrjes.Pikërisht kjo e bën këtë kategori jo të efektshme në vendimmarrje të shpejtë.
Emocionali
Kjo kategori karakterizohet nga besimi i madh në emocione dhe në ndjenja , çka e shtyn të marrë në konsideratë edhe mendimet e të tjerëve.Më në fund ai e merr vendimin , në të shumtën e rasteve , mbështetur në ndjenjat e veta.
I nguturi
Kjo mënyrë e vendimmarrjes karakterizohet nga humbja e durimit dhe nga pëlqimi i rrezikimit.Ky tip karakterizohet nga personaliteti i fortë dhe nuk i interesojnë fort informatat.Mund të ndodhë që nganjëherë vendimet e tij të ngutura të shkaktojnë zgjënjim
Paqedashësi
Ky lloj vendimmarrësi ikën nga përgjegjësia e vendimmarrjes dhe parapëlqen që dikush tjetër në vendin e tij ta marrë këtë përgjegjësi , me qëllim që t’i ikë rrezikimit.Në rast gabimi , ai e hedh fajin tek ata që kanë nxitur të marrë vendin përkatës.
Hetuesi
Ky lloj karakterizohet nga dyshime të shumta dhe mosbesim te të tjerët , gjë që e shtyn t’i zbulojë të gjitha gjërat vetë.Ai pyet për ata të cilët janë rreth tij para se të marrë vendim.Vendimin i tij mbështetet në rezultatin e pyetjeve të parashtruara dhe në përgjigjet e tyre.
Demokrati
Ky lloj parapëlqen të mblidhet me ekipin e punës për të diskutuar dhe për të dëgjuar mendimet e tyre për çështjen në fjalë , ose për një problem actual.Ky vendim mbështetet në mbledhje grupi dhe në zgjedhje të përbashkët.Problemi i këtij lloji është se nganjëherë mund të mos gjejë njerëz për t’u konsultuar.
Vendimi i momentit të fundit
Kjo kategori nuk nxiton për të marrë vendime kur ka kohë për këtë , por e vonon vendimmarrjen për çfarëdo shkaku qoftë , derisa të vijë në një gjendje presioni ( atëbotë nuk do të ketë zgjedhje tjetër veçse të improvizojë një vendim ) .
Shkaqet e marrjes së vendimit të gabuar :
1.Tensionimi dhe presionet e punës
2.Mendimi i ngushtë
3.Pretendimi i së përkryerës
4.Të qenurit i ndikuar nga ndjenjat dhe emocionet
5.Frika
6.Zemërimi
7.Faktorët e jashtëm
8.Keq-organizimi
Krijoni Kontakt