Muzeu privat arti, i pari i kėtij lloji nė Shqipėri me rreth 3500 piktura e objekte arkeologjike
Artur Muharremi dhe Heliddon Haliti janė dy pemё tё kopshtit Mezuraj
Pata rastin para dy vjetėsh, tė njihja e tė miqėsohesha nėpėrmjet Artur Muharemit, me vlonjatin Eduard Mezuraj, njė nga biznesmenėt e suksesshėm shqiptarė. Qysh prej vitit 1999, nė godinėn pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, nė njė sipėrfaqe prej 600 metra katrorė Eduardi pati krijuar njė sallon tė madh pėr pllaka gresė porcelani, qė tė befasonte kur e vizitoje.
Nga Dionis Qirzidhi,Athinė
Ajo tė krijonte ndjesinė e njė salloni arti. Mė kujtohet pasi pashė i befasuar pikturat nudo tė mikut tim Artur Muharemi, Eduardi mė mori me vete dhe mė tregoi ndėrtesėn e re nė autostradėn Tiranė Durrės, ku pėrsėri mė mahniti me synimet qė i kishte vėnė vetes, pėr tė krijuar nė tė ardhmen e shpejt njė muze tė mirėfilltė arti. Ai kishte vite qė grumbullonte piktura nga koleksionet e studiot private tė cilat kishin vlera muzeale.
Me largpamėsi Edi siguroi, pėr shembull, pikturat e Ismail Lulanit (1933-2003), ndėrkohė gjurmonte pikturat e Kolё Idromenos, Guri Madhit, Fatmir Haxhiut, Danish Jukniut, Jakup Keraj, piktorė qė nuk ishin mė nė jetė.. Duke plotėsuar bordin kėshillimor me historianė arti, me fotografė dhe me restauratorė, duke mbajtur pranė piktorin Artur Muharemi u vu nė kėrkim tė veprave tė piktorėve bashkėkohorė qė kanė vlera muzeore, por dhe qė shquhen pėr vlera tė qėndrueshme artistike.
Veē akuarelet e punėt me vaj tė Nestor Jonuzit tė 1962, e shumė tė tjerėve, ai fillimisht sponsorizoi krijimin e ciklit tė plot tė nudove, nga piktori i shquar Artur Muharemi. I kthyer nga migrimi, pas 15 vjetėsh, me njė krijimtari tė suksesshme nė Greqi, rikthehej nė atdhe me pikturėn e veēantė nė tematikė, nė gjendje e nė kolor.
Miku im Helidon Halitit.qė e pasuroi paletėn me pėrvojat mė bashkėkohore nė Greqi pati hedhur etyde mbi legjendėn e Doruntinės, nė pritje tė Kostandinit...
Legjenda nė penelin e Helidonit tė imponohet artistikisht, se tė kumton ndjesira pėr kohėn tonė tė ikjes sė madhe. Nė njė kompozim tjetėr ai ka emigrimin e dhimbshėm, i konceptuar krejt ndryshe nga tė tjerėt, surrealiste.
Me ciklin e tablove tė tjera tė duket se je nėn efektin e njė deliri mistik, ku, siē shkruan Konstandin Dhamo, pėrmbajnė edhe hirnosjen mortore, edhe rrėzėllimet dasmore. Sfondi, ēdo herė imaterial, ndėrsa kuajt herė - herė tė fosilizuar, herė - herė gjithė gacullima gjysmė tė shuara tė fosforeve tė varreve!...
Tė dy kėta piktorė tė brezit tė ri tė arteve pamore shqiptare gazeta Tribuna nė Athinė i ka pasqyruar nė njė reportazh tė gjatė me titullin Kur pinė tė urėtit ku krijuesit flasin me njė mendim tė ri pėr artin. Artur Muharremi dhe Heliddon Haliti janė dy pemё tё kopshtit Mezuraj, secili me frutat e tij me forma dhe ngjyra tё ndryshme, por me cilёsinё e pёrbashkёt: ёmbёlsinё emocionale si njė ushqim vital pėr artdashėsit.
Largpamėsia e Eduard Mezuraj pėr ti hapur horizonte tė reja artistėve bėri qė talenti i tyre tė shpėrthejė, me vepra tė njė konceptimi tė ri artistik dinjitoz. Po kėshtu veprat me vlera jo tė pėrkohshme artistike tė Ilia Xhokaxhi, Pano Konda, Gazmend Leka etj e pasuronin ēdo ditė galerinė qė pėrfshinte artin ikonografik, punime tė veēanta nė dru, nė bakėr, nė mermer edhe nė bronz.
Fruti i kėsaj pune ishte botimi i albumit luksoz, para dy vjetėsh, qė na ravijėzoi horizontet e reja ku synonte biznesmeni Eduard Mezuraj qė tė mund shndėrrohej, siē vlerėson historiani i artit, Dr. Ferid Hudhri, nė njė emėr arti, qė nuk harrohet.
Tė gjitha kėto mbresa qė pata para dy vjetėsh i pasurova kur pashė pėrgatitjet e fundit qė po bėheshin pėr pėrurimin e Muzeut Mezuraj, si i pari institucion artistik tė kėtij lloji nė Shqipėri.
Atje pashė relikte e dėshmi muzeale nga historia e lashtė e popullit shqiptar, tė qėmtuara me pasion qė nga shpella e shkruar , Gramata e Karaburunit, e gjer tek Varret e famshme tė Selcės sė poshtme, si dhe libra unikal , me vlera tė pallogaritshme historike. Qė tė gjitha kėto kėrkonin specialistin e mendjen erudite qė ti klasifikonte e sistemonte, dhe Edi i mbrekullueshėm, atė e kėrkoi, e studioi dhe vendosi qė ta ketė, nė stafin e talentuar e largpamės tė tij, si drejtor tė Muzeut Mezuraj , Mokiom Zeqon.
Unė nuk munda qė tė isha nė gėzimin e kėsaj vlere tė re nė Shqipėri, por e ndjeja veten se isha atje mes miqve tė mi. Ashtu siē e ndjente dhe Jorgo Antoniu, Presidenti i Ndėrmarrjes studimore Planitiki qė e pati parė muzeun nga afėr, si dhe pati ndjerė punėn pasionante tė Edit. Nė letrėn qė i dėrgo ai kėto ditė i shkruan :
Pata rastin tė njihesha me ju, nėpėrmjet mikut tim Dionis Qirzidhi, kur erdha nė Shqipėri me delegacionin e Lidhjes sė Ndėrmarrjeve tė Studimit dhe tė Inxhinierėve tė Greqisė, me cilėsinė e zv/Presidentit , pėr tė shkėmbyer pėrvojat me kolegėt tanė nė Tiranė. Mė la mbresa veprimtaria juaj nė fushėn e biznesit dhe synimet qė kishit pėr tė ardhmen.
Pėrshtypje tė madhe, e tė veēantė mė bėri kur ndjeva pasionin tuaj pėr tė pėrfunduar Muzeun Mezuraj, kontributi qė jepni nė vėnien nė pah tė lashtėsisė sė popullit mik shqiptarė, si dhe pėrkrahja e krijimtarisė nė artet figurative, tė cilat mė emocionojnė e qė gjitha sė bashku mė bėjnė tju admiroj.
Ftesa qė mė bėtė pėr tė marrė pjesė nė pёrurimin e Muzeut Mezuraj, mė gjeti jashtė vendit pėr arsye pune. Meqenėse nuk munda qė tė vi nė gėzimin nė vendin tuaj, uroj me gjithė shpirt SUKSESE dhe nė tė tjera me shėndet.
Koha Jone
Krijoni Kontakt