Dhembja jonė duhet tė jetė veprim pėr hapjen e mundėsive tė reja pėr fėmijėt analfabetė tė mbetur nė rrugė , nė tė kundėrtėn varfėria jonė nuk do ta arsyetojė asnjėherė injorancėn dhe pakujdesinė tonė karshi kėtij brezi qė nesėr mund tė jetė barrė e shoqėrisė sonė.
Dy dukuri globale edhe nė tė kaluarėn
Numri i atyre qė nuk dinin shkrim-lexim ka qenė shumė i madh , veēanėrisht te brezi mbi 50 vjeē , por rastet e atyre qė kanė pasur fatin tė jenė pėr njė kohė nė bankat shkollore dhe mė vonė ta ndėrpresin mėsimin pėr shkaqe tė ndryshme ėshtė shumė herė mė i madh.
Luftėrat e shumta , pastaj krizat ekonomike dhe vėshtirėsitė pėr mbijetesė i shtynin meshkujt qė tė mos shkonin fare nė shkollė apo ta braktisin atė shumė shpejt.
Sa i pėrket gjinisė femėrore , pėrveē kushteve ekonomike , shpeshherė ndėrprerja e shkollimit vinte si pasojė e pasigurisė sė mjaftueshme , e paragjykimeve dhe e pamundėsive materiale.
Faktorė tjetėr qė ndikoi nė rritjen e nivelit tė analfabetizmit ishte edhe rendi social dhe politika edukativo-arsimore e shteteve.Nėn udhėheqjen e kolonializimit , edukimi arsimor nuk ka qenė obligativ dhe natyrshėm qė ndiqej vetėm nga shtresat e pasura tė pakta nė numėr.
Nėse shikojmė statistikat e shteteve ish-koloni , kjo dukuri vėrehet qartė :
Algjeria , pėr shembull , 15 vjet pas ēlirimit nga kolonializmi francez ka pasur 56 % tė popullsisė analfabete , por nė vitin 2000 kjo pėrqindje ėshtė vetėm 11, 5 %.
Bahreini pas ēlirimit pėrqindjen e analfabetizmit e kishte 20 , 5 % , por nė vitin 2000 , si pasojė e rritjes sė standardit jetėsor , zbriti nė vetėm 1 , 5 %.
Nga ana tjetėr kemi njė paradoks:
shtetet koloni tė Rusisė komuniste nėn ndikimin e edukimit arsimor obligativ komunist ndodhen nė njė situatė krejt tjetėr.Pėr shembull , niveli i analfabetizmit nė Taxhikistan ( vend me shumicė muslimane ) nė vitin 2000 ėshtė 0 , 2 % , kurse nė Uzbekistan ( gjithashtu me shumicė muslimane ) 0 , 5 % . Pėrgjithėsisht nė shtetet ku ka ndikuar sistemi komunist analfabetizmi pothuajse nuk ekziston fare.
Kjo ėshtė njėra anė e medaljes , pasi ishte pikėrisht sistemi komunist ai qė vriste me dhjetėra e dhjetėra intelektualė anembanė vendit pėr arsye ideologjike.Kėsaj fatkeqėsie nuk i shpėtuan edhe disa intelektual nė Shqipėri , tė cilėt u vranė mizorisht nga sistemi i kaluar.
Nuk duhet tė harrojmė tė pėrmendim edhe faktorin ekonomik dhe politikat shtetėrore tė avancuara si ndihmues i madh , pėr zhdukjen e analfabetizmit.
Tė dhėnat statistikore tė Kombeve tė Bashkuara ofrojnė kėto shėnime:
Analfabetizmi nė Kosovė
Sa i pėrket ēėshtjes sė analfabetizmit nė Kosovė , tė dhėnat ndryshojnė shumė nė mes gjeneratave tė moshuara dhe brezit tė ri.
Mbi moshėn 65 vjeē numri i meshkujve analfabet ėshtė mbi 10 % , ndėrsa i femrave mbi kėtė moshė ėshtė mbi 50 % . Te grupmoshat mė tė reja analfabetizmi shkon nė rėnie.Mbi moshėn 15 vjeēare numri i meshkujve analfabetė ėshtė 2.3 % , ndėrsa i femrave 10.2 % . Njė tabllo e tillė nxirret nė bazė tė anketave tė vitit 1999.
Zėra shqetėsues nga organet e ndryshme joqeveritare vėnė nė pah numrin gjithmonė e mė tė madh tė atyre qė braktisin shkollimin pasi kanė kryer ndonjė klasė nga shkolla fillore dhe pjesa mė e madhe e kėtij numri janė femra.
Nėn regjimin e Millosheviēit shqetėsimi parėsor i familjeve shqiptare ishte sigurimi i kushteve elementare pėr jetesė dhe pėr realizimin e kėtij qėllimi sakrifikohej edhe shkollimi , nė veēanti i meshkujve , tė cilėt detyroheshin tė punonin apo tė merrnin rrugėt e Evropės.Njė pjesė e madhe e femrave , sidomos ato qė jetonin nė fshatra , e ndėrprenė shkollimin gjatė kėsaj kohe kryesisht pėr mungesė sigurie , transporti apo kushtet ekonomike.
