Ore Analoge (me akrepa) e personalizuar Me Flash MX
Flash Mx ? - Nuk ka gje me te thjeshte...
Ndiqni hapat e meposhtem:
1-Krijoni me ndonje program grafike nje fushe per oren tuaj dhe ruajeni me emrin Fusha.jpg (fireworks, photoshop etj.)
2-Startoni Flash MX dhe ne Timeline window shtoni 5 "Layer" dhe emerojini perkatesisht: interface, sec, min, hour, actions. *(fig 1)
3-Importoni fushen nga ku e ruajtet ne hapin e pare tek Layeri "interface" me ane te komandes Ctrl+R
4-Shkoni tek layeri "Sec" me ane te timeline window dhe vizatoni nje drejtkendesh te tejzgjatur me komanden "Rectangle tool" (e gjeni tek dritarja Tool ne te majte te ekranit). Kujdes niseni drejtkendeshin nga qendra e fushes te ores dhe drejtojeni drejt veriut (drejt ores 12).
5-Zgjidh pointerin e bardhe tek dritarja Tool dhe selektoje drejtkendeshin qe sapo vizatove. Tani morri ngjyre jeshile. Shtyp F8 dhe mbushe dialog box-in sipas figures. Ka rendesi dhe Registration, sigurohu qe te kesh selektuar ne rrjeshtin e trete kutine e dyte. *(fig 2)
6-Selekto movie clip-in "sec_mc" qe sapo krijove, i cili do te sherbeje si akrepi i sekondave dhe tek Properties->Instance Name: emeroje "sec". Ketu momentalisht mbaruam pune me Layerin "Sec" Kalojme tek Layeri "Min" (duke klikuar ne rrethi i vogel i zi mbas kutise me ngjyre ne rreshti "Min" tek Timeline)
7-Hapin Librarine me komanden "Ctrl+L" dhe shohim qe ka dy elemente "fusha.jpg" dhe "Sec_mc" Drag-ojme (selektojme me Butonin e Majte "Sec_mc" dhe e mbajme te shtypur, pa e leshuar mausin e levizim ne drejtim te fushes ku po punojme dhe tani leshojme butonin e mausit) shohim se "sec_mc", pra akrepi i sekondave na del perseri ne fushe. Por njeri prej tyre, pra ai i pari nuk eshte te Layerin Tone "Min", por ndodhet ne Layerin e meposhtem "Sec" *(Layer = Sherben si nje shtrese e tejdukshme per te organizuar me mire punen dhe per te mos u ngaterruar kur punon me shume elemente te nje animaiconi. Imagjinoni nje tufe me 5 cipa te holla te tejdukshme, ne njera te jete e vizatuar fusha "sfondi" i ores, ne e dyta akrepi i sekondave, ne e treta akrepi i minutave e keshtu me rradhe. Kur duam te punojme me Akrepin e minutave hapim Layerin e Minutave dhe punojme vetem me te dhe nuk ngaterrohemi me elementet e tjere te ores.)
8-Jemi ne Layeri "Min" dhe duhet te ndryshojme akrepin e min nga akrepi i sec. Fillimisht ne Properties i venosim Instace Name: min
Tani mbeti qe te ndryshojme permasat (akrepi i minutave eshte pak me i shkurter dhe pak me i gjere se ai i sekondave) selektojme me te majten dhe me pas klikojme mbi akrep me te djathten dhe zgjedhim "Free Transform" Shfaqen katroret e vegjel neper cepat e drejtkendeshit. Shtypim mbi njerin nga katroret e cepave dhe e levizim ne menyre te tille qe te shkurtohet dhe te zgjerohet pak akrepi yne qe tani do te sherbeje si akrep i minutave.
9-Kalojme tek Layeri "hour" dhe perseritim instruksionet e pikave 7 dhe 8 me te vetmin ndryshim se tani tek "Properties-> Instance Name" do te vendosim emrin "hour" dhe me Free transform duhet shkurtuar pak me shume se akrepi i min.
10-Tani mbeten per tu vendosur ne vendin e tyre te tre akrepat. Kalojme tek Pointeri i Zi ne dritarja 'Tool". Me mouse do ti drag-ojme ne qender te fushes dhe do ti vendosim njeri mbi tjetrin. Kujdesuni qe pjesa e poshtme e secilit akrep te vendoset ne qender te fushes.
11-Kalojme tek Layeri "Actions" i cili do tju jape rrotullimin perkates te tre akrepave. Eshte pak heret qe t'ju shpjegoj se si jane shkrojtur keto rrjeshta kodi prandaj merrini te gateshme. Copy-Paste tek Layeri "Actions" ne dritarja "Actions" qe ndodhet diku siper "Properties" dhe "Help".
time=new Date(); // Objekti yne, Pra Ora Analoge
seconds = time.getSeconds()
minutes = time.getMinutes()
hours = time.getHours()
hours = hours + (minutes/60);
seconds = seconds*6; // llogariten sekondat
minutes = minutes*6; // llogariten minutat
hours = hours*30; // llogariten oret
sec._rotation=seconds; // Jep rrotullimin akrepit te sekondave
min._rotation=minutes; // Jep rrotullimin akrepit te minutave
hour._rotation=hours; // Jep rrotullimin akrepit te oreve
12-Tani shkoni tek Frame i Dyte i cdo Layeri (Drejtkendeshi i dyte mbas atij te shenuar me nje rreth te vogel tek dritarja Timeline) dhe Shtypni F5 per te vendosur nje Frame te re per cdo Layer.
13-Kjo ishte e gjitha. ctrl+Enter per nje Preview dhe mbasi te mbyllni preview me x e vogel (Jo te kuqin qe mbyll gjithe aplikacionin) Jepini File > Export > Export Movie... > Mendoni nje emer dhe ruajeni ne Emer.SWF
Krijoni Kontakt