Pushteti serb i detyroi shqiptarėt tė kalonin nė sistemin shtėpi-shkolla dhe kjo padyshim ndikoi nė ndėrprerjen e shkollimit pėr shumė tė rinj.
Ajo qė brengos mė sė shumti ėshtė raporti alarmues qė paraqitet edhe sot , disa vjet pas pėrfundimit tė luftės , ku nė bazė tė statistikave tė Zyrės sė Statistikave tė Kosovės , ZSK , rreth gjysma e vajzave shqiptare 15-18 vjeēare ndjekin shkollėn.
Kjo e dhėnė tregon mė sė miri se , edhe pas disa dekada fushatash pėr tė pėrmirėsuar nivelin arsimor tė tė dyja gjinive nė Kosovė , ende meshkujt dhe femrat nuk kanė njė nivel tė barabartė arsimimi.
Kjo shifėr alarmuese ėshtė pothuajse e njejtė me rezultatet e studimit tė Bankės Botėrore dhe Institutit pėr Studime pėr Zhvillim , Riinvest , njė organizatė studimore joqeveritare me qendėr nė Prishtinė.
I botuar mė 31 mars , 2004 , ky studim thotė se vetėm gjysma e grave kosovare tė moshės 25 deri 64 vjeē kanė pėrfunduar arsimin fillor.
Ndėrkohė , pėrqindja e vajzave tė cilat ndjekin studimet e larta nė vendet me shoqėri tė avancuara evropiane , si Suedia dhe Finlanda , kalon 90 pėrqindėshin.
Mungesa e dėshirės sė prindėrve pėr tė dėrguar vajzat nė shkolla tė largėta , mungesa e mėsueseve femra dhe e burimeve financiare kanė qenė ndėr shkaqet kryesore tė pėrmendura nė raport.
Hava Balaj , zyrtare e arsimit , thotė se nė komunitetet rurale , kur familjet zgjedhin ndėrmjet arsimimit tė njė vajze apo njė djali tė tyre , djali vjen gjithnjė pėrpara.
" Familjet mendojnė se investimi pėr njė djalė ia vlen , sepse ai nė tė ardhmen , do tė mund tė mbajė tė tėrė familjen me arsimim qė pėrfiton " . thotė Balaj.
Analfabetizmi nė Shqipėri
Nė sistemin komunist arsimor fillor ishte i obliguar dhe diheshin pasojat nėse njė fėmijė nuk dėrgohej nė shkollė.Kjo ndikoi qė numri i analfabetėve tė ishte minimal.Me ndryshimet e mėdha qė pėsoi Shqipėria pas pėrmbytjes sė sistemit komunist , mosregjistrimi nėpėr shkolla dhe braktisja e tyre ėshtė rritur ndjeshėm.
Sipas Ministrisė sė Arsimit , ky fenomen ėshtė nė nivelin 3 - 5 % tė popullsisė nė gjithė teritorin e vendit.
Njė studim i fundit i Bankės Botėrore konstaton se 12 % e popullsisė nė Shqipėri janė analfabetė.Si zona mė problematike dhe me numėr mė tė lartė analfabetėsh janė Dibra , Mallakastra , Kukėsi.
Sipas vėzhgimeve tė UNIC kostoja shtesė e shpenzimeve nė destinacionet vijuese ėshtė :
Arsimim 6 Miliardė $
Reklamim 250 Miliardė $
Duhan 400 Miliardė $
Ushtri 800 Miliardė $
Shqipėria dhe Kosova duhet tė hapin rrugė tė reja pėr shkollimin e fėmijėve analfabetė
Edukimi dhe shkollimi i fėmijėve dhe i brezit tonė tė ri ėshtė baza mė e mirė pėr njė investim qė i takon tė ardhmes sonė kombėtare dhe perspektivės tonė si popull.
Ne nuk i rreshtim kėrkesat tona pėr integrim kur fare pranė nesh , nė shoqėrinė tonė , ka me dhjetėra e qindra fėmijė qė s'kanė mundėsi tė mėsojnė , tė shkruajnė e tė lexojnė s'kanė mundėsi tė shkojnė fare nė shkollė , ose detyrohen tė ndėrprejnė pėr tė siguruar kafshatėn e gojės.
A ka dhembje mė tė madhe se t'i shikosh fėmijėt tė strukur nė skajet e rrugėve duke shitur , lypur apo duke mbledhur kanaēe nė vend se tė jenė nė bankat shkollore?
Dhembja jonė duhet tė bashkohet me dėshirėn e fėmijėve tė vuajtur pėr t'u arsimuar.Dhembja jonė duhet tė jetė veprim pėr hapjen e mundėsive tė reja pėr fėmijėt analfabetė tė mbetur nė rrugė , nė tė kundėrtėn varfėria jonė nuk do ta arsyetojė asnjėherė injorancėn dhe pakujdesinė tonė karshi kėtij brezi qė nesėr mund tė jetė barrė e shoqėrisė sonė.
Duhet tė hapim sot rrugė tė reja pėr shkollimin e fėmijėve analfabetė.Le tė shpresojmė se do tė ndodhė kėshtu.![]()
Krijoni Kontakt